29.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

I vetmi njeri në botë që rrethon Gjykatën

“Ne jemi këtu prej 23 vjetësh dhe ka ndodhur këtu që kryetari i opozitës është burgosur, ka ndodhur në këtë vend që kryetari i opozitës është akuzuar për krime kundër njerëzimit 8 muaj para se të akuzohet Millosheviçi, ka ndodhur në këtë vend që kryetari i opozitës të thirret për gjëra të ndryshme në Prokurori dhe në të gjitha rastet, pavarësisht nga qëndrimet politike kurrë dhe asnjëherë, asnjëra nga forcat politike nuk ka rrethuar gjykatat dhe Prokurorinë. Ky Ediskobar rrethon gjykatën. A ka akt më të turpshëm, a ka akt më antikushtetues se ky? A ka akt më banditesk se ky? Një Kryeministër që pretendon se është Kryeministër dhe shkelmon ditën për diell Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër. Ai mund të thotë se kur është thirrur në Prokurori ka shkuar. Ka shkuar, është e vërtetë. Por problemi është se s’ka qenë Kryeministër, tani që është bërë Kryeministër rrethon gjykatat. Po pse them unë se rrethon gjykatat ky dhe jo ai rrugaçi me gjuhë ordineri? Sepse absolutisht me një akt të tillë, nëse Xhelili shkarkohej për një orë, ai (Veliaj) shkarkohej për 24 minuta. Akti i tij, po të mos ishte akti i Ramës, po të mos ishte i instruktuari i këtij, po të mos ishte i nxitur prej këtij, është atentati më i rëndë ndaj shtetit që ka ndodhur në 24 vite.
Për çfarë mund të flisni ju këtu? Sigurisht ju jeni të doktrinës së krimit të dobishëm. Po pse e do ai aty (Veliajn)? E do aty se i shërben, meqë me ligj nuk fiton dot atë që kërkon atëherë fut rrethimin e gjykatës, duke fyer këtu të gjallë e të vdekur. Nuk po marr absolutisht në mbrojtje gjykatësit, por po them një gjë, që ka një përqindje të madhe, një përqindje të njohur vendimesh në kundërshtim me ligjin që gjykatat më të njohura të botës kanë dhënë, po s’e ka rrethuar njeri kush gjykatën. E ka rrethuar Edi Rama, i vetmi njeri në botë që ka rrethuar gjykatën.
Është Edi Rama i vetmi në botë që dërgon sekretarin e Përgjithshëm të mafies, si polic me kërcënime monstruoze, si sekser nga gjykata në gjykatë, Ëngjëll Agaçin. I bëj thirrje prokurorit të hetojë të gjithë tabulatet e tij. Por ftoj gjykatës dhe prokurorë të dalë një burrë dhe t’ja përplasë në fytyrë këtij palaçoje që shfrytëzon të qenurit sekretar i Përgjithshëm për të shkuar dhe për t’ju bërë gjëmën. Qërojeni, se duhet t’i ndjeni vetes një karakter dhe integritet! Nuk mund t’ju marrë nëpër këmbë ai që ka futur makinën e numërimit të parave në Kryeministri. Mbylljani dyert, përplasjani në fytyrë, se ai është ky (Rama) dhe kur ja keni bërë atij ja keni bërë dhe këtij këtu. Njeri që kalon nga gjykata në gjykatë si qen i tërbuar me të gjitha format duke i kërcënuar.
Që shkon tek Presidenti i Republikës me dokumente për ta korruptuar. Ai është ky (Rama), ai është një viktimë e këtij. Ai ka fatkeqësinë që zbaton urdhrat e këtij”.

Sadri Abazi, leje për pallat 31 kate

Ja ku i keni pallatet pa leje të Sadri Abazit (tregon fotot) që protestonte para gjykatësve. Ja ku i keni pallatet pa leje të Abazit. Prandaj shkon dhe kërcënon gjykatësit një mafioz si ai, i cili tek bulevardi i ri po merr lejet për të ndërtuar pallatin 31 kate e ndaj shkon e kërcënon gjykatësit ky mafioz, në emër të Edskobarit. Këtë e bën vetëm mafia që s’ka asnjë tipar, asnjë karakter e asnjë gjë.
Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do të dalë. Po pse ndodhin këto? Sepse ju vutë llumin në piedestal. Ju vutë një mashtruese të pafytyrë që vetëm pse bëri spotin tuaj dhe e vutë drejtoreshë të arsimit në Tiranë, sepse ju prutë në krye të shkollës, gjimnazit “Ismail Qemali” një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim dhe rrokullisët shkollën më të mirë në institucionin më problematik në Tiranë. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e sivëllaut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Se nga i doli Koços pedofili edhe në redaksi të gazetës. Pse Koço është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë.

