37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Një gotë verë nuk bën dëm? Ekspertët ndryshojnë rekomandimin e tyre: Edhe sasitë e vogla të alkoolit janë të dëmshme

Një birrë apo një gotë verë nuk bën dëm: kjo bindje ka zënë rrënjë në mendjen e shumë njerëzve. Por tani ekspertët e kanë ndryshuar rekomandimin e tyre. Edhe sasitë e vogla të alkoolit janë të dëmshme.

Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë. Ky është përfundimi i arritur nga Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE në studimin”Alkooli është një drogë psikoaktive”. Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt.

Jo vetëm rreziku i varësisë

Sipas DGE, rekomandimi i ri zëvendëson vlerën referencë të publikuar më parë për konsumin e alkoolit. Nuk ka “sasi pa rrezik për konsum të sigurt”. Edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve. Ekspertët identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore.

Në plan afatgjatë, alkooli jo vetëm që mbart një rrezik të varësisë. Sipas ekspertëve, alkooli kontribuon edhe në shfaqjen e sëmundjeve: kancerit (sidomos i gjirit dhe zorrës së trashë), sëmundjeve kardiovaskulare dhe gastrointestinale, diabetit mellitus, në rënien e aftësive kognitive, në sëmundjen Alzheimerit dhe demenca të tjera.

Këto sasi konsiderohen të rrezikshme

Kushdo që vazhdon të pijë alkool duhet të shmangë sasitë e mëdha dhe të ashtuquajturat “pirje të tepërta”. Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë. “Fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë në gji duhet të shmangin përgjithësisht alkoolin”. Për vlerësimin e saj të ri, DGE analizoi disa studime mbi këtë temë.

Prej atje, ekspertët e DGE nxjerrin gjithashtu vlerësime të rrezikut për sasi të caktuara alkooli: një deri në dy gota verë ose një deri në dy shishe birrë në javë konsiderohen me rrezik të ulët, ndërsa deri në pesë gota verë ose dy litra birrë konsiderohen të moderuara. Gjithçka mbi këto shifra, shoqëria e konsideron konsumimin e alkoolit të rrezikshëm. Sipas studimit, nëse doni të jetoni një jetë pa rreziqe, duhet të hiqni dorë plotësisht nga alkooli.

Gjermania – vend me konsum të lartë alkooli

Dokumenti gjithashtu bën të qartë pse këto rekomandime janë veçanërisht të rëndësishme për Gjermaninë: Gjermania konsiderohet një “vend me konsum të lartë” alkooli. “Sasia mesatare e alkoolit të konsumuar në Gjermani është më shumë se dyfishi i sasisë mesatare që pihet në të gjithë botën”, thuhet në dokument. Prandaj, nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar ndërgjegjësimin shoqëror./DW

A po e humbim shansin e turizmit?!

Nga Monitor
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po arrin të ndiqet nga infrastruktura, menaxhimi i mjedisit si plehrat apo ujërat e zeza, kanalizimet, energjia etj., rrezikohen të kthehen në një bumerang për sektorin, që realisht ka potencial të bëhet motori kryesor i rritjes së ekonomisë

Shprehja “fillimi i mbarë është gjysma e punës” nuk po shkon këtë vit për turizmin.

Muajt e parë ishin mjaft optimistë, me hyrjet e të huajve që u rritën me rreth 40% në janar-maj. Shtrirja e sezonit gjatë gjithë vitit ishte një dëshirë prej shumë vitesh, që më në fund u bë realitet.

Shqipëria po tërheq, jo vetëm me plazhin në muajt e nxehtë të verës, por edhe me kulturën, kulinarinë, historinë, trashëgiminë që nga antikiteti, natyrën etj.

Shqipëria u bë “hit” në rrjetet sociale për çmimet e lira, njerëzit mikpritës, sigurinë, alternativat e shumta turistike, ushqimet. Mediat e huaja u joshën sidomos nga Ksamili, i etiketuar si “Maldivet e Europës”.

Kërkesa për njësi akomoduese ishte dyfish më e lartë në raport me vitin e kaluar, duke nxitur shumë vendas të lëshonin shtëpitë e tyre me qira ditore, si në kryeqytet, ashtu dhe në zonat e tjera nga Jugu në Veri.

Nisur nga kërkesa e lartë për njësi akomoduese dhe shtimi i hyrjeve, pritshmëritë ishin shumë të larta për këtë sezon veror. Bizneset, sidomos ato të Jugut, nxituan që të rrisin çmimet.

Njësitë akomoduese u shtrenjtuan deri në 90%. Duhet pranuar që nuk ishte vetëm kërkesa që rriti çmimet. Kostot e mbarëvajtjes së aktivitetit janë shtuar.

Mungesa e punonjësve rriti pagat në Jug, në nivele të tilla prej 1000 eurosh në muaj për punonjësit e shërbimit. Hotelet, ndonëse paguajnë taksat, u detyruan të përballojnë vetë investimet për impiantet e ujërave të zeza.

Rënia e Euros ishte një tjetër faktor që ndikoi negativisht të ardhurat e strukturave hoteliere, që u përpoqën ta kompensonin në çmim.

Në një vend që si avantazh konkurrues kryesor ka çmimet e lira, është normale që rritja e tyre do të frenonte turizmin.

Kjo ndodhi shumë shpejt, teksa filluan ankesat për rënie të pushuesve. Në qershor, ritmet e rritjes së hyrjes së shtetasve të huaj u përgjysmuan në krahasim me 5-mujorin e parë.

Ndikim të ndjeshëm në kërkesë dha edhe largimi i shtetasve nga Kosova, për shkak të heqjes së vizave, reduktimi i popullsisë vendase dhe largimi i pushuesve potencialë shqiptarë, si rrjedhojë e çmimeve të larta.

Gjithsesi, në këto raste, “hyjnë në fuqi” mekanizmat e vetërregullimit dhe çmimet nisën të uleshin sërish, por dëmi në imazh u bë.

Ndërsa tregun e rregullon kërkesë-oferta, duke ekuilibruar çmimet, vendi ka probleme më të thella, që nuk zgjidhen me një të rënë të lapsit.

Prej shumë vitesh, infrastruktura mbetet problematike, teksa investimet u përqendruan vetëm në Jugun e vendit, duke e lënë qendrën pre e një trafiku, që në verë bëhet i paadministrueshëm.

Transporti publik mbetet i çorganizuar dhe turistët e kanë të vështirë të orientohen, për shkak të mungesës së hartës në Google Map.

P.sh., për të shkuar nga Tirana në Vlorë, harta të tregon që fillimisht duhet të shkosh në Rinas dhe atje të marrësh autobusin për në Vlorë! Një raport i fundit i Komisionit Europian e rendit Shqipërinë të fundit në Europë me vetëm 41.6% të ujërave të saj bregdetare që cilësohen të shkëlqyera.

Kjo përqindje është shumë më e ulët se vendi i parë, Kroacia, me mbi 99% dhe Italia, që është nga mesi i 26 shteteve të renditura, me mbi 90%. E njëjta renditje është edhe për ujërat e brendshme, ku Shqipëria është e fundit nga 27 shtete, me 33% të ujërave të saj të shkëlqyera.

