12.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

UEFA befason Shqipërinë, kontrolle antidoping 10 lojtarëve

UEFA ka befasuar Kombëtaren Shqiptare në grumbullimin e saj në Vienë, teksa skuadra ishte duke zhvilluar seancën stërvitore për miqësoren me Austrinë, më datë 26 Mars. 10 prej futbollistëve iu nënshtruan në mënyrë të befasishme kontrolleve anti-doping. Lajmin e konfirmoi gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha, në një lidhje telefonike për “SportNews”. Disa nga futbollistët e përzgjedhur për t’iu nënshtruar testit anti-doping ishin Abrashi, Cana, Hysaj, Gashi, Xhaka, Memushaj, Berisha, Balaj apo dhe Shala.
Kombëtarja ka zhvilluar dy faza stërvitjesh, pasi De Biasi pjesën më të madhe të kohës nuk kishte në dispozicion lojtarët e sipër përmendur. Gjithashtu trajneri nuk bëri ndonjë provë të madhe për formacionin që do të hedhe në fushë që nga minuta e parë ndaj Austrisë. Kontrolleve nuk do t’i nënshtrohet vetëm Kombëtarja Kuqezi, pasi siç mësohet, UEFA të njëjtin veprim do të ndëmarrë me të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në Kampionati Europian “Francë 2016”.

Holanda homazhe për Cruyff

Homazhe emocionuese në Hollandë-Francë për Johan Cruyff, legjendën e futbollit holandez dhe botëror që u nda nga jeta të enjten në moshën 68-vjeçare. Në minutën e 14 të takimit, i njëjti numër me atë që Cruyff mbajti mbi shpinë, stadiumi ndali në një minutë heshtje për të kujtuar holandezin fluturues.
Më pas duartrokitjet e gjata, të shoqëruara nga një banderolë gjigante e Cruyff, për të kujtuar një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Momente vërtet emocionuese. Ndeshja miqësore në “Amsterdam Arena” ku Franca, rivale e Shqipërisë në Grupin A të Europianit, mposhti 2-3 Holandën nisi që në fillim me një minutë heshtje në  kujtim të viktimave të Brukselit.
Franca kaloi na avantazh shumë shpejt, që në minutën e 6 me Griezman, që shënoi me një të majtë potente dhe precize. Në të 13, një minutë para se tërë stadiumi të ndalej për Cruyff, skuadra e Deschamps, dyfishoi me Giroud që pas një goditje këndi bëri një rrotullim të bukur në zonë. 2-0 në një pjesë të parë që kujtoi të gjitha motivet se pse Franca synon ta fitojë Europianin e shtëpisë dhe se pse Holanda nuk arriti të kualifikohej. Në pjesën e dytë gjithsesi tulipanët reaguan të ndihmuar dhe nga arbitri gjerman Zwayer që nuk pa prekjen me dorë që njollos golin e De Jong. Barazimi erdhi 4 minuta nga fundi me Afellay që shfrytëzoi pasivitetin e mbrojtjes mike në një korne. Por vetëm 2 minuta më pas, Matuidi gjeti golin që vendosi fitoren e Francës me Holandën që nuk mundi ta përshëndesë me një sukses legjendën e saj Cruyff.
Në takimet e tjera miqësore, Zvicra, një tjetër rivale e Shqipërisë në Grupin A, humbi 1-0 në Dublin përballë Irlandës së Martin O’Neill. Në “Aviva Stadium” ndeshja u vendos nga goli pas vetëm dy minutash i Clark. Goditje këndi për të zotët e shtëpisë dhe goditje me kokë e Duffy që zgjati për Clark i cili shënoi.
Kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 29 Marsit, Luksemburgu u mund 3-0 nga Bosnje Hercegovina në Josy Barthel. Në minutën e 73-të, Susiç krosoi nga e djathta për Dzekon me Chanot që në tentativë për t’i paraprirë dërgoi topin në portën e tij. Pas dy minutash, Bosnja dyfishoi, me goditjen e sigurt të Dzekos që u përplas në këmbën e Duriç dhe shkoi në rrjetë. Në finale erdhi dhe goditja perfekte e Miralem Pjaniç që kaloi barrierën mbrojtëse për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.
Humbet në shtëpi Portugalia, që u mposht 1-0 nga Bullgaria me një gol të Marcelinhos në minutën e 19. Për të shënuar Ronaldo që këtë herë imiton Mesin duke humbur një penallti, pasi u mposht në duelin nga pika e bardhë në minutën e 67 nga portieri Stoyanov. Bullgaria bëri atë që Shqipëria e kishte bërë prej kohësh, mposhti në transfertë Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Goli i Marcelinhos mjaftoi që kombëtarja ballkanase të arrijë një fitore, ndërsa ylli i Realit humbi mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 67, kur dështoi nga pika e bardhë.
Bosnja Hercegovina fitoi 3-0 në transfertë ndaj Luksemburgut. Të gjitha golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht Chanot shënoi në portën e gabuar, ndërsa më pas Djuriç e Pjaniç vulosën fitoren e boshnjakëve.
Përfunduan pa gola, ndërkohë dhe dy sfidat e tjera europiane, ajo mes Sllovakisë dhe Letonisë, ashtu si dhe ajo mes Armenisë dhe Bjellorusisë.

