Kryetari i PD, Basha vlerësoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese duke e konsideruar atë si një triumf të ligjit dhe drejtësisë. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut.
Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës”, u shpreh Basha.
Më herët ish-Kryeministri Berisha kishte denoncuar presionin që Rama po ushtronte ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të jepnin një vendim të favor të Kokëdhimës. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është një triumf edhe mbi presionet që banda në pushtet ndërmerr ndaj gjyqtarëve dhe në mbrojtje të oligarkisë.
Basha: Triumf i ligjit dhe drejtësisë
Berisha: Një arritje në procesin e dekusarizimit
Ish kryeministri Berisha e ka cilësuar dje heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës si një arritje për procesin e dekusarizimit të Parlamentit. Përmes një prononcimi për mediat, Berisha dënoi ashpër mosveprimin e ligjit, ku nga njëra anë ndërtimeve pa leje të Kokëdhimës në bregdet i hapet rruga ndërsa qytetarët e thjeshtë edhe për një shtesë të vogël pa leje arrestohen e futen në burg. Berisha solli në vëmendje rastin tragjik të dy ditëve më parë, ku dy fëmijë të vegjel humbën jetën në një aksident automobilistik me makinën e nënës së tyre rrugës duke shkuar për të takuar babin e tyre që ndodhej në burg pikërisht për ndërtimin e një shtese e pa leje. Me këtë rast, Berisha shprehu edhe ngushëllimet ndaj familjarëve të dy viktimave.
“Sot, në ditën e Europës, uroj shqiptarët të realizojnë sa më shpejt anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Europian. Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima, dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar. Kur mendon se dje dy vogëlushë, të nisur me të ëmën, për të takuar në burg, në qeli, të atin e tyre që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton sarajet buzë uji në Qeparo duke shkelur 10 ligje, nuk ka sesi të mos ndjehesh i lënduar deri në palcë. Megjithë këtë dua ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy ëngjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, nuk njeh normë, nuk njeh moral përveç pasurimit të tyre” u shpreh Berisha.
“Vuloset” deflacioni, rritja e çmimeve stopon edhe në prill
Edhe në prill për të katërtin muaj radhazi, rritja e përgjithshme e çmimeve ka qëndruar në vendnumëro, duke vulosur kështu rrëshkitjen e ekonomisë në deflacion. Rritja me 0.3% për qind e inflacionit po tregon se vendi po përjeton dobësi të theksuar të konsumit. Kjo tendencë e shoqëruar me rritjen dyshifrore të çmimeve të frutave, janë një barrë e dyfishtë për shtresat më vulnerabël të popullsisë.
Nga hartografia e çmimeve shihet se, tendenca ulëse ka vijuar për shërbimet e transportit, shëndetit, veshjeve dhe këpucëve. Nga ana tjetër disa mallra dhe shërbimeve, si tarifat e arsimit dhe çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur më shumë se parashikimet e sipërme të Bankës së Shqipërisë (3%).
Depresioni i çmimeve ka vijuar edhe në muajin e katërt të vitit edhe pse Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë agresive drejt uljes së kostos së parasë në minimumet historike. Në muajin prill 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3% duke ruajtur pothuajse të njëjtin nivel me muajin e mëparshëm.
INSTAT, në publikimin e tij të fundit tregon se, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndryshimi ishte 2,3%.
Ndikimin më të madh në nivelin e inflacionit të muajit prill e ka “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,72 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me nga 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,33 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,09 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin prill 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8% pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7%, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 22,3%, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 6,1%, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,4%, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,3%, etj. Çmimet e nëngrupit “bukë e drithëra” u ulën me 1,3%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djath e vezë” me 1,1%, “mish” me 0,7 %, etj.
Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 5,3%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 2,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,3%, etj. Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,4%. Krahasuar me muajin mars 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,1%. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 7,9%.
Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,4%
Krahasuar me muajin mars 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,1%. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 7,9%
KESH i shet tepricat e energjisë OSHEE me dyfishin e çmimeve që eksporton
Teksa KESH i eksporton tepricat e energjisë në tregjet e jashtme me çmim 10.47 euro/Mwh deri në 20.40 euro/Mwh, çmimi me të cilin ia shet këto teprica OSHE për mbulimin e humbjeve është më shumë se dyfishi, 51.57/ euro/Mwh.
Këtë krahasim e ka bërë Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka dhënë një vlerësim pozitiv për marrëveshjen mes dy operatorëve (“Marrëveshjes për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërive KESH SH.A. dhe OSHEE SH.A. për tepricat e energjisë elektrike, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha me qëllim plotësimin e humbjeve të sistemit të shpërndarjes deri në 30 qershor 2016”), por i rekomanduar Entit Rregullator të Energjisë që koston që lindin nga kjo marrëveshje duhet t’i reflektojë në çmimet e pakicës.
Për periudhën 1 – 29 shkurt 2016, në kushtet e tepricave në prodhimin e KESH, energjia për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes u mundësua nga ky prodhim. Çmimi me të cilin KESH do të shesë energjinë e prodhuar do të jetë sa çmimi i energjisë në bursën hungareze HUPX, parashikimi aktual i të cilit është rreth 35-40 EUR/Mw në orë me profilin bandë.
Nga vlerësimi i marrëveshjes së amenduar, si dhe nga informacioni i administruar nga Autoriteti i Konkurencës rezulton se:
Gjatë muajit shkurt 2016, nga ana e OSHEE nuk është kryer procedura e tenderimit për blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, por është blerë nga KESH, bazuar në amendimin e marrëveshjes, për periudhën deri në 30 qershor 2016.
Gjatë kësaj periudhe është prodhuar energji elektrike nga KESH, në kushtet e të plotave (reshje) për shkak të kushteve atmosferike. Për të shmangur fenomenet negative që mund të ndodhin për shkak të kushteve atmosferike, KESH dhe OSHEE kanë rënë dakord që KESH të rrisë prodhimin e energjisë elektrike dhe OSHEE ta blejnë energjinë elektrike të prodhuar, për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, me çmimin e bursës hungareze HUPX.
Bazuar në të dhënat historike që disponojmë dhe analizës së çmimeve në këtë treg, për vitin e kaluar në kushtet kur prodhimi i energjisë elektrike u rrit për shkak të të plotave, çmimi i shitjes së energjisë elektrike, në tregun e parregulluar me anë të ankandeve nga KESH ra deri në 16.5 EUR/Mwh, ndërsa çmimi i blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes nga OSHEE, me anë të procedurave të blerjes arriti deri 57.40 Euro/Mwh.
Referuar të dhënave të publikuara për shitjen e energjisë elektrike nga KESH, në ankandet e periudhës 17 – 29 shkurt 2016, rezulton se çmimi varion nga 10.47 Euro/Mwh deri në 20.40 Euro/Mwh, ndërsa çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike nga OSHEE sha në procedurën e muajit janar 2016 ishte 51.57 EUR/Mwh.
Autoriteti, pasi e shyrtoi marrëveshjen vendosi “Të përjashtojë nga ndalimi marrëveshjen e shitblerjes së energjisë elektrike ndërmjet KESH dhe OSHEE për tepricat e energjisë elektrike në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes deri në qershor 2016”.
