23.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Hajdutët e shembën teatrin natën!

Nga Doriana Musai

Ia vodhën gërmat teatrit. Natën.
Hajdutët vjedhin natën. Kur s’ka sy.
Ranë vetë!- thanë Hajdutët.
Sot kërkojnë vota se Hajdutët duan të vazhdojnë të vjedhin se janë të paaftë të punojnë me ndershmëri.

Rivendosja e gërmave shqipe në ballinën e teatrit, ishte një akt i vogël në dukje. Nga 500 lekë na ra të gjithëve të paguanim. Kishte më shumë njerëz që donin të dhuronin, por vlera u përmbush në pak orë dhe besimi se do ta rikonstruktonim ishte aq e madhe, sa njerëzit u ngushëlluan se do të mund të kontribuonin atëhere.

E shembën natën teatrin. Hajdutët.
U ndihmuan nga policia dhe forcat speciale RENEA. 1500 policë vetëm brenda unazës së vogël të Tiranës. Deri në Bradashesh e në Maminas kishte postoblloqe që ndalonin hyrjen në kryeqytet. Futën krimin e organizuar në rradhët e policisë. I veshën me uniformat e shtetit dhe dhunuan njerëzit.

Sot disa prej tyre janë në burg. Të tjerë vijnë vërdallë nëpër Tiranë me bisht ndër shalë. Disa janë në listën e turpit ku u gdhendën dhe do të qëndrojnë aty deri sa të kenë jetë. Të tjerë janë në pritje të dalin para drejtësisë, dhe ka ende nga ata që flenë me një sy hapur se mos i del emri.

Një ditë do japin llogari të gjithë firmëtarët për shembjen e teatrit, sepse përdorën vulat e shtetit shqiptar kundra shqiptarëve, historisë dhe trashëgimisë së tyre.

7 maj 2019, Aleanca e qytetarëve në mbrojtje të teatrit, zgjodhi shkrimtarin dhe artistin Rudi Erebara, për të ringritur dinjitetin e atij tempulli të kulturës dhe rezistencës qytetare.

 

Endri Hasa nga Elbasani: “Fushatën e kemi bërë me ide, jo me sharje – Koha e premtimeve boshe ka mbaruar”

Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët: fushata duhet të jetë betejë idesh, jo fyerjesh.

“Në një kohë kur të tjerët harxhojnë energji me sharje, ne kemi ardhur me ide. Ne flasim për inovacion, për zhvillimin ekonomik, për të rinjtë që po largohen çdo ditë nga vendi,” tha Hasa në një deklaratë publike.

Ai theksoi se koha e premtimeve boshe ka përfunduar dhe se Shqipërisë i duhen njerëz që mbajnë fjalën dhe ndërtojnë të ardhmen me përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Të tjerët e kanë harxhuar fushatën me sharje, ne kemi ardhur me ide. Ne flasim për inovacionin, për ekonomi, për rininë që ikën. Koha e premtimeve boshe ka mbaruar tani është koha për njerëz që mbajnë fjalën

 

✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto Endri Hasa

Shpresa Faslia: “Tirana meriton dinjitet, drejtësi dhe mundësi për fëmijët e saj”

Në një fushatë energjike dhe plot pasion, Shpresa Faslia, kandidate për deputete nga Koalicioni Euroatlantik, thekson rëndësinë e mbështetjes për një alternativë të pastër dhe të drejtpërdrejtë. Ajo thotë se qytetarët e kryeqytetit kërkojnë një shoqëri të bazuar në dinjitet, drejtësi dhe mundësi të barabarta për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Tirana ka zemër të madhe. Qytetarët e saj duan të jetojnë me dinjitet, duan drejtësi dhe mundësi për fëmijët e tyre. Ky është gjithashtu misioni i Koalicionit Euroatlantik,” shkruan ajo në një postim në profilin e saj në facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

Ecim krenar në rrugët e Tiranës, mes njrëzve, me kokën lart dhe zëmrën plot besim.

Tirana ka zëmër të madhe, qytetarët e saj duan dinjitet, drejtësi dhe një mundësi për fëmijët e tyre.

Koalicioni Euroatlantik është koalicion vlerash.

