19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Përndiqej në rrjetet sociale nga një 21-vjeçar me profile false, 13-vjeçarja largohet nga banesa pas presionit dhe… Vendoset në pranga i riu

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 21-vjeçari pasi akuzohet se ka përndjekur në rrjetet sociale me profile false një 13-vjeçare, e cila si pasojë e presionit është larguar nga banesa.

 

Arrestimi i Harulla Kamanit, u bë pas kallëzimit të motrës së të miturës, “se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me 13-vjeçaren, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar”.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.

Policia bëri të mundur gjetjen e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje,
Jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, për të bërë prezente punën hetimore të kryer për një rast të evidentuar më datë 13 gusht, në fushën e krimeve kibernetike, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.

Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.

Vlen për tu përmendur se nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë një periudhe të shkurtër kohore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, aplikimin e metodave speciale të hetimit, administrimin dhe vlerësimin e fakteve dhe të provave, bashkëpunimin me struktura të tjera policore, si dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, janë organizuar dhe finalizuar disa operacione, janë evidentuar dhe goditur disa raste të tjera të veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ndër të cilat vlen të përmendet:

1.  Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.  Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale;

2. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

3.  Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.

4. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj.

5. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe dokumentuar ligjërisht dhe 2 ngjarje të vjetra dhe është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryermarrëdhënie seksuale me to.

6. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua ligjërisht veprimtaria kriminale e 3 shtetasve rumunë, të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore  4 vjedhje të kësaj natyre dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Zyrën e INTERPOL TIRANA, për kapjen e këtyre shtetasve.

7. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Virtual shade”, gjatë të cilit është ndaluar shtetasi Lorent Granica, 25 vjeç, me shtetësi franceze, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë të cilat kanë rezultuar se janë karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.

8. Gjithashtu, ky sektor nën drejtimin e Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kamarrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “PANDORA”, i cili ishte shtrirë në disa shtete përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë të cilit është dokumentuar veprimtaria kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektronike dhe shuma monetare të cilat shërbenin për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Duke marrë në konsideratë natyrën dhe ndikimin e këtyre veprave penale në përditshmërinë e qytetarëve, dhe pasojat që mund të sjellin këto raste, ftoj të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, të administrojnë në privatësi maksimale kredincialet e rrjeteve të tyre sociale, të mosshpërndajnë kurrsesi të dhëna personale në burime interneti të pasigurta, si dhe në çdo moment që do të konstatojnë apo mendojnë se janë prekur nga një krim kibernetik, të ruajnë me fotografi të dhënat e dyshuara dhe të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzimin përkatës.
Gjej rastin të falënderoj Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe të gjithë prokurorët që kanë drejtuar hetimet për këto çeshtje, për drejtimin profesional gjë e cila ka bërë të mundur dokumentimin ligjor dhe vënien para përgjegjësisë penale të këtyre autorëve.

Shkëlqeu në Gjermani, sulmuesi shqiptar transferohet te klubi i Premier Ligës për shifrën marramendëse

Brajan Gruda, sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, ka bërë hapin e madh të karrierës së tij. Futbollisti është transferuar nga Mainci i Bundesligës gjermane, te Brajtoni në Premier Ligë.

Ka qenë vetë klubi anglez ai që ka zyrtarizuar kalimin e djaloshit shqiptar në radhët e tij, pak ditë para fillimit të edicionit të ri. Klubi bëri të ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Gruda do të bëhej pjesë e këtij ekipi sapo të sigurohej leja e punës për të.

Nuk bëhet e ditur ende se cila është shifra e transferimit të Grudës, por mediat gjermane theksojnë se Mainc do të përfitojë rreth 35-40 milionë euro nga pagesa fikse dhe bonuset për sulmuesin anësor i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Përplasja në ajër e dy avionëve ushtarakë francezë, identifikohen dy viktimat! Mbijeton njëri prej pilotëve

Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit të mërkurën, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë.

 

Në një shkrim në rrjetin X, Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.

Media franceze njoftoi se njëri prej ushtarakëve ishte pilot dhe tjetri po trajnohej. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha në rrjetin X se piloti tjetër mbijetoi.

Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore.

A duhet të hapen apo të mbyllen dritaret gjatë motit të nxehtë?

Kur nxehtësia e verës arrin kulmin e saj, shtëpitë tona mund të nxehen në mënyrë të pakëndshme, veçanërisht gjatë natës. Bëhet joshëse hapja e dritareve për të lejuar pak ajër të pastër, por a duhet?