Përgjimet, Berisha i bën apel Parlamentit italian për hetime

Ish-Kryeministri Berisha i bëri dje thirrje Parlamentit italian dhe Ministrisë së Brendshme italiane që në mënyrë zyrtare të hetojnë skandalin e përgjimeve në Shqipëri pas përfshirjes në të të zyrtarëve të Interforcë. Berisha i bëri këto komente menjëherë pasi Interforca italiane lëshoi një deklaratë ku pranohet ekzistenca e kësaj pajisjeje që kishte hyrë në Shqipëri. Ai tha se ky skandal ka shkelur ligjet e këtij vendi dhe do të mbahet një qëndrim në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Tani unë, meqë Interforca italiane ka pranuar ekzistencën e pajisjes, i bëj thirrje Parlamentit italian, i bëj thirrje Ministrisë së Brendshme italiane, i kërkoj zyrtarisht autoriteteve italiane të hetojë në mënyrë të gjithanshme këtë aferë strik korruptive, aferë që ka shkelur ligjet, Kushtetutën e këtij vendi dhe të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë në respekt të marrëveshjes ndërkombëtare, të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë, në respekt të neutralitetit të detyruar të tyre ndaj palëve politike në Shqipëri. Nuk mundet kurrë të regjistrohet opozita as dhe Presidenti i Republikës me një pajisje që vjen zyrtarisht nga shteti italian.
Ne kemi të dhëna për mënyrën e ardhjes së pajisjes dhe për implikim të personave të tjerë në pajisje. Ne do i bëjmë të ditura ato në kohën dhe momentin e duhur autoriteteve të interesuar. Çështja duhet të zbardhet. Si një njeri që kam promovuar dhe kam bërë përpjekjet maksimale për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në luftën kundër krimit thirrja ime është miqësore, por është e domosdoshme që të bëhet një transparencë e plotë. Ne do të japim kontributin tonë. Akt banditesk të regjistrosh Presidentin e Republikës, të regjistrosh kundërshtarët politikë”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se skandali i përgjimeve është i përmasave të jashtëzakonshme. “Skandali është i përmasave të jashtëzakonshme dhe ju keni bërë veprime shumë të rënda, si me regjistrimet që i ke bërë Presidentit të Republikës, kreut të opozitës, pastaj të tjerëve majtas e djathtas si ta ka thënë mendja jote e sëmurë. Por veprimet më të ulëta, më antiligjore e më antikushtetuese që ke kryer ti gjatë tri ditëve të fundit duke bërë gjithçka për të zhdukur gjurmët. Të këshilloj, dorëzo pajisjet dhe mos krijo sherre të panevojshme, sepse ke kryer një vepër shumë të rëndë, të stilit mafioz të një neobllokmeni që ndan psikologjinë e etërve të tij. Dorëzo pajisjet.
Pajisje të tilla kanë hyrë në Shqipëri gjatë qeverisjes së Nanos, gjatë qeverisjes së Berishës dhe do të hyjnë në Shqipëri, por ka rregull e kod të caktuar se si hyjnë. I ka përdorur qeveria e Nanos, i ka përdorur dhe qeveria ime, do i përdorë qeveria juaj, do i përdorë qeveria që vjen mbrapa, por përdoren vetëm e vetëm me autorizim e me leje të prokurorit të Përgjithshëm dhe vetëm e me destinacion Shullazin, por jo Presidentin e Republikës, kurrën e kurrës, jo kundërshtarët politikë, se as në atë kohë s’i ka përdorur Fatos Nano, s’i ka përdorur kurrë Sali Berisha. Po kjo polici i ka përdorur, sipas rregullit, tek një ose disa banditë për t’i gjetur ku janë, për t’i identifikuar ku janë fshehur e për t’i kapur në strofullën ku ndodheshin. Kjo është një gjë shumë e rëndë dhe mos mendoni se do të kalohet kështu.
E përgëzoj Komisionin e Sigurisë, dënoj aktin arrogant e të pacipë të ministrit që me diskonsideratë u ngrit dhe iku, por vlerësoj faktin që deputetët me pyetjet, me qëndrimet e tyre bënë atë që kishin në dorë për t’i bërë transparencë shqiptarëve për këtë skandal. Ju garantoj se kjo nuk mbyllet kollaj”, u shpreh Berisha në Parlament.

Berisha paralajmëron zbardhjen e një skandali madhor

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi dje se pas të gjithë këtyre skandaleve një tjetër skandal i përmasave madhore pritet që të bëhet publik gjatë ditëve të ardhshme. Berisha nuk dha detaje në lidhje me këtë skandal, por u shpreh se ai ka ndodhur në zyrat qendrore të qeverisë në Tiranë. “Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin, por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Trafikanti i drogës së Kavajës Roshi kërcënon deputetin Blushi

Deputeti socialist, Ben Blushi ka bërë publik dje një mesazh kërcënues që i ka ardhur në telefon fill pasi ka mbajtur një fjalim në seancën e kaluar ku foli edhe kundër Elvis Rroshit. Blushi akuzoi Kryeministrin Edi Rama ose siç e quajti ai, kryetar të Rilindjes, se ka mbledhur të gjithë të paaftët dhe se po e mban pushtetin me njerëz me precedentë penalë. Por deklarata nuk është mirëpritur nga kolegu Taulant Balla dhe të dy më pas kanë shpërthyer në një sherr me fjalë fyese. Taulant Balla u ngrit i irrituar nga vendi duke i thënë Blushit: “Dole deputet i PS nga lista, ça vlerash ke ti, shko provo të votohesh…”, i thotë ndër të tjera Balla, kurse Blushi i është kundërpërgjigjur, se PS është rikthyer në një parti halabakësh. Një apel pa mikrofon iu bë dhe Kryeministrit Rama, e jo vetëm nga Blushi. “Përfitoj që ka ardhur kryetari i Rilindjes, s’është shumë kollaj ta gjesh këtu. Kam një pyetje direkte për të, ndaj u çova për procedurë zoti kryetar i Parlamentit. Para një jave jam ngritur në këtë seancë dhe kam thënë se si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës deklaron se nuk mban mend se si është dënuar në Gjermani. Më ka ardhur një mesazh. Pasi fola në Parlament më ka ardhur një mesazh dhe do ta lexoj këtu. ‘O Blush, jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bo asnjë krim si thatë ju dhe shumë shpejt do të dal në sqarim për publikun, por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës që më mbështet. Unë…etj., etj’. Ka ca sharje që po ja kursej publikut. Unë e neveris këtë lloj qenie, po ç’rëndësi ka. Tani kam një pyetje për ty Rama. Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Kush është ky që më çon mesazh, ta lexoj edhe numrin se ti thu e ka emrin Ervin, ai thotë e kam Elvis. Ky e ka numrin 069 600 7***. Kush është ky Elvisi apo Ervini? Se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe e ndërroi emrin. Shkon Ervini në KQZ si shkon, si Ervin apo si Elvis dhe pyetja që kam për ty kjo është. Pse po ja nxin faqen këtij vendi? Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë: Ervinin dhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan, se s’mbaron kjo histori, isha para 2 muajsh në Elbasan dhe e pe apo jo, doli atje dhe më tha ‘Do të vras se ke bërë një libër’. ‘Do të vras’ tha ishe vetë dhe ti dole the se njësoj është ky që ka thënë ‘do të vras’ me ty që ke bërë një libër që ke ngacmuar atë. O zotëri kë përfaqëson ti këtu, kë përfaqëson këtu? Gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, në Elbasan, në Peshkopi, edhe në Durrës po të duash, kur e vë atë jastëkun që e mban me vete në avion. Kush janë këta njerëz, janë të gjithë me precedentë penalë. Këta po të rrëzojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban ti pushtetin. Me këta njerëz kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë janë dënuar, s’janë dënuar. E ku e gjen guximin ky, e di unë ku e gjen guximin ai, se një qytetar i thjeshtë nuk do e kish bërë dot këtë. Mendon se e mbron ti, Elvis Roshi më çon mua sms me kërcënime. Elvis Rroshi! Nëpër lagjet e Tiranës, kur kam qenë i vogël kam parë me dhjetëra si puna e tij. Këto janë qenie të neveritshme, çështja nuk është pse janë ata e si janë. Çështja është pse nuk i kap ligji? E di pse, sepse i mbron ti, kështu që të lutem dil këtu dhe thuaj si e ka emrin Elvis Rroshi apo Ervin Rroshi dhe ke ndërmend ta mbrosh akoma pas kësaj apo jo? Kjo është pyetja ime”, tha Blushi.

