32.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Njerëzit rrallojnë edhe kafenë, bie konsumi

Kafeja një nga produktet me popullore në Shqipëri, pas një rritje të admirueshme të importeve vitin që shkoi duket se, po përjeton krizën e konsumit të dobët.
Në tremujorin e parë importet e kafesë kanë rënë me 7 për qind sipas të dhënave nga doganat.
Burimet nga tregu pohojnë se, importet më të ulta reflektojnë dobësitë nga ana e kërkesës. Emigracioni mësohet të jetë një shkak. Mbi 66 mijë shqiptare u raportuan si azilkërkues në vitin 2015 nga EUROSTAT, ndaj ky cilësohet edhe si një argument i mjaftueshëm për uljen e konsumit të disa produkteve bazë siç është edhe kafeja.
Gjatë tremujorit të parë 2016 u importuan 1979 tonë kafe nga 2122 tonë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendenca ka qenë e kundërt në 2015-ën. Ndërsa mallrat e tjerë të akcizës shfaqen dobësi gjatë vitit 2015, sidomos importet e kafesë u rriten me ritme dyshifrore.
Sakaq tregu i konsumit me pakicë të kafesë ka reaguar me ulje të çmimeve. Çmimet e kafesë sipas INSTAT kanë pësuar ulje vjetore në janar–mars 2016 në intervalet -1.3%, -1.6%-për qind.
Si për të gjithë mallrat e tjerë të akcizës edhe për kafenë niveli i taksimit ka ndryshuar disa herë. Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010.
Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.

Mustafi: Ndihem mirë te Valencia

Sa herë që vjen sesioni i merkatove, emri i Shkodran Mustafit është një nga më të përfolurit. Lojtari i Valencias, së fundmi ka përfunduar në “radarët” e Juventusit. Edhe pse ka ende 3 vjet nga kontrata e tij me spanjollët, 24-vjeçari nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga “Mestalla”. Mustafi u shpreh se për momentin ndihet mirë te Valencia, por në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta, duke shtuar se në futboll asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.

Në Spitalin e Traumës mungojnë antibiotikët dhe ilaçet për anestezi

Në Spitalin e Traumës mungojnë antibiotikët prej disa ditësh. Mjekët deklaruan se lëshojnë receta për të sëmurët, për t’i blerë këto ilaçe në farmacitë jashtë spitalit – shkruan Gazeta Shqiptare. Ata thanë se në spital ka mungesa të shumta, por antibiotikët janë më të nevojshmit pasi përdorën për pothuaj të gjithë pacientët. Tjetër shqetësim i mjekëve të Traumës është sasia shumë e vogël e materialeve për anestezi. Ilaçet janë të mjaftueshme edhe për pak ditë dhe më pas ndërhyrjet kirurgjikale nuk mund të kryhen, u shprehën mjekët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vonesa në nëshkrimin e kontratave me firmat farmaceutike ka shkaktuar mungesën e antibiotikëve në Spitalin e Traumës.

Ronaldo drejt rinovimit me Realin

Paris Saint Germain, Manchester United, por edhe Manchester City duhet ta harrojnë Cristiano Ronaldon, sepse sulmuesi portugez do të largohet nga Reali i Madridit vetëm në momentin që gjendja e tij fizike nuk do ta lejojë të luajë në nivelet më të larta. Aktualisht, Ronaldo mund të përkufizohet më së miri me fjalën “shkëmb”, pasi rendimenti i tij gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë me të vërtetë mbresëlënës me luzitanin që shumë rrallë mund të ketë pasur ndonjë problem të vogël fizik. Kjo është një nga arsyet kryesore që te Reali i Madridit nuk duan të humbasin kurrësesi shërbimet e yllit të skuadrës së tyre. Gazeta madrilene “AS” raporton se për disa muaj agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka nisur bisedimet me drejtuesit e Los Blancos për një rinovim të mundshëm të kontratës nga ana e klientit të tij.
CR7-ta aktualisht ka një marrëveshje që e lidh me klubin merengues deri në vitin 2018, por palët po punojnë që 31-vjeçari të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2020 ose 2021. Që nga momenti që ka mbërritur në Madrid, 3-herë fituesi i Topit të Artë ka thyer çdo rekord, duke shënuar një breshëri me gola. Nëse Ronaldo firmos kontratën e re deri në vitin 2021, atëherë ai do të largohej nga Reali në moshën 36-vjeçare ndoshta për të vazhduar një eksperiencë të re në një kampionat më pak kompetitiv si Major League Soccer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë tifozët e Realit mund të marrin frymë lirisht, sepse dëmtimi që pësoi sulmuesi luzitan në ndeshjen ndaj Villarealit nuk është serioz dhe Cristiano do të mungojë vetëm në ndeshjen e ardhshme ndaj Rayo Vallencanos, ndërsa do të mund të zbresë rregullisht në fushë në takimin e parë gjysmëfinal të Championsit ndaj anglezëve të Manchester City-it.

