29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Rama e ka mendjen te shokët 7×7=313″/ Endri Hasa: 12 vite dështime, koha për ndryshim është tani

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, ka dhënë një mesazh të fortë kundër qeverisjes aktuale, duke shprehur zhgënjimin e thellë të qytetarëve përballë korrupsionit dhe mungesës së shpresës.

“Kush do të jetojë në një qytet pa shpresë? Kush do të numërojë qindarkat ndërsa sheh korrupsionin masiv? Kush do t’i shohë fëmijët duke ikur nga vendi?”

Hasa i rikujtoi qytetarëve një deklaratë të vetë kryeministrit Rama para 12 vitesh, ku ky i fundit kishte pranuar se nëse nuk i bën ndryshimet brenda 8 viteve, nuk do t’i bëjë kurrë. “Edi Rama e ka mendjen te shokët. 7×7=313!” – shtoi ai me ironi.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik i bëri thirrje qytetarëve që të mos presin më, por të reagojnë përmes votës më 11 Maj:

“Ne nuk kemi më kohë për të humbur. Votoni ndryshimin e vërtetë. Votoni për një Elbasan që ka të ardhme!”

Besoni te Shqipëria
✅ Votoni Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Votoni Endri Hasa – për një përfaqësim dinjitoz

Postimi i plotë:

Kush do të jetojë në një qytet pa shpresë? Kush do të numërojë qindarkat kur është dëshmimtar i korrupsionit masiv? Kush do t’i shohi t’i largohen fëmijët? Kush nuk do t’i rriten pensionet dhe pagat?

Edi Rama e ka thënë vetë para 12 vitesh: Një njeri po nuk i bëri për 8 vite, harroje se do t’i bëj për një tjetër mandat të gjitha këto. Rama e ka mendjen te shokët❌ 7×7= 313❌

Ne nuk kemi kohë për të humbur. Votoni ndryshimin e vërtetë.

 

Beso te Shqipëria

✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto Endri Hasa

“Voto pa frikë”- Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit: Mos lejo të tjerët të flasin për ty

Katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, ambasada e SHBA ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptare, duke bërë thirrje që të votohet pa frikë.

 

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkohë dy ditë më parë, ambasada amerikane publikoi një mesazh të Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, i cili ndër të tjera ka thënë: “Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre.”

Alfred Ahmetcenaj: 11 Maji është një mundësi për t’u bashkuar për vlerat që na bashkojnë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Alfred Ahmetcenaj, i është drejtuar me një thirrje publike qytetarëve, miqve dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, veçanërisht atyre me të cilët ka bashkëpunuar gjatë viteve 2014–2018 si kryetar i Partisë Demokratike në Mat.

Në mesazhin e tij, Ahmetcenaj thekson se 11 maji është një ditë e rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, ndërsa nënvizon se vlerat e përbashkëta dhe kontributet individuale në të shkuarën janë më të rëndësishme sesa ndarjet që mund të kenë ndodhur me kalimin e kohës.

“Ne nuk jemi përgjegjës për zhvillimet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve. Secili ka vepruar me ndërgjegje dhe përkushtim.” – thekson kandidati, duke ftuar mbështetësit e tij të bëhen pjesë e kësaj gare.

Ai kërkon mbështetje për kandidaturën e tij në Tiranë, duke garantuar se do të përfaqësojë me integritet, përkushtim dhe qëndrueshmëri interesat e qytetarëve – jo vetëm të Tiranës, por edhe të Matit dhe mbarë Shqipërisë.

“Me Alfred Ahmetcenajn në Parlament, secili prej jush ka një mundësi më shumë – në Tiranë, në Mat, dhe në gjithë Shqipërinë.”