Debatet pa mikrofon, Blushi-Ramës: Jeni fundërrinë e këtij vendi

Menjëherë pas fjalës së Blushit, kryeparlamentari Meta ia dha fjalën Mediut, por ka ndërhyrë Topalli që i ka kërkuar Kryeministrit të reagojë.
Topalli: “Fol, mos hesht e qesh aty. Shih çfarë po ndodh more. Kërcënojnë me sms, fol pse rri”.
Rama i’u përgjigj nga vendi: Ulu aty.
Balla: Ku është procedura këtu?
Paloka: Po kjo ishte e rëndë.
Meta: Do të pushoni se do të flasë Mediu.
Blushi-Ramës: Po çohuo frikacak, çohu fol apo je shok i Elvisit?
Topalli: Çohu jepi përgjigje.
Rama: Ulu moj, ulu. Unë bëj debat me origjinalin.
Topalli: Reago, pra…
Meta: Jam i detyruar të ndërpres seancën 2 minuta, meqë nuk po ndaloni dhe nuk e lini Mediun të flasë.
Balla: Edhe ti je shoku i Elvis Roshit dhe ke qenë.
Blushi: Unë s’kam qenë asnjëherë as shoku jot e as i Elvis Roshit.
Balla: Jeni bërë tre, Basha, Berisha dhe ti. Ik ore se je bërë për turp. Ke ardhur këtu me teserën e PS, bëj detyrën, në mos shko dhe votohu tani e të mësosh sa vota merr.
Blushi: Jeni bërë parti halabakësh, për turp jeni ju…
Balla: Pse qenkemi parti halabakësh, pse s’u bëre ti ministër? Se po të ishe bërë ministër, e shifshe ti sa e mirë do të ishte kjo partia jote.
Një zë nga krahu i PD: Të kanë dalë ushtarët nga dora Pandi.
Balla: Pse nuk shkove në Prokurori?
Blushi: Ju doni të talleni, jeni qesharakë të gjithë, jeni fundërrinë e këtij vendi. Më thua Prokurori, po kë të marr seriozisht unë, ty apo Elvis Roshin? Se në Prokurori shkohet kur merret seriozisht, ky është një palaço. Paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin, se më ka çu mua mesazh, ore jeni mirë ju apo jo. Këta duhen përçmuar, se s’ka b… të mbrohet.

Debati pa kamera

Pas acarimit të situatës në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Ben Blushi ka debatuar edhe me kolegun e tij socialist, Taulant Balla, i cili thotë që ta dërgojë Elvis Rroshin në Prokurori.
Balla: Çoje në Prokurori, pse a nuk çohet në Prokurori a … po ik andej…
Blushi: Ç’prokurori. Ju doni babën, jeni qesharakë të gjithë. Ti dhe ai tjetri atje. Ta çoj në Prokurori. Kë të marr seriozisht, ty apo Elvis Roshin, se në Prokurori çohet kur merret seriozisht.
Ky është një palaço.
Të shkoj unë në Prokurori për këtë. Kanë paguar njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshi, se më ka çuar mua mesazh. Ore jeni mirë apo nuk jeni. Këta duhen tallur, duhen përçmuar, siç përçmohet ky.
I përçmueshëm. S’ka bythë të mbrohet.

Dule: Heshtja e Ramës, kriminale

Fill pasi deputeti Blushi deklaroi se ishte kërcënuar me sms në telefon nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, salla e Kuvendit është përfshirë në debate të ashpra. Rastin në fjalë e kanë e dënuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. “Isha në një trilemë në lidhje me situatën politike se, çfarë klasifikimi s’do i bëja skenës politike. Sot na plas një skandal më i madh. Një deputet na thotë se është kërcënuar. Çfarë shembulli po u japim elektoratit? Këtë zgjidheni ju. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve. Një koleg kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, atëherë për çfarë përgjimesh po flasim? Askush nuk vepron. Askush nuk vepron. A mund të ketë heshtje më kriminale sesa kjo nga vetë Kryeministri dhe kabineti qeveritar?” tha Dule.

Rroshi pranon kërcënimin

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi pranoi se ka kërcënuar deputetin Ben Blushi me anë të një mesazhi në celular. “Dëshiroj të kërkoj ndjesë për një mesazh të nisur që sigurisht nuk është i hijshëm dhe përmban një gjuhë që nuk duhet përdorur gjithsesi”, shkruan Elvis Rroshi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai i kërkoi ndjesë qytetarëve të Kavajës, por e justifikoi shkeljen e etikës duke thënë se “i ka ardhur shpirti në majë të hundës”. Në fund të ndjesës së tij, kryebashkiaku mohoi të ketë lidhje me krimin dhe deklaroi se po pret zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për të zbardhur të vërtetën. Në fillim të majit, zoti Rroshi ka deklaruar në formularin e ligjit të dekriminalizimit se është hetuar dhe gjykuar për një vepër penale në Gjermani, në vitet 2000, por nuk e mban mend krimin për të cilin është gjykuar dhe vendimin e gjykatës. Disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e të dhënave të vetëdeklaruara nga kryebashkiaku Rroshi.