Për procedurat e blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, të cilat janë të ndryshme nga ato të pikës 1, duhet të zbatohen rregullat e garës së hapur.
Autoriteti rekomandon që ERE duhet të reflektojë në tarifat e energjisë elektrike për klientët fundorë kostot reale të blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, duke reflektuar përfitimet që sjell marrëveshja ndërmjet OSHEE dhe KESH.
Shkrimi i dy viteve më parë në “RD” për konfliktin e interesit me tendera të Kokëdhimës
Gazeta RD denoncoi dy vite më parë, konkretisht në numrin e datës 29 gusht 2014 me dokumente konkrete se si Kokëdhima kishte përfituar fonde publike gjatë kohës që ushtronte mandatin e deputetit.
Kompania “ABISSNET” në të cilën Kokëdhima zotëronte 100% aksionet e saj i ka shitur internet edhe azilit të pleqve në Fier. Data e realizimit të kontratës sipas dokumentacionit zyrtar është ajo e 22 janarit 2014, pikërisht koha kur Kokëdhima kishte në pronësi të vet 100% aksionet e “ABISSNET”. Janë një sërë institucionesh shtetërore, të cilat kanë lidhur apo rinovuar, kontrata e tyre me kompaninë e Kokëdhimës gjatë kohës që ai ka mbajtur edhe mandatin e deputetit edhe zotëronte 100% të aksioneve. Këtë e pohojnë dokumentet zyrtare. Kështu, Teatri Kombëtar i Komedisë po ashtu ka lidhur kontratë me “ABISSNET” gjatë kohës që Kokëdhima ka zotëruar 100% të aksioneve të kompanisë dhe data përkon më 20 janar 2014. Avokati i Popullit po ashtu ka lidhur kontratë dhe ka bërë pagesën me “ABISSNET” më 6 janar 2014. Dogana Pogradec e ka lidhur kontratën më 23 janar 2014. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut e ka lidhur kontratën me “ABISSNET” më 9 janar 2014. Bashkia e Durrësit më 6 shkurt të këtij viti. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike më 4 shkurt 2014. Të gjitha këto kontrata janë nënshkruar gjatë kohës që Kokëdhima sikurse e pohoi edhe vetë në një deklaratë ka zotëruar 100% të aksioneve të “ABISSNET”. Ai ka bërë shkëputjen fiktive nga kjo kompani më datën 6 shkurt të vitit 2014, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre muajve ka vazhduar fushatën e vjedhjes së parave nga fondet publike. Lidhja e kontratave dhe ripërtëritja e tyre është një proces, i cili ka pak ndryshim. Çdo kontratë e ripërsëritur është një kontratë e re. Klienti e rifreskon kontratën kur ajo i mbaron me një kompani të caktuar, duke riparë të gjithë tregun. Klienti përzgjedh kompaninë që i intereson dhe ripërtërin kontratat. Kjo kontratë për këdo konsiderohet si një kontratë e re, sepse në të njëjtën kohë ofrohet shërbim i ri dhe kryhet pagesë e re. Nëse do t’i përmbaheshin kontratave të vjetra, ato bëhen nul në kohën që u skadon afati dhe institucioni nuk merr asnjë shërbim, sepse nuk paguan para. Të gjitha këto institucione, pra të gjitha ato 176 kontrata me institucionet shtetërore janë lidhur dhe kanë bërë pagesat e tyre gjatë kohës ka zotëruar 100% të aksioneve të kompanisë “ABISSNET”. Kokëdhima thotë se një pjesë e këtyre kompanive kanë bërë ripërtëritje të kontratave që janë lidhur më parë. Edhe nëse është e tillë, kjo nuk e shpëton Kokëdhimën nga shkelja e ligjit dhe Kushtetutës. Pagesat janë kryer po nga institucione publike. Fondet e tyre kanë qenë para të taksapaguesve. Nuk ka asnjë sens që sipas Kokëdhimës taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë Kokëdhimën, këtë mendje të ndritur të kombit, edhe si deputet edhe si pronar i kompanisë “ABISSNET”.
Miliona nga fondet publike
Përmes një investigimi në sistemin e të dhënave Open Data numri i institucioneve shtetërore që paguajnë në favor të kompanisë së Kokëdhimës nuk ka fund, ndërsa shuma totale e transaksioneve të kryera midis institucioneve dhe kompanisë së Koço Kokëdhimës shkon jo pak, por plot 2,951,169.00 lekë (të reja). Nën presionin e fortë të Ramës dhe Kokëdhimës institucionet publike të drejtuara nga të majtët janë detyruar të gjithë të lidhin kontratata disa vjeçare me kompaninë e Kokëdhimës. Përfitimi i milionave nga kompania e tij e shërbimeve të internetit është vetëm një nga shumë tentakulat që Kokëdhima dhe bizneset e tij kanë kapur shtetin. Një tjetër burim miliona lekësh fitimprurës është edhe agjencia e tij e reklamave, agjenci e posaçme që merret me ekspozimin e reklamave citylight që me bekimin e Ramës përmes buxhetit të shtetit apo fondeve publike i garanton Kokëdhimës qindra milionë para. Ky rast përbën një nga rastet flagrante të korrupsionit të Ramës. Dihen lidhjet e Ramës me Kokëdhimën sikurse tani po faktohet edhe mënyra se si vjedhin paratë e taksapaguesve kjo dyshe ortake në miqësi dhe në qeveri. Urdhri i Ramës për të gjitha agjencitë shtetërore është që të lidhin kontrata me kompaninë e Kokëdhimës. Të ashtuquajturat tender janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më. Ato janë zëvendësuar me urdhrin e Kryeministrit. Në këtë mënyrë bëhet shumë e thjeshtë edhe ndarja e parave mes këtyre dy ortakëve. Kemi të bëjmë me një sistem mafioz të ndërtimit dhe funksionimit të qeverisë dhe pushtetit, ku gjithçka ndahet mes atyre që e konsiderojnë qeverinë jo si një angazhim qytetar, por si një ortakëri biznesi. Shqiptarët po vidhen haptazi. Miliardat e taksave të tyre po shkojnë për xhepat e Ramës dhe Koçove në qeveri. Kjo është një aferë e rëndë, e cila kërkon një hetim të plotë, pasi këto transaksione parash është e sigurtë që shkojnë mes këtyre dy ortakëve në qeveri. Kjo nuk është afera e vetme mes tyre. E gjithë qeveria është vënë në funksion të skemës Rama të biznesit personal dhe miqve të tij.
Shkelja e nenit 70 të Kushtetutës
Deputeti Koço Kokëdhima nëpërmjet shoqërisë së tij “ABISSNET sh.a.” ka përfituar fonde publike nga realizimi i veprimtarisë fitimprurëse të kompanisë së tij me organet publike, në kundërshtim me nenin 70/3 të Kushtetutës. Disa nga fondet publike të përfituara nga shoqëria tregtare në pronësi të deputetit Koço Kokëdhima paraqitet në linkun e mëposhtëm:
http://ëëë.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/ABISSNET.
