21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Plagosja tek Komuna e Parisit, autori është një efektiv policie

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të kompleksit Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Mësohet se i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta ndërsa autori është efektivi i policisë Erjon Goxhara.

Goxhara ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri Lorenc Kosta është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku është duke marrë ndihmën mjekësore.

Goxhara më herët ka qenë pjesë e repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si komandant i repartit.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje.

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit.

 

Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë.

Tri nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta: 

  1. Mollët: Energjia dhe Mbështetja e Sistemit Imunitar Mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre të këndshme por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore gjatë ditës. Mollët gjithashtu përmbajnë një flavanoid të quajtur quercetin, i cili ka veti antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.
  2. Portokallë: Vitaminë C dhe Shëndeti i Zemrës Portokajt janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, e cila është thelbësore për imunitetin dhe shëndetin e zemrës. Gjithashtu, këto fruta ofrojnë një sasi të mirë të fibrave dhe kaliumit, duke ndihmuar në mbajtjen e një tensioni të shëndetshëm të gjakut. Antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në portokajt kanë veti antinflamatore dhe detoksifikuese, të cilat janë të dobishme për të parandaluar sëmundje kronike.
  3. Kivi: Hidratim dhe Fibra Kivi, edhe pse më pak i njohur se mollët dhe portokalli, është një frut fantastik për mëngjesin. Ky frut është i pasur me vitaminë C, e cila është jetike për forcimin e imunitetit. Gjithashtu, kivi ofron një sasi të mirë të fibrave, të cilat janë të dobishme për tretjen dhe ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes. Përmbajtja e lartë e ujit në kivi gjithashtu kontribuon në hidratimin e trupit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në mëngjes pas një periudhe të gjatë pa ujë gjatë natës.

Këto tri fruta – mollët, portokajt dhe kivi – ofrojnë një kombinim të shkëlqyeshëm të shijes, energjisë dhe përfitimeve shëndetësore për të filluar ditën tuaj. Një mëngjes i pasur me këto fruta jo vetëm që ndihmon në një ditë të fortë përpara por edhe kontribuon në një rutinë më të shëndetshme ushqimore në afat të gjatë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës./

Tregu i mbushur me makina të vjetra, rreth 73% e mjeteve në Shqipëri janë me moshë mbi 15-vjeçare

Për periudhën janar-qershor 2024, sipas të dhënave Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, totali i mjeteve që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në regjistrin kombëtar është 914,925 mjete. Të regjistruara për janar -qershor 2023 ishin gjithsej 828,306 mjete.

Tirana-bulevard-trafik-makina-popullsi-Foto-Monitor-scaled

Nga totali i mjeteve për janar-qershor 2024, në regjistrin kombëtar numri i autovetuarave arriti në 738,299. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i autoveturave u shtua 11%.

Për 6 mujorin e parë të 2024-s, autoveturat me moshë mbi 15 vite përbëjnë 73% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”. Numri i autoveturave për grupin mbi 15 vjet për janar-qershor ishte 541,210 autovetura sipas të dhënave të DPSHTRR-së. Krahasuar me të njëjtën periudhë numri i tyre është rritur 11%.

Numri i autoveturave 9 deri 15 vjeçare për janar-qershor 2024 ishte 149,677 autovetura. Numri i tyre u shtua rreth 2%. Në flotën e autoveturave ato zunë 20% të totalit.

Ndërsa numri i autoveturave të moshës 5 deri 8 vite për janar-qershor 2024 ishte 27,672 autovetura apo 57% më shumë se në 2023. Në flotën e autoveturave ato zunë rreth 4% të totalit për periudhën janar-qershor 2024.

Autoveturat e reja, me moshe nga 0 deri 4 vite ishin 19,730. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 33%. Në totalin e makinave të regjistruara ato zenë 2,6%.

Në flotën e autoveturave, të tipologjisë me kambio manuale zunë pjesën më të madhe 56,2% të totalit të tyre që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” për 6 mujorin e parë të 2024-s.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës duke zënë 35% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. Më pas numri më i lartë i autoveturave për janar-qershor 2024 ishte në Durrës me 102,290 autovetura apo rreth 14% të totalit. E ndjekur nga qyteti i Fierit ku autoveturat zënë 9% të totalit në rang vendi dhe më pas në Shkodër ku zënë 7%.

Sipas llojit të markës në 6 mujorin e parë të 2024-s, kryesuan autoveturat e markës “volkswagen” me 140,130 të tilla apo sa 19% e totalit të autoveturave të regjistrit kombëtar. E ndjekur më pas nga marka mercedez benz me një flotë prej 133,137 autoveturash duke zënë 18% të totalit./Monitor

av

“Ku e ke fshehur floririn…?”- Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit: Në vijim të hetuesisë, veç pyetjeve të përgjithshme në lidhje me Jugosllavinë dhe të tjerët, u shtua dhe kërkesa…

Nga Nestor Topençarov

Këtë libër ia dedikoj: Të gjithë bashkëvuajtësve. Familjeve të tyre. Dhe në veçanti, personave që nuk patën mundësi të tregonin odisenë e jetës, gjatë diktaturës komuniste.