 

Çfarë është më mirë të bëni gjatë një vale të nxehtë, të hapni ose mbyllni dritaret?

Amin Al-Habaibeh, një profesor në Universitetin Nottingham Trent, tha për The Independent se nxehtësia vjen kryesisht nga rrezatimi diellor dhe ajri i ngrohtë. Është e rëndësishme të shmangni efektin serë sepse rrit temperaturën në shtëpi. Prandaj, nëse keni një lozhë, ballkon ose konservator të mbyllur, është e rëndësishme që dritaret të jenë të hapura gjatë ditës dhe është ideale ta izoloni atë hapësirë ​​nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Shkurtimisht, Al-Habaibeh thotë se përgjigja në pyetjen nëse duhet t’i mbajmë dritaret hapur varet nga lloji i shtëpisë dhe temperatura e jashtme.

“Hapni dritaret kur temperatura në shtëpi bëhet më e lartë se jashtë. Ndryshe mbajini të mbyllura”, vëren ai.

Psikologia Lindsay Browning pajtohet se është më mirë të mbani dritaret të mbyllura.

“Ju nuk dëshironi që ajri i jashtëm të hyjë në shtëpi dhe ta ngrohë atë. Por kur dielli perëndon, ajri i jashtëm do të fillojë të ftohet. Në këtë pikë, është një ide e shkëlqyeshme të hapni dritaret për të lejuar një erë në dhomën e gjumit, për ta ndihmuar atë të ftohet dhe të sigurojë qarkullimin e nevojshëm të ajrit.”

Mbroni dhomat me pamje nga dielli nga nxehtësia duke ulur perdet dhe duke tërhequr perdet gjatë ditës. Gjithashtu rekomandohet mbyllja e dritareve nëse keni kondicioner në mënyrë që ajri më i freskët të qarkullojë.

Apartamente e makina, SPAK konfiskon pasuritë e “Zotit të Drogës”, Alket Hatija

SPAK ka konfiskuar pasuritë e  Alket Hatijas, i njohur edhe si “Zoti i Drogës”, jku përfshihen apartamente, truall dhe makina.

 

 

Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
  2. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
  3. Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
  4. Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
  5. Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
  6. Automjetin tip autoveturë i markës BMW, prodhim i vitit 2003;
  7. 49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krahas ushtrimit të ndjekjes penale është kujdesur që të ketë në vëmendje të punës së saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Alket Hatija (dhe personave të lidhur me të) i deklaruar fajtor  me vendimin nr. 10, datë 26.03.2010, të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal (ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.966, datë 08.11.2010, të ish Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.24, datë 31.10.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:

  1. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
  2. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
  3. Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
  4. Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
  5. Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
  6. Automjetin tip autoveturë i markës BMW, prodhim i vitit 2003;
  7. 49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;

Kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë ushtruar ankim subjekti Alket Hatija e personat e lidhur me të dhe Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.137 datë 05.07.2024 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.24, datë 31.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kush është Alket Hatija

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-n, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “Arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim, Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin.

Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos. Arrestimi i Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, u bë në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht, i cili ishte duke marrë ushqim për pulat, në një kovë të bardhë.

Paris 2024: Olimpiada e diskriminimeve fetare dhe përplasjeve kulturore – Roald Hysa

Paris 2024 u shënua nga tensione kulturore dhe fetare, përfshirë ndalimin e hixhabit për sportistet franceze dhe me ceremoni me rituale satanike.

Nga Roald A. Hysa

Këto Lojëra Olimpike do të mbahen mend gjatë për sulmet antifetare të republikanëve laikë me pikëpamje ekstreme të majta, që organizuan këto lojëra, si dhe për cilësinë e dobët të mikpritjes së olimpistëve. Presidenti Macron u prit me fishkëllima dhe bujë gjatë fjalimit të tij në këtë Olimpiadë. Franca, me rrënjë kulturore të krishtera, synon tashmë të marrë një rol udhëheqës në botë duke sfiduar të gjitha besimet fetare dhe duke hedhur poshtë, pa asnjë dyshim, parimet që ajo vetë i propagandon si republikë, “liri, barazi dhe vëllazëri”.