Kërcënimi nga Elvis Roshi, Tahiri sms “këshilluese” Blushit

Pas denoncimit në Kuvend që ka bërë deputeti Ben Blushi ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, ndaj tij kanë ardhur edhe këshilla. Është vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i ka dërguar një mesazh deputetit Ben Blushi ku e ka këshilluar se çfarë të bëjë.
Më poshtë është mesazhi i Tahirit për Blushin:
S. Tahiri: Po, po.
S. Tahiri: Ndaj them.
S. Tahiri: Po pse e mban atë sms, s’e kuptoj.
S. Tahiri: Mirë e denoncove këtu po nis edhe kallëzim.
S. Tahiri: Se të paktën ndiqet.

Të tërbuar dhe çoroditur

Kryeministri Edi Rama dhe i brendshmi i tij, Saimir Tahiri, të inkriminuarit kryesorë në skandalin e përgjimeve, e trashën zullumin dje në Parlament. Ndërsa janë vënë përballë akuzave të rënda dhe provave të pakundërshtueshme se kanë urdhëruar dhe udhëhequr një operacion të paligjshëm përgjimesh ndaj autoriteteve më të larta të shtetit, eksponentëve të lartë të opozitës, gjykatësve dhe drejtuesve të institucioneve të rëndësishme të shtetit, janë lëshuar si qen të tërbuar kundër të gjithë atyre që publikuan dhe po hetojnë skandalin. Sulmet ndaj Presidentit të Republikës, pavarësisht se jo për herë të parë, ishin një sinjal sulmi që Rama i lëshoi bandave të tij, të cilat – fatkeqësisht – janë instaluar gjithandej në administratën e kontrolluar nga kryeqelbësira. Është e neveritshme të shohësh një fundërrinë si Edi Rama që flet për moral politik dhe njerëzor, pasi flet për kreun e shtetit sikur të jetë duke i folur Taulant Ballës. Shprehja sulmi është arma më e mirë e mbrojtjes nuk ka kuptim në rastin e Edi Ramës, pasi ai shoshë ishte, por është çarë më keq se brekët e Shukriut nga skandalet që i shpërthejnë kudo ku ka emëruar llumin e shoqërisë shqiptare. Ndërsimi që Rama i ka bërë banditëve të tij për të kërcënuar Presidentin, kreun e SHISH, kryeprokurorin, gjykatësit, opozitën dhe të gjithë kundërshtarët politikë që i ka shpallur armiq, u konfirmua nga deputeti socialist Ben Blushi. Ndërsa Rama kërcënonte Presidentin, Er(l)vis Roshi, një rilindas, trafikant droge, i emëruar dhe i mbrojtur në krye të Bashkisë së Kavajës nga Kryeministri Rama kërcënoi me jetë deputetin kritik Blushi. Reagimet e bandës në pushtet ndaj kundërshtarëve politikë apo institucioneve të pavarura tregojnë nervozizmin e klikës, që sheh se i ka ardhur fundi. Kaq të mjerë janë në veprimet e tyre të çoroditura, sa mendojnë se një reagim i një polici italian të shkarkuar zyrtarisht mendojnë se mund t’i shpëtojë nga krimi i rëndë që kanë konsumuar me operacionin klandestin të përgjimeve. Nëse ky polici i huaj ka imunitet, Rama, Tahiri dhe banda e kanabistëve në Policinë e Shtetit nuk kanë kurrfarë imuniteti në territorin e Shqipërisë kur shkelin ligjin, kur shkelin Kushtetutën. Të futësh fshehurazi një aparat përgjimi, të përdorësh një përgjues të paligjshëm në territorin shqiptar dhe për më tepër të përgjosh drejtuesit e lartë të shtetit, të dhunosh të drejtat dhe liritë njerëzore, i huaj apo shqiptar qofsh nuk mund t’i shpëtosh ligjeve shqiptare, nuk mund t’i shpëtosh konventave europiane, që garantojnë standardet dhe liritë njerëzore. Në të gjitha rastet, pajisjet që dhurohen, jepen borxh apo përdoren për trajnime të policisë kanë kaluar përmes marrëveshjeve, ligjeve, procedurave strikte, janë bërë transparente, e për më tepër ka patur ceremoni zyrtare me ambasadorë, ministra, kryeministra e deri presidentë, të transmetuara edhe drejtpërdrejtë nga televizionet. Ka ndodhur kështu edhe kur kanë ardhur jelekë antiplumbë dhe fishekë manovre. Aparati klandestin i përgjimeve, që futet dhe del në zyrat e Policisë së Shtetit dhe “rastësisht” përgjon të gjithë armiqtë e Kryeministrit është një operacion i pastër konspirativ i drejtuar nga Kryeministri, i zbatuar nga i brendshmi i tij dhe kanabistët që ka vënë në krye të Policisë së Shtetit. Të gjithë janë të provuar se janë të kapur nga krimi i organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, deri edhe me eksponentë të atij kalibri që furnizojnë me armë terroristët. Skandali i përgjimeve ka shumë anë të errëta, që kërkohet të zbardhen dhe kjo gjë do të ndodhë. Rama dhe Tahiri janë të zhytur aq thellë në krime, por ky i fundit nuk mund të tolerohet. Shullazët bëjnë ligjin në zyrat e Ramës dhe Tahirit, por nuk do të lejohen kurrë të marrin nën kontroll shtetin, të vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare. Përgjimet ishin një hap i hedhur nga Shullazët, por nuk mund të lejohet të jenë një qëllim i realizuar i krimit për të nënshtruar shtetin. Presidenti dhe të gjithë ata që i bëjnë rezistencë krimit politik apo politikanëve të inkriminuar kanë pas vetes shqiptarët, që Rama, Tahiri, Roshi dhe çeta e tyre nuk do të arrijnë kurrë t’i bëjnë ballë.