                                                                   P A R A TH Ë N I E

Kam lindur në qytetin e Korçës, në 22 tetor të vitit 1953. Nga Shqipëria, jam larguar në muajin tetor të vitit 1990, pasi na u dha e drejta familjarisht, për t’u riatdhesuar në Jugosllavi (sot Maqedonia e Veriut). Në qershor të vitit 1992, emigrova në Itali, ku jetoj edhe sot. Megjithëse jam larguar prej 32 vitesh, lidhjet nuk i shkëputa, pasi Shqipëria ishte vendi i lindjes, ku kalova 37 vite, dhe se një pjesë e gjakut tim, është shqiptar. Vite më vonë, lidhjet me Shqipërinë u përforcuan, pasi edhe gruan e mora nga Durrësi. Vinim çdo vit me pushime, por koha e shkurtër e qëndrimit, bëri që shumë kontakte të ndërpriten. Megjithatë, shokët dhe miqtë e vërtetë kishin mbetur përgjithmonë në zemrën time.

Tre vitet e fundit nuk pata mundësi të vizitoja Shqipërinë. Por gjatë vitit 2022, erdha disa herë. Impenjimi im nga njëra anë dhe rastësia nga ana tjetër, bënë të mundur që të rikrijoj lidhjet me shokë dhe miq, me të cilët kisha dekada pa u parë. Duke ditur të kaluarën time, disa prej tyre më këshilluan të hidhja në letër, atë çka më kishte ndodhur në jetë. Në fillim kjo ide m’u duk utopi, pasi edhe pse kisha qenë nxënës i mirë, në hartime nuk kisha patur prirje. Më pas reflektova. Do të shkruaja thjesht historinë time, ngjarje të vërteta, ku nuk duhej shumë frymëzim. Ndoshta një shkrimtar, këto ngjarje do të dinte t’i paraqiste, ashtu siç di një artist i vërtetë i penës. Ndërsa unë do t’i shkruaj, pa shumë përshkrime: shkurt, thjesht, nudo, ashtu siç kanë ndodhur.

Një diçka tjetër që më shtyu edhe më shumë të shkruaj këtë libër, ishte një intervistë në Tv Klan, të cilën e pashë në tetor të këtij viti, e drejtuar nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Nuk kërkova hakmarrje. Por nuk pata as drejtësi. Me anën e këtij libri, do t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e individëve që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes sime. Dhe sot, po vendos gishtin mbi këto “qenie”, jo për detyrën që ata kanë patur, por për mënyrën se si e kanë kryer atë. Shkrimin tim, do ta filloj me gjyshin, nga ana e mamasë, për të vazhduar me babanë tim, ku do të prek momentet më kyçe të jetës së tyre. Kjo do të ndihmojë lexuesin për të njohur prejardhjen time.

Më pas do të flas edhe për vete. Në këtë libër do të tregoj gjithashtu, edhe disa ngjarje, njëra më dramatike se tjetra, që ju kanë ndodhur njerëzve, të cilët kam patur nderin t’i njoh. Më vjen mirë që janë botuar mjaft libra, mbi vuajtjet dhe persekutimet e “armiqve të popullit” dhe familjeve të tyre nëpër kampe internimi dhe burgje, gjatë diktaturës komuniste. Kam mundur të lexoj disa nga këto vepra. Besoj që ky libër, në mënyrë modeste, do të kontribuojë për të njohur edhe më shumë metodat çnjerëzore të Sigurimit të Shtetit, mënyrën si krijonin akuzat dhe si shkatërronin persona dhe familje për të mbajtur popullin nën terror.

                                                                                                              Autori

                                                                                                         Dhjetor, 2022

KAPITULLI I DYTË

Ishte data 16 tetor, ditë e shtunë. Pasi u ktheva nga puna atë darkë, punova deri vonë për të suvatuar murin e banjës. Që ta mbaroja, kisha marrë lejë edhe për të nesërmen. Ishte koha e fushatës për mbledhjen e mollëve. Në bujqësi, kur ishte kohë fushate, nuk kishte ditë pushimi. Këtë e jetova edhe shumë vite më vonë, kur punova në Ndërmarrjen Bujqësore “Korça”. Si gjithmonë, gjatë këtyre fushatave organizonin edhe lagjet me pensionistët, nxënësit e shkollave dhe ndërmarrjet.

Për gjithë natën ra shi. Në mëngjes, nga ora 05.00 qarkullonte nëpër qytet makina me altoparlant, që jepte njoftimin se aksioni ishte anuluar për shkak të shiut të madh. Pas pak dëgjoj një të trokitur në derë. Mamaja ishte ngritur që më parë, se që kur na arrestuan babanë, gjumin e bënte copa-copa dhe në mëngjes ngrihej shpejt.