Tallja satanike me Darkën e Fundit të Jezu Krishtit shkaktoi reagime të ashpra nga të krishterët në Francë, por nuk mbeti pa reagime as nga komuniteti i krishterë ndërkombëtar me të gjitha denominacionet e tij. Ishte një spektakël i turpshëm, që disa zëdhënës të lig, u përpoqën ta kalonin si paraqitje të bakanaleve romake në një vend që “dominohet dhe nxitet” nga të drejtat e barabarta për të gjithë. Po ashtu, kjo shfaqje e ulët shkaktoi zemërim edhe te komunitetet muslimane dhe përfaqësuesit e tyre.

Si mund të pretendohet për të drejta të barabarta për gratë, ndërkohë që u ndalohet atleteve të mbajnë shaminë gjatë garave sportive, ku kombet pritet të bashkohen? Si mund të ndalohet e drejta për të protestuar duke përdorur dhunën policore për të ndaluar tifozët që mbanin flamurin palestinez? Ndalimi i hixhabit, skandali i “Charlie Hebdo” dhe Islami i versionit francez të Macron-it janë ndër absurditetet që vitet e fundit kanë prodhuar valë të tëra Islamofobie, edhe me një Francë sportive të dominuar nga emigrantët e zinj afrikanë, që vijnë nga ish-kolonitë franceze.

Të shohësh Sifan Hassan, që me krenari mban shaminë në podium ndërsa merr medaljen e artë në Olimpiadën e Parisit 2024, në një vend që ndaloi sportistet e veta të mbanin shaminë, është një nga imazhet më frymëzuese dhe shembullore të kësaj Olimpiade, duke sfiduar imazhet e shtrembëruara pa shumë fjalë.

Por, gjithashtu, kemi edhe Jusuf Dikeç dhe partneren e tij në garë, Sevval Ilayda Tarhan, që tërhoqën vëmendjen e publikut botëror me stilin e tyre të veçantë. Madje, Dikeç para disa ditësh sfidoi multimilionerin Elon Musk në platformën X, duke e ftuar të vizitojë Stambollin dhe të diskutojë rreth stilit të tij dhe mundësinë e adaptimit të këtij stili nga robotët e Musk! Ja sfida e Dikeç:

“Përshëndetje Elon! Mendon se robotët e së ardhmes mund të fitojnë medalje në Olimpiada me duar në xhepa? Çfarë mendon për një diskutim mbi këtë temë në Stamboll, kryeqyteti kulturor që bashkon kontinentet?” Musk iu përgjigj:

“Pres me padurim të vizitoj Stambollin. Është një nga qytetet më të mëdha të botës.”

Shumë komentatorë ndërkombëtarë kanë theksuar gjithashtu nevojën për t’ia njohur meritat edhe partneres së Jusuf Dikeç, Sevval Ilayda Tarhan, e cila garoi me të njëjtin qëndrim të çlirët si Dikeç.

Një tjetër debat i ashpër që shoqëroi për ditë të tëra ishte ai për përkatësinë gjinore të Iman Kelifes, boksieres marokene dhe një tjetër boksieres kineze, që kishin tepricë hormone mashkullore. Jo pa qëllim u etiketuan si transgjinore për të devijuar vëmendjen e publikut, dhe kjo u pa kur kritikët e së majtës sulmuan ashpër konservatorët, duke i akuzuar se nuk dinë të bëjnë dallimin midis transgjinorëve dhe personave me probleme hormonale. Natyrisht që ne nuk i dimë këto gjëra, sepse ne pranojmë vetëm dy gjini, dhe ata që kanë probleme seksuale me hormonet duhet të shkojnë te mjekët përkatës, dhe jo te “doktorët filozofikë të së keqes” nga e majta ekstreme. Fantazma e së djathtës ekstreme konservatore ka qenë një gogol i suksesshëm deri tani, dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit të humbura nga Macron në favor të një grupi ekstremesh të majta.

Mbyllja e Lojërave Olimpike ishte një tjetër shfaqje e shëmtuar në përpjekje për të normalizuar anormalen. Ja si e përshkruan atë Marcelo Foa, gazetar i RAI 1 dhe pedagog i komunikimit në Universitetin Katolik të Luganos:

“Ceremonia e Lojërave Olimpike: më duket sikur po shoh makthin më të tmerrshëm të Orwell-it. Kanë inskenuar një teatër të së ardhmes me persona pa fytyra, stadiumi i zhytur në errësirë me muzikë shqetësuese. Dëgjohet zëri metalik i spikerit, si në 1984 (romani i Orwell-it). Kalorësi që zbret nga qielli është një hibrid i çuditshëm midis njeriut dhe një kafshe të larëzuar. Pastaj shfaqen ‘fantazma’ përsëri me fytyrën e maskuar, që shfaqen në mes të mjegullës. Ky është ferri i Dantes. Kjo nuk mund të jetë ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike. Turbuese dhe po ashtu me një mesazh emblematik të trishtueshëm, kjo është ajo që duan të na përcjellin. Kini frikë, e ardhmja është distopike (anormale).”