Paligjshmëria, si formë e qeverisjes

Alban ZENELI

U bënë tre vjet që paligjshmëria është forma kryesore e qeverisjes, madje e vetmja formë që dini e aplikoni, do të thoja. Qytetarët dhe ne jemi dëshmitarë të shkeljes së përditshme të ligjit nga qeveria, nga Kryeministri.
Kryeministri kalon pikturat e veta pa i deklaruar në doganë, njësoj si Shullazi makinën. Nuk zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ministri i Brendshëm shet makinën në të zezë, i fshihet ligjit se nuk ia ka qejfi të zbatojë vendimin e gjykatës. Tjetri këtu kur ishte ministër i Ekonomisë ka kryer negociata të paligjshme me kompani të ndryshme, thotë s’kam bërë asnjë fluturim çarter pastaj i del emri dhe pasaporta në këto ecejake luksi dhe nuk thotë më asgjë. Keni deputetë të kapur në paligjshmëri nga Gjykata Kushtetuese. Deputetë të tjerë që kanë futur duart në dhjetëra tendera e fitojnë gjithnjë duke shkelur kriteret ligjore.
Jeni kapur më shumë se një herë në afera kriminale, haptazi kundër ligjit, duke fshehur urdhrin e Interpolit për deputetin tuaj apo duke ndihmuar e lehtësuar banditë e trafikantë. Dëmtoni gjurmët e gishtave për të dënuarin përjetë për vrasjen e komisarit, se është aleati juaj politik. Pakti kriminal në fuqi kudo. Pra, ju i keni kthyer rregullat, normat dhe ligjet të zbatueshme për të tjerët, por jo për ju. Prej 3 vitesh qëndroni sa herë t’iu teket mbi ligjin e Kushtetutën. Kjo ju ka rritur oreksin dhe ju ka bërë të mendoni se jeni të paprekshëm se keni licencë për të bërë gjithçka. Dhe ja ku erdhët me këtë mendje, në shkeljen më brutale të ligjit, tek përgjimet ilegale.
Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht, edhe dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, se pajisja e përgjimit ekziston, është në territorin tonë, është në duart e tij dhe ai vetë e ka pranuar se ajo pajisje përdoret. Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht se pajisja nuk është regjistruar. Pra, ka hyrë në vendin tonë ilegalisht. Si mall ilegal. Si të ishte drogë, si të ishte armë pa leje. Njësoj i është shmangur ligjit. Dhe paturpësisht teksa pranon se kjo pajisje ka kaluar si mall kontrabandë, tregon me gisht doganierët. Thotë përgjegjësinë e kanë ata, sikur ne nuk e dimë se polic, doganier, ministër, këtu në këtë vend nuk është askush tjetër, përveçse grushti i njerëzve me Tahirë e me në krye Edi Ramën.
Pajisja dihet botërisht se ka kapacitet të përgjojë këdo, çdo bisedë e komunikim, madje edhe kur telefoni është i fikur. E pavarësisht këtyre fakteve, që janë të mjaftueshme për të vënë pas hekurave ministrin këtu e një zinxhir të madh drejtuesish të policisë që janë pjesë e këtij skandali, ju thoni se përgjimi nuk ka ndodhur. Pra, pajisjen ilegale e keni, pajisjen e paligjshme e përdorni, pajisja është aq e fuqishme sa përgjon gjithkënd, por qenkeni ju që nuk përgjoni. Pra, keni shkelur brutalisht ligjin dhe doni të na bindni me fjalë, se argumente nuk keni, se ju nuk përgjoni, dhe pse, se jeni çuna të mirë.
Kur ky skandal që qëndron mbi gjithë zullumin që keni kryer deri tani doli në shesh, filloi strategjia juaj. Sulm mbi opozitën, sulm mbi institucionet. Fillimisht nuk keni lejuar prokurorin të hetojë. Nuk i keni vënë në dispozicion pajisjen. Dhe me siguri edhe sot që flasim, po bëni ato marifetet tuaja kriminale për ta manipuluar atë. Se për prishje provash ia keni marrë dorën, në skena krimi, në laboratorin shtetëror që i vutë flakën. Prokurori i Përgjithshëm u pyet dje për pengimin e hetimit. Cila ishte përgjigjja?
Ai u kujtoi urdhëruesve dhe atyre që përdoren për të penguar hetimin, se kjo është vepër penale dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Pra, ai nuk tha se nuk është penguar. Ai tha se penguesit e hetimit ligji i ngarkon me përgjegjësi, sepse pengimi i hetimit është vepër penale. Ne sigurisht e inkurajojmë, e nxisim Prokurorinë të bëjë një hetim të plotë e serioz dhe presim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi kemi të bëjmë me një çështje të mprehtë të interesit publik, të sigurisë kombëtare, të lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut. Por nuk mund të reshtim dhe nuk do të reshtim së kërkuari transparencë nga qeveria, nga ju, nga ministri i Brendshëm për këtë skandal, mbi faktet tashmë të pranuara publikisht edhe nga vetë ju.
Kush e futi pajisjen e paligjshme?
Kur u fut?
Ku kaloi ajo?
Pse nuk u regjistrua?
Kush e përdor atë?
Ku gjendet ajo sot?
Për shkak se jeni të kapur, jeni të përfshirë kokë e këmbë në këtë histori, keni nxituar të prodhoni dhe alibi. Së fundmi po ia lini gjithçka partnerëve italianë. Vetë ministri dje, tentoi ta orientojë gjithë përgjegjësinë tek Interforca. Kjo është një pabesi skandaloze po ashtu.
Alibia tjetër që nxjerrin është sikur lejen për futjen e kësaj pajisjeje e paska dhënë Bujar Nishani në vitin 2007 kur ishte ministër i Brendshëm. Gënjeshtër, mashtrim. Ajo marrëveshje është marrëveshje kuadër bashkëpunimi dhe në asnjë prej atyre pikave nuk parashikon shkeljen e ligjit, futjen e mjeteve të paligjshme, mosdeklarimin e mosregjistrimin e tyre. Gjurmimi dhe përgjimi në Republikën e Shqipërisë bëhet vetëm me dijeninë dhe me autorizimin e Prokurorisë. Çdo formë tjetër është e paligjshme. Sidomos kur përgjimi është në duart e Saimir Tahirit, i cili këtë instrument ilegal nuk do ta përdorte kurrë kundër krimit, por në shërbim të tij.
Ky që rreh gjoksin sot, që është krenar, që dekorohet nga shefi i tij, a mund të na thotë nëse e ka përdorur pajisjen për të përgjuar Balilin që e kërkon gjysma e Europës. Sigurisht nuk e ka përdorur për atë punë, sepse Balili, që “CNN” e quan Eskobarin e Ballkanit, iku u arratis. Iku Balili se është njëri nga ju, e kishit vënë në krye të transportit rajonal të Sarandës kur ai ishte transportuesi më i madh i drogës në vend dhe ne ju patëm paralajmëruar për këtë fakt. Mos e ke përdorur pajisjen për të luftuar Shullazin? Jo se jo, se atë e ke mik dhe ta bëri pabesisht Prokuroria që gjendet sot në burg. Po për çfarë e ke përdorur? Të gjitha të dhënat janë se e ke përdorur për kundërshtarët politikë, për mediat, për kundërshtarët e bandave tuaja.
Ky është një moment kritik për vendin. Deputetët janë të thirrur në një detyrë, në një detyrim më saktë, të dalin mbi partitë, mbi interesat e ngushta të Tahirit dhe Ramës. Është në lojë siguria kombëtare, është në lojë interesi më i lartë publik dhe kjo u pranua dje dhe nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe nga prokurori i Përgjithshëm. Duke u mbledhur grusht bashkuar rreth partisë, ju nuk po i shërbeni vendit. Këtë treguat edhe dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Si mund të mos shqetësoheni për përgjimet e paligjshme? Me siguri dhe ju jeni në listën e zezë dhe bisedat tuaja, komunikimet tuaja janë në sirtarin e Tahirit dhe Ramës.
Si mund të dilni pro përgjimit të paligjshëm? Ky mosreagim, ky pajtim me këtë paligjshmëri është njësoj shqetësues. Ju ftoj sot të bëheni pjesë e kërkesës së qytetarëve dhe të opinionit publik për transparencë, për llogaridhënie, për zbardhje të kësaj afere deri në fund. Është në interes të vendit, në interesat e qytetarëve, të familjeve dhe fëmijëve tanë.
Nëse qeveria kalon edhe këtë prag kushtetushmërie, atëherë përfundimisht ne pranojmë se në këtë vend është instaluar një sundim mafioz. Dhe ju që jeni pro përgjimit, pranoni të sundoheni nga ky regjim mafioz. Ngrihuni sot në lartësinë e në përgjegjësinë e të qenit përfaqësues të popullit.
Partia Demokratike e ka bërë hapin e madh. Dje në Komisionin e Sigurisë u pa qartë se mes ngërçit, kontraditave dhe djersëve të ftohta, drejtori i policisë dhe ministri i Brendshëm e pranuan se ka përgjim dhe përgjimi ka ndodhur.
Ndërkohë një deputet i mazhorancës është shprehur në një televizion se pajisja është përdorur më 3 dhe 4 mars. Ndryshe nga kjo, Tahiri tha se pajisja ka hyrë më 12 mars. Atëherë çfarë kemi këtu? Kemi më shumë se një pajisje përgjimi apo jeni kapur aq keq në këtë skandal, sa nuk rakordoni dot as alibitë mes njëri-tjetrit.
Çfarë duhet të ndodhë më? Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë vend? Kërkesa jonë politike sot është më legjitime se kurrë. Ky krim shtetëror duhet zbardhur sa më shpejt, duhet të hetohet plotësisht e të dalin të gjitha përgjegjësitë e përgjegjësit para ligjit. Por kjo nuk mund të ndodhë me Tahirin në detyrë që pengon hetimin, që manipulon provat. Largimi i tij është parakusht për të pasur drejtësi. Vetëm largimi i tij, i hap rrugën një hetimi të plotë e të pandikuar. Pikërisht ky hap, i hap rrugën një drejtësie që ky vend e meriton, qytetarët e meritojnë.