Duke nxituar të fshihnin këtë fakt të rëndë dhe shkelje flagrante të Kushtetutës, shoqëria “ABISSNET sh.a.” në një deklarim për mediat u shpreh se: “Zoti Koço Kokëdhima ka qenë aksioner në shoqërinë ‘ABISSNET sh.a’ deri më datë 06.02.2014, datë në të cilën ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër juridik”. Në fakt një deklarim i tillë “përputhet” edhe me ekstraktin e QKR (një kopje të të cilit e gjeni bashkëlidhur), ku pasqyrohet se më datë 07.02.2014 është regjistruar çështja CN-352180-02-14, e cila ka të bëjë me: “Depozitimi i vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të ortakëve të shoqërisë ‘2K GROUP’ ku është vendosur – Blerja e 100% të aksioneve të shoqërisë ‘ABISSNET sha’. Depozitimi i kontratës jo noteriale datë 06.02.2014 për kalimin e aksioneve dhe si rrjedhojë shoqëria ‘2K GROUP’ mbetet me ortak të vetëm shoqërinë ‘2K GROUP’”.
Disa nga kontratat kur Kokëdhima, deputet zotëronte 100% të aksioneve
Dogana Pogradec (1529) – “ABISSNET” Pogradec 8,250 2014.01.22 2014.01.23
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (3535) – “ABISSNET” Tiranë 9,000 2013.12.31 2014.01.09
Teatri Kombëtar i Komedisë (3535) – “ABISSNET” Tiranë 9,151 2014.1.0 2014.1.0
Avokati i Popullit (3535) – “ABISSNET” Tiranë 32,000 2014.1.6 2014.1.6
Bashkia Durrës (0707) – “ABISSNET” Durrës 39,000 2014-02-05 2014.02.06
Bashkia Durrës (0707) – “ABISSNET” Durrës 41,536 2014.2.5 2014.2.6
Bashkia Elbasan (0808) – “ABISSNET” Elbasan 25,182 2014.1.7 2014.1.8
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Fier (0909)- “ABISSNET” Fier 2,840 2014.2.4 2014.2.4
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Fier (0909) – “ABISSNET” Fier 3,080 2014.2.4 2014.2.4
Shtëpia e të Moshuarve Fier (0909)- “ABISSNET” Fier 2,840 2014.01.22 2014.01.22
Shtëpia e të Moshuarve Fier (0909)- “ABISSNET” Fier 2,840 2014.01.22 2014.01.22
Shtëpia e të Moshuarve Fier (0909) “ABISSNET” Fier 5,950 2014.01.22 2014.01.22
Shtëpia e të Moshuarve Fier (0909) “ABISSNET” Fier 6,958 2014.01.22 2014.01.22
Komuna Petrelë (3535) – “ABISSNET” Tiranë 8,000 2013.12.03 2014.01.16
Komuna Rashbull (0707) – “ABISSNET” Durrës 20,000 2014.01.28 2014.01.28
Komuna Petrelë (3535) – “ABISSNET” Tiranë 8,000 2014.01.17 2014.01.17
Komuna Prezë (3535) – “ABISSNET” Tiranë 11,000 2014.01.24 2014.01.27
Parlamenti çlirohet nga një tjetër bajgë, Kokëdhimës i hiqet mandati
Gjykata Kushtetuese vendosi dje në favor të kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima, për shkak se ka përfituar fonde publike në kohën kur kishte marrë mandatin.
Që prej më shumë se një viti, rasti i deputetit Kokëdhima, ka qenë pjesë e debateve të gjata, të shoqëruara dhe me vendime drastike të opozitës, e cila pak muaj më parë nuk pranoi të merrte pjesë në punimet e Parlamentit, pa kaluar më parë në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i mandatit të deputetit socialist.
Deputeti Kokëdhima, i njohur veçanërisht për lidhjet e tij të ngushta me Kryeministrin Edi Rama, i cili e përfshiu atë në listën e deputetëve të partisë së tij në zgjedhjet e 2013, është akuzuar prej kohësh se ka përfituar fonde publike në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar.
Ndërkohë që ai kishte marrë mandatin, një kompani interneti që ai ka patur në zotërim, ka lidhur kontrata me një numër të madh entesh publike. Kokëdhima ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se kontrata për të cilat akuzohet janë lidhur para se ai të merrte mandatin dhe se pas kësaj ai ka hequr dorë nga aksionet e tij në këtë kompani dhe të tjera të zotëruara prej tij.
Një kërkesë e hershme e opozitës për ndërprerjen e mandatit të tij, u rrëzua nga Parlamenti prillin e kaluar, gjë e cila bëri që opozita t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi që rastet e konfliktit të interesit do të duhet të shqyrtohen në themel prej saj dhe se roli i Parlamentit mbetej thjesht formal kur kishte një kërkesë prej së paku një të dhjetën e deputetëve. Ky vendim bëri që Parlamenti të shqyrtonte sërish rastin e zotit Kokëdhima dhe t’i drejtohej gjykatës që të vendoste mbi fatin e mandatit të deputetit socialist.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 09.05.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Subjekt i interesuar: Deputeti Koço Kokëdhima
Objekt: Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin të deputetit Koço Kokëdhima
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
Vendosi:
– Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
PD voton pro nisjes së diskutimit të amendamenteve nen për nen
PD ka votuar dje në parim draftin e Reformës në Drejtësi duke i hapur rrugë diskutimit nen për nen të pikave të kësaj reforme, të cilat do të duhet të arrihen me kompromis. Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Halimi tha se vota e opozitës nuk duhet kuptuar si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim.
“Përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të sjellë nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të draftit të rishikuar të datës 4 maj. Opozita në këtë komision pas qëndrimit të shprehur qartë edhe ditën e djeshme, qëndrim i cili u bë edhe gjatë ditës së sotme në komision, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen, amendamente të cilat do të fillojnë diskutimin nga dita e nesërme dhe në ditët në vijim. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim. Çështje, të cilat, siç edhe opinioni publik dhe opinioni ndërkombëtar i di, janë çështje që kanë të bëjnë me institucione të reja kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo me ndërprerjen e mandateve kushtetuese, janë çështje politike për të cilat qoftë ekspertiza ndërkombëtare, qoftë Komisioni i Venecias pothuajse në të gjitha paragrafët e tij, ia adreson politikës. Ndaj ne sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më shpejt në mënyrë që votimi në tërësi së bashku me të gjitha ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merret dhe të miratohet pa vonesë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, u shpreh Halimi.
Skandali me draftin, kërkohen hetime vetëm për ish-ministrat, por jo për bandën e Ramës
Më datë 04.05.2016, në vijim të detyrës së lënë nga ana jonë, ekspertët e misioneve ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT, paraqitën për herë të parë në mbledhjen e komisionit, një version të rishikuar të draftamendamenteve kushtetuese. Që në fillim evidentohet se ndryshimet bazohen: (1) në përmbushjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, në veçanti në opinionin përfundimtar të datës 15 mars 2016 (nr. 824/2015); (2) në vendimet politike të marra nga Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi; (3) në marrjen në konsideratë të shqetësimeve politike që lidhen me disa institucione të veçanta dhe në ofrimit e opsioneve (shënuar me ngjyrë blu); (4) në synimin për të harmonizuar tekstin ose kryerjen e ndërhyrjeve teknike në projektligj që rrjedhin drejtpërsëdrejti nga reflektimi i propozimeve/rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Qartësisht ekspertët në hyrje të draftit kanë shprehur pozicionin se propozimet e tyre nuk përfshijnë asnjë vendimmarrje politike që pritet të arrihet mes palëve dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri. Kjo është edhe arsyeja se përse në këtë draft nuk kanë marrë ende adresim disa shqetësime politike të pranuara të opozitës parlamentare, (dispozitat kanë mbetur të pandryshuara në këtë drejtim), sepse pozicioni i drejtë i ekspertëve ndërkombëtarë, bazuar në opinionin final të Komisionit të Venecias, është se mbi to duhet të ketë diskutim dhe vendimmarrje në nivel politik dhe jo teknik.