Ndryshe nga vendet e tjera, që sipas raportit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të reduktuar ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e ujit, qeveria jonë ua la këtë barrë vetë bizneseve këtë vit, ashtu siç Bashkitë ua lanë vetë strukturave hoteliere detyrimin për të hequr plehrat, ndonëse u merr rregullisht taksën e pastrimit.

Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po arrin të ndiqet nga infrastruktura, menaxhimi i mjedisit si plehrat apo ujërat e zeza, kanalizimet, energjia etj., rrezikohen të kthehen në një bumerang për sektorin, që realisht ka potencial të bëhet motori kryesor i rritjes së ekonomisë.

Rikthehet Seria A, të gjithë duan të rrëzojnë zikaltrit

Pritja përfundoi. Tani fundjavat do të quhen realisht të tilla, sepse rikthehet kampionati më i dashur për shqiptarët: Seria A. Futbolli italian do të ngrejë siparin e konmpeticionit më të rëndësishëm me 4 ndeshje ditën e sotme, ku vëmendja e madhe sigurisht që do të jetë tek 2 skuadrat e Milanos.

inter

Interi kampion do të zbresë në “Marassi” të Xhenoas për të provuar të riniset aty ku u ndal një sezon më parë. Tani fanella peshon më shumë sepse në kraharorin e zikaltërve janë të stampuar “dy yjet” që simbolizojnë 20 tituj kampionë në historinë e kampionatit italian.

MISIONI ZIKALTËR- Zikaltrit e dinë që të rifitojnë titullin kampion nuk do të jetë e lehtë, edhe pse ata konsiderohen si një nga skuadrat favorite nga të gjithë. Ekipi i Simone Inzagit ka ruajtur grupin e futbollistëve të rëndësishëm, formacionin nuk e ka prekur nga merkato dhe për më tepër ka afruar 3 elemente cilësorë si TaremiZielinski dhe portieri spanjoll Martinez. Përveç kësaj, trajneri e njeh mirë ambientin dhe nuk i duhet shumë kohë për t’u përshtatur, në krahasim me të tjerët. Skema do të vazhdojë të jetë e pandryshuar dhe objektivi po ashtu.

TË TJERËT- Mirëpo skuadrat e tjera të mëdha kanë lëvizur dhe kanë bërë revolucion për të tentuar të rrëzojnë Interin nga froni. Sigurisht që koha është në disfavorin e tyre pasi duhen pak javë që të përçojnë idetë në skuadrat e tyre. Napoli ia ka besuar ringritjen Antonio Kontes, ndërsa Juventusi Tiago Motës. Edhe Milani largoi Piolin për të nisur një aventurë me Fonsekën. Sinjalet kanë qenë pozitive.

VËSHTIRËSIA- Mirëpo Interi ka përpara një fakt të pakundërshtueshëm. Në 4 sezonet e fundit, skuadrat që kanë fituar titullin kampion nuk e kanë përsëritur dot këtë histori një vit më vonë. Juventusi ka qenë i fundit që dominoi bindshëm me 9 tituj radhazi dhe ishte Interi që ndali hegjemoninë e bardhezinjve. Kur të gjithë prisnin konfirmimin edhe pse Konte u largua, Inzagi nuk ia doli dot dhe ia dorëzoi titullin kushërinjve.

dddadddssaa

Edhe Milani pati të njëjtin fat, ku Napoli i Spaletit dominoi Italinë. Por vjet ndodhi sërish rokada e madhe. Interi dominoi dhe stërfitoi titullin. A do t’ia dalë edhe këtë vit? Sinjalet e para kuptohen sot. Në 18:30, do të luhet gjithashtu edhe ndeshja ParmaFiorentina, ndërsa në mbrëmje Milani përballë Torinos dhe Empoli-Monza.

“Dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burg”-Vrasja e Egli Progës, skandali me ndryshimin e akuzës për autorin e ngjarjes! Avokati: Prokurorja e çështjes shpërdoroi detyrën!

Prej një jave, opinioni publik është i tronditur për ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë të ndodhur në mes të qytetit të Pogradecit. Ndërkohë që institucionet përgjegjëse, lokale dhe ato shtetërore u përfshinë në një betejë deklaratash, duke marrë secili në mbrojtjen institucionin e vet, ekspertët e fushë së drejtësisë duket se janë më të qartë në gjithçka që solli edhe përballjet e pakuptimta institucionale për rastin e vrasjes së Eglantin Progës.

 

Ekspertët janë shprehur një zëri kundër mënyrës se si është hetuar ngjarja deri në fazën e daljes së autorit për masë sigurimi në gjykatë, ndërkohë që sipas tyre, prokurorja e çështjes ka lënë në duar të një inspektori policie krejt hetimin e aktit. Sipas avokatit Kujtim Ibraj, prokurorja që ka hetuar çështjen ka shpërdoruar detyrën, ndërkohë mjaft i ashpër me institucionet lizgjzbatuese ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

Ai tha për emisionin ‘Opinion’ se ngjarja mund të jetë fshehur edhe nga frika që kanë njerëzit prej personave të caktuar që veprojnë në qytet, ndërsa ka shtuar se sistemi i drejtësisë dhe policia kanë probleme të shumta. E në fakt, problemet, që nga momenti se si u raportua vdekja e 42-vjeçarit, e deri te seanca e përcaktimit të masës së sigurimit, dëshmoi që jo vetëm që nuk është hetuar çështja, por madje u la të kuptohej se vrasësi ishte një person i marrë në mbrojtje nga të gjitha palët.

Edhe pse Policia tha se e kishte referuar ngjarjen si ‘vrasje me dashje’, kryepolici i vendit, në një dalje publike saktësoi se autori e viktima nuk njiheshin njëri me tjetrin. Por ishte e kundërta, ata njiheshin dhe madje i lejonin njëri-tjetrit edhe shakatë. Ose të paktën ky eshët versioni i dalë nga dëshmia e të zotit të lokalit ku ka ndodhur edhe vrasja, ndonëse, u duk se i ndjeri humbi jetën pasi u rrëzua në anë të rrugës.

REAGIMI I AVOKATIT IBRAJ

Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, avokati Kujtim Ibraj, duke folur për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur në Pogradec, tha se ishte një ngjarje tragjike dhe nëse institucionet do të ishin në zbatimin e ligjit, do të ishte tashmë e zbardhur plotësisht. Ibraj tha se lidhur me këtë ngjarje për shkak se institucionet ligjzbatuese nuk kanë zbatuar ligjin ka një seri shkeljesh procedurale. Ai tha se për një ngjarje kaq tragjike Prokuroria e Korçës nuk mund t’ia lërë ngjarjen një inspektori policie.

“Është prokurorja, në rastin konkret, që udhëheq të gjithë veprimet hetimore. Unë nuk e kuptoj se si prokurorja ka lënë në heshtje të gjithë këto veprime”, tha Ibraj.

Ai u shpreh se ndërsa Policia e ka referuar veprën si “vrasje me dashje”, shkon Prokuroria në Gjykatë dhe e klasifikon në “vrasje nga pakujdesia”. “Si arriti Prokuroria në këtë konkluzion? Kemi një ndryshim tërësor për një vepër penale. Vrasja me dashje është 10 deri në 20 vjet burg, ndërsa vrasja nga pakujdesia është nga gjobë në 5 vjet burg. Sipas mendimit tim, Prokurorja është në shpërdorim të pastër të detyrës”, – tha Ibraj.