Trump sulmon Hillaryn: Mashtruese nuk ka asnjë shans

Në SHBA, kandidati republikan për president Donald Trump, që shpreson të marrë emërimin  e partisë së tij po e kthen vëmendjen dhe retorikën drejt kryesueses së garës demokrate, Hillary Clinton, pas fitoreve të rëndësishme që ata të dy arritën në Nju Jork këtë javë.
Zoti Trump bëri dje fushatë në Merilend, një nga pesë shtetet që zhvillojnë zgjedhjet paraprake të martën e ardhshme.
“Mashtruesja Hillary Clinton nuk ka asnjë shans. Ajo nuk do të kthejë vendet e punës. Ajo merr vendime të gabuara. E dini se çfarë ka thënë Bernie Sanders për të dy herë. Pikë së pari, ajo nuk është e kualifikuar, goditje e rëndë. Por ai shtoi se, ajo ka një gjykim të gabuar. Ne do ta mposhtim atë keqazi”.
Por zotit Trump i duhet së pari të sigurojë emërimin, për të cilin sfidohet nga senatori Ted Cruz dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, që radhiten pas tij për nga numri i delegatëve dhe mund të duan ta prishin kurorëzimin e tij si kandidat përpara kuvendit të partisë në korrik.
Ndërkohë, Hillary Clinton bëri fushatë të mërkurën në Pensilvani, ku u përmbajt të përmendte Trumpin me emër, por iu referua rivalit të tij, Ted Cruz, i cili ashtu si Trump ka mbajtur një qëndrim të debatueshëm ndaj myslimanëve.
Zoti Trump kërkon të ndalojë përkohësisht myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kandidati Cruz kërkon kontrolle të posaçme në komunitetet myslimane amerikane.
“Kjo është e rrezikshme. Kjo nuk është një retorikë e lirë dhe e drejtë. Ted Cruz flet për etiketimin e amerikanëve myslimanë dhe patrullimet speciale të policisë në lagjet myslimane”.
Rruga e zonjës Clinton për të marrë emërimin demokrat në korrik duket gjithnjë e më e sigurtë, dhe do ta bënte atë të parë grua që fiton emërimin si kandidate për presidente në historinë amerikane.
Zoti Trump ka të ngjarë të përballet me më shumë rezistencë për të siguruar emërimin republikan nëse nuk siguron numrin e kërkuar të delegatëve para kuvendit të partisë.

100 milionë euro nga bankat tek obligacionet

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Interesat e ulëta të depozitave bankare i kanë nxitur individët të zgjerojnë investimet në tituj afatgjatë të borxhit të qeverisë përgjatë vitit 2015. Madje janë braktisur edhe Bonot e Thesarit, duke tentuar obligacionet më afatgjatë 2-5-vjeçare në kërkim të një norme të lartë interesi.
Sipas Bankës së Shqipërisë rritja vjetore e investimeve në tituj të borxhit të qeverisë ishte rreth 18.3 miliardë lekë ose 15% gjatë vitit të kaluar.
Sipas instrumentit, rritja e investimeve në obligacione dhe Bono Thesari, ka qenë përkatësisht 27% dhe 6%, ose 14.1 miliardë lekë (rreth 100 milionë euro) dhe 4.2 miliardë lekë.
Preferenca e publikut ka qenë dukshëm për obligacionet qeveritare, të cilat ofrojnë edhe normën më të lartë të kthimit. Në fund të vitit 2015, investimet e individëve në depozita dhe tituj të borxhit të qeverisë në total janë zgjeruar me pothuajse 3.5% në terma vjetore, ku rreth 1.8% vjen nga zgjerimi i investimeve në tituj të borxhit qeveritar dhe rreth 1.7% nga depozitat në sistemin bankar.
Zhvendosja e individëve nga depozitat në investime në letra me vlerë në kërkim të normave më të larta të kthimit, është më e dukshme në monedhën vendase. Gjatë pjesës së dytë të vitit, depozitat e individëve në lekë kanë rënë me mbi 7 miliardë lekë, kurse investimet e tyre në letra me vlerë në lekë janë rritur rreth 7.7 miliardë lekë, njoftoi Banka e Shqipërisë.
Në lidhje me depozitat në valutë, prirja nuk është e njëjtë. Gjatë periudhës, depozitat e individëve në valutë janë rritur me rreth 18 miliardë lekë, ndërkohë investimet e tyre në letra me vlerë në valutë kanë rënë në masë të papërfillshme, rreth 0.6 miliardë lekë. Përgjithësisht vërehet se vijon prirja që individët t’i investojnë fondet e tyre më parë në depozita në valutë, sesa në letra me vlerë në valutë.

