29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Irsida Shehi: Ta tregojmë me votë që nuk jemi qytetarë të kategorisë së fundit!

Kandidatja për deputete në Qarkun Tiranë, Irsida Shehi, përmes një thirrjeje të drejtpërdrejtë, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo i fton qytetarët që përmes votës të japin një mesazh të qartë: ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm.

“Gjithçka varet nga ne. Ta tregojmë me votë që e duam ndryshimin po aq sa duam veten. Se na ka ardhur në majë të hundës duke na trajtuar si qytetar të kategorisë së fundit kur duhet të jemi të parët. Të bashkohemi kundër të keqes për të sjellë të mirën që meritojmë.”

Shehi apelon për një bashkim qytetar që ndëshkon arrogancën dhe shpërfilljen me votë.

#Voto4
#VotoIrsidaShehi
#VotoKoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqiperia
#NdryshimiKaEmër

Edi Rama premton Evropën, por vendi ynë s’ka ujë të pijshëm/ Mirela Karabina: Në 11 Maj, Koalicioni Euroatlantik e vetmja alternativë

 

Nga Mirela Karabina

Godoleshi i poshtëm, lagje e Elbasanit, pa ujë.

Edhe pse vite më parë është bërë një investim nga World Vision dhe sistemi funksionoi për pak kohë, sot banorët vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm.
Arsyeja e mosfunksionimit është ndërprerja e energjisë elektrike që furnizon pompën e cila sillte ujin nga depo e ngritur.

Dy ditë më parë dy fëmijë janë helmuar nga uji i pusit i cili përdoret nga banorët i pakontrolluar.

Kjo është Shqipëria e Edi i Ramës që premton Europën ndërkohë banorët nuk kanë ujë të pijshëm.

Kjo është një situatë që kërkon zgjidhje urgjente. Uji nuk është luks , është e drejtë themelore jetike.

Ndaj në 11 Maj voto alternativën e vërtetë dhe të duhur, Koalicionin Euroatlantik.

#voto4
#koalicionieuroatlantik
#mirelakarabina
#Godoleshi #E_DrejtaPërUjë #ZëriIBanorëve #BesoTeShqipëria
#fyp #fy #f #fypp #fyppage #fypage #fypageシ #fypreelsシ゚

“Shqipëria ka nevojë për modelin që ofron Koalicioni Euroatlantik”/ Historiania Nevila Nika: Duhet të kthehemi në një vend Europian nga parametrat

Prof. Dr. Nevila Nika njihet për një karrierë të gjatë akademike. Gjatë jetës së saj të lartë akademike ka mbajtur edhe disa pozicione shumë të rëndësishme. Ajo ka qenë drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, drejtore e Përgjithshme e DPA, gjithashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Disa detyra të rëndësishme ka patur në fushën e shkrimit si Kryeredaktore e revistës “Arkivi Shqiptar”, Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave, Kryetare e Komisionit të Deklasifikimit, drejtuese e seminareve të kualifikimit për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike. Në këto zgjedhje ajo është pjesë e listës së hapur të Koalicionit Euroatlantik në Tiranë dhe fton qytetarët për të votuar Nr. 4 në fletën e votimit dhe emrin e saj në listën e hapur.

Më poshtë video-mesazhi i plotë i prof. dr. Nevila Nika

 

“Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni i 7×7=313 ka zbrazur xhepat e tyre”, Basha: Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, tek shqiptarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik ka vijuar ditën e sotme takime me qytetarët dhe me bizneset në Njësitë 10, 5 dhe 2. Korrupsioni është kryefjala e qytetarëve që ka sjell vështirësitë ekonomike, ndërsa shprehin mbështetje për alternativën e Koalicionit Euroatlantik për të dalë nga situate ku e kanë çuar krerët e tranzicionit.