Edhe një herë, organizatori francez i lojërave, një person i së majtës ekstreme, ofroi një spektakël horror shqetësues për psikën njerëzore, së bashku me stafin e tij të komunitetit gay.

Ngjarja në Pogradec, devizë e zgjedhjeve parlamentare të 2025!

Nga Besart Logu

Qëndrimi i gjatë në pushtet të konsumon. Tre mandate, në një vend që i zgjatet tranzicioni mbi 30 vjet, konsumi është edhe më i madh. Duke llogaritur skandalet e korrupsionit dhe përfshirjes së politikës me krimin, konsumi nuk njeh frena. Në të tilla kushte ndodhet sot Partia Socialiste.

Në jo më pak se një vit, vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Një opozitë në kolaps dhe që nuk mundet të rishpikë veten e të kthehet në alternativë, nuk e ndihmon aspak kryeministrin. As listat e mbyllura që shuajtën mundësinë e krijimit të polit të tretë, sepse të gjithë kryetarët e partive të vogla duan vendin e parë, nuk e favorizojnë. Kjo sepse ka një opozitë shumë më të fortë e reale se ajo politike, shoqërinë e lodhur nga establishmenti 30 vjeçar i Ramiz Alisë.

Prandaj, në këto zgjedhje, banditët e halabakët do të jenë në ballë të fushatës. Direktiva është shumë e qartë “Më mbani që t’ju mbaj”. Kështu që, tensionet e rritura janë krejt normale. Me kosto jetën? Padiskutim që po. Do i mbrojë pushteti? As që diskutohet!

Ngjarja në Pogradec është kambanë alarmi për këdo që ka probleme me dëgjimin; përcjell devizën majtiste të përsëritur nga Gramoz Ruçi në fushatën e 2021 se “pushteti merret me pushkë dhe mbahet me pushkë”!

OKB fut në “sitë” marrëveshjen e Ramës me Italinë/ “UNHCR”, 3 muaj monitorim në kampet e Gjadrit!

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), do të luajë rolin e “monitorimit dhe konsulencës” në kampin e Gjadrit për procedurat e identifikimit dhe riatdhesimet të emigrantëve.

Sipas informacioneve, nga (UNHCR) do të bëhet tre muaj monitorim fillestar në Lezhë, për të raportuar më pas në Romë se çfarë nuk shkon në qendrat italiane për emigrantët në territorin shqiptar të parashikuar në marrëveshjen e nëntorit të kaluar mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) u ftua zyrtarisht nga Ministria e Brendshme për të monitoruar zbatimin e Protokollit dhe për të garantuar “të drejtat dhe dinjitetin e atyre që do t’i nënshtrohen”.

Prania e stafit të UNHCR-së në pikat e nxehta ku bëhen kërkesat për azil dhe ku mbahen migrantët është një praktikë e konsoliduar, në përputhje me mandatin e agjencisë së OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 dhe për të siguruar mbrojtjen e refugjatëve.

UNHCR nuk mori pjesë në negociatat ndërmjet Romës dhe Tiranës për hartimin e Protokollit. Por, pas një sërë takimesh në të cilat qeveria italiane “siguroi informacion të mëtejshëm” mbi zbatimin e tij dhe “ripohoi dëshirën e saj të fortë që ai të ishte në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare”.

Pas këmbënguljes, ministria e Brendshme italiane pranoi të fusë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara në rolin e “monitorimit dhe konsulencës” për një kohëzgjatje fillestare prej tre muajsh.

“Gjatë kësaj periudhe, UNHCR-ja do të kërkojë të përmirësojë mbrojtjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve duke identifikuar dhe raportuar tek autoritetet përkatëse çdo mospërputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe refugjatët dhe standardet e praktikave të mira, dhe do të punojë për të përmirësuar garancitë e mbrojtjes”, thonë burime të UNHCR-së.

Protokolli ka ngritur dyshime dhe kritika të shumta dhe një pikë thelbësore ka të bëjë me rrezikun e mundshëm të eksternalizimit të detyrimeve të azilit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në letër nuk është kështu, sepse dy qendrat e Shëngjinit për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe Gjaderi për riatdhesimet (CPR) do të mbeten nën juridiksionin italian.