Në vijim ai u shpreh se nëse ky rast nuk do të zbardhej nga media, do të kalonte ashtu në heshtje, do të mbetej versioni që qytetari humbi jetën pasi ishte rrëzuar sepse ishte i pirë. “Si ka mundësi që Polici ndenji në vendngjarje rreth 30 minuta, dhe nuk njoftonte ambulancën. Si ka mundësi që nga vendi i ngjarjes deri në vendin që është nisur ambulanca janë vetëm 850 metra, si ka mundësi që kjo distancë bëhet për 7 minuta? Veprimet dhe mosveprimet janë të dënueshme, duhet të kemi të tjerë persona që duhet të vihen nën akuzë”, – tha Ibraj. Ai e konsideroi si një rast skandaloz atë që ka ndodhur në Pogradec.

“Si ka mundësi që të lihet në mes të një qyteti, 850 metra larg spitalit, të lihet në trotuar një qytetar dhe të vdesë”, – tha avokati.

REAGIMI I DEPUTETIT SULA

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në një intervistë me “Skype”, në “News 24” komentoi vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Sula tha se përgëzon shoqërinë shqiptare për reagimin e shumtë në lidhje me rastin. Ai tha se ngjarja fillimisht mund të jetë fshehur, edhe për shkak të frikës nga persona që kanë pushtet në zonën e Pogradecit.

“Përgëzoj shoqërinë shqiptare për reagimin. Shpreh ngushëllime për familjen e viktimës. Policia dhe sistemi ynë i drejtësisë janë hallka të dobëta. Ngjarja mund të jetë fshehur nga frika e atyre që kanë pushtet në zonën e Pogradecit. Kishim dhe një ngjarje tjetër të rëndë në Durrës, ku një shef policie shantazhonte një biznesmen që t’i jepte para. Kjo tregon se sistemi ynë, policia e drejtësia, kanë shumë probleme”, – tha Sula.

HETIMET E MUNGUARA

Vrasja e Eglnatin Progës jo vetëm që nuk është zbardhur, por ende nuk është hetuar as në gjendjen fillestare. Janë një mori aktesh që duheshin kryer që ditën e parë dhe të nesërmen e krimit, në vendin e ngjarjes dhe jo vetëm, që në fakt nuk janë kryer as sot. Policia dhe as prokuroria, e për pasojë as materiali hetimor, ende nuk kanë një motiv se përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Po ashtu versioni i vetëm dhe real që ka shërbyer edhe për rikualifikimin e veprës penale bazohet në dëshminë e dhënë nga vetë autori i krimit, i cili është dorëzuar në komisariat rreth 8 orë pas kryerjes së krimit dhe madje në prani të avokatit, ku dëshmia e tij mund të jetë edhe një leksion i mësuar mirë në lidhje me mënyrën se si do ta paraqiste situatën para oficerëve të policisë gjyqësore. Policia dhe as prokuroria, referuar vendimit të gjykatës, nuk kanë bërë të mundur hapjen e telefonit të të ndjerit, ndërkohë që ende nuk janë marrë në pyetje familjarët e viktimës.

Lënia në detyrim paraqitje e tre dëshmitarëve okularë të ngjarjes dhe marrja nën hetim e një inspektori policie, nga ana e prokurores së çështjes ka bërë që zhurma e përballjeve publike mes institucioneve të zëvendësojë nevojën për hetim të hollësishëm të çdo detaji dhe dëshmie që vjen nga vendi ku ndodhi edhe vrasja e babait të dy fëmijëve. Po ashtu, ende nuk janë mësuar rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, nga ku pritet të dalin në pah edhe shkaqet e vdekjes së 42- vjçarit, Eglantin Proga.

Suplementët që ndihmojnë trupin kundër ankthit, simptomat që shfaq

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

 

Njësoj si depresioni, edhe ankthi rrethohet nga stigma dhe shumë njerëz anashkalojnë rëndësinë e trajtimit të tij.

Një gjë e tillë detyron njerëzit të izolohen nga shoqëria dhe të kenë vetëvlerësim të ulët.

Çrregullimet e Ankthit

Ankthi është një çrregullim që ndahet në 6 kategori: çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, paniku, çrregullimi obsesiv kompulsiv, çrregullimi i ankthit social, fobitë dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.

Simptomat e këtyre çrregullimeve janë të ndryshme por kanë të përbashkëta tre veçori: pagjumësinë, nervozizmin dhe vështirësinë në frymëmarrje.

Shumica e këtyre çrregullimeve prekin më shumë gratë.

Një aspekt interesant i njerëzve që vuajnë nga ankthi është se ata janë shumë alertë dhe të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në mimikën e njerzve që nuk vuajnë nga ankthi.

Megjithatë ata kanë tendencën të  futen në një labirint mendimesh dhe konkluzionesh gjë që shkakton konflikte në marrëdhëniet njerëzore.

Suplementët e Nevojshëm Kundër Ankthit

Një studim i kohëve të fundit shpjegon se suplementët e acideve yndyrore omega-3 kanë aftësinë të zbusin simptomat e ankthit tek disa njerëz.

Në terma shkencorë, Omega-3 janë acide yndyrore polio-të-pangopura që nuk prodhohen nga trupi.

Këto acide gjenden me shumicë tek vajrat e peshkut.

Studimet kanë treguar se këto suplementë zbusin inflamacionin dhe largojnë ankthin.

Veç suplementëve, acidet yndyrore Omega-3 janë të mira për trurin, sytë, tensionin e gjakut dhe lëkurën.

Ushqime Të Tjera Kundër Ankthit

Trajtimet më të mira kundër ankthit nënvizojnë rëndësinë jo vetëm të terapive dhe medikamenteve por edhe ushqyerjes.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të konsumojnë më shumë nga ushqimet e mëposhtme:

Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta;

Vezët, të cilat janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe triptophanit, një amino acid që ndihmon për prodhimin e serotoninës;

Farat e kungullit, që janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe zinkut;

Çokollata e zezë, e cila zbut ankthin dhe ul nivelin e stresit sepse përmban sasi të larta të triptophanit;

Kamomili, i cili jo vetëm lufton inflamacionin por edhe ka aftësi qetësuese;

Kosi i cili përmban baktere të shëndetshme siç është Laktobacili që ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit.

“E vranë mjekët”/ 61-vjeçarja humbi jetën tre ditë më parë, familjarët akuzave bluzave të bardha: E dërguam në urgjencë, i thanë ‘Ke ankth e stres’! Vdiq ditën e lindjes

Familjarët e 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit.

 

Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur duke i akuzuar për neglizhencë.

fatjana dajko

Sipas vajzës së 61-vjeçares, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave, por theksoi se mjekia e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë që “ke ankth e stres”.

Por, Klotina Topulli shtoi se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por 61-vjeçarja vdiq sapo mbërriti tek dera e spitalit.

“Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale”, u shpreh e bija.

Ndërsa shtoi: “Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.”

E bija e 61 vjeçares, Klotina Topulli: E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjencën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.

I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po vonohej, morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 09:50 në spital.

Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.

