19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk ndal rekordet, askush më parë si ai në histori falë golit në Superkupë

Al Nasr ka arritur finalen e Superkupës të Arabisë Saudite duke mundur me shifrat 2-0 Al Tauon, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte i zakonshmi Kristiano Ronaldo, i cili vendosi edhe rekordin e radhës të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të ekipit të tij, ndërsa më pas, shënoi vetë golin e rezultatin 2-0 që hipotekoi vendin në finalen përballë Al Hilal.

SHIH VIDEON

Ky gol ishte me të vërtetë i veçantë, pasi ylli portugez u bë kësisoj lojtari i parë në histori i cili shënon për sezonin e 23-të radhazi.

Kujdes me ekspozimin gjatë verës, këto janë simptomat e alergjisë nga dielli

Një reagim imunitar ndaj ndikimit të dritës së diellit në lëkurë quhet alergji ndaj diellit. Kur lëkura ekspozohet në rrezet e diellit, shfaqen skuqje, të cilat zakonisht shoqërohen me kruajtje të fortë. Kategoria më e ndjeshme e njerëzve janë gratë e moshës së mesme, pothuajse 10 herë më shumë se burrat.

Përveç femrave të moshës së mesme, ky fenomen prek më shpesh personat me ngjyrë më të hapur dhe sy më të çelur. Gjithashtu, njerëzit me sëmundje autoimune dhe ata me probleme me veshkat janë më të rrezikuar. Në rrezik janë edhe ata që marrin antibiotikë ose analgjezik.

Simptomat

Simptomat e para mund të shfaqen disa orë pas ekspozimit të lëkurës në diell. Më shpesh shfaqen në qafë, gjoks, krahë dhe këmbë. Përveç kësaj, mund të shfaqen të vjella dhe dhimbje koke. Një nga shenjat e alergjisë ndaj diellit mund të jenë flluskat e ujit që mund të përhapen në ato pjesë të lëkurës që nuk ishin të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit. Flluskat e lëkurës mund të jenë gjithashtu një reagim ndaj kripës së detit.

Mbrojtja

Çdo ekspozim ndaj rrezeve të forta të diellit mund të shkaktojë një reaksion alergjik tek njerëzit që kanë një predispozitë ndaj tij. Prandaj, rekomandohet të mos dilni jashtë nëse dielli është shumë i fortë. Mos dilni nga shtëpia pa syze dielli, kapele dhe krem ​​kundër diellit. Para se të aplikoni kremin, rekomandohet të bëni dush.

Mjekimi

Nëse alergjia është jashtëzakonisht e fortë, rekomandohet përdorimi i produkteve për mbrojtje nga dielli që janë të destinuara për fëmijët. Gjithashtu rekomandohet aplikimi i produkteve që qetësojnë proceset inflamatore në lëkurë. Ju mund të zvogëloni kruajtjen duke bërë dush me ujë të ftohtë. Nëse është një alergji e lehtë, rekomandohet të shmangni rrezet e diellit për disa ditë.

“Një goditje” dhe tri pyetje?

Nga Lutfi Dervishi

Ja çfarë thotë prokurori:

(siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është “vrasje nga pakujdesia”

Por…, viktima ka:

“Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Vesh i majtë me mbetje njolla si ato të gjakut të mpiksur. Goja e mbyllur, gjuha nëzgaavrën e saj dhëmbët të pranishëm poshtë dhe lart me mbetje si ajo e gjakut të mpiksur në sipërfaqen e tyre. Gjithashtu vihet re lacerim i buzës së poshtëme në aën e majtënga brenda me diametër 1 cm. Dërmishje në buzën e sipërme, në pjesën e mjekrës dhe faqes së djathtë. Llapa e veshit tëmajtë me hetomë me praninë dhe të dërmishjeve. Tek supi i majtë vihet re një dërmishje me përmasa 2.5x1cm. Në pjesën e parakrahur të majtë afër dorës vihet re një dërmishje me përmasa 2x2cm.