Shkresa zyrtare, Ahmetaj bllokon të gjitha investimet

Kur nuk kanë mbushur ende tre muaj nga hyrja në fuqi e buxhetit të vitit 2016, qeveria ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ngurtëson dhjetëra projekte investimesh në të gjithë sektorët e ekonomisë. Syri.net ka mësuar se Ministria e Financave u ka drejtuar të gjitha ministrive të linjës një shkresë zyrtare, përmes të cilës i vë në dijeni në dijeni për pezullimin e projekteve.Në shkresën, e cila është lexuar nga Syri.net Ministria e Financave e justifikon vendimin e pezullimit të investimeve si një hap i diktuar nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në buxhetin e vitit 2016 qeveria ka programuar rreth 60 miliardë lekë për investimet publike. Por gati 9 për qind e kësaj shume ose 5 miliardë lekë janë të kushtëzuara me ecurinë e të ardhurave nga dividenti. Sipas kushtit të rënë dakord me FMN këto 5 miliardë lekë do të kryheshin vetëm nëse administrate fiskale do të mblidhte 5 miliardë lekë nga tatimi i dividentit, çka ishte praktikisht e pamundur.
Kaos me investimet
Në Ministrinë e Transportit janë pezulluar 7 projekte. Ekspertët e kësaj ministrie janë shprehur të habitur kur janë njohur me urdhërin e ministrisë së Financave. Sipas tyre kjo është hera e parë, që qeveria pezullon realizimin e investimeve publike në këtë mënyrë. “Fondi për projektet e cituara në listë është zeruar, çka do të thotë se këto projekte praktikisht janë anulluar,” tha një ekspert i ministrisë së Transporteve, i cili nuk deshi të identifikohej. Në shumë Ministri urdhëri ka krijuar pakënaqësi, pasi procesi i përzgjedhjes së projekteve të anulluar është kryer nga ministria e financave dhe ka qenë jo transparent
Investimet në minimumin historik
Në buxhetin e këtij viti qeveria ka programuar rreth 60 miliardë lekë për investimet publike ose 3.9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Ky është niveli më i ulët i investimeve publike që nga viti 1997, ku shteti praktikisht kishte pushuar së ekzistuari.Por pavarësisht kësaj qeveria është duke e ulur më tej atë. Pezullimi i projekteve me vlerë 5 miliardë lekë e zbret shifrën e investimeve në 3.6 për qind të Prodhimit Kombëtar, çka do të frenojë edhe më shumë ekonominë. Pas vitit 1997 investimet publike kanë qenë gjithmonë mbi 5 për qind të Prodhimit Kombëtar. Por nga viti 2012 ato janë ulur në mënyrë të vazhdueshme për të cekur një nga nivelet më të ulëta historike gjatë këtij viti.

Vritet roja i Centralit Bbërthamor në Belgjikë, terroristët marrin kartën e hyrjes

Persona të paidentifikuar vranë mbrëmë një roje të sigurisë së një centrali bërthamor belg. Roja u qëllua në Cahrleroi, në zonë jo fort larg nga Brukseli. Vrasësit kanë vjedhur kartën që bën të mundur hyrjen në centralin bërthamor, bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure. Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.

Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej. Hetimet e para të personave të arrestuar në Bruksel bënë të ditur se terroristët kishinndërmend të sulmonin edhe centralin bërthamor në Liezh të Belgjikës.