Vota për numërin 4 dhe për Koalicionin Euroatlantik është e sigurtë:

– për të luftuar korrupsionin,

– për të mbështetur SPAK-un,

– dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

#Voto nr.4

# Voto Koalicionin Euroatlantik

Jehonë nga Turqia: Mediat prestigjioze shpërthejnë në mbështetje të Pëllumb Seferit

Ndërsa fushata për zgjedhjet e 11 majit hyn në ditët e saj më intensive, kandidatura e Pëllumb Seferit nga Koalicioni Euroatlantik ka tërhequr vëmendje të veçantë — jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më prestigjioze të Turqisë.

Portale dhe gazeta të mëdha në Ankara dhe Stamboll kanë pasqyruar me interes qëndrimet e Seferit për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke e cilësuar atë si zërin më të qartë pro-miqësisë strategjike midis dy vendeve. Në veçanti, mediat turke kanë vënë në dukje faktin që Seferi ishte i vetmi kandidat për deputet në Shqipëri që reagoi menjëherë me një mesazh solidariteti pas tërmetit të fundit në Stamboll, gjë që u prit me respekt të madh në opinionin publik turk.

Në deklaratat e tij, Seferi ka theksuar se “e ardhmja e Shqipërisë kalon përmes ruajtjes së marrëdhënieve të forta me miqtë e saj historikë, dhe Turqia është një nga aleatët më të rëndësishëm në këtë rrugëtim.” Kjo qasje e hapur dhe vizionare është përqafuar gjerësisht nga votuesit me bindje konservatore, të cilët e shohin tek Seferi një figurë që i flet ndershmërisht interesit kombëtar dhe stabilitetit rajonal.

Profili i Seferit, i formuar në një ndërthurje mes traditës, besimit dhe angazhimit konkret qytetar, po shihet gjithnjë e më shumë si një model i ri përfaqësimi në politikën shqiptare. Ndryshe nga kandidatët që fushatën e kanë ndërtuar mbi sulme personale dhe premtime boshe, Seferi ka zgjedhur të flasë për partneritetin ekonomik, kulturor dhe gjeopolitik që Shqipëria mund dhe duhet të ndërtojë me Turqinë dhe vendet aleate.

Pasqyrimi nga mediat turke vjen si një konfirmim ndërkombëtar për seriozitetin dhe peshën që kandidatura e tij po fiton. Ky jehonim është gjithashtu një tregues i ndikimit që kanë zgjedhjet në Shqipëri në skenën më të gjerë rajonale, ku stabiliteti dhe aleancat strategjike janë më të rëndësishme se kurrë.

https://www.sondakika.com/amp/haber-arnavutluk-secimlerinde-turkiye-surprizi-aday-prof-18595535/

https://www.turkiyegazetesi.com.tr/dunya/arnavutlukta-secim-heyecani-turkiye-tonuyla-yukseliyor-adaylardan-ezber-bozan-hamle-1113669

https://www.turkgun.com/dunya/siyasette-yeni-yon-arnavutluk-secimlerine-turkiye-damgasi/289312

https://www.msn.com/tr-tr/haber/politika/arnavutluk-se%C3%A7imlerinde-t%C3%BCrkiye-s%C3%BCrprizi-aday-profilleri-dikkat-%C3%A7ekiyor/ar-AA1EflCD

https://www.haberler.com/politika/arnavutluk-secimlerinde-turkiye-surprizi-aday-18595458-haberi/

Reagim i kandidates së Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Në Korçë, votën nuk e hipotekon dot paaftësia me “tituj” të përkohshëm pushteti!

Nga Marinela Ziu

Binomi i kandidateve të Partisë Socialiste, Vinjola Rota dhe Besa Spaho janë bërë “tutoret” e punonjësve të administratës publike.

Kemi me qindra denoncime dhe ankesa për to, të ardhura pranë shtabit elektoral të Koalicionit Euroatlantik, që na dëshmojnë se këto dy kandidate, mes presionit kërkojnë votën e qytetarëve të lirë dhe të ndershëm që kjo qeveri i ka vjedhur deri në palcë.

U them të dyja kandidateve “larg duart nga administrata publike”, në të kundërt do të vendoseni përpara drejtësisë.