Pasi hapi portën pa shoferin e Degës, i cili i kërkoi të përgatitej, se e kërkonin në Degën e Brendshme. Unë desha ta shoqëroja, por mamaja më ndaloi, meqë kisha punuar deri vonë dhe ishte mirë të çlodhesha. Ajo do të shkonte me Ivanën. U bënë gati, por kur dolën te dera, shoferi ndërroi version e u tha, se më kërkonin mua.

U vesha e u përshëndeta me familjarët. Mamaja donte të me jepte ombrellën, por nuk ia mora, pasi rrugën do ta bëja me makinë dhe kur të kthehesha, do të kaloja nën strehët e çative. Përshëndeta shoferin, por ai ma ktheu vetëm me një: “hyp”, të thatë. Kur makina bëri nja 30-40 metra, ktheva kokën për të parë nga shtëpia. Vura re 5-6 persona që kishin dalë nga rrugica dhe po i drejtoheshin shtëpisë time. E kuptova që do të bëhej një kontroll i ri.

Në asnjë nga kontrollet nuk kisha asistuar. Nuk e di, në qoftë se ka qenë rastësi, apo i programuar. Shtëpinë e kisha në një rrugicë me kalldrëm, rreth 200 metra më lart, se monumenti i “Ushtarit të panjohur”. Sapo “Gaz”-i doli në asfalt, shikoj operativin e qytetit, që i ngriti dorën shoferit. “Gaz”-i ndaloi dhe ai hipi në vendin përpara.

Deri sa makina kaloi Kinema “Moravën”, ai bisedonte me shoferin, për kohën e keqe të asaj nate. Më pas si papritur, ktheu kokën mbrapa dhe si i habitur që më pa aty, më përshëndeti. Kur arritëm përpara Degës, i tha shoferit se do të më shoqëronte ai. Çdo gjë ishte e organizuar.

Në shkallët e pallacinës, më priste Irakli Koçollari. Përshëndetjes sime, iu përgjigj me gjestin që ta ndiqja pas. Kaluam në një korridor të pallacinës dhe hymë në një dhomë të pajisur me një krevat mono, një dollap rrobash, një tavolinë, dy karrige e, mbase dhe ndonjë send tjetër, që nuk më kujtohet. Në këtë ambient, hyja për herë të parë. Ishte dhoma e tij e gjumit.

Në ndryshim nga herët e tjera, këtë mëngjes ishte shumë i vrenjtur. Mendova se ndoshta kish ndikuar edhe fakti që për shkakun tim, kishte prishur gjumin herët. Më mbajti në këmbë. Si dukej donte të mbaronte punë shpejt me mua e, pastaj të pushonte.

Më pyeti:

– “Çfarë ke për të thënë”?

– “Asgjë që mund të të interesojë, për askënd”, – ishte përgjigja ime.

Më pa gjithë inat duke shtuar, se këtu nuk flitej për të tjerët, por për mua. Me një zë të egër, më kërkoi të flisja për veprimtarinë time armiqësore. Pasi mori përgjigje negative, më tha se do të më fuste në burg.

Habitem edhe tani, pas 46 viteve, se si këto fjalë, nuk më bënë asnjë përshtypje. Momenti më i vështirë që kisha kaluar, ishte nata e parë pa babanë. Mbase ishin vuajtjet e asaj nate që më bënë të fortë, për të përballuar vështirësitë që do të më ofronte jeta. Ndoshta jo jeta, por diktatura.

– “Jam gati”, – i thashë.

Pasoi heqja e rripit të pantallonave, lidhëset e këpucëve dhe orës së dorës. Pasi kreva këto veprime, ai bëri një telefonatë dhe pas pak u paraqit një polic, të cilin e urdhëroi të më vinte prangat. I zgjata duart, por ai më tha se duhej t’i ktheja nga pas e, t’i bashkoja kurriz më kurriz. Pasi më vuri hekurat, polici më shoqëroi nëpër një korridor, e më pas zbritëm shkallët që të çonin në katin e nëndheshëm.

Aty u hapën disa dyer me shufra hekuri. Në një korridor të madh, ishte një polic i ri që bënte roje. Ky korridor ishte i rrethuar me mjaft dyer, që ishin ato të birucave. Këto dyer kishin një shul të bllokuar nga një çelës. Në një lartësi rreth 1.6 metra, kishin një sportel, që ishte i mbyllur me llamarinë. Morëm drejtimin në një nga këto dyer, para së cilës vura re një palë opinga prej lëkure viçi, ngjyrë kafe të çelur. Polici pasi më hoqi hekurat, më urdhëroi të lija këpucët në korridor dhe pasi hapi derën e qelisë, më futi brenda.

Biruca ishte e vogël, gjysmë e errët. Ishte rreth 2.5 metra e gjatë dhe 1.5 metra e gjerë. Tre të katërtat e saj, ishin nën tokë. Nga ana e brendshme e derës, te sporteli i mbyllur me llamarinë, kishte një rrjetë të dendur prej teli, e cila kishte në qendër një vrimë. Më pas mora vesh, që shërbente për ndezjen e cigares. Në murin sipër derës, afër tavanit, ishte një kamare e vogël, me brinjë rreth 10-12 cm.