Tek gjuri i majtë viher re ekimozë me përmasa 4x1cm. Në testet e kufomës vihet re lëndim”

Tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykaten

Pyetje nr 1: “një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?” A masakrohet një njeri me një grusht???

Pyetje nr 2:”vetëm një person e ka goditur viktimën?”

“Ai porositi dy birra nje per vete dhe nje per nje te dyte qe nuk e njihte fare?!”

Pyetje nr 3: cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitare…?

Ergys Mërtiri: Kur Drejtori i Policisë reagon si kapo i mafias

Nga Ergys Mërtiri

Nuk e di a është mafioz apo gjobëvënës vrasësi i Egli Progës në Pogradec, por Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku reagoi sot si kapo i mafias. Hapur, pa pikë droje, ai doli sot në sytë e publikut, duke kërcënuar, jo vartësit e tij që nuk e bëjnë si duhet detyrën, por mediat që denoncuan ngjarjen, duke thënë se do të hapë një proces hetimor kundër tyre. Të njëjtën gjë bëri më pas edhe shefi i tij Edi Rama, duke e quajtur reagimin e medias si agresion të qëllimshëm dhe të neveritshëm kundër policisë dhe qeverisë.

Në fakt, nuk është faji i medias përse inspektorë të policisë në Pogradec, e referojnë ngjarjen sikur kemi të bëjmë me një aksident nga pija. Familjarët kanë denoncuar se punonjësit e policisë u kanë pohuar se viktima nuk është goditur, por është rrëzuar, ndërsa nga ana tjetër sipas tyre, policia nuk mbledhur provat siç duhet e madje as nuk ka rrethuar vendngjarjen për të vërë hetimet e nevojshme. Vetë prokuroria pohon sot se ka vënë në hetim inspektorin e policisë për mosdokumentim të shkakut të vdekjes.

Ndonëse kanë një mijë të meta, mediat në këtë rast kanë bërë detyrën duke denoncuar ngjarjen, dhe, pa reagimin e tyre, sot gjithçka do ishte mbyllur në dëm të viktimës, si në shumë raste të tjera. Nëse ka pasur teprime në raportim, kjo vjen pikë së pari për faj të vetë policisë, e cila ka heshtur për katër ditë me rradhë. Z. Rrumbullaku do të duhet të kish bërë detyrën e tij, duke ofruar transparencë të plotë e të detajuar që ditën e parë për të qetësuar opinionin publik, e të mos dalë sot, pas katër ditës, për tu ankuar se mediat po i cënojnë imazhin policisë duke desinformuar. Vonesa në raportim dhe mungesa e transparencës janë gjithmonë shkaku kryesor i desinformimit dhe nëse dikush duhet të hetohet apo dënohet për këtë, duhet të fillojë nga vetë policia dhe nga ai vetë i pari.

Por, në vend që të japin llogari, Rama dhe Rrumbullaku bëjnë rolin e viktimës dhe hidhen në sulm, duke kërcënuar penalisht fjalën e lirë. Ata zgjodhën të mbajnë anën e agresorëve kundër viktimave dhe atyre që tregojnë të vërtetën për ta. Ndërsa u fol prej ditësh se vrasësit kërcënojnë dëshmitarët për të mos folur, sot Edi Rama dhe drejtori i tij i policisë kërcënuan gazetarët për ti detyruar të heshtin. Gjeni ndryshimin!

Në një vend demokratik, policia, e aq më tepër Kryeministri, nuk ka punë me mediat. Detyra e tyre është transparenca dhe sqarimi i opinionit. Kryeministri nuk është rojë i të vërtetës për të ndëshkuar këdo që gënjen (nëse gënjen ndokush tjetër përveç tij në këtë histori). Detyra e tij, është të vërë prapa hekurave kriminelët, jo të sulmojë viktimat kur ankohen pse shteti nuk i mbron.