Imzot Zef Oroshi mes atdheut dhe SHBA-së, historia përtej misionit! Takimi me Nolin e pritja e Nënë Terezës në Amerikë! Ndërroi jetë në ’89-ën, pa mundur ta shihte Shqipërinë demokratike

NDUE DEDAJ/ Imzot Zef Oroshi (1912 – 1989) është një figurë e rëndësishme e botës shqiptare të shekullit XX, që pati fatin të ishte nxënës i Dom Ndre Mjedës në Shkodër dhe të shkruante kujtimet për mësuesin e tij, të njihej më 1939, kur ishte student për teologji në Romë, me At Gjergj Fishtën dhe të merrte me dedikim librat e këtij të fundit, të bashkëpunonte me Ernest Koliqin në revistën “Shejzat”, të takonte më 1962 imzot Fan Nolin, të pritej në Vatikan nga Papa Pali VI më 1970, të priste në Amerikë Nënë Terezën më 1973, të ishte në miqësi të ngushtë me Arshi Pipën, të përgatiste për pasardhës Imzot Rrok Mirditën etj. Nuk ishte ipeshkëv, por kishte titullin monsinjor, që jepej për merita të veçanta famullitare e kishtare. Ndërron jetë në vitin 1989, pa mundur ta shihte Shqipërinë demokratike, që kishte qenë ëndrra e ideali i tij i jetës.

 

Është folur e shkruar shumë për Monsinjor Dr. Zef Oroshin këto tridhjetë vitet e fundit edhe në Shqipëri. Janë botuar disa libra kushtuar figurës së tij nga studiuesit shqiptarë në Amerikë etj. Me rëndësi ka qenë sidomos botimi i shkrimeve të tij nën titullin “Log Kuvendit në trinomin Fe – Atdhe – Përparim”, përzgjedhur dhe përgatitur për botim nga Tom Mrija (“Botimet Volaj”, Shkodër, 2019), njëherësh autor i një monografie të zgjeruar kushtuar Imzot Oroshit. Teksa vepra themelore e tij, e vlerësuar dhe nga albanologu i njohur At Zef Valentini, ka qenë “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve”, të cilin ia dhuron Papa Palit VI. Po ashtu me interes është dhe publikimi i dosjes së Dom Zef Oroshit, ku tregohet ndjekja sistematike që i bënte veprimtarisë së tij antikomuniste Sigurimi i Shtetit, teksa ishte në mërgim, ku krijoi e udhëhoqi më përkushtim kishën katolike të shqiptarëve në Nju Jork “Zoja e Shkodrës”.

Në fillimet e tranzicionit, si sprovë e parë për ta bërë sadopak të njohur këndej Atlantikut figurën e At Zefit, qe botuar një monografi e autorit Zef Përgega, me parathënien tonë modeste. Rreth misionit të tij kanë shkruar në vite autorë si Frank Shkreli, Dom Pjetër Popaj, Dom Anton Kçira, Markus Peters, Klajd Kapinova, Leonora Laçi, Pjetër Marku etj. Busti i Imzot Oroshit në Lezhë, vendosur vitet e fundit, është shprehje e nderimit bashkiak dhe komunitar ndaj tij. Personalisht vlerësoj shumë përkujdesjen e nipit të tij, Prend Gjoka, për mbajtjen gjallë të kujtesës së këtij prelati të ndritur përmes kontakteve me studiuesit, gjurmimit të dëshmive gojore, promovimit dhe shpërndarjes së librave kushtuar Imzotit, ndihmesës për bërjen e dokumentarëve etj. Një burrë i fisëm, i kulturuar, plot urtësi, si vetë paraardhësit e derës së tij të mirënjohur.

Prej vitesh më rri si një “urdhër” porosia e Imzot Rrok Mirditës për ndriçimin e kësaj figure kishtare, që ai vetë e kishte pasur si atin e tij shpirtëror. Pas predikimit që do të bënte në kishën e “Dom Lleshit” në Lezhë për Heroin Kombëtar, aty nga viti 2003, Dom Rroku më pati thënë: “Kam shumë materiale rreth Dom Zef Oroshit dhe nëse do të shkruash, t’i jap me kënaqësi”; ashtu siç rreth kësaj figure interesante na ka folur sa herë dhe Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta.

Ky tekst është ripunim e pasurim i një shkrimi tonë të tetorit 2015, ku ikja e bujshme e Imzot Oroshit jepet sipas dëshmive të familjarëve, pasi të vërtetën e asaj ikje askush nuk e dinte më mirë se vetë protagonisti dhe njerëzit e tij të afërm.

PRIFTI QË E SHPËTOI POPULLI I UNGREJT NGA ARRESTIMI MBAS MESHËS

Jeta e Dom Zef Oroshit (Çokut), prift i Abacisë së Mirditës, është një histori qëndrese, ngaqë ai mundi me i shpëtue me trimëri ndëshkimit komunist. Ai vetë nuk do ta dëshironte asesi një histori përtej misionit, por kjo ishte natyra e regjimeve totalitare, që çdo individ të njohur dhe çdo fushë të jetës, qoftë ajo edhe e besimit, ta trajtonin politikisht deri në skajshmëri. Dhjetëvjeçari i parë pas Luftës së Dytë Botërore duhet të ketë qenë ndër më të vështirët e shqiptarëve. Lufta që shporri pushtuesit, kishte vendosur regjimin komunist ateist, për të cilin nuk kishte asgjë të pranueshme nga kleri dhe feja. Kështu dhe Dom Zef Oroshin, oroshas i lindur në fshatin e vogël Kaftallë (Mirditë), diplomuar në Romë në vitin 1940 për teologji e filozofi dhe shuguruar meshtar nuk mund ta priste një fat më i mirë se paraardhësit e tij, që ose ishin ekzekutuar si “armiq të Partisë”, ose ishin futur në burg e ata që kishin mbetur i priste ndëshkimi i radhës. Ishte thjesht çështje kohe se kur do të binte dhe mbi të “Shpata e Demokleut”.

Dhe dita vjen edhe për meshtarin e Dekanatit të Dibrrit, një ditë e trishtë dimrake e janarit të vitit 1952. Sigurimi i Shtetit do të arrestonte Dom Zef Oroshin, famullitar i Ungrejt, lokaliteti i Kashnjetit, pasardhës i Dom Ndue Cubit, Dom Prend Ungrejt, Dom Ndre Simonit, Dom Pjetër Melgushit, Dom Nikollë Laskës, Dom Prend Brungës, Dom Prend Qafalisë, Dom Nikollë Lulit etj. Në vitet ’20-të të shekullit XX, Ungrej kishte qenë për disa kohë qendër e Nënprefekturës së Mirditës. Bënte ftohtë dhe pylli sipër kishës mërdhihte bashkë me njerëzit. Meshtari po çonte meshën e së dielës në kishën “Shën Maria Magdalenë”, ku kishte dhe pagëzime fëmijësh. Një heshtje ishte nderur si re e përhimtë mbi Malin e Velës, deri poshtë në Fushën e Mirë, Qafën e Pazarit dhe kodrën e Butmit, ku qëndronte stoike Kisha. Mali i Kreshtës e ndante si një perde e gurtë atë malësi mirditore me fushën e Zadrimës dhe Lezhën. Sigurimi ishte syri dhe veshi i regjimit dhe ai kishte informatorët e vet të zellshëm, që nuk ngurronin të raportonin për çdo lëvizje të arratisurish, “bandave të reaksionit” siç quheshin në zhargonin zyrtar. Por kishte besnikët e vet dhe prifti, që nuk tuteshin të rrezikonin për besimin, shpesh duke e sfiduar shtetin represiv.