Postimi i plotë i kandidatit Alfred Ahmetcenaj:

Të nderuar miq, ish-bashkëpunëtorë, të afërm dhe mbështetës të mi,
Ju drejtohem sot me respekt dhe mirënjohje, veçanërisht atyre me të cilët kam pasur nderin të bashkëpunoj gjatë viteve 2014–2018 si kryetar i PD Mat.
11 maji është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët. Vlerat që na kanë bashkuar ndër vite janë shumë më substanciale se ato që mund të na kenë ndarë rrugës. Ne nuk jemi përgjegjës për zhvillimet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve, dhe as fajtorë për qëndrimet tona – secili ka vepruar me ndërgjegje dhe përkushtim.
Sot, kërkoj mbështetjen tuaj në garën time si kandidat për Qarkun Tiranë. Ju që më njihni, e dini se përfaqësoj angazhim, integritet dhe qëndrueshmëri.
Ju ftoj të bëheni pjesë e fushatës sime, duke kërkuar mbështetje tek të afërmit dhe miqtë tuaj që banojnë në Qarkun Tiranë.
Kjo betejë është beteja jonë. Me Alfred Ahmetcenajn në Parlament, secili prej jush ka një mundësi më shumë – në Tiranë, në Mat, dhe në gjithë Shqipërinë.
Me mirënjohje,
Alfred Ahmetcenaj

#VotoNr4
#VotoKoalicioniEuroatlantik
#VotoAlfredAhmetcenaj

Gjergji Nika: Do rikthejmë institucionet në Vlorë – qyteti meriton më shumë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Vlorë, Gjergji Nika, ka shpallur një ndër angazhimet e tij kryesore për legjislaturën e ardhshme: rikthimin në Vlorë të institucioneve rajonale që janë zhvendosur padrejtësisht në qytete të tjera.

Në një deklaratë publike, Nika thekson se, si ligjvënës, do të punojë për të rikthyer jetën institucionale në Vlorë, duke përmendur konkretisht:

Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, e zhvendosur në Gjirokastër;

Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, e zhvendosur në Fier;

Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, e zhvendosur në Lushnje;

Drejtorinë Rajonale të Arkivave, gjithashtu e zhvendosur në Lushnje.

“Të gjitha këto institucione janë pjesë e identitetit administrativ dhe zhvillimit të Vlorës. Zhvendosja e tyre përbën jo vetëm një humbje të aksesit për qytetarët, por edhe një nënvlerësim të padrejtë ndaj një qarku të rëndësishëm si Vlora.”, deklaron Nika.

Ai shton se Vlora meriton më shumë, dhe se angazhimi i tij është të rikthejë funksionin institucional aty ku i takon.

“#Voto4 – Për një përfaqësim që rikthen institucionet në shërbim të qytetarëve.”

Reflektim në ditëlindjen e Kombit!