Në çdo vend normal, edhe sikur mediat ta kenë tepruar, Kryeministri do të duhet ti falenderonte për ndjeshmërinë e treguar, pasi kjo vetëm ndihmon që policia të tregohet më e përgjegjshme për të mos ulur ashpërsinë me të cilën duhet dënuar krimi. Fakti që qeveria reagon me këtë lloj agresiviteti ndaj atyre që ngrenë shqetësime mbi punën e policisë tregon kompromentimin e thellë që ky shtet ka në raport me krimin.

‘Kërcënimi’ i Rrumbullakut me hetime ndaj gazetarëve/ Reagon Unioni i Gazetarëve: Intimidim ndaj lirisë raportuese!

Unioini i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ‘kërcënimit’ të Policisë së Shtetit për ata gazetarë, që sipas kryepolicit Muhamet Rrumbullaku tentuan të baltosin instiucionin që drejton në vrasjen e 42-vjeçarit, Eglantin Proga.

Në reagimin deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, thuhet se hetimet policore “për baltosje”, janë intimidim ndaj lirisë raportuese të gazetarëve .

‘Ky deklarim i përforcuar reflekton shqetësimin tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve në vend, për një deklarim intimidues ndaj së drejtës dhe lirisë vetëraportuese të çdo gazetari dhe mediave profesionale në vend. Hetimet e kësaj natyre, nëpër rrjete sociale apo blogjet mediatike, krijojnë qartazi një sipërmarrje policeske mbi raportimin plural në mediumet dhe hapësirat raportuese të gazetarëve të lirë’ , thuhet në reagim.

Sipas UGSH, këmbëngulja raportuese e shumë mediave dhe kolegëve tanë, ndaj rastit të Pogradecit, i ka shërbyer rritjes së ndjeshmërisë qytetare dhe shfaqjes së ndërgjegjes reaguese ndaj dramës që i është shkaktuar familjes së një prindi që humbi jetën dhe la dy fëmijë e nënën e tyre, në mëshirë të fatit të paditur social e ekonomik.

‘Intensiteti raportues i kolegëve tanë bëri të mundur të sillet në sy të publikut raporti i viktimës së pafajshme me një autor problematik të cilit ende nuk po ia paraqesin profilin institucionet zyrtare, thotë Unioni i Gazetarëve.

Regimi

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Hetimet policore “për baltosje” janë intimidim ndaj lirisë raportuese të gazetarëve

Tiranë më 14 Gusht 2024

UGSH ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale akuzat, kritikat dhe sidomos denoncimet e gazetarëve në rastin e vdekjes së 42 vjeçarit Egli Proga, në qytetin e Pogradecit. Raportimet e ndryshme për ngjarjen dhe sidomos vdekjen tragjike të prindit me dy fëmijë të mitur, kanë ekspozuar qartë aspekte kritike të vonesës dhe praktikës informuese, por më së shumti të reagimit në realitetin tonë vendor.

UGSH vlerëson faktin që policia e Shtetit, prokuroria dhe gjykata vendore u detyruan prej raportimeve të gazetarëve dhe mediave të dalin në sqarime për informim publik duke pasur diferencë substanciale në vlerësimet dhe procedurat gjykuese ndaj rastit.

UGSH vëren se në praktikën e ndjekur qysh nga momenti i parë i ndodhisë kriminale, organet e rendit dhe kqyrjes së vendngjarjes, kanë dëshmuar ngadaltësi dhe vonesë informuese për mediat dhe veçanërisht për publikun.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Muhamet Rrumbullaku, në daljen publike para gazetarëve ditën e mërkurë datë 14 gusht 2024, ndër të tjera, atakoi të drejtën e reporterëve për të pasur burime të tyre informuese dhe për të ndjekur parimin e kryqëzimit të të dhënave për të vërtetën në shërbim të publikut, duke u vetëofruar si burim të besueshëm vetëm burimin e tij zyrtar.