Njerëzit e donin fenë dhe meshtarin e tyre, që kishte fituar aty nderim dhe autoritet. Dikush prej tyre arrin ta sinjalizojë Dom Zefin brenda në meshë, për rrezikun që e priste pas dere, kryqëzimin e tij si të Krishtit në kryq. Dukej sikur gjithçka po shkonte sipas skenarit policesk. Me të dëgjuar fjalët e famullitarit: “Mesha mbaroi, shkoni në paqe”, njerëzit e Degës së Punëve të Brendshme të Lezhës do të dilnin përpara publikut dhe do t’i hidhnin prangat “armikut të popullit” Dom Zef Oroshit. “Na mirëkuptoni, o njerëz, nuk kemi asgjë me Kishën, por ky prift ka bashkëpunuar me reaksionarët e malit dhe armiqtë tanë përtej kufijve”. Mbase nuk do të ndodhte fiks kështu, por pak me ndryshe, për të mos “dhunuar” objektin e kultit në sy të popullit, forcat e Sigurimit nuk do ta kryenin arrestimin brenda në Kishë, por do ta prangosnin priftin heretik sapo ai të dilte prej aty e të nisej për në qelë. Synimi ishte që njerëzit ta shihnin “spektaklin” dhe ngjarja të përcillej gojë me gojë: “Ej, kanë arrestue Dom Zef Çokun! Po, po, si armik të pushtetit popullor…”! Ishte llogaritur çdo gjë me imtësi. Në Tiranë pritej nga çasti në çast telegrami shifër, se në Kashnjet (Ungrej) puna u krye. Njeriut me rasë të zezë “iu pre kostumi”…

E MOTRA, LUKJA: “PAÇ ZOTIN ME VETI!”

I nipi i Dom Zefit, Prend Gjoka, që ka dëgjuar dëshmitarë të ngjarjes si Lukja, e përshkruan kështu rastin: “Në Ungrej e Kashnjet dhe fshatrat përreth njerëzit gëzonin respekt për meshtarin dhe është meritë e banorëve të Ungrejt që mundësuan arratisjen e Dom Zefit pa rënë në duart e Sigurimit, të cilët arritën ta informonin se Kisha ishte e rrethuar nga forcat e qeverisë. Urdhri i arrestimit kishte ardhur drejtpërdrejt nga Mehmet Shehu në Tiranë. Kisha e fshatit kishte një distancë prej 50 metrash me Qelën që ishte sipër saj. Sigurimi po priste që mesha të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit, për çka vëzhgonin pandërprerë nga dera kryesore daljen e popullit. Plani ishte që Dom Zefin ta arrestonin në çastin e daljes së popullit nga Kisha dhe ai të mos mund të kundërpërgjigjej.

Nga fundi i meshës, Dom Zefi shfaqet se nuk ndjehet mirë dhe pa zhurmë lë meshën, del nga dera sekrete mbrapa Kishës dhe shkon tek Qela, ku e motra, Lukja, po gatuante drekën. Ajo dëgjon Dom Zefin që e thërret: “Luke, Luke, unë ika!” – koha nuk i premtoi që të përshëndetej më të. Lukja e kupton situatën, sheh Dom Zefin që kapërcen murin rrethues rreth 2 metra të lartë, për të humbur sakaq gjurmët në pyllin me gështenja. Në çast ajo është kujtuar për pardesynë e të vëllait dhe ia ka hedhur matanë murit duke i thënë: “Paç Zotin me vete”. Ndërkohë populli në Kishë po priste përfundimin e predikimit të priftit. Besimtarët panë që diçka nuk shkonte, prifti nuk po dilte tek elteri, ndaj qëndruan dhe pas orës 12: 00 që mesha të përfundonte. Në këtë kohë forcat e Sigurimit dyshuan pse populli nuk po dilte nga Kisha, kështu që ata vendosin të hyjnë brenda dhe mbetën të befasuar kur nuk kanë gjetur priftin aty. Populli e kuptoi që Sigurimi kishte ardhur për arrestimin e Dom Zefit dhe se ai ndërkohë ishte arratisur. Pasi njerëzit e Sigurimit i bënë një kontroll të shpejtë të Kishës, u nisën lart për tek Qela, pyesin Luken për priftin, ajo u përgjigjet se “Dom Zefi po jep meshë!…” – e mbyll rrëfimin e tij Prendi. (Shih: L. Laçi).

Përroi i Dibrrit vazhdonte si përherë të vërshonte teposhtë në vetminë e tij, kurse prifti i guximshëm do të ngjitej lart kreshtave të mpira nga dimri dhe “Lufta e ftohtë” që zhvillohej mes kapitalizmit dhe kampit socialist. Kurrë nuk kishte ndodhur që prifti ta linte meshën pa e mbyllur! Por kjo ishte një histori nga ato të rrallat, kur meshtari ishte veçse një hap larg martirizmit. Më mirë një meshë e pakryer deri në fund në Ungrej, se rreth dyzet vite meshë e munguar prej tij në tokën e lirë! Dom Zefi kishte ecur tërmales së Qafë – Kishës, ku do të bashkohej me nacionalistët, që endeshin maleve në arrati. Nuk kishte qenë dëshira dhe zgjedhja e tij kjo, ai kishte dashur të vazhdonte t’iu shërbente besimtarëve, por fatin ia kishin shkruar të tjerët, njerëzit me drapër e çekan dhe yllin e kuq në ballë dhe në jakat e xhaketave ushtarake të prerjes ruse. Fitimtarët kishin dëshiruar fort që rapsodët të këndonin në tel të dyzenit për fitoret e Partisë kundër “bandave të reaksionit” dhe “priftit tradhtar”, por as në këtë rast dhe asnjëherë tjetër rapsodët e mençur nuk ligjëruan kësisoj. Për Hrushovin, Titon e Xhonsonin po, çfarë nuk thanë nëpër këngët e tyre politikepatriotike, por jo për të arratisurit e vet dhe kjo është një vlerë e popullit, që nuk pranonte assesi që në sofrat e tij të shaheshin Krenët e vendit, ata që jashtë politikës, ai i kishte satirizuar pa dhimbtë. Shfaqet dhe këtu kodi i qëndresës morale shqiptare, pa të cilin nuk do të kishte as rezistencë, as disidencë politike.

Ajo që do të ndodhte më pas ishte persekutimi i familjes së Dom Zef Oroshit, që do të përfshinte të madh e të vogël, si burgosja e dy vëllezërve Prendit dhe Ndoit, dy nipave Zefit dhe Gjonit, torturat ndaj tyre, që do t’ua ligështonin jetën dhe shpejtonin vdekjen, internimi i motrës Luke (Luçie) dhe i krejt rrethit familjar të Dom Zefit në Gradishtë të Lushnjës. Ishte në strategjinë e shtetit diktatorial të mos i linte të ngrinin krye të afërmit e “armiqve të popullit”, por të trajtoheshin si skllevër të socializmit.