SHBA e shqetësuar për praninë ruse në Siri

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim lidhur me njoftimet se Rusia po dërgon më tepër pajisje dhe personel ushtarak në Siri, ndërsa zyrtari më i lartë i NATO-s thotë se, armëpushimi mbetet mundësia më e mirë për një zgjidhje paqësore të krizës.
“Do të ishte diçka negative për Rusinë, që të çonte pajisje të tjera ose personel ushtarak në Siri”, tha Ben Rhodes, Zëvendëskëshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes dhe të zbulimit thonë se, Rusia e ka rritur vazhdimisht praninë përreth qytetit të rëndësishëm verior të Alepos, në prag të një përpjekjeje të re ushtarake nga forcat besnike të Presidentit sirian Bashar al-Assad.
Në fillim të javës, në një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti Obama theksoi rëndësinë që të gjitha palët t’i mbajnë premtimet e marra kur u arrit marrëveshja e armëpushimit.
Rusia njoftoi në mars se po i tërhiqte pjesërisht forcat ushtarake nga Siria, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se, “ajo ka ruajtur një prani të konsiderueshme ushtarake” në mbështetje të qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad. Zoti Stoltenberg, i cili foli të enjten në Ankara, tha se megjithëse marrëveshja  e armëpushimit e arritur dy muajt e fundit, është nën presion, ajo përsëri përfaqëson shansin më të mirë për paqen në Siri.

Gorbaçov kundër izolimit të Rusisë

Ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u bëri thirrje vendeve perëndimore për të ndalur izolimin e Rusisë dhe t’i japin fund të gjitha sanksione individuale. Ai i bëri këto komente në një artikull të botuar në gazetën e përditshme qeveritare “Rossiyskaya” të enjten.
Zoti Gorbachev, 85-vjeçar, shkruan se Rusia luan një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tha se vendi nuk do të pranojë një rol të dytë përulës.
“Është koha që Perëndimi të heqë dorë nga përpjekjet për të izoluar Rusinë. Izolimi nuk ka qenë efektiv”, shkruan ai, “aq më tepër kur bëhet fjalë për sanksione individuale, të cilat nuk kanë gjasa të  arrijnë ndonjë rezultat. Ato duhet të braktisen të parat, përndryshe, nuk do të ketë dialog apo mundësitë për të rivendosur besimin”, thotë zoti Gorbachev në artikullin e tij.
Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur një pikë të ulët që prej Luftës së Ftohtë, pasi Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe përfshirja e supozuar e Rusisë në kryengritje të armatosur në rajonin lindor të Ukrainës.
Zoti Gorbaçov vuri në dukje bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Rusisë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Siri, dhe shtoi se ky bashkëpunim mund të përdoret si plan-projekt për lehtësimin e tensioneve, duke shkuar përpara.
“Nëse kjo prirje vazhdon, ne duhet ta zgjerojmë atë në sfera të tjera të marrëdhënieve”, shkruan ish-udhëheqësi sovjetik, edhe pse e pranon se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Obama, thirrje Britanisë: Mos dilni nga Bashkimi Europian