Brenda saj ishte një llambë me një dritë të dobët, që rrinte ndezur ditë natë. Nga ana jonë, ishte e izoluar me një rrjetë teli dhe hekura të trashë. Në murin përballë derës, në lartësinë e tavanit, kishte një dritare rreth 30 cm. e gjerë dhe 25 cm. e lartë, nga e cila gjatë ditës hynte fare pak dritë, pasi edhe kjo, përveç hekurave dhe rrjetës, kishte edhe një kapak llamarine, nga ana e jashtme.

Në fillim ju bëra përshkrimin e kësaj qelie, që do të bëhej banesa e ime, për tetë muaj. Periudhën e fundit, prej një muaj e gjysmë, e kalova në dy kaushe të ndryshëm. Në qeli ose birucë, kam qenë pjesën më të madhe të kohës, vetë i dytë, i tretë, por në momente të veçanta edhe vetë i katërt. Në përgjithësi këtu mbanin të pandehurit, gjatë hetuesisë, e deri sa të merrnin dënimin përfundimtar. Më pas të dënuarit i transferonin në kaush. Kaushi ishte një dhomë e madhe me kapacitet 15-20 vetë. Aty zakonisht ishin të burgosur ordinerë, për krime të lehta, dhe pjesa tjetër të dënuar, që prisnin auto-burgun.

Momentin e parë që hyra në qeli, mezi dallova një hije. Më pas, pak e nga pak, sytë m’u mësuan dhe m’u qartësua figura e mëparshme. Ishte një djalë i ri, rreth të tridhjetave, kokëqethur, me një fizik të zhvilluar. Më përshëndeti dhe më ftoi të ulesha. Për fat të mirë, biruca ishte me dysheme druri. Dyshek nuk kishim, vetëm nga dy batanije, që nuk dihej prej sa kohe përdoreshin dhe që besoj se nuk ishin larë ndonjëherë.

Kur i palosnim, që të uleshim gjatë ditës, duhej të bënim kujdes se të mbyste pluhuri. Pas pak ai djalë u prezantua. Quhej Josif dhe ishte nga Tirana. Më tregoi se kishte tentuar të arratisej dhe e kishin kapur nga fshatrat e Bilishtit. Ndërsa unë i tregova, që më akuzonin për armik, pa ditur përse. I shpreha pafajësinë time dhe shpresën, që pasi të sqarohej çdo gjë, do të më lironin.

Besoja ende te drejtësia. Ai buzëqeshi hidhur, duke më thënë se po të arrestoheshe me akuza politike, ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të liroheshe. Në qoftë se brenda 72 orëve, nuk të lironin, do të dënoheshe. Më dukej absurde, por shpejt kuptova të vërtetën e këtyre fjalëve.

Diku nga mesdita, hapet porta e birucës. Polici më bëri shenjë me gisht që të dilja, më vuri hekurat dhe më çoi në zyrën e Reshatit. Ashtu i shkurtër, i trashë dhe i kuq në fytyrë, siç jua kam përshkruar, filloi me insistim të më kërkojë të tregoj për babanë, për të tjerët dhe për vete. Iu drejtova me shoku Reshat. Me tha se nuk isha shoku i tij, se isha armik.

Ky individ dhe shokët e tij, që zotin nuk e besonin, që zotërinjtë e vërtetë të këtij vendi i kishin vrarë, burgosur o internuar, kërkonte ta quaja zotëri. Për babanë nuk dija që të kishte bërë veprimtari armiqësore. Të tjerët, nuk i mora vesh asnjëherë se kush ishin. Kurse përsa më përket mua, e kisha të qartë, se nuk kisha bërë asgjë të paligjshme. Pasi nuk mori përgjigjet që priste, urdhëroi policinë, të më kthente në birucë.

I tregova shokut të qelisë, për hetuesinë time të parë. Më pas rashë në heshtje, duke menduar për pyetjet absurde, të bëra. Për pyetjet që nuk kishin asnjë përgjigje. Erdhi nata dhe ramë për të fjetur. Kur u shtriva, ndjeva një nga dërrasat e dyshemesë që më vrau në një nga veshkat. Atëherë u spostova dhe për fat, pjesa tjetër ishte më e rregullt.

Të nesërmen më morën në hetuesi në mëngjes dhe pasdite. Pyetjet ishin të njëjta. Të njëjta ishin dhe përgjigjet. Edhe në ditët që pasuan, hetuesia vazhdonte nga dy-tre herë në ditë. Kishte raste që më mbanin me orë të tëra. Në ato ditë, presioni ishte shumë i madh. Gjithë ato pyetje, kërcënime nga më të ndryshmet. Ambienti ku më kishin futur, ushqimi i keq që më jepnin. Mendoja se çfarë po na rezervohej për të ardhmen, mua dhe babait. Më shqetësonte shumë, edhe fati i keq i mamasë dhe motrës.