▶️ Drejtoresha e arsimit harron se partia e ka vënë në një post që jo vetëm nuk e meriton, por nuk e ka menaxhuar dot si duhet.
Nga ana tjetër, ajo harron se ata që i shikon si “vartës” të saj, ata janë elita e Korçës, sepse arsimtarët janë pjesa më e mirë e këtij Rajoni, fakt që e ka harruar drejtoreshë Vinjolla, e cila me orë e pa orë telefonon dhe dërgon mesazhe tek arsimtarët që do ia japin përgjigjen me REFUZIM në masë më 11 maj, me mohim vote, kandidaturës së saj karikaturë politike.

▶️Ndërsa shoqja Besa Spaho e kadastrave dhe hipotekave, e damkosur prej vitesh për cënimin e pronës, premton poshtë e lart, në fshatra dhe qytete, hipotekim dhe legalizim të pronës, duke patur në krah nënpunës të lartë të administratës civile.
I bëj me dije shoqes Spaho, se institucionet e shtetit nuk janë pronë e saj dhe ajo nuk mund dhe nuk duhet kurrë të premtojë asgjë, sepse është ligji që vendos.

Zonja dhe zotërinj,
Këto janë aktet e fundit të turpshme dhe penale të regjimit në ikje, të pushtetit që për 12 vite i detyruoi shqiptarët të marrin arratinë pakthim.

Asnjë votë për këto kandidate “karikatura” të qeverisjes Rama 1, 2, 3!

Korçare dhe korçarë të mençur, mos u epni ndaj shantazheve të tyre elektorale, sepse asgjënë e madhe që u dhanë në 12 vite, vetëm këtë mund t’ju ofrojnë sërish edhe për 4 vite.

Njerëzve të zhytur në paligjshmëri dhe korrupsion, me urtësi dhe qytetari, mençuri dhe vendosmëri, të diel duhet t’u thoni “Jo”. Një JO me bindje dhe vullnet për t’i larguar dhe për t’i çuar në derën e drejtësisë.

Këto kandidate dhe të gjithë të tjerët në lloj kurrsesi nuk mund ta hapin derën e Europës për ju!

11 maji, e diela që vjen, duhet të jetë e dielltë për ne të gjithë.
Të diel dorëzojani kandidaturat e PS drejtësisë dhe SPAK-ut.

Marinela Ziu: Programi i Koalicionit Euroatlantik ul varfërinë dhe çliron biznesin nga barra fiskale

Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset e Pogradecit, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe prezantuar pikat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik. Në fokus të bisedave kanë qenë papunësia, varfëria dhe shpopullimi, që sipas Ziu-t, janë pasoja të keqqeverisjes dhe mungesës së një politike ekonomike në funksion të qytetarëve.

Ziu premtoi se Koalicioni Euroatlantik synon të ulë varfërinë me 50%, ndërkohë që parashikon një sërë reformash për të lehtësuar biznesin dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

Ndër masat kryesore për biznesin, ajo përmendi:

Vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të gjithë tatimpaguesit, krahasuar me 13–23% që aplikohet aktualisht;

Tatimi mbi të ardhurat dhe mbi biznesin do të jetë gjithashtu 9%, në vend të normës aktuale prej 15%;

Heqja e të gjitha taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë;

Ulje e detyrimeve ndaj pushtetit vendor në vetëm 1% të xhiros vjetore për bizneset e vogla.

Ziu gjithashtu prezantoi planin për krijimin e një Inspektorati të vetëm Kombëtar, që do të kufizojë inspektimet fizike në 6 në vit dhe vetëm për 10% të bizneseve, duke minimizuar ndërhyrjet abuzive dhe gjobat arbitrare.

Postimi i plotë:

Sot, takime me qytetarë dhe biznese në qytetin e Pogradecit, të cilët përballen çdo ditë me papunësi, varfëri dhe shpopullim masiv.

Me Programin e Koalicionit Euroatlantik, ne synojmë uljen e varfërisë me 50% brenda mandatit tonë të parë.

Për të çliruar biznesin nga barra e rëndë fiskale, synojmë:

Vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, ndërkohë që në qeverisjen socialiste ajo varion nga 13% deri në 23%, duke siguruar një sistem të thjeshtë, transparent dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit;

Vendosjen e tatimit mbi të ardhurat në masën 9%, nga 15% që është aktualisht, duke ulur barrën fiskale për qytetarët dhe duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare;

Vendosjen e tatimit mbi biznesin në masën 9%, nga 15% që është aktualisht, për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase;

Heqjen e të gjitha taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë, duke lehtësuar hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja;

Uljen e detyrimeve që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor, në një vlerë jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore, duke reduktuar ngarkesën financiare për ta.