Anëtarët e opozitës në komisionin e posaçëm, shprehin mirënjohjen për angazhimin profesional të ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, dhe falënderimin për ndihmën e ofruan në përmbushjen e detyrës që na ka ngarkuar Kuvendi i Shqipërisë për hartimin e një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese.
Nga analiza në tërësi e draftit të rishikuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, konstatojmë përmirësime, të cilat synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, duke përmbushur në këtë mënyrë një kërkesë themelore të opozitës parlamentare. Është botërisht e ditur se draftet e njëanshme të shtatorit 2015 dhe janarit 2016, paraqisnin problematika të thella mbi përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare, të cilat u konfirmuan nga Komisioni i Venecias dhe së fundmi edhe nga ndryshimet që kanë propozuar ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.
Ndryshimet që i janë bërë draftit në versionin e tij të 04 maj 2016, janë kërkuar nga ana jonë që të kryheshin që në shtator 2015, konfirmuar me qëndrimet e ekspertëve dhe anëtarëve të komisionit edhe ndërkombëtarisht, mirëpo, mazhoranca parlamentare këmbënguli për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme, duke injoruar në këtë mënyrë opinionet tona racionale dhe profesionale, si dhe thirrjen për realizimin e një procesi të përbashkët, të sinqertë dhe gjithpërfshirës. Kjo ishte arsyeja e vetme, unike në llojin e saj ku mazhoranca me arrogancë refuzon ofertën e opozitës për bashkëpunim, që ka prodhuar si rezultat vetëm vonesën prej 8 muajsh në arritjen e dakordësisë midis palëve politike për ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Ne jemi të bindur se thelbi i Reformës në Drejtësi, i asaj çfarë presin prej nesh qytetarët është lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e të paaftë, ngritja e një sistemi eficent të hetimit penal për të përballuar me ligjin të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë. Ndaj që në shtator 2015 ne kemi mbështetur në parim komponentin antikorrupsion të paketës së ndryshimeve kushtetutese, duke ngritur si shqetësim të vetëm për këtë komponent, kapjen politike dhe garantimin e standardeve europiane sipas KEDNJ-së në këtë proces. Gjithashtu, ne e kemi cilësuar si të papranueshme ngritjen e BKH nën qeverinë, mosgarantimin e statusit të prokurorëve të posaçëm, si dhe kontrollin e plotë politik të komisioneve të vetting-ut, shqetësime këto që janë pranuar në të dyja opinionet e Komisionit të Venecias.
Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion (nenin 25) është parashikuar se subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish-ministrat gjatë 3 viteve të fundit”. Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar asnjëherë, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër çdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.
Lidhur me komponentin tjetër, atë të skemës së re institucionale, opozita ka ngritur prej shtatorit 2015 dy shqetësime kryesore: (i) mungesën e zbatimit të parimit të kontrollit e balancës mes pushteteve dhe luftën ndaj korporatizmit, si dhe (ii) kapjen politike të këtyre institucioneve duke parashikuar emërimin e të gjithë funksionarëve me votat vetëm të mazhorancës aktuale parlamentare (84 vota).
Dafti i 4 majit 2016, vjen si një produkt i këtyre përpjekjeve të ekspertëve të opozitës, që me përkushtim, durim, profesionalizëm dhe racionalitet arritën të bindnin Komisionin e Venecias dhe ekspertët ndërkombëtarë, për të ndryshuar pozitivisht draftin dhe për ta sjellë atë në pjesën dërrmuese pranë standardeve euroatlantike, duke çmontuar qartësisht skemën e kapjes politike të sistemit, për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe luftën reale ndaj korrupsionit.
Konkretisht, krahasuar me draftet e njëanshme të mazhorancës parlamentare të shtatorit 2015 dhe janarit 2016, në versionin e fundit tashmë pas rreth 8 muaj, janë bërë ndryshime të rëndësishme, ku kanë gjetur pasqyrim disa nga shqetësimet tona të drejta, të konfirmuara edhe nga Komisioni i Venecias, disa prej të cilave janë si më poshtë:
A. Për komponentin antikorrupsion:
Është qartësuar pavarësia nga politika e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke parashikuar procedurat e emërimit të prokurorëve të posaçëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nga KLP dhe shkarkimin e tyre po nga KLP me shumicë të cilësuar.
I është dhënë fund çdo përpjekjeje për të patur Njësinë e Posaçme Hetimore (BKH) nën varësinë e qeverisë (Ministrisë së Brendshme). Gjithashtu, është parashikuar që Njësia e Posaçme Hetimore (BKH) do të raportojë vetëm tek Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Është hequr roli i Kryeministrit në emërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Është rishikuar dhe zvogëluar roli i Avokatit të Popullit në procesin e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm pranë GJK.
Është qartësuar modeli i organizimit të Prokurorisë.
Janë parashikuar shprehimisht rastet e shkarkimit të prokurorëve nga detyra.
Është hequr mundësia e ndërprerjes së pajustifikuar ligjërisht të mandatit të prokurorit të Përgjithshëm.
Është parashikuar shkurtimi i mandatit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (5 vjet) dhe Kolegjit të Posaçëm në GJK (9 vjet), i cili kërkon që të shoqërohet edhe mundësia për shkurtim të mëtejshëm.
Është përmirësuar ndjeshëm procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, në funksion të mbrojtjes së përshtatshme për gjyqtarët/prokurorët e ndershëm.
Është parashikuar shprehimisht që kufizimi i të drejtave të gjyqtarëve/prokurorëve të bëhet vetëm në masën që lejon zbatimin e procesit të rivlerësimit dhe jo apriori.
Është parashikuar krijimi i Këshillit Përzgjedhës për kandidaturat për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të GJK, ide e cila kërkon të elaborohet dhe përmirësohet më tej.
Është qartësuar se barra e provës për gjyqtarët/prokurorët në vlerësim vlen vetëm për këtë proces dhe jo për ndonjë proces të mundshëm penal që mund të ndiqet në të ardhmen si pasojë e të dhënave të procesit të vlerësimit.
B. Për komponentin e institucioneve të përhershme:
Është çmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e qeverisë (ministrit të Drejtësisë) në mbledhjet e KLGj-së dhe KLP-së, si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Është çmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e qeverisë (ministrit të Drejtësisë) në veprimtarinë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (merrte pjesë si vëzhgues në mbledhje), si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Është çmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr kompetencën e qeverisë (ministrit të Drejtësisë) për të kontrolluar punën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
Është parashikuar mundësia e ankimit të vendimit të ILD për mosfillimin e hetimit apo pushimin e procedimit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve.
Është bërë një përpjekje për të mundësuar një kontroll të jashtëm të balancuar ndaj ILD, i cili ka nevojë të shqyrtohet më nga afër.