Por burime të UNHCR-së thonë se kjo metodë ende mbetet “një risi” dhe ka nevojë që organizata të jetë aty.

Në thelb, përpara se të hynin në qendra, migrantët do t’i nënshtroheshin një kontrolli fillestar pas operacioneve të shpëtimit dhe më pas do të transferoheshin në një lloj anijeje hotspot në portin e Shëngjinit.

Stafi i UNHCR-së do të duhet të monitorojë secilin prej këtyre hapave dhe në fund të tre muajve “do t’i vërë rekomandimet e tyre në dispozicion të qeverisë italiane dhe palëve të tjera të interesuara”.

Në shënimin ku shpall angazhimin e saj, UNHCR-ja theksoi se për të garantuar pavarësinë e funksionit të saj monitorues nuk do të marrë asnjë fond i UNHCR-së nga Roma.

Hapja e një pjese të parë të qendrës së riatdhesimit në Gjadër tani për tani është shtyrë për në 20 gusht, ndërsa Tirana duhet t’i dorëzojë Ministrisë së Brendshme çelësat e qendrës së Shëngjinit deri më 1 shtator. Por edhe UNHCR-ja bëri të ditur se ende nuk ka një datë të saktë për fillimin e detyrës./EuNews

FOTO/ Banorët e Fushë-Krujës izolohen për herë të dytë! Qytetarët taksohen me 2 euro nga pronari i hotelit nëse kalojnë në rrugën para tij

Telashet për banorët e Fushë-Krujës nuk kanë të mbaruar. Pasi u izoluan për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë hyrje dalje me rrugën e vjetër, tashmë banorët e këtyre zonave duhet të paguajë një taksë 2 euro nëse kalojnë në rrugën para një hoteli.

Qytetarët kanë denoncuar Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë i tarifon 2 euro, po aq sa është taksa e rrugës Thumanë-Kashar.

Ky është izolimi i dytë për banorët e Fuashë-Krujës!

Izolimin e parë 85 mijë banorëve të Fush Krujës, Thumanës, Krujës, Niklës dhe plot fshatrave të tjerë ua dha si dhuratë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bashkë me institucionin e varësisë, ARRSH.

Pavarësisht se projekti i autostradës së re 21 km parashikonte 4 nyje lidhëse me rrugën ekzistuese, në fund rezultoi se nuk kishte asnjë dalje apo hyrje në autostradë, çka solli edhe protestat e banorëve të zonës.

E vetmja nyje lidhëse është 23 km, pra dy km më poshtë se gjatësia e autostradës, ndërsa banorët të shqetësuar shprehen se po falimentojnë bizneset, janë të izoluar dhe kërkojnë zgjidhje.

Si përgjigje ata banorë kanë marrë taksën që një hotel ua vendos për rrugëkalimin para biznesit të tij.

Tërmeti politik që kërcënon Gjermaninë lindore!

Fundi i verës në politikën gjermane quhet me shaka Saure-Gurken-Zeit, ose koha e turshive: një emër i vjetër për ditët e nxehta kur shitësit ushqimorë të Berlinit filluan të sillnin tranguj të pjekur dhe gazetat duhej të printonin histori qesharake në faqet e tyre të para, sepse të gjithë të tjerët ishin me pushime, duke përfshirë edhe politikanët.

Jo këtë vit. Shqetësimet në kryeqytet janë të larta, sepse dy zgjedhje në shtetet lindore të Gjermanisë Saksoni dhe Turingia më 1 shtator dhe një e treta në Brandenburg më 22 shtator, duket se do të shpërthejnë një tërmet në politikën gjermane – vetëm një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet e Bundestagut.

Një vështrim në sondazhe shpjegon nervozizmin. Në Saksoni, Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, e cila në sondazhet kombëtare ka 17 për qind, është në vendin e dytë me 30 për qind, pas kristiandemokratëve konservatorë. Por në Turingi dhe në Brandenburg, AfD është në vendin e parë, përkatësisht me 30 dhe 24 përqind. Aleanca e re e së majtës Sahra Wagenknecht (BSW) ka 7-8 përqind në shkallë kombëtare. Por merr 11 për qind në Saksoni, 19 në Turingi dhe 17 në Brandenburg.