Kush përgjon? Policia private e inkriminuar e Saimir Tahirit

Flamur NOKA

Pasi flet për Reformën për Drejtësi dhe teori, nuk guxon të përmendë asnjë sekondë as Balilin, as Shullazin, as Frrokët, as Habilajt, as makinën AA 003 GB. A ka gjë më të turpshme sot në këtë ditë pasi është bërë publik një skandal madhor më shumë se kombëtar për ekzistencën e një pajisjeje përgjimi të futur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme, të përdorur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dhe të fshehur, po në mënyrë të paligjshme? Na del këtu, në vend që të japë dorëheqje e të dalë para drejtësisë, del këtu dhe mundohet të na tregojë se këtu gjithçka na u zhvilloka në bazë të ligjit, se këtu fajin nuk e paska ky së bashku me kupolën e policisë që e ka kthyer në një kupolë kriminale, por na e paska kreu i Shërbimit që i sinjalizuar nga partnerë, për ekzistencën e kësaj pajisjeje dhe për futjen e kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe futja e saj në këtë mënyrë të paligjshme dhe e paregjistruar gjëkundi, është rrezik serioz për sigurinë kombëtare.
Ekzistenca sot e kësaj pajisjeje në territorin e Republikës e Shqipërisë e paçertifikuar, e paregjistruar, e padokumentuar, pra ekzistenca ilegale vazhdon kësaj dite të jetë kërcënim i madh për lirinë dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Shqipërisë. Ky është skandal madhor, ky është skandali më i madh në historinë e demokracisë së këtij vendi. Nuk ka bërë vaki, nuk ka ekzistuar në këtë vend ndonjë zyrtar shteti që të mendojë nga mëngjesi deri në darkë të tejkalojë ligjin, të tejkalojë Kushtetutën dhe të sillet duke marrë rrogën si zyrtar të sillet si bandit. Është hera e parë që po ndodh. Pasi mori ky policinë nga Policia e Shtetit e shndërroi në një kupolë policie, në pronarë parcelash të drogës të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pasi e shndërroi në policinë e Durim Bamit, pasi e shndërroi kupolën e policisë në kupolë policie që menaxhohet nga Frrokaj, pasi e shndërroi kupolën e policisë në një kupolë policie që menaxhohet dhe u shërbente Balilajve, pasi e shndërroi policinë nga një Polici e Shtetit në një kupolë policie në shërbim të Shullazëve, pasi e mori kupolën e Policisë së Shtetit dhe e shndërroi në një kupolë policie në shërbimin dhe mbrojtjen e Balilajve, erdhi dhe në skandalin e përmasave më shumë se kombëtare, në skandalin e përgjimeve të paligjshme.
Çfarë rezultoi nga kjo? Rezultoi se drejtori i policisë ishte memec në seancën dëgjimore me deputetët e komisionit, ishte memec dhe mohonte ekzistencën e pajisjes, ishte live para të gjithë shqiptarëve. Erdhi ky që kërceu si karkalec dhe iku pastaj se nuk mund të përballej me të vërtetën dhe me pyetjet e deputetëve që kishin detyrë edhe përballë ligjit, por edhe përballë qytetarëve për transparencën e kësaj çështjeje.
Një gjë rezultoi e vërtetë që, drejtori tha se kjo pajisje nuk ka punë me policinë, ka hyrë në Shqipëri për policinë dhe nuk ka pas lidhje me policinë. Ministri tha se ka qenë dhe është kjo pajisje, por nuk përgjon megjithëse është përdorur për trajnime. Atëherë kur kjo pajisje more zotëri nuk qenka përdorur, Policia e Shtetit mos vallë është përdorur nga një polici private apo polici bandash siç e ka bërë ministri kupolën? Po, po e tha live ministri, e tha live dhe drejtori. Pra, unë nuk kriminalizoj asgjë zoti Peza, por po të bëj me dije që këtu ke një kupolë policie të inkriminuar. A e inkriminoj unë Çipën apo është Çipa ushtar i Shullazit? A e inkriminoj unë drejtorin e Policisë së Tiranës apo është ai ushtar i Shullazit? A e inkriminoj unë drejtorin e Ndërhyrjes Operacionale apo është shërbëtor i denjë i Shullazit? A e inkriminoj unë Qebinin apo është ushtar i bindur i Shullazit? Unë e kam inkriminuar apo Tirana dhe e gjithë Shqipëria e di që ky, Saimir Tahiri, është ushtari më i bindur, ai që keni ju ministër të Brendshëm është ushtari më i bindur i Shullazit. A ka pra, inkriminim më të madh?
Tani bandat livadhisin, krimi livadhis, droga gjithandej. Atëherë për çfarë na erdhi kjo pajisje?

Afera me ARMO-n, Rama sekser për Beson e Taivanit

Sali BERISHA

Dua të informoj qytetarët sa vijon: gjatë 23 viteve, Sali Berisha dhe asnjë pjesëtar i familjes së tij nuk ka përfituar as edhe gjënë më të vogël nga një proces gjyqësor në territorin e vendit dhe as kudo në botë. Por fëmijët e mi, të cilët e kanë patur të ndaluar nga unë të padisin në gjykatë gazetarët, kanë padituar politikanë që janë këtu, të cilët janë shpallur nga gjykatat si shpifës, pasi i kanë akuzuar ata pa asnjë fakt.