“Gjithë këto pislliqe që kanë bërë këta, Zoti ta bëftë mbarë. Më bëhet qejfi shumë! Un; ty do ta jape votën” – u shpreh një e moshuar. “Me kismet Zotit, të ikin këta të vjetrit që na kanë zhyt”- u shpreh një tjetër.

Basha nga ana tjetër tha se ka një vetëdijësim nga për se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre. Ai shprehet se shumë prej tyre kanë zgjedhur programin dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4.

“Ditën e sotme takime me qytetarë, me familjarë, me të rinj, me të moshuar. Ka një vetëdijësim se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, familjarët e tyre, nga pensionet e ulëta tek gjendja ekonomike, tek çmimet e larta, tek pamundësia për rininë, e kanë një përgjigje në datë 11 maj: ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre, alternativën më të mirë e cila padiskutim është programi dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4. Ndaj, thirrja jonë vazhdon të jetë për këta qytetarë, ditën e diel masivisht dilni votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për ndryshimin. Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.

Drejtuesi politik Koalicionit Euroatlantik gjatë takimeve që pati foli edhe për pikat kryesore të programit:

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Për pensionistët:
• Brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë.
• Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave.

Për ish-të përndjekurit:
• Përmbylljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme.
• Trajtimin e statusit financiar të statusit të të përndjekurit politik me efekt retroaktiv të barazvlefshëm me statusin e ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
• Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi dy mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik.
• Rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

 

Paratë nuk mund të jenë edhe në xhepin e Ramës dhe të qytetarëve/ Armend Gjana: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë për të rinjtë që duan të jetojnë në Shqipëri

Armend Gjana, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka ndarë piketat kryesore të programit të forcës politike që përfaqëson, duke theksuar nevojën për një kthesë të madhe në mënyrën e qeverisjes.

Ai nënvizon se programi synon të rikthejë besimin e qytetarëve përmes politikave konkrete:

Mbështetje për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri

Rritje reale të pensioneve dhe trajtim dinjitoz për të moshuarit

Lehtësira fiskale për sipërmarrjet

Mbështetje direkte për familjet, për një ekonomi që u shërben qytetarëve

Por për të realizuar këto, Gjana thekson një kusht të vetëm: lufta kundër korrupsionit.

“Paratë nuk mund të jenë njëkohësisht në xhepat e qytetarëve dhe në xhepat e shokëve të Ramës,” – u shpreh ai.

Në përfundim, Gjana i bën thirrje qytetarëve të besojnë tek e ardhmja dhe të votojnë për ndryshim të vërtetë.

✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto për një Shqipëri me drejtësi, zhvillim dhe dinjitet për të gjithë

Postimi i plotë:

Programi ynë është i qartë:

 

✅ Mbështetje për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu

✅ Rritje reale të pensioneve dhe trajtim dinjitoz për të moshuarit

✅ Taksa të ulëta dhe lehtësira për sipërmarrësit

✅ Ekonomi që punon për familjet, me mbështetje dhe subvencione të drejtpërdrejta

 

Por ka vetëm një kusht për t’i bërë realitet:

 

⚖ Lufta kundër korrupsionit!

Sepse paratë nuk mund të jenë edhe në xhepat e shokëve të Ramës te 7×7=313, edhe në xhepat e qytetarëve!

 

Beso te Shqipëria

Vetëm numri 4️⃣ është vota për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

 

#Voto4 #KoalicioniEuroatlantik #BesoTeShqipëria #Zgjedhjet2025

“Çamëria nuk është çështje ideologjike, është çështje shpirti”/ Gëzim Ademaj i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Vlorë: Më 11 Maj vota për Nr. 4

Nga Gëzim Ademaj

ÇAM JAM
Te nderuar qytetare te qarkut Vlore!
Ceshtja Çame eshte nje ceshtje kombetare ndershteterore midis Shqiperise dhe Greqise.
Ajo kerkon vetem zgjidhjen e ceshtjeve juridike midis Çameve te debuar dhe shtetit grek.
Si e tille nuk duhet ngaterruar ne imoralitetin tregetar-politik shqiptare.
Mjafton kaq dhe ne 11 maj votoni:

-Qe per kete krahine shqiptare te kerkohet te flitet dh e jo te shitet.
-Per te nxjerre njhere e pergjithmone ÇAMERINE nga pazari ne tregun politik.
-Qe Çameria te jete ceshtje kombetare dhe jo objekt per treg perfitim personal per pazare.
-⛔️ Stop per te mos qene me kurre ÇAMERIA prone private ku qellimi per treg politik dhe pasuri personale te shuaj cdo ndienje dhe krenari kombetare.

Ska ku te vej me keq.
Per lekun Çami puthet me grekun. Çami perdoret, orintohet, sherben per te ber deputet grekun.
Çameria nuk eshte ceshtje ideologjike, eshte ceshtje shpirti. Shpirti nuk vdes kurre.

VOTO NR.4 KOALICIONI EUROATLANTIK
VOTO GEZIM ADEMAJ

SHQIPERIA MERITON ME SHUME
ÇAMERIA MERITON ME SHUME

I❤️ÇAMERIA

#voto4️⃣
#KoalicioniEuroatlantik ⭐
#BesoTeShqipëria

Donald Trump dënon sulmin e Indisë në Pakistan: Është turp, shpresoj të përfundojë sa më shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cilësoi tensionet në rritje mes Indisë dhe Pakistanit si “turp”, ndërsa sekretari i Shtetit Marco Rubio zhvilloi biseda me zyrtarë nga të dy vendet pas sulmeve ajrore indiane në territorin pakistanez dhe në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

 

“Ky është turp. Sapo dëgjuam për të. Mendoj se njerëzit e kishin parandier se diçka do të ndodhte, duke pasur parasysh ngjarjet e kaluara. Ata kanë qenë në konflikt për një kohë shumë të gjatë. Shpresoj vetëm që gjithçka të përfundojë sa më shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi përmes një postimi në “X” se SHBA-ja po e monitoron nga afër situatën dhe se do të vazhdojë të angazhohet me partnerët e saj në rajon për të nxitur “zgjidhje paqësore”.

Sipas Departamentit të Shtetit, Rubio zhvilloi biseda me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Indisë dhe Pakistanit, duke u kërkuar të dy palëve të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Rama vijon mashtrimet me premtime elektorale/ Sabah Sheta: Koalicioni Euroatlantik, e vetmja zgjidhje për Krujën

Nga Sabah Sheta

Sot Kryeministri paska ardh ne Fushe Kruje per mbylljen e fushates!
Paska thene nga Fushe Kruja qe do beka rrugen Kruje-Tirane dhe do i hudhka nje dore asfalt rruges Kruje-Fushe Kruje!??
Zoti Kryeminister pyesin Krutanet e bashkise Kruje??
Zoti kryeminister sa vite keni ne pushtet qe doni te na mashtroni per here te 4???

Zoti Kryeminister kemi 6 vite qe endemi rrugeve pa shtepi nga termeti, kur do futemi brenda!??
Shtepite jane gati nga 1 vit!

Zoti Kryeminister Krujen perlen shqiptare ku njihet kombi shqiptar po e ktheni ne nje katund te rendomte pa asnje institucion shteteror.

Vellezer e motra te bashkise Kruje boll na mashtruan keto nga 12 vite!

Ambasada Amerikane dha nje njoftim shume te vlefshem per ne, mos kini frike te votoni kundra ketyre qe na pine gjakun e na larguan femijet nga shtepija dhe e bene shqiperine nga vendi me moshen mesatare me te re ne Europe ne vendin ku po ngelin vetem pensionistet.

Te nderuar vellezer e motra votoni nr 4️⃣.
Koalicionin Euroatlantik per nje te ardhme me te mire per Krujen.
Kruja meriton me shume.