Është zhveshur drafti nga përcaktimi i kritereve selektive në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, që synonte paracaktimin e funksionarëve dhe emërimin në këto funksione të juristëve të periudhës së komunizimit.
Është ndryshuar përbërja politike e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, ku parashikohej më parë të kishte rol edhe qeveria (ministri i Drejtësisë).
Është ndryshuar përbërja politike e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ku parashikohej më parë të kishte rol edhe qeveria (ministri i Drejtësisë), si dhe janë hequr kriteret e paracaktimit të anëtarëve të tij, që i jepte përbërjes së KED tiparet e një organi me listë emërore bashkëlidhur.
Është qartësuar roli pa të drejtë vote i ministrit të Drejtësisë në mbledhjet e KLGj dhe KLP, ku do të diskutohen çështjet buxhetore dhe planifikimin strategjik.
Është parashikuar shprehimisht mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së posaçme dhe shkarkimi i tyre me shumicë të cilësuar nga KLGJ-ja.
Është bërë një përpjekje për të qartësuar rrethin e funksionarëve që përfshihen nën fushën e kompetencës së gjykatave të posaçme.
Është parashikuar shprehimisht se gjyqtar dhe prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të bëhen vetëm shtetasit që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.
Është parashikuar mundësia e krijimit të nënkomiteteve brenda KLGj dhe KLP.
Janë qartësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve gjyqtarë/prokurorë të KLGj-së dhe KLP-së.
Është bërë përpjekje për zgjedhjen me shumicë të cilësuar nga Kuvendi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Janë përmirësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Është qartësuar imuniteti i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe procedura disiplinore ndaj tyre.
Janë përmirësuar rregullat mbi vazhdimin e qëndrimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i ka përfunduar mandati.
Janë parashikuar rastet e pezullimit nga detyra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Janë qartësuar rastet e papajtueshmërisë në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë funksionarëve të sistemit të drejtësisë.
Është detajuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të GJK, GJL dhe GJLA.
Është ngushtuar rrethi i rasteve për të cilat parashikohet mundësia e moslejimit të ankimit në një gjykatë më të lartë.
Është zgjidhur situata e mosmarrëveshjes së kompetencave midis GJL dhe GJLA.
Ne përshëndesim dhe mbështesim pa asnjë mëdyshje ndërhyrjet përmirësuese që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë në draftin e ri. Rregullimi i të gjitha problematikave të mësipërme, si dhe ndryshimet e tjera teknike që ka pësuar drafti, të cilat janë kërkuar me shkrim nga opozita parlamentare që në shtator 2015, nuk përbëjnë pa asnjë dyshim “tërheqje” të mazhorancës për të “kënaqur” kërkesat e opozitës. Ato janë dhe mbeten vetëm reflektim i pjesshëm i domosdoshmërisë për të çmontuar përpjekjet e mazhorancës për një Reformë në Drejtësi në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe tentativat e qarta për të kontrolluar dhe çimentuar kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
Aktualisht, mbeten ende disa çështje që kërkojnë zgjidhje politike, për të cilat ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT janë shprehur qartë se përsa kohë nuk ka një vendimmarrje politike lidhur me to, ato nuk mund të bëjnë ndërhyrje në draft.
Në fakt, çështjet që kërkojnë vendimmarrje politike janë evidentuar edhe nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij final dhe për të cilat na duhet të vendosim ne, anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar, me qëllim finalizimin sa më parë të këtij procesi, në përputhje me standardet ndërkombëtare nëpërmjet dialogut politik.
Gjithashtu, drafti paraqet edhe disa probleme teknike, të cilat janë evidentuar në mënyrë të plotë nga ana jonë, por për të cilat do të shprehemi në diskutimet e thelluara që do t’i bëhen amendamenteve me qëllim arritjen e synimit të punës së komisionit të posaçëm për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes së draftit. Në fakt, ekzistencën e disa problemeve teknike, e ka konstatuar edhe Komisioni i Venecias në opinionin final, mirëpo është shprehur se: “……..Mbeten disa probleme teknike, por që nuk duhet të jenë të pazgjidhshme. Ky opinion nuk analizon me detaje tekstin e rishikuar, por trajton çështjet kyçe të mbetura që duket se kanë qenë më të debatuara në diskutimin e brendshëm politik gjatë rishikimit të projekt ndryshimeve……” (parag. 8). Edhe ne vlerësojmë se problemet teknike të evidentuara nuk duken të jenë të pazgjidhshme.
Në këtë drejtim, gjejmë rastin t’ju kërkojmë kolegëve të mazhorancës në komision, vullnet të sinqertë politik dhe profesionalizëm, për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje sa më parë për çështjet që mbeten ende të pazgjidhura dhe për të cilat ekspertët ndërkombëtarë presin vendimmarrje politike nga ana jonë, me qëllim adresimin e tyre në draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese. Në veçanti, përpara nesh shtrohen për vendimmarrje politike dy çështje themelore që nuk kanë gjetur ende pasqyrim në draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese, që kanë të bëjnë me garantimin e moskapjes politike të sistemit të drejtësisë, si dhe luftën ndaj korporatizmit.
I. Mbi përgjegjshmërinë dhe luftën ndaj korporatizimit në sistemin e drejtësisë, opozita parlamentare ka shprehur shqetësimin mbi skemën organizative që propozojnë amendamentet kushtetuese. Edhe kjo çështje kërkon vendimmarrje politike, bazuar edhe në konstatimin e Komisionit të Venecias në opinionin final, ku specifikohet se: “…..Në përfundim, i takon ligjvënësit kombëtar që të hartojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave….” (parag. 11). Për opozitën paralamentare, kjo çështje është më shumë me karakter sistemik dhe funksional (që lidhet me funksionimin afatgjatë të sistemit), sesa politik, prandaj edhe besojmë se diskutimet tona të përbashkëta mbi këtë çështje në komision, duhet të jenë të zhveshura nga konsiderata, ndarje apo emocione politike.
Në këtë kuadër, dëshirojmë vëmendjen tuaj mbi skemën që ofrojnë amendamentet kushtetuese, për të gjykuar me ftohtësinë e nevojshme profesionale, nëse kjo është zgjidhja dhe modeli më i mirë i mundshëm që mund të adoptohet nga ana jonë. Sipas amendamenteve kushtetuese krijohen 4 organe (KLGJ, KLP, ILD dhe TDD) për të qeverisur dhe proceduar disiplinarisht gjyqtarët/prokurorët dhe vetë anëtarët e këtyre organeve vetëqeverisëse. Mirëpo, konstatohet lehtësisht se marrëdhënia institucionale dhe funksionale midis tyre, shoqërohet me konflikt të dukshëm interesi, që kontribuon në forcimin e korporatizimit dhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies.
