29.5 C
Tirana
E enjte, 31 Korrik, 2025

Mançini kërkon garanci që të qëndrojë

FILE - A Saturday, May 11, 2013 photo from files showing Manchester City's manager Roberto Mancini during a line up at the start of their English FA Cup final soccer match against Wigan Athletic at Wembley Stadium, London. Manchester City has fired manager Roberto Mancini after conceding the Premier League title to rival Man United and finishing the season without a trophy. The club announced the decision Monday, May 13, 2013, on its website.The Italian is departing after less than four years in charge, having ended the club's 35-year trophy drought by winning the FA Cup in 2011 and then leading the team to its first league title in 44 years the following season. (AP Photo/Jon Super, File)

Shtohen gjithnjë e më shumë dyshimet në lidhje me të ardhmen e Roberto Mançinit në bankinën e Interit. Trajneri italian ka mbetur i zhgënjyer më shumë nga strategjitë në merkato të klubit sesa nga dështimi në arritjen e objektivit të Interit për të hyrë në zonën e Ligës së Kampioneve.
Për sezonin e ardhshëm, Mançini që ka një kontratë me zikaltrit deri në vitin 2017, do të kërkojë nga drejtuesit e klubit investimet e duhura për ta afruar Interin akoma më shumë me skuadrat më të mira në Serinë A. Kërkesa e tij e parë është mbajtja e 5 futbollistëve që përbëjnë boshtin e skuadrës që janë Miranda, Kondogbia, Brozoviç, Perisiç dhe Icardi.
Pjesa tjetër e futbollistëve janë të gjithë të shitshëm, duke nisur nga Handanoviç për të vijuar me Medel, Jovetiç dhe Murillo, me këtë të fundit që konsiderohet si i sakrifikuari i vërtetë i Interit për të shtuar të ardhurat në klub. Nëse Mançinit nuk i plotësohet kjo kërkesë, atëherë trajneri mund të largohet.
Në këtë pikë, sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, dy janë alternativat për të zëvendësuar Mançinin. Opsioni i parë është Leonardo, për të cilin ky do të ishte një rikthim te zikaltrit pas aventurës në sezonin 2010/2011, në të cilin Interi u rendit i dyti dhe fitoi Kupën e Italisë. Ndërsa alternativa e dytë është ajo e Sinisa Mihajloviç, i cili pas aventurës jo pozitive te Milani do të kërkojë të rikthehet në rolin e tij dhe një lëvizje në anën tjetër të Milanos do të ishtë një shuplakë e fortë për kuqezinjtë.

Marca: Deri në fund!

Në javën e parafundit të La Ligës spanjolle Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 3-2 Valencian në “Santiago Bernabeu”, duke i bërë presion deri në fund Barcelonës në Luftën për titull kampion.
E përditshmja spanjolle “Marca” kishte hapur ditën e djeshme me foton e Ronaldos dhe mbishkrimin “Deri në fund”. Një javë para fundit, Reali ndodhet vetëm 1 pikë pas Barcelonës, ndërsa është finalist i Champions League, ku do të luajë përballë Atletikos.
Titulli kampion në Spanjë do të vendoset në sprintin final. 90 minutat e fundit të La Liga-s do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse festa do të jetë e Barcelonës apo Realit. Kjo për faktin se me disfatën 2-1 në fushën e Levantes, Atletico e Madridit doli përfundimisht nga gara për titullin.
Një perlë e Lionel Mesit nga goditje standarde në minutën e 8-të, i hapi rrugën fitores 5-0 të katalanëve në derbin me Espanyol. Një rrjetë që ia lehtësoi punën skuadrës së Luis Enrique, me Luis Suarez që me dy gola mbylli virtulisht sfidën. El Pistolero dyfishoi shifrat në të 52-ën, ndërsa 9 minuta më pas realizoi edhe golin e tretë të Barcelonës. Megjithë fitoren në kasafortë, “blaugranat” vijuan të sulmonin, duke shënuar golin e katërt me Rafinha-n, ndërsa kohë për festë kishte edhe për yllin brazilian, Neymar, 7 minuta përpara fundit të lojës.
Barça me 88 pikë, ndiqet tashmë në renditje nga Reali i Madridit, me një pikë më pak. Skuadra e Zinedine Zidane fitoi 3-2 përballë Valencias dhe shpreson deri në fund te hapi flas i rivalëve. Cristiano Ronaldo zhbllokoi sfidën në “Santiago Bernabeu” pas 26 minutave lojë. Pas tij për Realin shënoi edhe Karim Benzema në të 42-ën, por Valencia nuk u dorëzua. Miqtë shkurtuan diferencën me Rodrigo-n në të 55-ën, që u aktivizua nga stoli ku ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Ronaldo riktheu qetësinë te madrilenët vetëm pak çaste më pas, me golin e dytë personal dhe të tretin për merengues. Por, Reali vuajti deri në fund për të fituar. Valencia shënoi sërish me Andre Gomes në të 81-ën, ndërsa provoi pa sukses të barazonte, pavarësisht inferioritetit numerik, prej kartonit të dytë të verdhë për Rodrigon.
Zhgënjim për Atleticon e Madridit që në mënyrë të pabesueshme u mposht 2-1 në fushën e Levantes dhe i dha lamtumirë shpresave për titullin. Me këtë disfatë, ekipi i dytë i Madridit është 3 pikë larg Barcelonës, me katalanët që kanë avantazhin e përballjeve direkte. Rrjeta e Casadesus në të 30-ën, barazoi avantazhin e shpejtë të Atletico-s me Fernando Torres, ndërsa Giuseppe Rossi me golin e minutës së 90-të i dha fitoren Levantes. “Colchoneros” të Diego Simeone tashmë do t’i përqendrojnë forcat vetëm te finalja e Champions, ku i pret derbi me Realin e Madridit.