Ndërkohë që titullari i Policisë së Shtetit deklaroi sfidueshëm se do të nisen hetime për gazetarët që ” baltosin” policinë.

Madje zoti Rrumbullaku pranoi para gazetarëve se ka dhënë urdhër që për rastin e Pogradecit: “Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë” .

Këtij urdhri i është bashkuar me mbëshetje edhe Kryeministri Edi Rama, me thirrjen,…”për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut…”

Ky deklarim i përforcuar reflekton shqetësimin tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve në vend, për një deklarim intimidues ndaj së drejtës dhe lirisë vetëraportuese të çdo gazetari dhe mediave profesionale në vend. Hetimet e kësaj natyre, nëpër rrjete sociale apo blogjet mediatike, krijojnë qartazi një sipërmarrje policeske mbi raportimin plural në mediumet dhe hapësirat raportuese të gazetarëve të lirë.

UGSH vlerëson se këmbëngulja raportuese e shumë mediave dhe kolegëve tanë, ndaj rastit të Pogradecit, i ka shërbyer rritjes së ndjeshmërisë qytetare dhe shfaqjes së ndërgjegjes reaguese ndaj dramës që i është shkaktuar familjes së një prindi që humbi jetën dhe la dy fëmijë e nënën e tyre, në mëshirë të fatit të paditur social e ekonomik. Intensiteti raportues i kolegëve tanë bëri të mundur të sillet në sy të publikut raporti i viktimës së pafajshme me një autor problematik të cilit ende nuk po ia paraqesin profilin institucionet zyrtare.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Enriketa Papa: Duhet ndërtuar shteti i qytetarëve, modeli i kundërt i asaj që ofron Edi Rama

Nga Enriketa Papa

Sa here ka dicka nje ngjarje qe pervelojne mendjet dhe terbojne njerezit nga padrejtesia e institucioneve publike, KM Rama reagon dhe shpik flluska propagande, per te mbytur reagimet civile te qytetareve. Njesoj me vrasjen e Klodian Rashes, njesoj me protestat e studenteve, njejte me protesten e plehrave.
Ka frike nga reagimet civile. Ka frike nga njerezit e thjeshte, dhe protestat e ndjera, reagimet spontane te qytetareve. Por ben si cub, ndaj atyre politike.
Sot kushdo qe merret me politike, duhet t‘u ofroje njerezve, pikerisht te kunderten qe Rama ju ofron. Humanizem ne drejtimin e shtetit. Drejtesi ne vend te krimit. Ndeshkim zullumqareve dhe fund pandeshkueshmerise se ofiqareve te korruptuar dhe te kapur nga krimi.
Qytetaret kane nevoje te ndjejne qe shteti ku jetojne dhe punojne, eshte i tyri dhe jo i pushtetareve. Duhet ndertuar shteti i qytetareve dhe jo i kastave pushtetmbajtese.

Kuvendi harron dekomunistizimin, Autoriteti në kërkim të spiunit “I.M”

Në një kohë që Kuvendi i lë detyra Autoritetit të Dosjeve, janë po vetë deputetët që kanë arkivuar nismat për dekomunistizimin e politikës. Nismat ligjore të cilat një vit më parë pushtuan debatin politik në vend u harruan duke i kaluar për miratim në Parlament. 

Pastrimi i politikës nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit u kthye në kryefjalë të debatit politik një vit më parë. Tre grupimet politike brenda Kuvendit, socialistët dhe dy rrymat e PD-së, depozituan në Kuvend projektligjet e tyre për dekomunistizimin duke e vendosur këtë çështje në krye të axhendës politike. Por, si shumica e vrulleve parlamentare, edhe kjo mbeti në vend numëro.

Politika mori hov pas një shkrese të Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit në 25 korrik të vitit 2023, ku pretendonte se kishte gjetur në arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit dokumente që lidheshin me shtetasin I.M., duke e identifikuar si Ilir Meta.