Konkretisht, marrëdhënia midis KLGJ dhe ILD prezanton konflikt interesi. ILD inspekton gjyqtarët, por njëkohësisht inspekton edhe anëtarët e KLGJ, të cilët presupozohen që të jenë të paanshëm dhe të painfluencueshëm gjatë vendimmarrjes disiplinore (për kërkesën e ILD për procedim të gjyqtarëve). Kjo do të thotë që praktikisht, KLGJ në procedimet disiplinore nuk është e paanshme as në dukje e as në thelb. Ky është një nga problemet thelbësore të skemës së re institucionale të propozuar. Standardet europiane ia njohin të drejtën e garantimit të statusit dhe të ndëshkimit të shkeljeve të bëra nga gjyqtarët, vetë KLGJ. Kjo e fundit e strukturuar në nënkomisione është në gjendje që të angazhohet jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve. Me këtë skemë ruhet qoftë parimi i vetërregullimit të sistemit, qoftë parimi i paanshmërisë së KLGJ në vendimmarrje, qoftë edhe parimi i llogaridhënies së KLGJ, e cila i nënshtrohet një kontrolli të jashtëm në veprimtarinë e saj (ka në përbërje 5 anëtarë të jashtëm).
Akoma më i rëndësishëm është konflikti/korporatizimi midis ILD dhe TDD, sipas të cilit nëse TDD është e përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët hetohen nga ILD, atëherë çështjet e inspektuara nga ILD dhe të prezantuara para TDD për vendimmarrje, i nënshtrohen një procesi defektoz, sepse gjyqtarët dhe prokurorët e TDD, subjekt hetimi nga ILD, nuk mund të jenë kurrsesi të paanshëm dhe të painfluencueshëm prej këtij organi. Aq më tepër, gjyqtarët dhe prokurorët që janë subjekt hetimi nga ILD, do të luajnë edhe rolin e gjykatës për shkeljet disiplinore të ILD. Është pikërisht kompetenca e ILD-së për inspektimin e gjyqtarëve/prokurorëve zanafilla e konfliktit të interesit që mbartet tek institucionet e tjera që përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë, siç janë KLGJ, KLP dhe TDD. Kjo për faktin se një gjyqtar apo prokuror nuk mund të jetë njëkohësisht edhe “i hetuar” edhe “vendimmarrës”, përballë “hetuesit” të vet. Kjo situatë duhet shmangur sepse komprometon të gjithë qëllimin për shmangien e korporatizimit dhe krijimin e një mekanizmi llogaridhënës efektiv.
Nga ana tjetër, sipas skemës së propozuar, TDD (gjyqtar/prokuror) vendos në lidhje me masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorin e Përgjithshëm dhe inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Mekanizmi, sipas të cilit TDD dhe KLGJ, shqyrtojnë çështjet e njëra– tjetrës reciprokisht (një gjyqtar anëtar i TDD i nënshtrohet KLGJ në procedimin disiplinor, kurse një anëtar i KLGJ, i nënshtrohet procedimit disiplinor prej TDD!!) ka premisë të madhe për korporatizëm (anëtarët respektivë mund të krijojnë pakte të heshtura mossulmimi ndaj njëri-tjetrit). Po kështu, marrëdhënia midis TDD dhe ILD është korporatiste (shyrtojnë çështjet e njëra-tjetrës reciprokisht. ILD i nënshtrohet vendimmarrjes disiplinore prej TDD, kurse gjyqtarët anëtarë të TDD i nënshtrohen inspektimit disiplinor prej ILD. Edhe kjo situatë mund të krijojë pakte mossulmimi reciprok).
Përsa më lart, vlerësojmë se krijohet një situatë korporatizmi e pastër, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm që ta bëjë sistemin të mbyllur dhe të krijojë kështu premisa edhe më të mëdha për mungesë llogaridhënie të sistemit gjyqësor. Ky është ndoshta defekti më i madh që paraqet skema e re institucionale, e cila kërkon një shqyrtim të kujdeshëm dhe profesional nga ana jonë, për të cilën përfaqësuesit e opozitës janë të gatshëm të diskutojnë pa asnjë ngarkesë politike.
II. Mbi çështjen e moskapjes politike të sistemit të drejtësisë, e cila është më së shumti çështje politike, sesa teknike, zgjidhja e mbrojtur nga mazhoranca për emërimin e të gjithë funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë (anëtarëve të GJK, prokurorit të Përgjithshëm, inspektorit të Lartë të Drejtësisë, 5 anëtarëve të jashtëm të KLGj-së dhe KLP-së, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit pranë GJK) me 3/5 e votave që zotërohen prej saj aktualisht në Kuvend, ka qenë dhe mbetet e papranueshme për ne.
Mbi këtë çështje, Komisioni i Venecias në opinionin final ka bërë të qartë se:
“Në lidhje me metodën e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë, janë të mundshme disa zgjidhje të tjera dhe Parlamenti mund të konsiderojë edhe alternativa të mëtejshme, përkatësisht duke siguruar përfaqësimin proporcional de facto të forcave kryesore politike brenda KLGJ-së. Komisioni i Venecias thekson që i takon ligjbërësit vendas që të përzgjedhë sistemin që së pari do të sigurojë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve më të kualifikuar nga një trupë e përshtatshme ekspertësh dhe së dyti do t’i japë opozitës mundësinë që të ndikojë në zgjedhjen e pjesës “jo-gjyqtarë” të KLGJ-së nëpërmjet kërkesës për shumicë të cilësuar ose në ndonjë mënyrë tjetër. (parag.17)
Konsideratat e mësipërme mund të zbatohen edhe për përbërjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që mund të organizohet sipas të njëjtës logjikë. (parag. 21)
Përndryshe, në situatën aktuale politike, mund të konsiderohet një rregull i përkohshëm (ose një marrëveshje kushtetuese kalimtare) për zgjedhjen e këtyre dy figurave zyrtare me një shumicë më të madhe se 3/5-at (ky rregull do të zbatohej vetëm për zgjedhjen e parë nga legjislatura aktuale ku shumica ka 3/5 at e votave). (parag. 25)
…. për të shmangur ngërçin politik, i cili është tepër i mundur në rast të një pragu tepër të lartë, ligjbërësi mund të konsiderojë modele të tjera alternative të zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së dhe DHSK-së. Thënë kjo, Komisioni i Venecias përsërit që i takon ligjbërësit shqiptar të zgjedhë një sistem të duhur për zgjedhjen e anëtarëve të KPK dhe të gjyqtarëve të DHSK. (parag. 61)
Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes. (parag. 88)
Nga ana tjetër, misionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga opozita parlamentare mbështetjen e njërës prej formulave: (1) Vendi i rezervuar apo (2) votë e transferueshme. Opozita parlamentare, që përpara se të bëhej i njohur opinioni final i Komisionit të Venecias mbi këtë çështje, bazuar në standardet ndërkombëtare, ka konfirmuar qëndrim e vet më datë 17 shkurt 2016, se pranon njërin nga modelet e propozuara nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT më datë 10 shkurt 2016 dhe të sugjeruar më vonë edhe nga Komisioni i Venecias. Fakti që ky model i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT është pranuar nga ana jonë, konfirmohet edhe në materialin që ekspertët e këtyre misioneve i kanë dërguar më 20 prill 2016 ekspertëve të Partisë Demokratike, ku konfirmohet se tashmë i takon vendimmarrjes politike të përzgjedhë modelin e duhur dhe se ato nuk do të bëjnë asnjë rekomandim tjetër për modelin e emërimit të funksionarëve të sistemit. Për këtë qëllim, ne kemi hedhur hapin tonë në drejtim të gjetjes së formulës që zgjidh këtë çështje, bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias, ku në paragrafin 17 sugjerohet modeli i vendeve të rezervuara si zgjidhje e mundshme e problematikës. I mbetet mazhorancës tashmë që të pranojë zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe modelin e propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë.