Në ditët në vijim, veç pyetjeve të përgjithshme në lidhje me Jugosllavinë dhe të tjerët, u shtua dhe kërkesa, se ku e kisha fshehur floririn. Reshati, i kuq nga natyra, skuqej edhe më shumë gjatë hetuesisë. Shpesh më afrohej, duke shtrembëruar sytë dhe fytyrën, që të dukej edhe më i llahtarshëm seç ishte, për të më frikësuar. Në një moment, pasi më dha disa shpulla të shpejta, më akuzoi se i nxirrja gjoksin.

Nuk kisha vënë re që kisha bërë këtë veprim. Për mua këto ishin momente të vështira. Megjithatë, m’u kujtuan fjalët e urta të popullit. “Armikut dhe erës, nxirri gjoksin”. Si duket kjo kishte shkaktuar tërbimin e shefit. Siguria që ndjeja tek vetja, gjatë hetuesisë, më bënte edhe më shumë kurajoz.

Ditën e premte, 22 tetor, ditën e ditëlindjes, dhurata e Sigurimit, ishte qethja zero e flokëve. Më kujtohet që flokët na i kishin qethur në këtë mënyrë për herë të fundit, në vjeshtën e vitit 1970. Edhe këtë herë të detyruar, kur bënim zborin në gjimnaz, në repartin ushtarak të Bilishtit. Më pas kur mbaruam zborin njëmujor, kujtoj hidhërimin e drejtorit të gjimnazit, i cili nuk kishte aprovuar këtë veprim, pasi tani shkolla i dukej si një kazermë.

Por ato ishin kohë të tjera. Gjatë hetuesisë, presionet e Reshatit, nuk kishin të mbaruar. Edhe tani, pas 47 vitesh, më kujtohen mjaft nga shprehjet e tij. Njësoj sikur të bisedonte me një kalama. Fliste, që unë (armiku) isha një dhe ata (diktatura) ishin shumë.

Fliste për forcën e Sigurimit, që të bënte të tregoje edhe qumështin e nënës, që kishe pirë. Se më parë ata e ndiqnin lepurin (nënkuptonte armikun) me qerre, kurse tani lepuri, hynte vetë në qerre. Se atë që ta bënte qeveria, nuk ta bënte as perëndia. Për këtë të fundit, kishte të drejtë.

Këto krahasime të tij nuk kishin të mbaruar. Një ditë në hetuesi, asistoi edhe një prokurore. Flora quhej. Filluan një bashkëbisedim ndërmjet tyre, duke më lënë të kuptoja se më priste 80 lekëshi. Në atë kohë, aq ishte vlera e një plumbi. Pas dy javë hetuesie me shefin, më mori në hetim, Irakli Koçollari.

Që në fillim, ai u përpoq të tregohej i sigurt, si një punonjës i Sigurimit, që e njihte mirë zanatin e tij dhe që do të më bënte që unë, të pranoja të gjitha akuzat. Gjatë hetuesisë së tij, më takonte jo vetëm ditën, por sidomos natën. Pas orës 23.00. Disa herë edhe pas mesit të natës, kur nuk kishte as polic shërbimi. Vinte vetë të më merrte e, të më kthente në birucë. Nuk e dija në i mungonte gjumi, apo donte të ma bënte edhe më të vështirë, ekzistencën.

Edhe Koçollari, vazhdoi t’i bjerë fyellit, po në vrimën që i binte Reshati. Siç duket vetëm atë vrimë kishin mësuar. Hetuesinë ma bënte në dhomën e tij të gjumit, aty ku më kishte komunikuar arrestin. Vazhdonte akuzat, për lidhje me jugosllavët dhe për veprimtarinë armiqësore, që kisha bërë. Gjatë gjithë periudhës së hetuesisë, më kanë mbajtur gjithmonë në këmbë. Por, tek Irakliu, isha i privilegjuar, sepse më mbante gjithmonë të lidhur.

Veç kësaj, pati raste që vinte erë alkool, dhe kur filloi të humbasë sigurinë, u bë edhe gojëprishur. Si një rrugaç. Edukata e tij në dukje, “si njeri me shkollë”, kishte mbetur një vizion i largët. Kishte dalë në dritë natyra e vërtetë e tij. Nata në birucë kalohej me gjumë, (në qoftë se do t’i vemë një emër), kurse gjatë ditës me Josifin, tregonim filma e romane, që njëri ose tjetri nuk i dinte. Më pas luanim me tituj filmash.

Ai kishte qenë, që në fëmijëri, shumë i dhënë pas kinemasë. Veç kësaj, kishim marrë një copë të vogël sapuni, me të cilin në një nga batanijet e errëta, bënim vizat e një loje, ku si gurë, përdornim copa të vogla buke. Gjithë kjo më ndihmonte, që truri të qetësohej nga presioni i vazhdueshëm i hetuesisë.