Hetimet për koncesionet e Shëndetësisë, edhe Ikonomi ka firmosur me Beqajn

Hetimet e Prokurorisë për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë do të nisin me pyetjet e zyrtarëve që janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në proces. Gjatë hetimeve, është zbuluar se firma e ministrit Ilir Beqaj nuk është në kontratat e koncesioneve. Dy zëvëndësministrat e Shëndetësisë do të thirren në prokurori lidhur me hetimin që ka nisur për koncesionet që ministria ka dhënë dy vitet e fundit.
Milva Ikonomi që tashmë është ministre e Financave dhe Klodjan Rrjepaj kanë firmosur koncesionet ndërkohë që ministri Ilir Beqaj nuk ka firmë në dosje. Për këtë arsye, Ikonomi dhe Rrjepaj do të merren në pyetje ditët në vijim. Gjithashtu, akuza për korrupsion është rrëzuar dhe kanë mbetur vetëm dy akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Denoncimi, drejtori i OSHEE Shkodër, trafikant droge dhe prostitucioni

Drejtori i Komanduar i OSHEE Shkodër, Ersi Sulejmani është një tjetër person me precedent penal i emëruar në një post të lartë drejtues. Ish-Kryeministri Berisha publikoi denoncimin e një ish-punonjësi të OSHEE nga Shkodra, sipas të cilit drejtori i komanduar i OSHEE për këtë qytet ka qenë i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike si dhe të prostitucionit. Nga ana tjetër, ai tregon se si sot shkodranët përballen me mbifaturimet e OSHEE. “Mirëdita z.Sali Berisha unë që po të shkruaj jam një punonjës i OSHEE Shkodër dhe doja të ju tregoja për drejtorin Rajonal të Komanduar Ersi Sulejmani si njeriu i afërt i Blendi Klosit një ish-trafikant prostitutash dhe i lëndëve narkotike. Ku në Shkodër njihet si mister 30% i çdo tenderi që organizon Drejtoria Rajonale OSHEE Shkodër. Gjobitës biznesesh ku kërkon 3 mijë deri në 5 mijë euro bizneseve për mos t’i ndjekur në bazë të ligjit si gjithë abonentët e tjerë, kur ato kapen me shkelje. Një person imoral ku gënjen vajzat e Shkodrës për një vend punë në këmbim të seksit. Një njeri ku ushtron presjon për t’i larguar nga puna në këmbim të parave, siç hoqi elektricistin me 35 vite punë në elektrik (Ferit Rama) ku pas stresit humbi jetën (infrakt). Po ju shkruaj ju z.S Berisha si zëri i vetëm i së vërtetës, sepse mediat ndodhen akoma në gjumë. Me urdhër të këtij drejtori mbi faturohen mijëra abonent me të pa drejtë për të mbuluar vjedhjen që bëjnë disa biznese në Shkodër me mbrojtjen e tij. Me persona si puna e këtij drejtori (përdurues i rregullt i kokainës dhe imoral) po bën rilindjen e sistemit energjetik kryeministri ynë shoku Edi Rama. Me respekt E.V.Anonim ju lutem”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

220 milionë euro transhi i dytë i gjobës së marrëveshjes së ÇEZ-it “Rama-Fule” për shqiptarët!

Sali BERISHA

Me gjithë performancën e OSHEE, të reklamuar kudo nga Rama si të shkëlqyer, kjo sipërmarrje njoftoi këtë ditë se për shkak të pamundësisë së saj të shlyej borxhet e koheës së Saliut, po i merr një borxh të ri 220 milionë euro BERZH-it dhe madje nxorri dhe një anonim në sportel për të mashtruar qytetarët se ky borxh me garanci sovrane nuk do të rrise përqindjen e borxhit publik?!?! Po gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, si qendron e vërteta?
-Së pari në marrëveshjen kriminale “Rama – Fule” për CEZ-in, Edi Rama mori përsipër që qeveria shqiptare të paguajë të gjitha borxhet që CEZ kishte krijuar me vjedhjet masive dhe keq administrimin që e çuan atë në falimentim.
Me fatura, këto borxhe për sipërmarrjet, tatimet doganat, bankat, etj., arrinin në 630 milionë euro.
-Kështu që Rama, me marrëveshjen me CEZ jo vetëm gjobiti shqiptarët me 630 milionë euro, por i pagoi CEZ-it 120 milionë euro në dorë.
-Rama, për të mbuluar gropën nga kjo vjedhje e madhe që bëri me marrëveshjen e tij, rriti me 24% çminim e energjisë për konsumatorët familjarë dhe 120% për bizneset.
-Por përsëri kjo rritje nuk mjaftoi për të paguar borxhet e ÇEZ-it të falimentuar, prandaj ai tani po merr borxhin e ri prej 220 milionë euro për të shlyer borxhet që ky ja mori përsipër ÇEZ it që t’ja paguaj.
Por ky është vetëm transhi i dytë, se i treti dhe i katërti do jenë edhe më të mëdha!
Përsëri Rama do detyrohet të rrisë çmimin e energjisë deri sa të marrë të plotë gjobën prej 1250 euro që i vuri çdo shqiptari me marrëveshjen e tij korruptive me Fulen!