Mbrojtja me fanatizëm e versionit për emërimin e të gjithë funksionarëve të sistemit të drejtësisë me votat vetëm të mazhorancës parlamentare, në vlerësimin tonë ka qenë dhe mbetet, qëllim i fshehur i mazhorancës parlamentare për të bllokuar miratimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi. Në këto kushte, tashmë i takon mazhorancës parlamentare që të tregojë vullnet real për miratimin e reformës dhe të mbështesë modelin e ofruar nga EURALIUS dhe OPDAT e të pranuar nga opozita parlamentare, duke u tërhequr kështu edhe nga përpjekja e fundit e saj për të siguruar çimentimin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë vlerësojmë se çlirohet nga ngarkesat e panevojshme politike dhe mosbesimi i ndërsjelltë, edhe procesi i diskutimit nen për nen të draftit të amendamenteve kushtetuese.
Nga ana tjetër, parashikimi për rekrutimin në masë në sistemin gjyqësor të kategorive të paracaktuara individësh jashtë Shkollës së Magjistraturës (këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë gjykatave administrative, si dhe ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme, ish-gjyqtarëve ose ish-prokurorëve dhe ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilët kanë të paktën tre vjet), për ne sjell me vete riskun e lartë për politizimin e sistemit të drejtësisë në vend. Në gjykimin tonë secili prej këtyre subjekteve, duhet të konkurrojë në mënyrë të barabartë me çdo jurist, sipas sistemit të zakonshëm të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, nëse dëshiron që në të ardhmen të ushtrojë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit, pa qenë e nevojshme përfshirja e këtij fakti në draftin e amendamenteve kushtetuese.
Gjithashtu, roli që i njihet ILDKPKI-së në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, kërkon domosdoshmërisht forcimin e pavarësisë nga politika të këtij organi, drejtuesi i të cilit aktualisht kontrollohet dhe është emëruar vetëm me mbështetjen e mazhorancës parlamentare. Përveç kësaj, roli që ILDKPKI-ja ka në luftën ndaj korrupsionit në përgjithësi dhe në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë në veçanti, vlerësojmë se justifikon plotësisht ngritjen e këtij organi në nivel kushtetues, duke garantuar pavarësinë nga politika dhe duke i njohur atij status të përafërt (të njëjtë) me strukturat e tjera antikorrupsion (SPAK apo BKH).
III. Në kuadër të diskutimeve tona në nivel parimor mbi draftamendamentet kushtetuese dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, edhe një çështje tjetër, e cila gjithashtu kërkon një analizë të kujdesshme. Sipas dispozitave tranzitore, organet e reja KLGj dhe KLP, ngrihen dhe fillojnë funksionimin brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Nga ana tjetër, ILD ngrihet dhe fillon funksionimin brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Fillimi i funksionimit të KLGj-së shoqërohet edhe me ndërprerjen e mandatit kushtetues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Paraprakisht, dëshirojmë të theksojmë se opozita parlamentare është në favor të ruajtjes së mandatit kushtetues, të të gjitha organeve kushtetuese, funksionarët e të cilëve kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit.
Mirëpo, ndërprerja e mandatit kushtetues të tyre brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, krijon edhe një problem tjetër që kërkon vëmendjen tonë të posaçme.
Ndërprerja e mandatit kushtetues të KLD-së brenda 8 muajve është menduar për shkak të fillimit të funksionimit brenda këtij afati të KLGj-së sipas amendamenteve kushtetuese. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se asnjë nga organet e reja të sistemit të drejtësisë, nuk mund të fillojë funksionimin, pa ju nënshtruar fillimisht procesit të rivlerësimit secili prej anëtarëve të këtyre organeve. Përsa kohë është krijuar perceptimi i drejtë publik, se sot sistemi i drejtësisë vuan nga korrupsioni i lartë, atëherë duhet të sigurohet se në përbërjen e KLGj-së, KLP apo ILD nuk do të shkojnë individë që kanë probleme me integritetin e tyre apo që më parë kanë vënë pasuri si pasojë e veprimtarisë korruptive. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet procesit të rivlerësimit, siç parashikohet në aneksin e amendamenteve kushtetuese.
Realizimi i procesit të rivlerësimit për anëtarët e rinj të organeve kushtetuese (KLGj, KLP dhe ILD) do të kërkonte domosdoshmërisht fillimin nga funksionimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit pranë GJK-së. Edhe anëtarët e këtyre dy strukturave të fundit, duhet t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Ngritja e KPK apo Kolegjit të Posaçëm pranë GJK është parashikuar dhe mund të ndodhë rreth 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Duke konsideruar të nevojshme një periudhë 3-mujore për realizimin e procesit të rivlerësimit të tyre (për shkak se bëhet fjalë për verifikimin e 21 funksionarëve), arrijmë në konkluzionin që KPK dhe Kolegji i Posaçëm nuk mund të fillojnë funksionimin pa kaluar një periudhë 9 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ndërkohë janë rreth 25 funksionarë të organeve të reja që krijohen që duhet t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit nga KPK dhe Kolegji i Posaçëm, proces për të cilin mund të nevojiten 3-6 muaj të tjerë. Në konkluzion mendojmë se fillimi nga funksionimi i KLGj, KLP dhe ILD duhet të mbajë në konsideratë nevojën për mungesën e çdo dyshimi mbi integritetin e zyrtarëve të rinj. Gjithashtu, është e nevojshme që të respektohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës deri në fund të mandatit të tij.
IV. Një tjetër çështje që në fakt nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën e rishikimit të Kushtetutës në kuadër të Reformës në Drejtësi është edhe ndryshimi i propozuar në nenin 6/1 të Kushtetutës aktuale, që ka të bëjë me reformën e dekriminalizimit. Kjo dispozitë kushtetuese është dakordësuar midis palëve politike vetëm 4 muaj më parë dhe për pasojë për ne as që mund të merret në konsideratë mundësia e rishikimit të saj apo ridiskutimit të përmbajtjes së kësaj dispozite kushtetuese. Nëse mazhoranca është penduar për dhënien e konsensusit të detyruar nga faktori ndërkombëtar për reformën e dekriminalizimit, atëherë duhet ta kërkojë hapjen e një diskutimi të posaçëm me fokus vetëm mbi këtë çështje dhe jo të kërkojë që ta bëjë në mënyrë tinëzare pjesë të Reformës në Drejtësi, dëshirën për t’i ikur konsensusit tashmë të arritur për dekriminalizimin.
Për të konkluduar konsideratën tonë të përgjithshme mbi draftamendamentet kushtetuese, duke mbajtur parasysh sa më sipër, në emër të anëtarëve të opozitës parlamentare, shprehim vlerësimin për përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, si dhe kërkesën për të nisur menjëherë diskutimin e thelluar që do të çojë drejt vendimmarrjes politike me qëllim konsensusin e plotë politik për draftin e amendamenteve kushtetuese dhe nisjen e punës për paketën e ligjeve shoqëruese, në zbatim të detyrës që na është ngarkuar ne si komision.