Një mëngjes në birucë na sjellin një djalë të ri, të veshur ushtar. Emrin e kishte Maqo. Bënte ushtrinë në Bilisht dhe shtëpinë e kishte afër repartit. Ai shkonte shpesh natën, pa lejë, të flinte në shtëpi dhe në mëngjes kthehej në kazermë. Atë mëngjes e kishin kapur. Josifi e qetësoi duke i thënë, që për ato pak orë që kishte munguar, do ta falnin. Pasdite e morën në hetuesi, por kur u kthye, Maqo ishte shumë i shqetësuar. Bëhej fjalë për një oficer reparti. E lamë të qetë në hallin e tij.

Ditën tjetër e morën prapë dhe kur u kthye u mbyt në lot. Isha në një moshë 2-3 vite më i madh, kisha një akuzë shumë më të madhe për të përballuar, megjithatë kjo nuk më pengoi, që t’i jepja kurajo. Pasi u qetësua pak, na tregoi se shefi i Sigurimit të Korpusit, i kërkonte që të denonconte Nikon, një oficer me të cilin, Maqo shoqërohej. Ata donin ta dënonin këtë oficer të ri, për agjitacion e propagandë. Niko kishte një gjysh në Amerikë, i cili i kishte dërguar të nipit një radio dore. Këtë radio, ai e kishte marrë në repart.

E kishin pyetur se çfarë muzike dëgjonte Niko dhe çfarë biseda bënte me të. Maqo i qe përgjigjur: “Nuk di të ketë bërë ndonjë të keqe, me të shoqërohem për të përfituar ndonjë lejë”! Atëherë shefi i Sigurimit të Korpusit, i kishte dhënë një shpullë dhe e kishte kërcënuar se do ta dënonte me maksimumin e dënimit, për largimin pa lejë.

Në këtë kohë në zyrë kishte hyrë një oficer i moshuar (zv/shefi i Sigurimit të Korpusit.) i cili pasi përcolli shefin e tij, i kishte folur me shumë dashamirësi. (Loja e policit të mirë dhe atij të keq).

– “Edhe unë kam një djalë, në të njëjtën moshë. Ty të kam si djalin tim dhe më vjen keq që të dënohesh. Prandaj bën mirë të tregosh mbi bisedat që bën Niko për muzikën e huaj dhe për jetën jashtë. Deri nesër, do të të mbroj”.

Këto i kish thënë ai “i miri“. – “Por kur të vish, duhet të m’i thuash të gjitha dhe unë do të liroj. Përndryshe do të kalosh në dorën e hetuesisë”.  Me këto fjalë kishte mbyllur bisedën oficeri i Sigurimit. Memorie.al

Skandal në futbollin zviceran, babai i sulmuesit shqiptar gjuan me çadër trajnerin e Zurich-ut

Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin zviceran në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurich-ut.

 

Skuadra e madhe zvicerane Zurich ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim, megjithatë shqiptarët kanë lënë shije të keqe në këtë sfidë. Kjo sepse babai i sulmuesit Labinot Bajrami ka gjuajtur me çadër trajnerin holandez.

Babai i sulmuesit të talentuar, në minutën e 82-të, në shenjë pakënaqësie pasi trajneri e largoi nga ndeshja e gjuajti me çadër trajnerin Ricardo Moniz.

“Babai i Bajramit nervozohet, e fyen trajnerin dhe hedh çadrën në drejtim të tij”, ka shkrujnë mediat zvicerane.

Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja vazhdoi.

Sipas klubit, zëvendësimi nuk kishte të bënte me performancën e tij, por me sjelljen e Bajramit ndaj trajnerit. Sulmuesi i talentuar kishte reaguar ndaj udhëzimeve të Moniz “me gjuhë shumë vulgare”.

Basha i ftuar në “World Questions” në BBC, diskutim mbi çështjet e Shqipërisë

Kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, do të jetë më 10 shtator pjesë e debatit “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i demokratëve euroatlantikë, fton të interesuarit për t’u bërë pjesë për të dëgjuar dhe për të kontribuar me diskutime.

Më poshtë postimi i plotë:

Më 10 shtator, ditën e martë, do jem pjesë e radio debatit “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond.

Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij aktiviteti për të dëgjuar dhe kontribuar në diskutimin mbi çështjet me rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për të aplikuar për pjesëmarrje, ndiqni udhëzimet në linkun e mëposhtëm:

https://www.bbc.co.uk/showsandtours/shows/world-questions-10sept24?fbclid=IwY2xjawEpfZhleHRuA2FlbQIxMAABHc7sXFGYyrp_3u7Rm9olW-Z-hxx2Ti-jNz1kOWa0aaut-EV0cjs4C72MkA_aem_cvbYPuKrlbqJpqm6NB6MlA

Pjesëmarrja juaj do të jetë një mundësi për të sjellë zërin tuaj në këtë diskutim të rëndësishëm.

—————————

On Tuesday, September 10th, I will be participating in the radio debate “World Questions,” organized by the BBC and moderated by journalist Jonny Dymond.

I invite you to join this event to listen and contribute to the discussion on issues of importance to Albania and albanians.