“Foreign Policy News”: Ministrat e Ramës, pastrim parash dhe trafik droge

Adam B. Fairmont

Më 19 mars të 2016-ës Partia Socialiste e Shqipërisë zhvilloi Kongresin e saj sipas stilit komunist, m’u në zemër të Tiranës, në po të njëjtin pallat ku partia e saj totalitare i mbante kongreset e stilit marksist rreth 30 vite më parë.
Ndërkohë pas skene, gjatë planifikimit të Kongresit të fundit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste pati në kontroll të plotë të gjithë listën e pjesëmarrësve dhe atyre që do të mbanin fjalime në media, e cila ishte e gatshme të regjistronte fjalimet më të spikatura të oligarkisë socialiste.
Auditori i Kongresit të Ramës u njollos nga ministrat e tij, të cilët shquhen për pastrim parash, trafik droge dhe që e shohin PS-në si strehëz për t’i shpëtuar Prokurorisë dhe drejtësisë. Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelët më famëkeq të Europës është i pakrahasueshëm me asnjë lider tjetër në vendet e demokracisë perëndimore.
Gjithashtu projektimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës si një lider i ardhshëm i PS-së, pritet të shkaktojë një tronditje të madhe në partinë e sheikëve të Shqipërisë, por gjithashtu pritet të përkeqësojë nivelin e varfërisë në vend.
Refuzimi i përhershëm i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; refuzimi për të mos përjashtuar nga partia kriminelë ordinerë si Arben Ndoka dhe Armando Prenga, (tashmë ish-anëtarë të Parlamentit), i cili prej gjashtë muajsh vazhdon t’i fshihet drejtësisë; dhe refuzon investigimin e skemës së pastrimit të parave nga ministri i tij i Jashtëm, Ditmir Bushati që është ndotësi më i madh i ajrit në Shqipëri.
Në vitin 1946, regjimi komunist në Shqipëri miratoi reformën agrare; 70 vjet më pas zoti Rama dhe qeveria e tij e braktisën sektorin agrikulturor dhe atë të prodhimit të ushqimeve, pavarësisht punës se rekomandueshme që kishte bërë ministri i tij i Bujqësisë, megjithëse ai i mëparshmi gjithmonë është margjinalizuar nga Kryeministri Rama dhe skuadra e tij.
Në Kongresin e tij socialist Kryeministri përsëriti edhe një herë gjithë mbështetjen e tij ndaj zotit Erion Veliaj, një njeri i George Soros, si një lider i ri të PS-së, gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në klubin e Rilindjes të zotit Kokëdhima, i cili ka rrëmbyer partinë e zotit Rama.
Është alarmante kur sheh se mbështetësit e zotit Veliaj kanë zënë kryesisht shumicën e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ndërsa Saimir Tahiri kryetar i degës së PS-së së Tiranës është parë si delja e zezë e tufës.
Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi, i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të vjetër të PS-së u kryqëzua përmes një sjelljeje të ngjashme me atë të politikanëve të Koresë së Veriut. Qeveria e Ramës është e paaftë dhe një pre e lehtë e influencës së Shtetit Islamik; duhet theksuar se Shteti Islamik ka infiltruar agjentë të tij të mirëtrajnuar në Shërbimet Sekrete shqiptare. Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik. Tirana duhet të ndërmarrë nisma konkrete dhe imediate për të përforcuar kufijtë e saj dhe të forcojë shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe në polici.
Gjithashtu vazhdojnë të qëndrojnë si një tumor malinj figurat komuniste në PS. Siç janë Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, të cilët kërkojnë forcimin e interesave të partisë mbi ato të Shqipërisë. Dhe si rezultat zoti Arben Ahmetaj (një udhëtar pasionant me jet, avion privat), i cili së fundi është bërë dhe ministër i Financave dhe kolegët e tij synojnë që të mbrojnë skemat e tyre të pastrimit të parave, të cilat shtrihen që nga plazhet e Panamasë dhe deri në Oqeanin Indian, duke pasur fillimisht si prioritet zgjatjen e qëndrimit në pushtet të partisë së tyre dhe jo që të shikojnë mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë.
Jeta e anëtarëve të qeverisë së Ramës është mjaft luksoze krahasuar me jetën e 1.5 milion shqiptarëve që jetojnë nën limitet e varfërisë me 5 euro në ditë. Ministrat e zotit Rama kanë privilegje në zyrat publike, ndërsa përdorin makinat më luksoze në treg, si: “Mercedes-Benz S Class”, “Audi A7”, “Audi Q7”, “Volkswagen Touareg”, “Porsche Cayenne” dhe “Jaguars”.
Pavarësisht mbështetjes së fortë të SHBA-së për të promovuar dhe miratuar reformën e dekriminalizimit, që synon të fusë në burg të gjithë politikanët me rekorde kriminale; e gjithë kjo e qartë se zoti Rama është pengesa kryesore e realizimit të kësaj reforme.
Në vitin 2013 shqiptarët nuk do të kishin menduar kurrë se anëtarët e qeverisë së Ramës do të copëtonin burimet e thesarit dhe do të vendosnin taksa të larta mbi supet e shqiptarëve në mënyrë që ata vetë të blinin “Jaguarë” dhe të bënin një jetë luksoze.
Gjithnjë e më shumë borxhi publik ka kapërcyer çdo limit që brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të duhet të paguajnë.
Një legjislacion i komprometuar, i cili fatmirësisht nuk u mbështet nga LSI-ja, ishte një skemë e pastër korrupsioni e shpikur nga zoti Rama dhe synonte të rrezikonte asetet kombëtare të Shqipërisë, të cilat kontrollohen nga një grup oligarkësh që i përkasin sektit të tij.