Për t’i dhënë frymëmarrje dhe për ta çliruar biznesin nga gjobat, do të krijojmë vetëm një Inspektorat Kombëtar, me fokus në sigurinë ushqimore, shëndetësore dhe teknike. Inspektimet fizike do të jenë vetëm 6 herë në vit dhe nuk do të përfshijnë më shumë se 10% të bizneseve.

Ju meritoni më shumë,

Pogradeci meriton më shumë.

✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto ️ Marinela Ziu

Koalicioni Euroatlantik përmbyll fushatën: Shqipëria ka një shans të vërtetë për ndryshim

Pas disa javësh fushatë intensive në të gjithë vendin, Koalicioni Euroatlantik përmbyll zyrtarisht të enjten fushatën e tij elektorale, duke sjellë para qytetarëve një ekip kandidatësh të përkushtuar, me integritet dhe pa njolla në të kaluarën e tyre.

Kjo fushatë e Koalicionit Euroatlantik ka vendosur në qendër vlerat qytetare, angazhimin serioz dhe alternativën politike që përfaqëson Lulzim Basha dhe ekipi i tij. “Shqipëria ka një shans për një alternativë të përgjegjshme dhe serioze,” është mesazhi që përcjell Koalicioni.

Mbyllja e madhe do të mbahet ditën e enjte, më 8 maj, ora 18:30, në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, në Tiranë. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e konsideruar këtë aktivitet si kulmin e një fushate që ka synuar të sjellë politikën më pranë qytetarit.

Nën moton “Shqipëria meriton më shumë”, Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin më 11 maj, duke mbështetur kandidatët e tij në numrin 4 në fletën e votimit.

Aldi Lekaj: “Mos voto për sot – voto për nesër. Voto për fëmijët tanë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Aldi Lekaj, ka shpërndarë një mesazh të shkurtër por domethënës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Lekaj i bën thirrje qytetarëve të mendojnë për të ardhmen dhe brezat që do të vijnë.

“Mos voto për sot – voto për nesër. Për brezat që do të ecin mbi themelet që ti ndërton. Voto për fëmijët tanë,” shprehet Lekaj, duke e vendosur theksin te përgjegjësia qytetare dhe nevoja për një vizion afatgjatë.

Me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, Koalicioni Euroatlantik synon të përfaqësojë një alternativë ndryshe për qytetarët.

Armend Gjana dhe Koalicioni Euroatlantik, zgjedhja e duhur/ Asllan Kaci: Më 11 Maj, mos votoni për hajdutët që po na vjedhin të ardhmen!

Aktivisti i njohur Asllan Kaci ka bërë një thirrje të qartë dhe pa ekuivok për qytetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, duke kërkuar mbështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatin Armend Gjana në Tiranë.

“Për një Shqipëri që zhvillohet ekonomikisht dhe kulturalisht, duhen përfaqësues me dy vlera të thjeshta: zemër shqiptari dhe duar të pastra. Armend Gjana është ai zë ndryshe që nuk ka ardhur për të vjedhur, por për të shërbyer.”

Kaci paralajmëron se votimi për “hajdutët e vjetër” është votë për diktaturë dhe varfëri:

“Më 12 Maj, kur të zgjoheni në të njëjtën varfëri, mos harroni: fëmijët tuaj do ju gjykojnë për zgjedhjen që bëtë një ditë më parë.”

Zgjedhja është në dorën tuaj.
Voto Nr. 4 – Voto Armend Gjana
Voto Koalicioni Euroatlantik – për një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe të begatë.

Postimi i plotë:

Më 11 Maj, Shqipëria është në duart tuaja.

Që vendi ynë të zhvillohet — si ekonomikisht, ashtu edhe kulturalisht — ne kemi nevojë për përfaqësues me dy cilësi të thjeshta, por të mëdha:

1. Konservator me zemër shqiptari — që dashuron familjen dhe Atdheun, sepse ai që nuk do familjen e vet, s’mund të dojë as vendin e tij.

2. I ndershëm dhe jo hajdut — ndryshe nga politikanët që për gati 4 dekada vetëm kanë vjedhur dhe shkatërruar.

Armend Gjana i përmbush këto dy kritere. Ai është kandidati që përfaqëson ndryshimin që Shqipëria meriton.