To apply for participation, please follow the instructions at the link below:

https://www.bbc.co.uk/showsandtours/shows/world-questions-10sept24?fbclid=IwY2xjawEpfZhleHRuA2FlbQIxMAABHc7sXFGYyrp_3u7Rm9olW-Z-hxx2Ti-jNz1kOWa0aaut-EV0cjs4C72MkA_aem_cvbYPuKrlbqJpqm6NB6MlA

Your participation will be an opportunity to bring your voice to this important discussion.

Sherri për pronat mes dy familjeve ku u plagosën 3 vëllezërit, kush janë 2 të arrestuarit! Një i tretë në kërkim (Emrat)

Një sherr për pronat në Fushë Milot për pak është kthyer në tragjedi, pasi është qëlluar me armë zjarri ndaj një personi, ndërsa dy vëllezërit e tij mbetën të dëmtuar rëndë pasi u goditën me sende të forta.

Si pasojë e konfliktit me familjen Murati janë dëmtuar me sende të forta shtetasit me iniciale Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri vëllai i tyre me iniciale E. V., të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy vëllezërit Pëllumb dhe Sokol Muratin, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valdano Murati.

Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

U konfliktuan me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre, Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllanë e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me marrjen e njoftimit se në fshatin Fushë Milot, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kishte mbetur i plagosur me armë zjarri një shtetas dhe ishin plagosur me sende të forta dy të tjerë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. M.

Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të këtij rasti.

“Kam pasur shumë dështime, udhëtimi im po përfundon”/ Testamenti që Alain Delon la më 2019! Lufta e fëmijëve për trashëgiminë miliona dollarëshe! Dëshira e fundit e aktorit ishte…

Aktori legjendar i 106 filmave, Alain Delon u ndaj dje nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai ra në gjumë të qetë në shtëpinë e tij në Douchy afër Parisit, thanë tre fëmijët e tij Alain Fabien, Anouchka dhe Anthony të dielën në mëngjes.

Dëshira e tij e fundit ishte një ceremoni katolike. “Do ta lë botën pa keqardhje. Të gjithë njerëzit vdesin nga pikëllimi”, – shprehej Delon.

Fëmijët kohët e fundit luftuan për trashëgiminë e tij miliona dollarëshe. I lindur në Sceaux, një periferi në jug të Parisit, Delon pati një fëmijëri të turbullt të karakterizuar nga divorci i prindërve dhe përjashtimet e shpeshta nga shkolla, përpara se të shërbente në marinën franceze dhe më vonë të bënte punë të çuditshme në Paris.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë në film në vitin 1957, duke luajtur një vrasës me pagesë në thrillerin “Quand la femme s’en mêle”, me titull “Dërgo një grua kur dështon djalli”. Ky do të ishte i pari nga shumë rolet antihero për Delon, i cili vazhdoi të bëhej një figurë kryesore në filmin evropian në vitet 1960, duke punuar me regjisorë si René Clément (“Plein Soleil”, 1960, me titull “Purple Noon” në Shtetet e Bashkuara), Luchino Visconti (“Rocco and his Brothers”, 1960, dhe “The Leopard”, 1963) dhe Jean-Pierre Melville (“Le Samouraï”, 1967). Në vitin 1968, Delon u kap në një skandal seksual, droge dhe vrasjesh që përfshin shoqërinë e lartë franceze, të njohur si afera Markoviç. Ai u mor në pyetje, por nuk u akuzua kurrë.

Ai gjithashtu u shfaq në shumë prodhime në gjuhën angleze, duke përfshirë filmin antologjik “The Yellow Rolls-Royce” (1964) dhe Western “Texas Across the River” (1966) dhe “Red Sun” (1971), por nuk arriti të përsëriste suksesin që gëzoi në kinematografinë evropiane. Delon fitoi një çmim César, ekuivalentin e Francës me një Oskar, për aktorin më të mirë në 1985 për rolin e tij si një alkoolist në “Historia jonë” e Bertrand Blier.

Aktori gjithashtu u nominua për Golden Globe për interpretimin e tij si Tancredi pasionant dhe pa para në “The Leopard”. Shkëlqimi i tij u zbeh në vitet e tij të mëvonshme, por ai u rishfaq në televizion rreth fundit të shekullit, duke luajtur rolin e detektivëve veteranë në dy miniseritë: “Fabio Montale” (2002).

Në vitin 2005, Delon u dekorua Oficer i Legjionit të Nderit Francez për kontributin e tij në kinematografinë botërore. Ai ishte i martuar me aktoren dhe modelen Nathalie Delon nga viti 1964 deri në vitin 1969 dhe çifti kishte një fëmijë, Anthony. Delon kishte tre fëmijë të tjerë: një djalë, Christian Boulogne, me këngëtaren dhe aktoren Nico, dhe Anouchka Delon dhe Alain-Fabien Delon me aktoren holandeze Rosalie van Breemen. Një ditë pas marrjes së çmimit në Kanë, 20 maj 2019, Alain Delon, iu drejtua fansave të tij për herë të fundit në një letër emocionale që dukej si një testament, sipas “Corriere Della Sera”.