MISIONAR KISHE DHE SHQIPTARIE NË “TOKËN E LIRË” AMERIKANE

Dr. Dom Zef Oroshi kishte ndjekur rrugën e të gjithë të arratisurve të tjerë, në fillim nëpër malet e Mirditës, për tetë muaj, pastaj në Jugosllavi e prej andej në Itali dhe së fundi në Amerikë, më 1962. Bashkëpunëtor qysh në fillimet me revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit e Martin Camajt, me “shkrime gjithfarësh”, ku sipas profesor Karl Gurakuqit “spikat gjuha e tij e pasun”, i cili në Amerikë do të ishte drejtor i revistës “Jeta Katolike Shqiptare” (1965). Oroshi shkruan me admirim për arbëreshët e Italisë: “…paçë fatin me u njoftë për të parën herë në gushtin e vitit 1956 me brendinë e jetës së këtyne fshateve arbreshe (të Kozencës). Nji vegim i historisë së kalueme u hap para meje: papritmas u gjeta në nji Shqipni tjetër, n’atë para pesë shekujsh. Kostumet kombëtare, mikpritja vllaznore, gjuha shqipe, vallet e kangët popullore të ruajtuna si sytë e ballit, të këndueme me mburrje shêjte… rapsoditë qi përkujtojshin lumninë e atdheut të humbun, malli ndaj Tij e heroizmat e Kastrijotit, ta thekshin e lënoshin zemrën…” (Log Kuvendi, f. 89.) Ndër shkrimet më me interes të Imzot Oroshit është ai me titull: “Si e njofta Fan Nolin”. Takimet e tij me Imzot Nolin, që udhëhiqte Kishën Ortodokse në Amerikë, kanë qenë në kuadrin e dialogut ekumenik (frymëzuar nga Koncili i Dytë i Vatikanit), mbi mundësinë e bashkimit të dy kishave simotra, për “nga ana sakramentale dhe institucionale”. Oroshi ka pasur korrespondencë të gjerë me personalitete kulturore, misionare dhe politike të diasporës shqiptare. Jeta e tij ishte ajo e një uragani të pandalshëm, në dobi të shqiptarëve. Dr. Jozef Oroshi, njeri i dijes, misionar, orator, poliglot, publicist, herëdokur mundet që do të kishte qenë bërë Abat i Mirditës në Orosh, por misioni apostolik e kishte hedhur diku tjetër, të ndërtonte kishën e shqiptarëve të Amerikës, ashtu siç kishte bërë paraardhësi i tij, Imzot Prend Doçi, që kishte krijuar kishën në Njufoundland të Kanadasë. Zef Oroshi, përbashkues i katolikëve atje, bëhet themeluesi i së parës i Kishë Katolike të shqiptarëve në Amerikë, “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”) në Nju Jork, që e udhëhoqi për njëzet vjet, nga viti 1969 deri në vitin 1989.

Disa herë e ngriti mërgatën në këmbë, duke denoncuar terrorin që ushtrohej mbi klerin katolik në Shqipëri, për çka shtypi i këtushëm e fshikullonte me emër Zef Oroshin. Për regjimin e Tiranës ai ishte një “lugat”, që i shfaqej vazhdimisht në ëndrra të këqija qeverisë. Kjo se Dom Zefi nuk linte rast pa e fshikulluar regjimin komunist, si më 1967 ku ai shkruante se në Shqipni, nën maskën e “revolucjonit kultural” (natyrisht të tipit kinez) janë tue u ba salvime (persekutime) të reja kundër fenavet, të përcjelluna me vandalizma”, duke u kërkuar popullit t’i bjeri moh fesë etj. (Log Kuvendi, f. 132.) Jepte meshë, shkruante, dialogonte, protestonte pa e hequr nga dora çibukun e duhanit prej dru shqope të vendlindjes, siç shihet në fotografi e deri në bustet kushtuar tij, ashtu si Petro Marko që, gjithashtu, nuk e hiqte cigaren nga dora.

NË PROTESTË PARA SELISË SË OKB-SË, PËR PERSEKUTIMIN E KLERIT NË SHQIPËRI

Ai që ia njeh historinë e jetës, nuk mund të mos pyesë se ku e gjente ai gjithë atë forcë e energji, që ta sfidonte regjimin komunist në mënyrën më të pashembullt, si në malet e Veriut, plot me “Forca të Ndjekjes”, si përmes protestave të shqiptarëve para selisë së OKB-së, në fillim të viteve ’70-të, kur aty kishte shkuar për të mbajtur fjalim kryeministri Mehmet Shehu. Vetëm te parimet morale të pandërruara dhe atdhedashuria. Te karakteri i fortë prej mirditasi tipik e të papërkulur, që nuk e pranonte pushtetin e dhunës. Te popullariteti i pazakontë që ai gëzonte ndër njerëzit e famullisë së tij dhe gjithë krahinës së Mirditës. Ata që e nxorën nga shtetrrethimi i asaj dite të pazakontë janari ’52 në Ungrej, dëshmuan se ishin besimtarë të devotshëm dhe se besimi te “perëndia” e re, Partia Komuniste, ishte shumë më i dobët se ai në Zot. Nuk mund të ndodhte që në Mirditë një prift të pritej në besë. Nuk e lejonte as Kanuni këtë gjë. Pas tij në Ungrej do të shërbente një tjetër meshtar i shquar, por me një fat krejt të ndryshëm nga ai, Dom Simon Jubani, i cili qëndresën e tij do ta bënte nga burgjet komuniste, ku u ndry për tridhjetë vjet, deri sa të vinte dita e lume e ai të çonte meshën e parë, kur po binte komunizmi, më 4 nëntor 1990, në Shkodër.

Historia e Monsinjor Oroshit trajtohet në mënyrë të posaçme në librin e Markus Peters “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri” (1919-1996), nga i cili marrim vesh se aty nga fundi i nëntorit të vitit 1952 nisën drejt Ungrejt dhe Kashnjetit dy priftërinj, që autori i quan “hetues” (Mark Dushi dhe Ndoc Sahatçia) me “mision delikat” për të zbuluar se ku fshihej Imzot Oroshi, por dhe për të propaganduar në popull dhe në kishë mes besimtarëve kundër arratisë së tij, ku gjatë predikimeve në meshë kërkohej prej tyre “dorëzimi i Dom Zef Oroshit”. Peters shkruan: “Besimtarët që shkonin në kishë, nuk mund të dinin se predikimi i asaj të diele ishte porositur nga ministri i Brendshëm Mehmet Shehu”. Prej dy priftërinjve, theksohej se “arratisja e Dom Zef Oroshit, kishte lënë një përshtypje shumë të keqe te qeveria dhe se ai tashmë, ishte përjashtuar nga gjiri i Klerit”. Por “misioni i nëntorit” ishte i pasuksesshëm, pasi D. Zef Oroshi, gjendej “plotësisht i lirë”. (Citimet nga libri i M. Peters, f.197).

Për mendimin tonë dy priftërinjtë e mësipërm kanë qenë të shtrënguar nga shteti ta bëjnë këtë gjë veprim dhe aspak me vullnetin e tyre, pasi ishin dhe ata të përndjekur politikë, mjafton të thuhet që Dom Mark Dushi u dënua me vdekje nga Gjykata e Qarkut Shkodër në prill 1968, duke u pushkatuar një muaj më vonë, kurse Dom Ndoc Sahatçia e çoi jetën nëpër burgje me dënim pas dënimi. Regjimi kishte zgjedhur këtë gjuhë për linçimin dhe denigrimin publik të priftërinjve katolikë, që po i rezistonin me shumë mundim diktaturës. Ai i përfoli ata në anën morale, ku me anën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe shefave të agjitpropit të Komiteteve të Partisë u sajoi paturpësisht “dorëshkrime” kinse kompromentuese, si bie fjala ndonjë “ditar”, ku ata paskëshin shënuar histori intime me gra të famullisë, por pa publikuar asnjë fletë faksimile të këtyre “dokumenteve”!