Votoni numrin 4. Armend Gjana, Koalicioni Euroatlantik (KEA)

Për një Shqipëri të begatë, të lirë dhe me të ardhme.

Mos harroni:

Nëse më 11 Maj votoni për hajdutët e vjetër, më 12 Maj zgjoheni në diktaturë dhe varfëri. Fëmijët tuaj do ju gjykojnë për zgjedhjen që bëni.

INTERVISTË/ Kojku: “Nuk ndjek individë, ndjek parime”

Albert Kojku është kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit në qarkun Dibër. Me mbi 20 vite përvojë në arsim, teknologji dhe administratë publike, ai shprehet se synon të sjellë në Kuvend një zë të arsyes dhe një vizion të ri për Dibrën. Thekson se mungesa e dialogut dhe ndarjet për interesa personale e kanë lënë PD-në të përçarë dhe të larguar nga qytetarët. Në këtë kontekst, ai nuk e sheh veten si përfaqësues të ndonjë grupimi, por si zë të atyre që nuk janë ndjerë të përfaqësuar. Ai shprehet se kandidimi i tij nuk ka për qëllim ndarjen e votave opozitare, por ofrimin e një alternative të bazuar në parime dhe vizion. Qeverisjen 12-vjeçare të Edi Ramës, e konsideron si të pafuqishme për zhvillimin e Dibrës. Sipas tij, mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe ekonomi e ka lënë rajonin në një gjendje të vështirë.

1. Mbase kjo është një pyetje klishe, por mund të na tregoni shkurt për veten dhe lidhjen tuaj me Dibrën?

Unë jam Albert Kojku, lindur e rritur në fshatin Zimur të Dibrës. Këtu kam ndërtuar jetën, familjen, karrierën. Ekspert në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit. Kam mbi 20 vite përvojë në arsim, teknologji dhe administratë publike. Aktualisht jam pedagog dhe doktorant në fushën e sigurisë kibernetike. Dibra më ka formuar dhe më ka frymëzuar ndaj dhe sot, dua ta përfaqësoj me përkushtim në Kuvend.

2. Jeni një demokrat i hershëm, tani në krah të euroatlantikëve të Lulzim Bashës. Pse nuk u rikthyet me grupimin e Berishës si shumë të tjerë?

Sepse nuk i kam ndërruar bindjet. Kam qëndruar aty ku më thërret ndërgjegjja, pranë vlerave që besoj: euroatlantizmit, shtetit ligjor, politikës me vizion. Nuk ndjek individë, ndjek parime. Për mua, politika nuk është lojë pushteti, por mision për të shërbyer.

3. Si e shihni këtë fushatë? A ka opozita shanse përballë një mazhorance të bërë bllok?

Fushata është më shumë se garë, është provë karakteri. Unë jam këtu për të ofruar një opozitë që flet me zë të arsyes, që nuk nxit thjesht zemërim, por ofron shpresë. Koalicioni ynë, Euroatlantik është alternativë reale. Po, nëse jemi të bashkuar dhe të sinqertë, mund të rikthejmë besimin tek politika.

4. A ju është ofruar ndonjë bashkëpunim nga grupi i Berishës apo aleatët e tij?

Po, ka pasur tentativa. Por nuk kam lëkundur bindjet. Nuk jam në këtë garë për poste apo pazare por për parime. E kam ndarë mendjen të qëndroj aty ku ndjej se po bëj gjënë e duhur.

5. Një kritikë për Bashën dhe Berishën për gjendjen e Partisë Demokratike?

Të dy kanë përgjegjësi. Mungesa e reformimit dhe mungesa e dialogut e kanë lënë PD-në të përçarë. Opozita duhet të ishte bërë më moderne, më e bashkuar në vlera, jo e ndarë në interesa personale.

6. Për një mandat në Dibër duhen rreth 10, 000 vota, këtu duke shtuar edhe gjasat për votën nga diaspora. Disa mendojnë se kandidimi juaj thjesht ndan votat. Si i përgjigjeni kësaj?