Kjo ishte e mjaftueshme që të gjitha grupimet të propozonin nisma kundër ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, ndërsa vërtetësia e pretendimit të Autoritetit të Dosjeve nuk u provua asnjëherë, pasi çështja e shtetasit I.M. vijon të jetë në gjykatë.

Dhe për të pastruar politikën nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit duhet parandaluar kandidimi i tyre, gjë e cila bëhet duke amenduar Kodin Zgjedhor.

Edhe për këtë çështje, socialistët kanë depozituar prej më shumë se një viti nismën e tyre, e cila mbeti sërish në sirtarët e Kuvendit duke mos u bërë pjesë e paketës së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Tashmë është në dorë të politikës nëse çështjen e dekomunistizimit do ta rikthejë në programin e punës së Kuvendit në shtator, apo do të pluhurosen në raftet e Kuvendit, si një debat i krijuar thjesht për konsum politik nisur nga rrethanat politike të kohës kur nisi. (Ervin Koçi)

Ikin vendasit, vijnë turistët low cost, ulet me 20% konsumi në restorante, 70% e shitjeve të pijeve alkoolike në markete

Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të niste rritjen në bare dhe restorante, krahasuar me muajt qershor-korrik 2024, situata paraqitet e vështirë për këto struktura.

Në pikun e sezonit turistik, në mes të muajt gusht, baret dhe restorantet raportojnë rënie konsumi krahasuar me vjet.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Enri Jahja. tha për Monitor se krahasuar me vjet, konsumi në bare dhe restorante është ulur mesatarisht 20%. Arsyet kryesore të reduktimit të konsumit, sipas tij, mbeten largimi i vendasve jashtë Shqipërisë në sezonin turistik dhe ardhja në vend e turistëve “low cost”.

“Rënia e konsumit në bare dhe restorante është e përgjithshme në gjithë zonat turistike. Kjo për shkak të shpopullimit të shpejtë dhe shtimit të linjave ajrore low cost që nuk mund të sjellin turistë të kategorisë A”, pohon ai.

Teksa ka një rënie të konsumit në bare dhe restorante, po t’u referohemi pijeve alkoolike dhe verërave, shitjet më të larta të prodhimit vendas janë të përqendruar në segmentin e supermarkteve, sesa në HoReCa (Hotele-Restorante dhe Katering).

Por pavarësisht se po shitet më tepër në supermarkete prodhuesit vendas të pijeve alkoolike dhe verës pohojnë se krahasuar me vjet kërkesa është me rënie.

Denis Zhilla, drejtori i shitjeve të një prej kantinave më të mëdha të pijeve në vend “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha për Monitor se krahasuar me vjet, shitjet kanë rënë 10%.

“Sezoni turistike nuk është si vitin e kaluar. Kjo do të thotë ka rënie shitjesh 10% në raport me vjet”, nënvizon ai. Zhilla pohon se nga totali i shitjeve 70% e tyre është në segmentin e marketeve dhe 30% e pijeve dhe verës shitet në segmentin HoReCa.

Përgjatë sezonit turistik të vitit të kaluar shitjet e kantinës “Skënderbeu” ishin 30% më të larta se viti 2022, nga rritja e turistëve.

Rënie është shënuar edhe te importet e grupit “Pijet, alkoolet dhe uthullat”. Sipas të dhënave të INSTAT për muajt janar-qershor 2024 u importuan 86,4 mln litra pije alkoolike dhe uthulla. Krahasuar me vjet importet ranë 1%.

Sivjet sipas drejtorit të shitjeve Denis Zhilla te rënia e konsumit të prodhimit vendas ka ndikuar rritja e çmimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë përgjatë sezonit turistik.

Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante. Shtrenjtimi i çmimeve ndikoi te konsumi, duke e ulur atë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja thotë se shtrenjtimi i çmimeve u ndikua nga një sërë faktorësh, si: nga rënia e euros, rritja e pagave të stafit mbi 40% krahasuar me vjet, nga rritja e shpenzimeve deri 30% e qirave për akomodimin e kamerierëve apo kuzhinierëve të punësuar si sezonal, si dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para deri 30%.

Edhe vjet në bare dhe restorante çmimet u rritën deri 17%, ndërsa konsumi në muajt e verës u shtua 30% krahasuar me 2022.

Jahja parashikon se kjo situatë do të sjellë falimentimin dhe mbylljen e një sërë strukturave të bareve dhe restoranteve më vend.

Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK./D.Azo

Masakra e rindërtimit në Durrës/ A është Rajli Ndërtim kompania private e Emiriana Sakos?

Nga Klodian Tomorri

Tërmeti dramatik i 26 nëntorit të vitit 2019 shkatërroi jetën e qindra dhe mijëra familjeve shqiptare. Por për një grusht të vogël njerëzish ai është shndërruar në burim pasurimi. Dhe disa nga këta gjenden në Durrës.

Javën e kaluar, Bashkia e Durrësit shpalli fituesit e tre tenderave të kufizuar për rindërtimin e tre pallateve në Durrës. Fondi limit i përcaktuar për riforcimin e pallateve të dëmtuar nga tërmeti ishte 5.66 milionë euro. Tenderat u dhanë për 5.65 milionë euro. Pra, 99.99 për qind e fondit limit me vetëm 10 mijë euro të kursyera nga gjoja tre tenderat. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse prokurimet pa garë nuk janë tendera, por thjesht shpërndarje parash në mënyrë korruptive.

Ndonëse tashmë u bënë gati 6 vjet nga tërmeti shkatërrimtar Emiriana Sako në Durrës vazhdon të bëjë biznes me fatkeqësinë. Dhe ky ngjan mirëfilltazi me një biznes privat me paratë e taksave të qytetarëve. Por kush janë njerëzit që morën paratë?

Rajli Ndërtim është një kompani e panjohur për publikun e gjerë. Me seli në Durrës, kjo kompani zotërohet nga dy aksionere, që janë Enkelejda Gojashi dhe Lediana Mata. E para njihet si anëtare e Partisë Socialiste dhe aktiviste e flaktë e Rilindjes, deri në pikën që në të shkuarën ka qenë shpesh dhe anëtare e Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve. Dhe të jesh militant i partisë në pushtet paguan.

Në bashkëpunim me kompaninë G.P.G, Rajli Ndërtim u shpall fituese në dy nga tre tenderat duke përlarë plot 4.46 milionë euro. Ndërsa kompania tjetër fituese është Inerti shpk një biznes me bazë në Gramsh, që zotërohet nga Halil dhe Florjan Muja.

Korrupsion haptazi
Në tre tenderat e mbyllur të Bashkisë Durrës garuan vetëm dy garues. Inerti dhe bashkimii i kompanive Rajli-G.P.G. Në tenderin e parë për riforcimin e pallatit Rajfi në rrugën Iljaz Reka paraqiti ofertë vetëm Inerti, vlera financiare e së cilës ishte 14 mijë lekë ose 140 euro më pak se fondi limit. Me fushën bosh Inerti u shpall fituese e tenderit 1.2 milionë euro.

Në tenderin e dytë, atë të riaftësimit të pallateve nr 8 dhe nr 10 në rrugën Pelikan u paraqitën dy oferta. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofroi vlerën 2.9 milionë euro. Kurse Inerti dha një ofertë që ishte më e lartë se fondi limit, duke u skualifikuar me vetëdije të plotë.

E njëjta skemë u përsërit dhe në tenderin e tretë, atë për riaftësimit strukturor të pallatit Big Kristi. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofertoi 3 mijë euro më pak se fondi limit, ndërsa Inerti sërish mbushi topin duke dhënë ofertë më të lartë se fondi limit. Këto janë qartazi tendera korruptivë të manipuluar me fitues të paracaktuar.