Në këtë drejtim, propozimi i kryetarit të Komisionit të Posaçëm në mbledhjen e fundit, se nga ana jonë duhet të ndiqet procedura e votimit të draftit “në parim”, njëlloj siç bëjnë komisionet e përhershme parlamentare për projektligjet, është ekstra kushtetuese/parlamentare.
Ajo që duhet të ndodhë nga sot e në vijim është vendimmarrja politike për çështjet e nënvizuara nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe nisja e punës për shqyrtimin e thelluar nen për nen të amendamenteve kushtetuese të hartuar nga ekspertët, të cilat duhet të hartohen në mënyrë përfundimtare nga ana e Komisionit të Posaçëm. Paralelisht duhet të nisë dhe të përfundojë puna për paketën e plotë ligjore që do të shoqërojë amendamentet kushtetuese.
Ky konstatim sillet në vëmendjen tuaj për faktin se sipas procedurave kushtetuese dhe parlamentare, si dhe pikës II të vendimit nr. 96/2014 “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në sistemin e Drejtësisë”, Komisioni i Posaçëm ka për detyrë vetëm: “Propozimin për miratim të një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuar me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik”.
Pra, qartësisht detyra jonë është hartimi i draftit që do t’i propozohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se më pas drafti i hartuar nga ana jonë, duhet të ndjekë rrugën kushtetuese të parashikuar në nenin 177 të Kushtetutës, si dhe shqyrtimit e miratimit sipas neneve 77/a dhe 77/b të Rregullores së Kuvendit, duke qenë se edhe amendamentet kushtetuese parashikojnë që procedura e miratimit të ligjit rishikues të Kushtetutës ka vlerë të posaçme dhe i nënshtrohet kontrollit të mëvonshëm të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuptim, Komisioni i Posaçëm dhe Kuvendi duhet t’i qëndrojnë strikt procedurave kushtetuese dhe parlamentare standarde për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Përfundimisht mbështesim në parim ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në draftin kushtetues, me shpresën se edhe mazhoranca ndan të njëjtin vullnet me opozitën parlamentare, për ta çuar përpara realizimin e Reformës në Drejtësi.
ERE do të rishikojë çmimin e energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se do të ketë rishikim të çmimeve të energjisë edhe për konsumatorët fundorë në qershor të këtij viti.
Shoqëritë KESH sh.a, OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. nuk paraqitën Planet e investimeve për vitin 2016. ERE e konsideron planin e investimeve një komponent të rëndësishëm për përcaktimin e të ardhurave të kërkuara për aktivitetet e rregulluara. Aplikimi për planin e investimeve të kompanive të rregulluara normalisht i paraprin paraqitjes së kërkesave për rishikimin e tarifave. Konsumatorët familjarë e blejnë 1 kilovatorë energji me 9.52 lekë, por me shumë gjasa, ky nivel nuk do të mund të ndryshojë një vit larg zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, pasi qeveria do të merrte kosto politike nga ky ndryshim. Megjithëse huatë dhe kreditë e donatorëve për sistemin elektroenergjetik varen në një masë të madhe nga rishikimi me rritje i çmimeve të energjisë.
Enti Rregulltor konfirmon se, KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. nuk kanë paraqitur aplikime për rishikimin e tarifave përkatëse për vitin 2016. Kjo lidhej, ndër të tjera, me përmbushjen e detyrimeve të ligjit të ri të sektorit e veçanërisht me hartimin e Modelit të Tregut të Energjisë si dhe hartimit të akteve të tjera nënligjore dhe rregullatore. Ligji i Sektorit të Energjisë parashikon një periudhë tranzitore për të transferuar aktivitetin e Furnizuesit Publik me Shumicë te Furnizuesi Publik me Pakicë, pjesë e OSHEE sh.a.
Në këtë periudhë tranzitore, kryerja e një analize dhe vlerësimi për të ardhurat e kërkuara për vitin 2016 nga ana kompanive publike, KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. ishte lidhur me llogaritjen e kostove të operimit për të përmbushur aktivitetin në përputhje me kriteret që përcakton ligji, si dhe përditësimin e tarifës për periudhat e mëparshme rregullatore. Ky përditësim, sipas Entit Rregullator, ishte i pamundur të realizohej si pasojë e situatës financiare të trashëguar, e reflektuar kjo te marrëdhëniet e ndërsjella midis tre operatorëve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, si dhe tre kompanitë publike, kanë rëndë dakord pro shtrirjes së efektit të tarifave dhe çmimeve aktuale deri më 30 qershor 2016.
Borxhi në rritje, shpenzimet për interesat në rënie
Ndonëse stoku i borxhit publik që nga viti 2010 është rritur me rreth 300 miliardë lekë, duke shkuar nga 57.71% e PBB në 72.21% të PBB-së, në fund të vitit të kaluar shpenzimet për interesat e borxhit kanë ardhur në rënie.
Një mjedis i ulët interesash si në ambientin e jashtëm dhe në atë të brendshëm ka çliruar buxhetin e shtetit nga pagesat e larta për shërbimin e borxhit. Në vitin 2010 ku interesat ishin në prag të trajektores së uljes, shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit ishin 41,6 miliardë lekë ose 3.3 për qind e PBB-se. Por në fund të vitit të kaluar këto shpenzime ishin 38.6 miliardë lekë ose 2.6 për qind e PBB.
Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, me uljen e normës bazë të interesit me 14 herë që nga viti 2011 duket se ka ndikuar për mbarë në frenimin e shpenzimeve qeveritare se sa në çlirimin e kredisë për ekonominë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave mesatarja e interesave të borxhit të brendshëm nga 8.95 për qind që ishte në vitin 2009 në fund të vitit 2015 arriti në 5.01 për qind. Rënien më të madhe e ka patur interesi i Bonove të Thesarit.
Por teksa shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit të brendshëm janë ulur, por borxhin e jashtëm ato kanë ardhur në rritje. Në fund të vitit 2015 u shlyen 11.2 miliardë lekë interesa për borxhin e jashtëm nga 8.2 miliardë lekë që ishin shlyer më 2014-ën. Në tremujorin e parë të 2016 janë shlyer 1.9 miliardë lekë interesa.
Që nga viti 2015 dhe përgjatë këtij viti vlerat neto ndërmjet borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm janë ngushtuar ndjeshëm. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti borxhi i jashtëm shënoi 556 miliardë lekë, ndërsa borxhi i brendshëm 502 miliardë lekë.
Qeveria shqiptare vijon të këtë një ekspozim të lartë të detyrimeve ndaj operatorëve vendas, sidomos ndaj bankave tregtare në vend, të cilat janë zotëruese pothuajse të të gjithë portofolit të borxhit të brendshëm.
Diversifikimi i portofolit të borxhit qeveritar edhe jashtë tregut vendas ndikon edhe në uljen e kostove të shërbimit të borxhit, pohojnë ekspertët.
Borxhi publik ka shënuar ulje në tremujorin e parë të vitit, duke rënë në nivelin 69% të PBB nga më shumë se 72.2% që ishte në fund të vitit 2015. Kjo edhe për shkak se, buxheti është planifikuar me deficit primar, ku shpenzimet për interesat e borxhit do të jenë më të larta se borxhi i ri.