Dhe çdo akuze dhe manipulim politik që iu është bërë në media, ata kanë qenë fatlumë se kanë patur rastin t’ua kthejnë bosëve të tyre në politikë dhe të faktojnë se janë shpifës të pafytyrë, përndryshe nuk është i regjistruar kurrë asnjë proces gjyqësor në interes të asnjërit prej familjarëve të mi nga dita e parë në karrierë politike gjeri sot. Po ky është një mashtrues kongenital, ky ka lindur mashtrues. Ndërkohë i them zotërisë se bosi i korrupsionit sot është ky (Rama) me vëllain e tij, Olsin. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin për muaj të tërë se kërkonte të merrte TVSH-në. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin, por mediat që kanë sjellë dokumente autentike se donte të merrte Spitallën me kompani inekzistente. Nuk jam unë ai që ka akuzuar Olsin për Skavicën, por mediat kanë dëshmuar se ky është i tërbuar pas Skavicës. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin se me makinën e Hakmarrjes për Drejtësi që u arrestuan bashkë me një ndrikull, ka kaluar jo një, por disa herë kufirin. Po ç’do të thotë kjo? Makina ishte e përshtatur për trafik droge. Nuk them unë që kishte bërë trafik, po pse Olsi nuk kishte patur makinë tjetër, por vetëm këtë makinë? I kam targat këtu, i ka dhe Prokuroria të gjitha. A e dini ju që u bënë komente të shumta për rolin e tyre në dy ndeshjet. A doni t’ja u lexoj këtu? Ka sy populli. Edi Rama me koncesionet e tij tejkalon vjedhjet sa të gjithë kryeministrat e Europës të marrë së bashku. Edi Rama, vetëm me aferën e CEZ-it u zhduku shqiptarëve 620 milionë dollarë. Do të dalin dhe ato, do e shihni ju komisionin, por prisni. Indiciet janë dhe ne do të bëjmë gjithçka që indiciet të faktohen. Afera e fundit është ARMO, do që ta marrë dhe çfarë bën. Deri tani tre biznesmenë të mëdhenj njëri pas tjetrit i thërret në zyrë. Të kam thirrur se duhet të më zgjidhësh një problem të madh u thotë. Do të më blesh ARMO-n, por do e blesh bashkë me çorapen e partisë, me Besnik Sulën. Po a ka burrë që përzihet me një mafioz si Besnik Sula? Si përfundim të tre njëri pas tjetrit kanë refuzuar në mënyrë kategorike ortakërinë pasi ata e kuptuan se aty është Rama pas Besnikut. A mundet një Kryeministër të thërrasë e t’u thotë biznesmenëve që të bëhen ortakë me supermafiozin, të cilit iu arrestua i vëllai si bosi i trafiqeve në Durrës dhe shkon zotëria bashkë me Perlat Serjanin e i thotë se nuk e ke nga policia. Je i regjistruar. Shkoni merrni emrat te Panama Papper. E dini ku kanë shkuar paratë e naftëtarëve të shkretë? Në Panama. Vazhdoni ju skllevër të Besnikut. Hiqni dorë e mos mendoni se mund të luani me pasuritë e shqiptarëve. Merrni çorapen të shkojë të paguajë qiranë.
Së fundi, Edi Rama faktoi këtu se nuk ishte Erion Veliaj para gjykatës, por ishte Rama vetë që protestoi e rrethoi gjykatën dhe ka pafytyrësinë të dalë e të flasë këtu për Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi e pengon Surreli, e pengon afera e CEZ, e pengon pallati i zonjës Rama pa asnjë faturë. Reformën në Drejtësi e bllokon pallati i familjes së zonjës Rama për të cilën nuk ekziston asnjë faturë ndërtimore, tatimore e bankare. Reformën e pengon CEZ dhe shumat e mëdha të vjedhura. Nuk e pengojmë ne reformën, natyrisht do të them dy fjalë. Pasi e mbajti dhe e bllokoi për 1 vit, pasi mendoi se do të bëhej kryegjykatës, kryeprokuror dhe kryehetues i vendit, pasi dështoi me turp dhe ia ktheu e ia përmbysi Venezia, tani nëse do reformë do të dëgjojë opozitën, e cila në të gjitha vërejtjet që çoi në Venezia mori të drejtën e saj. Tani reformën do e udhëheqë opozita. E udhëhoqët një vit, dështuat në mënyrën më të turpshme. U rrëzua drafti i parë, e bëtë pa ne. U rrëzua drafti i dytë, e bëtë pa ne. A doni reformë? Ne do e udhëheqim me ndershmëri, me sinqeritet, me parime, asgjë tjetër vetëm ato që tha Venezia. Por as mos mendoni se mund të shihni kund ndryshe. Dështuat herën e parë, dështuat herën e dytë tani është radha jonë. Po deshët mirë, po nuk deshët shkoni dështoni dhe herën e tretë, të katërt e të pestë. Tani le të vazhdojmë. Komisioni ka një frymë pozitive gjykoj unë, më pozitive se asnjëherë tjetër. Pse i paragjykoni?
Vijmë tek kërcënimet. Hedh gurin e fsheh dorën. Lexoni pak statusin e atij që nuk lidh dot dy fjalë, të shkruar me dorën e këtij (Ramës). Lexo pak statusin e Elvis Roshit. Është tale quale fjalë për fjalë e shkruajtur prej tij. Nuk kalohen në këtë mënyrë. Sepse nëse ndodhin në vend të gjitha këto, ndodhin se mishërim i të gjithë atyre është Edi Rama. Përdori një fjalë në fund. Përdori fjalën lehje. Unë i them Ramës që sot ke folur si këlysh i rrahur, sot ke lehur si këlysh i rrahur, por herën tjetër do të lehësh si këlysh i sëmurë, je në rrokullisje të pashpresë!