Kujtoj se në zgjedhjet e vitit 2021, mandati i pestë u fitua me 7,255 vota. Duke qenë se Koalicioni Euroatlantik është me lista të hapura shancet më të mëdha janë që mandati i pestë të jetë i yni. Nuk kam hyrë në këtë garë për të ndarë askënd, por për të përfaqësuar ata që nuk janë ndjerë të përfaqësuar. Nuk i marr votat nga asnjëri, u flas qytetarëve që kërkojnë diçka ndryshe. Kam një vizion të qartë për Dibrën dhe nëse ai lexohet drejt, çdo votë për mua është investim në ndryshim.

7. Jetoni në Peshkopi, vini nga arsimi. Nëse merrni mandatin, si do të jetë marrëdhënia juaj me qytetarët?

Do jem gjithmonë i pranishëm. Nuk dua të jem një deputet që shihet vetëm në zgjedhje. Jam mësuar të jem mes njerëzve, t’i dëgjoj dhe të bashkëpunoj me ta. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur (pa dallim partiak), ashtu si edhe telefoni im.

8. Çfarë i ka munguar përfaqësimit të Dibrës në Kuvend?

Mbi të gjitha, i ka munguar një lidhje e sinqertë me njerëzit. Edhe një vizion i bazuar në dije, jo vetëm në retorikë. Unë vij nga fusha konkrete, arsimi dhe teknologjia, dhe kam një plan të qartë për zhvillimin e zonës. Jo premtime, por punë të matshme. Dibra nuk ka nevojë për premtime por për zhvillim.

9. Si i vlerësoni këto 12 vite të qeverisjes së Ramës, veçanërisht në Dibër?

Shumë fjalë, pak vepra. Dibra ka mbetur mbrapa në shumë drejtime; rrugët, fermerët, të rinjtë, të gjitha janë lënë pas dore. Ndaj edhe vendimi im për të kandiduar është: për të sjellë një alternativë të ndershme dhe të realizueshme për këtë vend që e dua shumë.

10. Cilat do të jenë prioritetet tuaja në Kuvend, nëse fitoni?

Do të fokusohem te katër shtylla kryesore:

Arsimi dhe teknologjia; ngritje e qendrave arsimore dhe profesionale. Bujqësia; investime në sistemin vaditës dhe në përpunimin e prodhimeve. Blegtoria; subvencione dhe ndihmë për të çuar produktet në treg. Turizmi; ligje që ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsim profesional në këtë drejtim.

11. Pse votuesit duhet t’ju besojnë juve dhe jo dikujt tjetër në listën e Lulzim Bashës?

Të gjithë kandidatët e listës së Koalicionit Euroatlantik janë njerëz me integritet, profesionistë të respektuar dhe të angazhuar në komunitetet e tyre. Secili prej tyre përfaqëson vlera dhe përvojë që e bëjnë këtë listë të denjë për besimin e elektoratit. Unë vetë vij nga jeta reale nga arsimi, nga shërbimi publik, nga puna me njerëzit. Kam ndërtuar gjithçka me përkushtim dhe ndershmëri, jo mbi premtime boshe apo llogari politike. Votën nuk e kërkoj për karrige, por për të qenë në shërbim të Dibrës dhe të qytetarëve të saj.

12. Si ju duket lista e PS në Dibër? Ka prurje të reja, apo gjithçka bazohet te pushteti?

Lista e PS-së vazhdon të mbështetet te pushteti, jo te merita. Njerëzit janë lodhur nga emra të komanduar nga lart. Ata kërkojnë zgjidhje reale, jo thjesht emra që ndryshojnë çdo katër vjet.

13. Nëse nuk fitoni, do të ktheheni në PD në të ardhmen?

Nuk jam futur në këtë rrugë për të bërë lëvizje taktike. Kam zgjedhur një linjë të qartë politike, që përfaqëson vlerat e mia. E ardhmja ime do të jetë gjithmonë aty ku ndjej se po kontribuoj ndershmërisht.

14. Një thirrje e fundit për votuesit?

Të dashur bashkëqytetarë, Sot ju drejtohem si njëri prej jush, jo si politikan. Dibra meriton më shumë, dhe unë besoj se bashkë mund ta ndërtojmë këtë të ardhme. Nuk premtoj mrekulli, por sinqeritet, përkushtim dhe punë të ndershme. Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi. Vota juaj është zëri juaj le të jetë një zë që kërkon dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë. Unë jam gati të jem zëri juaj në Kuvend. Uroj të jeni gati të jeni zëri i ndryshimit në 11 Maj 2025.