“Pas kësaj Palme të Artë nderi, do të doja të falënderoja të gjithë ata që në një mënyrë ose në një tjetër kanë treguar dashurinë dhe simpatinë e tyre, madje edhe më shumë. Ndërsa udhëtimi im po përfundon, dua t’ju them se kam pasur kaq shumë pasione, kaq shumë dashuri, kaq shumë suksese dhe dështime, kaq shumë polemika, kaq shumë inat, kaq shumë ngjarje të errëta, kaq shumë kujtime, aq shumë takime të humbura dhe takime të improvizuara, aq shumë ulje-ngritje, saqë çmimet nuk janë më shumë se kujtime të kota dhe të largëta. Do të ketë vetëm një gjë që do të shkëlqejë për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj: ju, vetëm ju. Ju që më keni bërë ky që jam dhe që do të më bëni atë që do të jem, më duhet t’ju them vetëm faleminderit, faleminderit, faleminderit! Alain Delon”.

Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare.

Aktori kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës. Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.

Në 12% të shtëpive të banueshme, ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person

Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit.

Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit. Gjithashtu struktura e familjes ka pësuar rënie të ndjeshme në numrin e anëtarëve.

Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person e vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre.

Personat që jetojnë të vetëm në banesa janë zakonisht të moshuar mbi 65 vjeç. Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm.

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.

Siç tregojnë të dhënat e Cens 2023 gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011. Rreth një në katër ose 24,3 për qind kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj.

Shumica e familjeve 82,5 për qind janë pronarë të banesës ku jetojnë, 11,4 për qind zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011, ndërsa banesat e zakonshme të pabanuara zënë 32,9 për qind të totalit.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001./Monitor

“Beqaj është zoti në Shkodër…”/ Ndërhyrjet e Pëllumb Gjokës tek Ilir Beqaj për të ngritur në detyrë policin

Nga Elton Qyno

“Nuk shtyhet me këtë motër q**”; “Beqaj

Teksa në muajin Shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, angazhohen fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark.

Ata urdhërojnë një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte.

Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin Tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqaj, duke ndërhyrë tek ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef anti-korrupsioni në policinë e Tiranës

Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.

Sipas Pëllumb Gjokës në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte pune. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë.

Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant… i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë…thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”

Behar Bajri: “…ok ok…”

Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu…” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa…”.

Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka, flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 Tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”:

Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”.

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”.

Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”.

Pëllumbi ia kthen: “…lereni se do zihen…”

Në 13 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan shefit të sektorit të vrasjeve në policinë e Shkodrës, se i kishte dhënë emrin e tij për transferim, dhe se më pas Beqaj t’ia çonte Ardit, që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Pëllumbi: “…sot ja dhashë emrin Beqes për tek Ard Veliu…”.

Hasanbegaj: ”Ok Vëlla…”.

Në datën 20 tetor 2020, Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës duke e pyetur se ku është më mirë, për të lëvizur çfarë komisariati.

Biseda mes tyre vijon si më poshtë:

“…në Tiranë, vëlla ku është më mirë, çfarë komisariati? Po për zv/shef komisariati…?”

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…aty vetëm Ëngjëlli të bën…”.

Por Hasanbegaj sërish ia kthen:

“…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q**, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k** vëlla”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka i thotë Hasanbegej se për T. Madanin, ka ndërhyrë deputetja e PS në Shkodër, njëherësh ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

“…për T.Madanin ka ndërhyrë Senida Mesi, e askush tjetër…”-shkruan Gjoka.

Por tre ditë më vonë nga kjo bisedë, Hasanbegaj në 23 Tetor komunikon sërisht me Pëllumb Gjokën duke e pyetur si më poshtë:

“…Vëlla Ëhat’s app” dhe “Viber”, më thanë se ka rreth 1 muaj që kanë futur aparaturë në punë SPAK për përgjim. Sot më thanë, i përgjoka dhe SHIK-u…”.

Pëllumbi ia kthen: “S’e di vëlla! Me infot që kam unë, jo…”.

Ndërkohë në një bisedë të 16 dhjetorit 2020, flitet për ndryshimin e Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës, duke e pyetur: “…Ça bëhet, i ke ndonjë njohje këtij rroçkës që çuan, apo kush e njeh këtë…”.

Pëllumbi ia kthen: “…e njeh një shoku im, të shofim tani, po miku më i mirë është Beqja. Beqja është zoti për Shkodrën, për momentin vëlla…”.

Hasanbegaj: “…Po se fërshelleu fare ai vëlla. Kurse Pëllumbi ia ktheu:”…po prit njëherë vëlla, edhe Fatmirit i zgjati pa fund…”.

Ndërsa në 13 janar 2020, pikërisht ditën kur grupi kriminal i Shkodrës kishte arritur të hiqte nga detyra zv/drejtorin e Shkodrës, Lorenc Meta, biznesmeni Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj si më poshtë vijon:

“…sot i thashë Beqes për ty të shkoi për drejtor…po tha..dakort te unë, por kur të ken ndonjë problem…”.