5 nxënës marrin taksi nga Cërriku dhe denoncojnë dhunën e mësueses në Tv

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur dje, kur një grup prej pesë fëmijësh mbërritën me taksi nga qyteti i Cërrikut drejt “News 24” për të denoncuar dhunën e mësueses së tyre të quajtur Fatbardha Shabani. Ata thanë se, janë drejtuar ambienteve të “News 24” pa dijeninë e prindërve. Nxënësit ishin në klasën e pestë në shkollën publike “7 marsi”, ndërsa mësuesja sipas tyre që i kishte dhunuar jepte mësim në klasën e katërt.
Ata tregojnë se, mëngjesin e djeshëm ata kanë shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, por janë fyer nga mësuesja, e cila sipas tyre ka dyshuar se ata i kanë bërë video dhe foto. Njëri prej tyre thotë se, kishte me vete një telefon celular, të cilin po ia tregonte mësueseve të tjera, se çfarë materialesh kishte aty, por mohon të ketë pasur ndonjë foto apo regjistrim të mësueses. Nxënësit kanë rrëfyer se e kanë marrë rrugën në Tiranë me iniciativën e tyre dhe se mësuesja kujdestare u ka paguar lekët e taksisë. Ata ishin ankuar dhe në drejtori për dhunën, por kërkesa e tyre nga drejtuesit e shkollës nuk u përfill. “Ajo na tha se jeni mizerje fëmijësh. Nuk dini të silleni. Nuk dini të mësoni. Ne u ankuam te drejtoresha, duke i thënë se mësuesja na ka ofenduar, por ajo na tha se nuk është kështu”, thotë njëri nga nxënësit.
“Mësuesja na thotë që ka rregulla në shkollë, e pastaj na fyen e na dhunon. Kështu janë rregullat”, thotë një nxënës tjetër. Fëmijët shkojnë më tej në denoncimin e tyre, pasi thonë se drejtoresha e shkollës kërkon të largojë nga puna mësuesen kujdestare Mjaftoni Ago. Ky vendim, thonë fëmijët është kundërshtuar edhe nga prindërit e tyre që përmes një peticioni i janë drejtuar edhe Drejtorisë Arsimore në Elbasan. “News 24” vuri në dispozicion numrin e telefonit të regjisë për të marrë dhe reagimin e prindërve apo mësuesve për këtë ngjarje, por në kohën e minutazhit të transmetimit të kësaj ngjarje nuk pati telefonata.
Pas kësaj kanë reaguar prindërit e fëmijëve. Ata bashkë me fëmijët e tyre i janë drejtuar komisariatit të Policisë në Cërrik për të denoncuar ngjarjen. Pas kësaj, policia ka shoqëruar mësuesen kujdestare, Mjaftoni Ago, pasi ajo lejoi ardhjen e tyre në Tiranë të pashoqëruar. Prindi i njërit prej nxënësve ka reaguar për këtë ngjarje, duke u shprehur se e ka mësuar nga televizioni se vajza e tij nuk ishte në shkollë, Ilirjan Hida thotë se përgjegjësi për këtë ka mësuese Mjaftoni Ago. “Në shkollën ‘7 Marsi’ ka probleme. E mësova nga TV që vajza ime nuk ishte në shkollë. Mësuesja Mjaftoni Ago ka përgjegjësi për këtë. Fëmijët ankohen për personelin, dhe duhet hetuar për këtë. Shkaktarët të vihen para përgjegjësisë”, tha Hida.