Ibrahimoviç bën Milanin të ëndërrojë

Nuk mund të mos e vlerësonin. Ibrahimoviç është zgjedhur për të tretën herë në katër vjet si lojtari më i mirë i Ligue 1, çmim që e merr pas 45 golave sezonalë, mes kampionatit, ku arriti në kuotën e 35 finalizimeve dhe Kupave, duke përfshirë këtu edhe 5 gola në Champions. Çështja qëndron se suedezi 34-vjeçar është në skadencë kontrate dhe lëshon sinjale kontradiktore në lidhje me të ardhmen. Nga njëra anë Ibrahimoviç duket se ndien nostalgji për Italinë dhe Milanin në veçanti, ndërsa në krahun tjetër konfirmon afeksionin e tij për Parisin. “Por nuk e kuptoj se, përse francezët nuk më dashurojnë, pasi jemi njëlloj arrogantë”, deklaroi Ibrahimoviç duke bërë shaka.
Në çdo rast Zlatan nuk e fsheh se e ka ende Milanin në zemër. “Ky ishte sezoni më i mirë i karrierës për mua, por mund të përmirësohem duke punuar shumë. Nuk e di nëse e kam mbyllur këtu, unë bëj pjesën time, pastaj varet nga të tjerët. Kam dëshirë të luaj, por se ku këtë do ta shohim. Me siguri në pak kohë do të vendoset gjithçka. Kam një raport të mirë me Milanin, dhe është klubi më i madh ku kam luajtur. Nuk isha unë, ai që desha të largohesha nga Milani, por të tjerët. Kjo është e kaluara, por nuk e di nëse edhe e ardhmja mund të jetë e kaluara”, tha suedezi.
Gjithsesi vlen të theksohet se, sulmuesi nuk është se e përjashton pistën e qëndrimit te PSG. “Parisi është unik. Kur fola keq për Francën bëhej fjalë vetëm për futbollin. Franca do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën time, askush nuk mund të më heqë atë që kam arritur këtu, por një lidhje funksionon mes dy palëve”, u shpreh Ibrahimoviç.

Arbeloa: E vazhdoj karrierën jashtë Spanjës

Kundër Valencias, Alvaro Arbeloa luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi, i cili do të largohet në merkaton e verës, i falenderoi të gjithë, si klubin dhe tifozët, duke theksuar se ka kaluar një kohë fantastike te “Los Blancos”. Mbrojtësi spanjoll theksoi se për të ishte një nder i madh që ka luajtur me një skuadër si madrilenët. Megjithatë 33-vjeçari pohoi se nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pasi synimi i tij është ta vazhdojë larg Spanjës karrierën.