Shqipëria e fundit në Ballkan për pensionet

Erion Veliaj e ka trumpetuar si një prej arritjeve të tij më të mëdha ligjin e ri të pensioneve. Ky ligji u miratua kur ai ishte Ministër i Mirëqënies Sociale. I gjithë drafti u përgatit dhe u mbrojt në parlament nga dikasteri i tij. Korrikun e vitit 2014, përpara deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Veliaj dha disa argumenta në mbrojtje të projet/ligjit që u miratua më vonë me votat e mazhorancës. Ai tha, veç të tjerash, se skema e mëparshme “karakterizohej nga element të theksuar padrejtëise, pasi disa grupe kontributesh përfitojnë pensione shumë të larta dhe kontribuojnë shumë më pak se të tjerët” dhe se “skema e pensioneve vuan nga një deficit i lartë që e bën financiarisht të papërballueshme në vitet që po vijnë”. A i ka rregulluar ligji i ri këto probleme apo ka dështuar në adresimin e tyre? Naim Hasa, një ekspert i kësaj fushe dhe administrator i një prej shoqërive që operojnë në tregun e pensioneve vullnetare, duke folur për revistën Monitor shprehet se Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket vlerës mesatare të pensionit. Kjo vlerë përllogaritet në rreth 98 euro, ndërsa në Maqedoni ajo është 191 euro dhe në Bosnje rreht 179 Euro. “Ligji i ri nuk u ka dhënë zgjidhje një sërë problemesh që kanë të bëjnë me deficitin e lartë (rreth 1.7 % të PBB), shkallës së ulët të mbulimit apo faktit se gjenerohen kryesisht probleme minimale (65 % të numrit total”, shkruan Monitor, teksa thekson se “Shqipëria ka diferenca të mëdha sa i përket sistemit të pensioneve, si në vlerë mesatare ashtu edhe në shkallën e mbulimit”. E fundit, renditet edhe sa i përket shkallës së mbulimit që tregon vartësinë kontribues-përfitues e që është 1.2  me  1. Revista Monitor thekson se “probleme ka edhe me ritmet e rritjes së vlerës së pensionit ( mesatarisht 7-8%) çdo vit dhe numrit të kontribuesve ( 2-3%).” Nga viti 2005 deri në vitin 2013 deficiti mes të ardhurave nga kontributet dhe përfitimet është rritur me 160%. Ekspertët thonë se deficit vë në rrezik qëndrueshmërinë financiare të pensioneve dhe se këtij problemi, ligji i ri nuk i ka dhënë zgjidhje.