Shqiptarët kërkojnë ikjen e Ramës, por jo riciklimin e së shkuarës

Nga Rigels Seliman

Më 11 maj nuk do jetë thjesht një ditë zgjedhjesh. Do të jetë akti i fundit i një tragjikomedie që e ka lodhur Shqipërinë për tre dekada. Sali Berisha, politikani që ka ndërtuar një kult mbi frikën, përçarjen dhe mashtrimin, do të përballet me një humbje që nuk do mund ta fshehë as me grushta mbi tavolinë, as me çirrje e thirrje revolucionare para selisë së PD-së së rrëmbyer. Kjo nuk do jetë një humbje thjesht politike. Ky do jetë një falimentim moral, një turp historik.

Sali Berisha kërkon të kthehet në pushtet si “i përndjekur”, ndërkohë që është njeriu që ka lënë pas vetes të përndjekur të vërtetë, njerëz që kanë ikur nga sytë këmbët, të rinj që s’kanë më shpresë, demokratë që e kanë mbajtur flamurin me idealizëm dhe sot “hanë bar” për një karrige që s’u dha kurrë. Pas 11 majit, pikërisht ata demokratë që i shkuan pas me sy mbyllur, do të përballen me realitetin e hidhur: janë veç mish për top në betejën personale të një njeriu që nuk di të humbasë, por di të djegë gjithçka në rrugën e tij, madje edhe partinë, edhe vendin.

Sali Berisha do të humbasë sepse shqiptarët nuk i hanë më premtimet e ricikluara. Sepse gjuha e përçarjes nuk frymëzon më. Sepse koha e baballarëve politikë që predikojnë si në 1992-shin ka vdekur. Sepse populli ka nevojë për të ardhmen, jo për hakmarrje dhe rrënim.

Më 11 maj bie një regjim brenda opozitës. Pas kësaj date, demokratët nuk do kenë më as shpresë, as përfaqësim – veç zërin e një lideri të vjetruar që flet për revolucion nga ballkoni, ndërsa ata “hanë bar”, dhe shikojnë ëndrrat e tyre të shpërbëhen bashkë me të vërtetën që s’pranuan kurrë.

Do ta dëgjosh këtë fjali gjithandej pas 11 majit: “I shkuam pas kot, e na la rrugëve.” Dhe ky do jetë “varri politik” i Berishës.

Orjola Pampuri në Tiranë: Biznesi i vogël dhe qytetarët meritojnë më shumë mbështetje

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon fushatën elektorale përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe biznesin e vogël. Ajo thekson rëndësinë e dialogut dhe prezantimit të qartë të alternativës politike që përfaqëson.

“Duke u ndalur, duke biseduar, duke prezantuar pikat kryesore të programit tonë, bëhet më e qartë për qytetarët se çfarë përfaqëson kjo alternativë për katër vitet e ardhshme,” – u shpreh Pampuri.

Gjatë takimeve, kandidatja nënvizoi se një nga prioritetet është rikthimi i shpresës për jetesë më të mirë në vendin tonë, veçanërisht për familjet dhe të rinjtë.

“Më 11 Maj, votoni për një mundësi më të mirë për veten, për fëmijët dhe për të ardhmen. Votoni për besim te Shqipëria!”

✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Orjola Pampuri – për një Tiranë më të drejtë e më të zhvilluar

Postimi i plotë i Pampurit:

Vijojmë takimet me qytetarët e përfaqësues të biznesit të vogël. Duke u ndalur, duke bisefuar, duke i prezantuar pikat kryesore të programit tonë, për këdo bëhet më e qartë alternativa që do të zgjedhin të përfaqësohen në katër vjeçarin e ardhshëm.

Më 11 Maj; Voto ✅4️, Koalicionin Euroatlantik, për t’i dhënë vetes, fëmijëve, familjes, një mumdësi më të mirë për të jetuar në këtë vend. Beso te Shqipëria.

Voto për më të mirën tënde më 11 Maj. ✅ORJOLA PAMPURI.