Kanë kaluar 70 vjet nga ikja e tij e prapë ndër të moshuarit për Dom Zefin flitet me admirim të madh. Presidenti i Republikës Bamir Topi do t’i jepte atij titullin e lartë: “Urdhri Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për rolin e tij “si klerik dhe intelektual i shquar atdhetar, që veprimtarinë e tij e vuri në shërbim të ruajtjes dhe forcimit të vlerave kombëtare, tek i gjithë emigracioni shqiptar në SHBA-së, pa dallim feje”. Ai, si të gjithë prelatët e mëdhenj, diti ta ndërtonte punën, si në një famulli mes malësorësh të thjeshtë, ashtu dhe në metropolin amerikan, ku popullata kishte të tjera problematika, social-kulturore. Imzot Rrok Mirdita më se një herë ka folur mbi rolin meshtarak e intelektual të Dr. Zef Oroshit, në punët e komunitetit shqiptar në Amerikë, deri në pajtimin e gjaqeve në familjet e tyre në Kosovë, Mal të Zi etj. Imzot Oroshi ka meritën se e ngriti në institucion, jo vetëm Kishën Shqiptare atje, por dhe dialogun kulturor e atdhetar ndër shqiptarët e Amerikës.

“MUNDJA” DY HERË E KRYEMINISTRIT PREJ NJERIUT ME VELADON

Në epilog do të donim të tërhiqnim vëmendjen e lexuesit në një fakt fort domethënës. Kryeministri shqiptar, njeriu i dytë më i pushtetshëm i regjimit e kishte humbur betejën në Ungrej me priftin Dom Zef Oroshi në dimrin e vitit 1952, atëherë si ministër i Brendshëm, teksa kundërshtari i tij do ta mundtë për së dyti, duke e pritur më 1973 në krye të protestës para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përballë Misionit të Shqipërisë aty, duke e demaskuar Tiranën komuniste për shkeljen e lirive dhe të drejtave të klerit, besimtarëve dhe shqiptarëve në tërësi. Të shkolluar të dy në Itali, prelati dhe Kryeministri, normalisht duhej të ishin në të njëjtin kah, atë të prosperitetit të shqiptarëve, por i dyti kishte për “fe” ideologjinë marksiste – leniniste, ndaj dhe do të ishte i humbur…

Bie me 75% migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit! FRONTEX: Refugjatët përpiqen të shmangin veriun e Serbisë! Ndryshojnë rrugën drejt pikave mes Shqipërisë e Malit të Zi, ose…

Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti se në gjysmën e parë të vitit 2024 rënia më e madhe në kalimet e parregullta kufitare është vërejtur në rrugët e Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas FRONTEX nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12,407 kalime të migrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane, të cilat përbëjnë një rënie me 75 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë, të një viti më parë.

Agjencia tha se shumica e migrantëve të kapur nga policitë kufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane janë nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

FRONTEX thotë se edhe numri i përgjithshëm i kalimeve të parregullta kufitare nga të gjtiha rrugët e migrimit drejt Bashkimit Evropian në shtatë muajt e parë të 2024 ra me 36 për qind (në 113,400) krahasur me të dhënat e një viti më parë.

Por në një analizë të publikuar më herët nga FRONTEX për zhvillimet mbi migracionin e parregullt për vitet 2024-2025, organizata policore europiane thotë se zhvillimet në Lindjen e Mesme mund të nxisin migrimin në rajon.

“Presioni i vendit pritës për popullsitë emigrante afgane dhe siriane, rreziku i përshkallëzimit rajonal të konfliktit në Gaza dhe konfliktet dhe rëniet ekonomike në rajonet fqinje ka të ngjarë të jenë nxitësit kryesorë të migrimit në rajon” – thotë FRONTEX.

Sipas organizatës policore europiane kufijtë veriorë të rajonit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian do të mbeten pika kyçe. Përforcimi i kontrolleve të kufirit serbo-hungarez ka frenuar lëvizjet drejt Hungarisë që nga tetori 2023 dhe devijimet drejt pikës Bosnjë dhe Hercegovinë – Kroaci ose zona të tjera dalëse si ajo mes Serbisë dhe Kroacisë mund të shihen si rrugë nga kontrabandistët e migrantëve të parregullt.

Amaliza e FRONTEX thotë se ndërsa migrantët përpiqen të shmangin veriun e Serbisë, ata mund ta ndryshojnë rrugën drejt pikave mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ose Shqipërisë e Malit të Zi.

Kontrabandistët mund të përpiqen të përfitojnë duke ofruar shërbimet e tyre në forma të ndryshme: nga udhëzimi për të kaluar grupet e migrantëve në brezine kufirt të gjelbër, tek kalimet e fshehta në pikat e kalimit kufitar sigurimi i dokumente të rreme të udhëtimit për transportin e mëtejshëm.

“Flukset e migracionit dhe kontrabanda e armëve do të sfidojnë menaxhimin e kufirit në rajon dhe kontrollet e përforcuara kufitare janë mënyra më e mirë për të parandaluar çdo skenar më të ashpër si flukse masive të papritura drejt Bashkimit Europian”, thotë FRONTEX në analizën për zhvillimet e pritshme në vitet 2024-2025. /VOA

Duke u turrur të verbër drejt greminës! Si tregjet euforike po shpërfillin rreziqet politike në rritje

Tregjet euforike po shpërfillin rreziqet politike në rritje. Fuqia e investitorëve përballë rrëmujës politike nuk ka gjasa të shpërblehet, shkruan The Economist

 

Viti i kaluar ka sjellë luftë në Lindjen e Mesme, përshkallëzim të konfliktit tregtar midis Perëndimit dhe Kinës dhe më 13 korrik, pati edhe një tentativë për vrasje ndaj kandidatit kryesor në garën presidenciale të Amerikës.

Por nëse këqyrni tregjet financiare, do të mendonit se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme në botë.

Duket se asnjë gjakderdhje apo zemërim politik nuk mund ta shpërqendrojë Wall Street-in nga lajmi i mirë ekonomik: se frika e recesioneve deri tani ka dalë e gabuar dhe se inflacioni ka rënë.

Për rrjedhojë, tregjet janë afër niveleve më të larta të të gjitha kohërave në Amerikë, Eurozonë dhe Japoni, dhe shumë aksione në ekonomitë në zhvillim, po lulëzojnë gjithashtu.

Optimizmi është përhapur ngado. Krahasuar me fitimet e kompanive, aksionet e Amerikës kanë qenë kaq të shtrenjta vetëm gjatë dy lulëzimeve të mëparshme ekonomike.

Ndoshta përpjekja për të vrarë Donald Trump është parë si një akt i rastësishëm pa ndikime të thella politike. Në fund të fundit, Amerika ka një histori të gjatë të tentativave për vrasje ndaj politikanëve.

As tentativat e vrasjes ndaj Gerald Ford-it në vitin 1975 dhe Ronald Reagan-it në vitin 1981, nuk sollën kriza ekonomike.