Presidenti amerikan Barak Obama ka hyrë mes një debati të ndezur mbi referendumin e 23 qershorit në Britani, në të cilën votuesit do të vendosin nëse vendi i tyre do të mbetet në Bashkimin Evropian apo jo.
Në një artikull të publikuar në gazetën “The Telegraph” pak çaste, pasi Presidenti Obama mbërriti në Aeroportin “Stansted” të Londrës, të enjten vonë, ai i bëri thirrje Britanisë për të qëndruar në BE, duke thënë se ky vendim do ta bëjë Britaninë më të fortë.
“Në fund të fundit, çështja nëse Mbretëria e Bashkuar mbetet pjesë e BE-së, kjo i përket votuesve britanikë të vendosin”, shkruan zoti Obama. “Bashkimi Evropian nuk e zbut ndikimin britanik, por e zmadhon atë. Një Evropë e fortë nuk është kërcënim për udhëheqjen globale të Britanisë, por e forcon këtë udhëheqje”, shkruan zoti Obama.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë një “marrëdhënie të veçantë”, siç shprehen shpesh udhëheqësit e Uashingtonit dhe SHBA e shohin Britaninë si zërin e Uashingtonit në grupin prej 28-vendesh të BE-së.
“Shtetet e Bashkuara shohin se si zëri juaj i fuqishëm në Europë ndikon që Europa të marrë një qëndrim të fortë në botë, dhe e mban të hapur BE-në dhe të lidhur ngushtë me aleatët e saj në anën tjetër të Atlantikut. Shtetet e Bashkuara dhe bota kanë nevojë që ndikimi juaj i madh të vazhdojë, duke përfshirë edhe në Evropë”, shkruan zoti Obama.
Deklaratat e Presidentit Obama tërhoqën kritika të ashpër nga ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja. Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson tha se, udhëheqësit amerikanë kurrë nuk do të pranonin një organizëm si BE-ja për veten e tyre. Zoti Johnson e ka akuzuar udhëheqjen amerikane për hipokrizi për këtë çështje, duke thënë se ai beson se Uashingtoni nuk do të lejonte Kanadanë ose Meksikën, të cilat me Shtetet e Bashkuara janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, për të imponuar ligjet e tyre ose për të diktuar politikat e tyre në tokën amerikane.
Udhëheqësi i partisë së djathtë  “Independence”, Nigel Farage u shpreh me një ton edhe më të ashpër, duke thënë se “presidenti amerikan duhet nxjerrë jashtë”. Të premten, Presidenti Obama ka në plan të takohet me Mbretëreshën Elizabeth, e cila festoi ditëlindjen e saj të 90 një ditë më parë.
Ai do të takohet më pas me kryeministrin David Cameron, ku përveç çështjes së BE-së, do të diskutojnë për luftën kundër grupit Shteti Islamik, përpjekjet për stabilizimin e Lindjes së Mesme, si dhe përpjekjet për t’u marrë me krizën e refugjatëve të Evropës.
Para mbërritjes në Londër, Presidenti Obama mori pjesë në një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Arabinë Saudite.

Dështon ndërmjetësimi i BE në Maqedoni

Bashkimi Europian e anuloi pak para fillimit takimin e planifikuar pёr tё premten (22.04) nё Vjenё pёr zgjidhjen e krizёs politike nё Maqedoni. Zёdhёnësja e Politikёs sё Jashtme tё BE-sё, Maja Kocijançiç, komunikoi nё Bruksel, se takimi i planifikuar nuk do tё zhvillohet.
Katёr partitё kryesore politike ishin ftuar nё bisedimet e Vjenёs, shtoi zёdhёnёsja e BE-sё. Opozita njoftoi, se ajo do t’i bojkotojё bisedimet nёse qeveria nё Shkup nuk i shtyn zgjedhjet e planifikuara pёr nё qershor dhe nёse nuk heq dorё nga amnestia e shpallur prej presidentit Gjorgje Ivanov. Si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja patёn deklaruar, se ndёrkohё nё Maqedoni nuk ekzistojnё kushtet e pёrshtatshme pёr zgjedhje mё 5 qershor.
Kryetari i partisё opozitare LSDM, Zoran Zaev, e anuloi pjesёmarrjen nё takimin e Vjenёs dhe kёrkoi, qё shfuqizohet ligji i diskutueshёm i amnistisё sё shpallur nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ky amnistoi sё fundi tё gjithё politikanёt, tё cilёt janё implikuar nё skandalin e korrupsionit dhe tё aferёs sё pёrgjimeve. Zaev kёrkoi edhe shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare tё shpallura pёr 5 qershor.
Opozita do t’i bojkotojё zgjedhjet, sepse nuk janё pёrmbushur kushtet. Ndonёse Gruevski dha dorёheqjen nё janar, mendohet qё ai vazhdon tё luajё fijet nё prapaskenё.

Paralajmёrim pёr “pasoja tё rёnda”
BE-ja shprehu shqetёsim dhe paralajmёroi pёr “pasoja shumё tё rёnda” pёr Maqedoninё, nё rast se nuk arrihet njё marrёveshje pёr krizёn, qё po vazhdon prej mё shumё se njё viti. Konflikti u shkaktua prej bisedave tё pёrgjuara ilegalisht tё ish-kryeministrit Nikola Gruevski gjatё telefonatave me bashkёpunёtorё tё ngushtё. Regjistrimet dёshmojnё pёr korrupsion nё shkallё tё gjerё, nepotizёm, presion ndaj drejtёsisё dhe nёnshtrim i mediave e kriminalizim i kundёrshtarit politik.
Ditёt e fundit Maqedonia ёshtё pёrfshirё edhe nga protestat masive kundёr vendimit tё presidentit pёr amnistimin e politikanёve tё korruptuar.