Dashuria Sako-Rajli Ndërtim

Kompania Rajli Ndërtim deri më sot ka marrë në total 9 milionë euro pagesa nga paratë publike. Nga këto 8 milionë e 700 mijë euro i ka marrë vetëm nga Bashkia e Durrësit, ndërsa 300 mijë eurot e tjetra i ka marrë nga Bashkia e Vorës. Me pak fjalë, Rajli Ndërtim është një kompani e ngritur për të bërë biznes vetëm me bashkinë e Durrësit.

Ky fakt, së bashku me lidhjen politike të pronarëve të saj me Partinë Socialiste ngrenë dyshime të mëdha. A është Rajli Ndërtim kompania private e Emiriana Sakos? Nëse përgjigja e kësaj pyetje është JO, atëherë ka një përgjigje si Po të sigurtë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit është klientja e vetme e Rajlit. Jo me paratë e saj, por me taksat e qytetarëve në procese prokurimesh të cilat bërtasin me të madhe korrupsion./Kapitali.al

A është vërtet e mirë për shëndetin tonë kafeina? Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni doza të larta

Kafeina, një stimulues natyral që gjendet në kokrrat e kafesë, ka marrë lavdërime dhe kritika. Por, çfarë lidhje ka me performancën, dietën dhe dehidratimin? A është e mirë apo e keqe për shëndetin tonë?

 

Kafeina dhe lidhja e saj me performancën fizike

Kafeina shpesh merret nga atletët profesionistë dhe amatorë në një përpjekje për të lehtësuar performancën e përmirësuar gjatë një game të gjerë aktivitetesh. Sipas një analize të fundit, kafeina ofron një përmirësim të vogël por të dukshëm në qëndrueshmëri kur merret në doza të moderuara para stërvitjes (një dozë prej tre deri në gjashtë mg për kg peshë trupore rreth një orë para stërvitjes).

Kafeina dhe performanca njohëse

Konsumimi i kafeinës mund të përmirësojë gjithashtu performancën njohëse, veçanërisht te ata që janë të privuar nga gjumi. Për shembull, në sporte të tilla si tenisi dhe golfi, gëlltitja është treguar se rrit shpejtësinë dhe saktësinë e goditjes, si dhe suksesin e përgjithshëm të lojës, ndoshta për shkak të përmirësimit të kohës së reagimit dhe vigjilencës mendore.

Kafeina dhe doza

Dozat ditore prej 300 mg duket të jenë të sigurta për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. Kjo është rreth 3 filxhanë kafe në ditë.

Kur bëhet fjalë për performancën, marrja e më shumë se 300 mg në ditë mund ta dëmtojë atë në vend që ta ndihmojë.

Doza më të larta të kafeinës (mbi 5 filxhanë në ditë) nuk duket se rrisin përfitimin e performancës dhe kanë më shumë gjasa të rrisin rrezikun e efekteve anësore negative si nauze, ankth, pagjumësi dhe shqetësim.

Kafeina dhe lidhja e saj me djegien e yndyrës

Studimet në fund të viteve 1970 raportuan se gëlltitja e kafeinës mund të rrisë mobilizimin e acideve yndyrore, të cilat kur lirohen nga indi dhjamor, transportohen në muskuj dhe ndoshta përdoren si lëndë djegëse.

Marrëdhënia midis kafeinës dhe humbjes së yndyrës është ende duke u studiuar sot, dhe një studim i fundit arriti në përfundimin se marrja e moderuar e kafeinës para stërvitjes mund të rrisë ndjeshëm djegien e yndyrës.

Në përgjithësi, kafeja mund të stimulojë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës nëse nuk e pini me shumë qumësht, kremra dhe sheqer, sepse atëherë nuk po flasim me kalori për pije, por për vakte!