Roma nuk lëshon terren, Frosinone në Serinë B

Roma bën Romën në “Olimpico” përballë Chievo Veronas, duke arritur një fitore të lehtë që e mban në garë për vendin e dytë të klasifikimit. Skuadra e Luciano Spalletit kaloi pastër 3-0 miqtë në një ndeshje pa histori, ku i pari që kaloi verdhekuqtë në avantazh ishte Radja Nainggolan në minutën e 18, ndërsa mbrojtësi gjerman Rudiger dyfishoi shifrat në të 39-ën, duke shuar përfundimisht shpresat e Chievos për të dalë me një reultat pozitiv nga kryeqyteti. 5 minuta nga fundi, Miralem Pjanic i asistuar nga Francesco Totti shënoi edhe golin e tretë.
Derbi i Genoas foli me gjuhën e skuadrës së Gaperinit që dominoi Sampdorian me rezultatin 3-0.
Dy golat e Susos dhe një i Pavolettit i rikthyen nderin Genoas, që rikthehet fituese në derbin e qytetit bregdetar. Ndërkohë, Fiorentina nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Palermos, duke u dhënë një dorë të madhe skuadrës siçiliane që largohet përkohësisht nga zona e ftohtë me një pikë më shumë se Carpi, pasi në në Modena, Lazio nuk e mëshiroi skuadrën vendase, duke i rrëmbyer një fitore 3-1 që për bardhekaltrit shërben thjesht sa për statistika, ndërsa debutuesit rikthehen në zonën e ftohtë. Në takimet e tjera, Udinese siguroi pikën e mbijetesës në Bergamo ku barazoi 1-1 me Atalantan, ndërsa Frosinone rikthehet në Serinë B, pasi matematika nuk ia lejon të shpresojë te mbijetesa pas humbjes 0-1 ndaj Sassuolos.

Napoli ruan vendin e dytë

Juventusi pëson humbjen e parë pas 26 takimeve, duke rënë në transfertën e Veronës edhe pse tashmë me titullin në xhep. Bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit u dorëzuan në “Bentegodi” 2-1 ku Luca Toni shënoi në ndeshjen e fundit të karrierës përballë publikut të tij. Dukshëm të pamotivuar, bardhezinjtë, zbritën në fushë me një pjesë të madhe të lojtarëve që kanë numëruar më pak ndeshje gjatë këtij sezoni. Alegri kurseu një pjesë të titullarëve dhe kjo u pa në sjelljen e skuadrës që tregoi pak dëshirë për të arritur te fitorja. Verona e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 43, pasi Toni transformoi në gol 11 metërshin.
Ishte Viviani që në të 55-ën dyfishoi shifrat për të shtruar rrugën drejt një suksesi që skuadrës vendase nuk i shërben për asgjë. Në sekondat e fundit, Dybala ngushtoi diferencën.
Një tjetër skuadër torineze u mund në mbrëmjen e së dielës, pasi Torino nuk arriti t’i bënte ballë Napolit. Skuadra e kaltër u imponua 2-1 në “Olimpico”, duke ruajtur pozitat në vendin e dytë të klasifikimit me 2 pikë më shumë se Roma. I përhershmi Gonzalo Higuain shënoi golin e parë në minutën e 12.
8 minuta më pas Callejon siguroi qetësinë e nevojshme për skuadrën e Sarrit me një tjetër rrjetë që e çoi sfidën drejt një rruge pa kthim, pavarësisht golit të shënuar Bruno Peres në minutën e 66.

Gjykata Kushtetuese i heq mandatin Koço Kokëdhimës

Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit të PS, Koço Kokëdhima. Vendimi u mor sot gjatë seancës sgjyqësore. Sipas vendimit të Gjykatës, Kokëdhima ka përfituar 150 tendera publikë. Mandati i deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima u dërgua në Kushtetuese nga Partia Demokratike me akuzën se ka përfituar para publike.
Vendimi i sotëm i Kushtetueses i dha të drejtë pretendimit të opozitës për mandatin e deputetit të Vlorës. Ndërkohë, në seancat e mëparshme Koço Kokëdhima kishte kundërshtuar pretendimin e PD-së, duke thënë se argumenti i opozitës për kompaniën ‘Abissnet’ nuk qëndronte pasi e kishte shitur kur mori mandatin e deputetit në vetën e vitit 2013.

Olsit i duhet RTSH për fondin 20 milionë euro në vit

PD denoncoi dje emërimin në krye të Radio Televizionit të mikut të Olsi Ramës, Thoma Gëllçi. Sekretari Boçi deklaroi se një vendim i tillë është marrë pasi vëllezërit Rama tani kërkojnë dorë të lirë edhe tek buxheti 20 milionë euro në vit i Radio Televizionit.
“Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit dhe me disa tendera dhjetëra milionë euro në vazhdim.
Ja ku është udhërrëfyesi i Edi Ramës, i publikuar dje në disa media.
Ky është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend.
Rregulloje me Olsin dhe e ke të garantuar.
Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit.
Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon.
Nuk është aty për shkak të integritetit apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka. Është aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit. Ja pra, si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion”, u shpreh Boçi.

Më hetuan, më arrestuan, më dëbuan nga Gjermania, por se mbaj mend arsyen!