Me fjalë të tjera, dy parti të hapura kundër sistemit që në nivel kombëtar marrin një të katërtën e votave të sondazhit, ka të ngjarë të marrin një pjesë kolektive midis 41 dhe 49 përqind në këto tre shtete. Të dyja partitë janë euroskeptikë, anti-NATO dhe anti-amerikanë. Të dy janë pro-rus dhe kundër mbështetjes së Ukrainës. Thënë kjo, asnjëra nuk do të funksionojë, aq më pak kur do të duhet të qeverisin bashkë. Por ato gjithashtu mund të shkaktojnë kërdi.

AfD është profesionalizuar dhe konsoliduar – por gjithashtu ka kaluar shumicën e kolegëve të saj evropianë në radikalizmin e saj. Ajo tregton trope neo-naziste, shoqërohet me militantë të dhunshëm dhe mbështetet nga një rrjet i gjerë mediash, shoqatash dhe aktivistësh të ekstremit të djathtë. Një gjykatë më e lartë gjermane ka konfirmuar vlerësimin e shërbimeve vendase të inteligjencës se kapitujt e partisë në Saksoni dhe Turingi janë “ekstremiste të provuara të krahut të djathtë”. Gazetarja Mariam Lau e quan paaftësinë mbresëlënëse të AfD-së për të shkundur të kaluarën naziste “sindroma politike e Tourette”.

Rritja e BSW-së që nga fillimi i saj në janar, dhe shkrirja e saj unike e taksave të të pasurve dhe të dëbuarve nga ekonomia e majtë dhe konservatorizmi kombëtar kanë habitur gjermanët. Mbi të gjitha, ata janë të hipnotizuar nga Wagenknecht, lideri i tij i zjarrtë populist, një admirues i Stalinit që favorizon rrobaqepësinë e korporatës. Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit, BSW arriti të tërheqë votues jo vetëm nga AfD, por nga i gjithë peizazhi politik gjerman.

Perspektiva për të gjitha palët e tjera është midis tmerrit dhe katastrofës. Social Demokratët e kancelarit Olaf Scholz, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, të cilët formojnë koalicionin e pakënaqur të qeverisë së Berlinit, përballen me zhdukje të mundshme politike në të tre shtetet. Ata votohen ose nën ose pak mbi pragun e hyrjes parlamentare prej 5 përqind – me përjashtim të SPD në Brandenburg, ku ata vendosin kryeministrin e shtetit. Qeveritë kanë shpërthyer për më pak në vendet e tjera. Por duke qenë se nuk ka një rrugë të qartë kushtetuese apo politike drejt zgjedhjeve të reja, koalicioni duket i dënuar të zvarritet deri në vijën e finishit.

Megjithatë, CDU gjithashtu përballet me dilema të këqija. Ajo ka vënë veton ndaj çdo bashkëpunimi qoftë me AfD, qoftë me partinë postkomuniste Die Linke, duke e lënë BSW si një partner të mundshëm koalicioni në të tre shtetet lindore dhe partnerin e vetëm në dispozicion në Saksoni dhe Turingi. Është një çift i paimagjinueshëm në nivel kombëtar.

Por shumë konservatorë në Gjermaninë Lindore mendojnë ndryshe. Dhe Friedrich Merz, lideri i CDU që dëshiron të bëhet kancelar në 2025, ka ende nevojë që partia e tij ta emërojë atë si kandidat.

Çuditërisht, Wagenknecht është duke e ngritur antenën. Ajo refuzon kategorikisht hyrjen në koalicion me çdo parti që mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën, ose vendosjen e raketave amerikane në Gjermani: politika të miratuara si nga qeveria ashtu edhe nga CDU në Berlin, por thellësisht jopopullore në shtetet lindore. Kërkohet pak imagjinatë për të parë se konservatorët mund të përfundojnë të dëmtuar dhe të ndarë çfarëdo që të vendosin.

Në këtë kontekst, një postim i fundit në rrjetet sociale nga mendimtari i së djathtës së re, Benedikt Kaiser, i cili përshkruan strategjinë elektorale të AfD-së për Turinginë, është udhëzues: “luani me kontradiktat e CDU-së, punoni drejt shpërthimit, pluhurosni CDU-në në zgjedhjet e ardhshme”.

Zgjedhjet e shtatorit në Gjermani mund të përcaktojnë jo vetëm qeverisjen e tre shteteve lindore, por të gjithë vendit. Është koha për të kuptuar se demokracia e saj është nën sulm./“Financial Times”