Sidoqoftë, fakti se ndarja e theksuar partiake ka frymëzuar një tentativë për vrasje, është reflektim i përçarjes politike të Amerikës, që po përhapet në botë, duke shkaktuar trazira globale.

Nëse zoti Trump dhe kandidati i tij i ri, J.D. Vance, hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të ketë përçarje edhe më të mëdha. Siç u shpreh në fjalimin e tij në kuvend, zoti Vance përforcon instinktet izoluese të Donald Trump.

Europa mund të humbasë ombrellën e saj të sigurisë në NATO dhe mund të vuajë nga dhimbje ekonomike të shkaktuara nga proteksionizmi amerikan.

A ka shqetësim ?!

Pse investitorët nuk janë të shqetësuar nga gjithë këto kërcënime? Një arsye është se ekonomia reale deri tani është përshtatur jashtëzakonisht mirë me trazirat globale.

Ndërsa lufta tregtare është ndezur, kompanitë perëndimore i kanë ripërshtatur zinxhirët e tyre të furnizimit përmes vendeve aziatike si Vietnami dhe India (shpesh duke i maskuar lidhjet me Kinën, në vend që t’i shkëpusin ato).

Kur u detyrua të shkëputej papritur nga gazi rus, ekonomia gjermane u përshtat, në vend që të shembej.

Në Amerikë, dëmi i shkaktuar nga tarifat është errësuar nga lulëzimi i vendeve të punës dhe stimuli që mundësuan deficitet e mëdha.

Risia, veçanërisht përparimi i Inteligjencës Artificiale gjeneruese, ka ecur me hapa të shpejtë.

Sidoqoftë, do të ishte naive po të mendohej se ekonomia globale është e paprekshme nga politika. Në fund të fundit, zhvillimi i saj varet nga themelet liberale, demokratike dhe paqësore mbi të cilat është ndërtuar kapitalizmi modern.

Këtë e tregon fakti se lajmi i mirë që po festojnë investitorët, pra ulja pa dhimbje e inflacionit, është arritur nga bankat qendrore, të cilat janë relativisht të mbrojtura nga ndërhyrjet politike.

Por politikanët mund të vendosin që ta shpërfillin tabunë e ndërhyrjes në normat e interesit, ashtu siç kohët e fundit ndryshuan pikëpamje në lidhje me subvencionet dhe tarifat.

Trump për shembull, sulmoi kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, gjatë mandatit të tij të parë. Nëse Trump merr një mandat të dytë, do të jetë shumë e vështirë që Rezerva Federale të vazhdojë të ruajë pavarësinë e saj.

 

Shembujt

Vendet ku nuk vihet re një ngritje e bursës janë një shembull që tregojnë se çfarë pasojash mund të sjellin politika e keqe dhe përçarjet në tregti.

Tregu i madh me ecurinë më të keqe gjatë vitit të kaluar, është ai i Kinës, që ka rënë me rreth 10% në terma dollarësh.

Pavarësisht se në Perëndim po rritet pëlqimi për kapitalizmin shtetëror kinez dhe Pekini ka vënë vazhdimisht në dukje trazirat në Amerikë, e vërteta është se rritja ekonomike e Kinës ka qenë zhgënjyese kohët e fundit.

Qeveria e saj autoritare, së cilës i mungon disiplina dhe dinamizmi që kërkon politika demokratike, nuk ka arritur të zgjidhë dot krizën e pronave apo të luftojë ngadalësimin ekonomik duke nxitur konsumin.

Nga ana tjetër, në Perëndim, tregu i aksioneve të Britanisë ka pasur ecuri jashtëzakonisht të keqe që kur vendi votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian në vitin 2016, një vendim që ka ndërprerë flukset tregtare me ortakët më të afërt.

Këtë javë, aksionet e TSMC-së dhe firmave të tjera të teknologjisë, ranë pasi Trump kërkoi që Tajvani t’i paguante Amerikës për të marrë garanci për mbrojtje.

Në disa pjesë të botës (edhe pse nuk janë vende për të cilat investitorët duan t’ia dinë shumë), ekonomia reale po vuan nga rënia e rendit të vjetër.

Që nga pandemia Covid-19, vendet në zhvillim nuk janë rritur më shpejt se ato të pasurat siç u rritën gjatë lulëzimit të globalizimit pas vitit 1990.

Shumë nga vendet më të varfra janë ngarkuar me borxhe të mëdha, nga të cilat është e vështirë të shpëtojnë sepse kreditorët, duke përfshirë Kinën, nuk respektojnë statusin e veçantë të FMN-së, sepse e shohin atë si një krah të fuqisë perëndimore.

Përfundimisht, do të vijë një pikë kur përplasjet politike dhe gjeopolitike do të dëmtojnë edhe vendet e pasura.

Sidoqoftë, Wall Street tani për tani është i kënaqur nga fakti se po rritet gjithnjë e më shumë besimi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një lajm i mirë për investitorët.

Pritshmëritë
Përfundimisht, do të vijë një pikë kur përplasjet politike dhe gjeopolitike do të dëmtojnë edhe vendet e pasura. Sidoqoftë, Wall Street tani për tani është i kënaqur nga fakti se po rritet gjithnjë e më shumë besimi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një lajm i mirë për investitorët

 

SHBA

Ditët e fundit, ndërsa janë rritur gjasat për uljen e normave të interesit dhe fitoren e Donald Trump, janë bërë popullore aksionet me kapital të vogël.

Është e vërtetë se ulja e normës së taksës së korporatave nga 21% në 15%, një ide që e ka përmendur vazhdimisht Trump mund të rrisë mekanikisht fitimet, dhe se deficitet më të mëdha janë stimuluese për ekonominë.

Por ekonomia po nxehet më shumë se ç’duhet dhe buxheti i Amerikës është shumë më i tendosur se në fillim të mandatit të parë të Trump.

Këto nënkuptojnë se ka më shumë gjasa një inflacion më i lartë se sa një rritje më e shpejtë ekonomike.

Trump e ka parë prej kohësh bursën si një matës të ecurisë së tij, kështu që mund të heqë dorë nga idetë më të këqija.

Por nuk mundet që thjesht të shpresojmë se idetë më të rrezikshme ekonomike të Trump do të braktiseshin po të ushtrohej shumë trysni kundër tyre.

Një tronditje në Kinë

Dhe nëse Trump dhe Vance do të lejonin më shumë luftëra në Europë, ose nëse do të bënin hapa drejt shkëputjes së plotë nga Kina, kjo do të sillte pa dyshim kaos ekonomik. Investitorët do të goditeshin rëndë.

Një zhytje e tillë e rendit botëror në trazira do të ishte shqetësuese për investitorët, edhe nëse aksionet do të kishin çmime normale.

Nëse vlerësimet e tyre do të ishin jashtëzakonisht të larta si tani, kjo do të sillte përplasje të madhe. Rreziku politik është i vështirë për t’u vlerësuar nga tregjet.

Por kjo nuk do të thotë se duhet ta shpërfillin atë./Monitor

FOTOT/ Vrasja në Ferizaj, ky është polici që qëlloi për vdekje xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit gjatë dasmës

Janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.

Festim Ramadani
Festim Ramadani, autori i dyshuar

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë resrtorantit ku po zhvillohej dasma.

 Sadri Sadriu, viktima
Sadri Sadriu, viktima

Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit iu është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.