Kryebashkiaku i Kavajës, Roshi është një fenomen në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar zyrtarisht në institucione. Që në krye të plotësimit të këtij formulari, Roshi pranon se ka ndryshuar emrin. “Emrin e kam pasur Ervin, por e kam ndryshuar në Elvis”, thotë Roshi në formularin e dekriminalizimit. Ky ndryshim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2002, pra 14 vjet më parë dhe për këtë ka edhe vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Por, në formular nuk jepen arsyet se përse Roshit i është dashur të ndryshojë emrin?
Nga formular kuptohet se ky ndryshim i emrit ka ndodhur pas një sërë ndjekjeve dhe dëbimeve që Roshi ka pasur në Mynih të Gjermanisë. Pyetjes në formular nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale, Roshi i përgjigjet me “Po”. Ai thotë se është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, por çuditërisht ai thotë se nuk e mban mend se përse është gjykuar. Ky hetim i Gjykatës ka ndodhur në vitin 2002. Po në mënyrë të habitshme, Roshit nuk i kujtohet as cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Mynihut në Gjermani në lidhje me hetimin penal për të cilin ai është gjykuar.
Pyetjes nëse është caktuar ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale ndaj tij Roshi i përgjigjet me “Po” dhe vendimi është lënë në fuqi ndaj arrestit me burg.
Një tjetër pyetje që ka një përgjigje interesante nga “fenomeni Roshi” i Ramës në krye të bashkive të vendit është nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Përgjigja e kësaj pyetje nga Roshi është “Po”. Ai saktëson se qyteti nga ku është dëbuar është Mynihu dhe ai shton se kjo ka ndodhur përpara vitit 2002, kur ai ndryshoi edhe emrin. Çuditërisht edhe në këtë rast, Roshit nuk i kujtohen arsyet se përse ai është dëbuar nga Gjermania.
Kjo është një pjesë e përgjigjeve që gazeta ka mundur të sigurojë nga formulari i dekriminalizimit që Roshi ka dorëzuar zyrtarisht.
Përgjigjet e mësipërme janë të mjaftueshme që mandati i kryebashkiakut të Ramës që mban mend shumë mirë se kur ka ndryshuar emrin, kur është arrestuar, kur është hetuar dhe kur është dëbuar nga Gjermania, por nuk mban mend arsyen se përse i kanë ndodhur të gjitha këto janë të mjaftueshme që mandati i tij të hidhet në koshin e plehrave.
I mbetet institucioneve të verifikimit të ndërmarrin hapat e tjerë të nevojshëm dhe të përcaktuar me ligj për të zyrtarizuar vendimin dhe kjo kërkon një kohë jo më shumë se dy muaj. Çfarë do të duhet të verifikojnë institucionet është shumë e thjeshtë. I duhet që t’i rifreskojnë kujtesën kryebashkiakut trafikant droge të Ramës për arsyet se përse ai është arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dëbuar nga Gjermania përpara vitit 2002, kohë kur ndryshoi edhe emrin, të cilin e ka Ervin, por që Rama i thërret Elvis.

Investigimi

Nga një investigim i gazetës i bërë kohë më parë rezulton se, kryebashkiaku i Ramës në Kavajë, Roshi rezulton me precedent penalë edhe më parë. Ai gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës, gjë e cila nuk deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë dhe kjo mbetet për t’u verifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi të zgjedhurit e Ramës kanë kryer krime dhe vepra të ndryshme penale me emra të rremë.
Fakti që kryetari i PS për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanë konfirmuar burime zyrtare zviceriane. Pasuria e tij është e pajustifikuar gjatë këtyre viteve. Ai disponon një hotel dhe pasuri të tjera, të cilat në një vend normal nuk do t’i lejoheshin një trafikanti droge qoftë edhe me mandat kryebashkiaku, por do të duhet që të sekuestroheshin. I mbetet drejtësisë që gjatë ditëve të ardhshme të bëjë punën e saj për të verifikuar të gjitha të dhënat nga i zgjedhuri i Ramës në krye të Kavajës përmes blerjes së votave me paratë e pista të drogës.

I dënuari në Gjermani për drogë, në krye të PS së Kavajës

Trafikantët e drogës drejtojnë edhe Partinë Socialiste në Kavajë. Krahas Elvis Roshit, që nga i dënuar për trafik droge në Zvicër, u bë kryetar Bashkie në Kavajë pas kandidimit nga Rama, një tjetër eksponent i trafiqeve të drogës, Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor. Arsyeja pse Rama ka afruar Gentian Dajën dhe madje siç shihet edhe në foton që gazeta boton sot, shfaqet në krahun e djathtë të tij është e kaluara e tij e errët e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në vende të ndryshme të Europës. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Por sot ai ndodhet në krahun e djathtë të Ramës. Ky është modeli i Ramës, futja e njerëzve me precedent penal në postet drejtuese të Partisë Socialiste, e më pas veshja e tyre me pushtet, duke i emëruar në poste të larta drejtuese të administratës publike.

Arben SHAHINI