Skema për sistemin privat të detyruar në skemën e pensionit
Shqipëria po diskuton mundësinë për futjen e sistemit privat të detyruar në skemën e pensionit, për ta bazuar atë në tre kolona. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ hodhi idenë e realizimit të një studimi që do të mund të hidhte dritë mbi mundësitë për të zbatuar sistemin e kursimit individual (privat), që mbështetet në konributet që paguan edhe vlerën e shtuar nga investimi i tyre. Kjo do të thotë që një pjesë e kontributit të sigurimeve shoqërore që në total sot llogaritet në 21.6% të mund të shkojë për këtë skemë. Vlera mund të jetë në rreth 3% sipas ndarjes rreth 1.6% të paguhet nga punëdhënësi dhe 1.4% për punëmarrësin. Këto mbeten ende hipoteza, megjithatë burime pranë Këshillit Administrativ thonë se, po shikohen mundësitë që në Shqipëri sistemi i pensioneve të bazohet në tri kolona (i detyruar shtetëror, i detyruar privat dhe vullnetar privat). Aktualisht vetëm në Shqipëri, Bosnje dhe Serbi, zbatohet sistemi shtetëror dhe ai vullnetar.
Ekspertët i bënë të ditura këto gjatë një trajnimi që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi me përfaqësues të mediave për funksionimin e sistemit të pensioneve vullnetare. Sipas specialistëve të AMF-së, Këshilli i Ministrave ka aktualisht në dorë draftin e ri të amendimeve që pritet t’i bëhen projektligjit “Për fondet e pensioneve vullnetare” i miratuar në vitin 2009.
Ndryshimet (miratimi i të cilave është i vonuar) do të qartësojnë më shumë incentivat fiskale që kanë të bëjnë me taksimin e kontributit të paguar në sigurimet e pensioneve vullnetare. Shoqëritë që operojnë në këtë treg, që llogaritet në rreth 6 milionë euro, shprehen se ka pasur paqartësi në zbatimin e lehtësive fiskale. Sipas tyre, ka qenë një lapsus ajo që ka ndodhur deri tani me tatimin e përfitimeve. Me ndryshimet ligjore do të sanksionohet që të tatohet vetëm kontributi i derdhur dhe jo pjesa e përfitimit.
Ligji aktual njeh gjithashtu një vlerë tavan për lehtësitë fiskale që është 250,000 lekë dhe 25% të ardhura vjetore. Sipas shoqërive që operojnë në këtë segment është e nevojshme që të rishikohet ky nivel. Ndryshimet do të zbatohen edhe për një sërë elementësh të tjerë që do të synojnë nxitjen e zhvillimit të këtij tregu që konsiderohet modest, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Për ekspertët e Bankës Botërore që udhëhoqën këtë trajnim shprehen se vendet e rajonit po konsolidojnë sistemet e pensioneve, duke qenë se janë përballë sfidës së plakjes së popullsisë. Gjithnjë e më shumë thonë ekspertët e Bankës Botërore, po ngushtohet hendeku gjinor sa i përket pensioneve. Ndërsa drejtuesi e e shoqërive shqiptare te pensioneve private vullnetare thonë se këto skema kanë një sërë avantazhesh, si: zbatojnë moshën më të hershme për daljen në pension, ofrojnë përfitime më të mëdha, pasi të kthehet edhe investimi i bërë në masën 2-5 herë më i lartë se kontributi i derdhur; nga ana tjetër ky kontribut është i trashëgueshëm. Në lidhje me sistemin aktual të pensioneve në Shqipëri, ata rendisin disa probleme si: deficitin e lartë të financimit që llogaritet në mbi 1.67% të PBB-së; shkallën e lartë të kontribues/përfitues në raportin 1.2-1; shkallën e ulët të zëvendësimit (pension –pagë) 32-35% kundrejt 75% që është norma ligjore; mosfunksionimi për një kohë të gjatë të sistemit privat të pensioneve; sistemi gjeneron kryesisht pensione minimale (65% e numrit total).