Nga Azgan Haklaj

Sot është një ditë e shenjtë për Kombin Shqiptar, e cila do të ngelet e tillë në gjithë ekzistencën tonë nacionale.
Eshtë ditëlindja e Gjergj Kastriotit (Skenderbeu), i cili ishte atleti i lirisë, krishterimit e oksidentalizmit, pashaporta e Europës tek e cila duam të integrohemi sot.
E zgjodha pikërisht këtë datë për të realizuar një edicion special t “Sofrës Dardane” në zemër të Shqipërisë.
Ky aktivitet panshqiptar që vijon prej afro 25 vitesh, sidomos në konteksin ku ndodhet kombi ynë nuk është thjesht kulturor e artistik por edhe politiko-strategjik.
Situata e rëndë që ka sjellë oligarkia politike më korruptive në Shqipëri, mbrapshtia e qeverisë në Kosovë, kanosja e rëndë që po ju bëhet të drejtave universale të fituara me gjak në Maqedoninë e Veriut, harresa e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) nga lidershipi shqiptar, pazaret e ndyra herë të fshehta e herë hapur me kauzën çame për pushtet, apo dhe kusaria shoviniste që tenton t”ju bëhet pronave shqiptare në Ulqin në Mal të Zi e bëjnë imperative reflektimin tonë të thellë kombëtar.
E në këto kushte jo vetëm festimi por mbi të gjitha mejtimi mbarëshqiptar dhe udhëtimi në kujtesën e largët por krenare të Gjergj Kastriotit është një apel përmes artit për bashkim e drejtim serioz e idealist të trojeve tona.
Natyrisht që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar të cilin unë drejtoj ka zgjedhur rrugën e bashkimit etnik kulturor si rrugën me të ndjeshme të bashkimit e unifikimit shpirtëror.
Kultura, gjuha e historia janë elementët me relevantë të shpirtit tonë kudo ku ka troje dhe gjak shqiptar.
Ky postulat te unë dhe të gjithë ata që më kanë përcjellë e mbështet në këtë udhëtim të vështirë e sfidues por dhe krenar e frymëzues ka qënë një mision që ma ka diktuar geni dhe nëndija atdhetare dhe i tillë do ngelem.
Bashkimi ynë, euroatlantizmi dhe integrimi përrmes gjithë shanseve që na jep koha duhet të masivizohet, por së pari duhet të inkorporohet në ndërgjegjen e secilit.
E pikërisht sot në këtë ditë të shenjtë unë gjeta rast të përmbyll edhe udhëtimin tim politik euroatlantik elektoral për zgjedhjet e 11 majit si kandidat për deputet në kryeqytet.
Përpara tubimeve në hotele luksove e klisheve retorike politike unë preferova ta përmbyll me lahutën e flamurin e Deçiçit të Ded Gjon Lulit, me folkun trimëror të Drenicës së Azem Galices., Shaban Polluzhës e Adem Jasharit, me veshjet unifikuese të Malësisë, me kërcimin mistik të Osman Takës në tehun e singisë me kërcimin vendçe të Malësisë së Gjakovës, tani pjesë e UNESCO-s, me ritmet brilante të Karadakut, me mesazhet e folkut të Dibrës Madhe, me këngët hymn të UÇK- së së lavdishme që na sjellin në vemendje thyersit e kufijve të vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Fadil Nimani, Njazi Azemin.
Me këngën Piskamë të Preshevës, duke bërë kështu një kolazh të bukur të trojeve iliro-dardano-arbërore!
Të nderuar pjesëmarrës!
Ky bashkim shpirtëror e kulturor është një prelud i takimit të madh që euroatlantikët do të bëjnë me dt 8 maj në pallatin e sportit Asllan Rusi në orën 19-të, ndaj në këtë ditë të shenjtë të ditëlindjes së simbolit kombëtar e shtetëror Gjergjit tonë ju bëj thirrje shumë vllaznisht por tepër shqiptarisht ejani me ne.
Shqipëria meriton më shumë!
Motra dhe vëllezër:
Mirë se keni ardhur në këtë ditë të shenjtë për të festuar por edhe për të reflektuar e besatuar se misioni ynë vazhdon.
Atdhetaria nuk të pasuron materialisht por të jep një pasuri të paçmuar e të pamatshme shpirtërisht ndaj të gjithë së bashku të jemi krenar për misionin tonë.
Po i mbyll këto rreshta me një fjali të thjeshtë por plot kuptim të Roberto Benjinit:
“Jeta është e bukur jo vetëm kur je mirë ti sot por kur mendon e punon për vendin tënd pandërprerë…sot dhe mot”.

Surprizë në San Siro: Kush është kandidati për deputet që u shfaq papritur në stadium gjatë Inter–Barcelona?

Një moment i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin legjendar San Siro, gjatë super ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës. Ndërsa miliona tifozë ndiqnin spektaklin futbollistik, disa shqiptarë në shkallët e stadiumit kanë tërhequr vëmendjen me një gjest befasues: ata shpalosën një bluze me mesazh mbështetës për kandidatin për deputet Pëllumb Seferi, nga Koalicioni Euroatlantik në Qarkun e Tiranës.

Bluza, me ngjyrat zikaltër dhe me mesazhin “Voto Pëllumb Seferin – Voto 4”, u bë pjesë e sfondit të një prej eventeve më të ndjekura në Europë, duke sjellë kështu një copëz të fushatës shqiptare në zemër të Italisë – por jo vetëm.

Ky akt simbolik është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale si një formë kreative dhe e guximshme e promovimit politik jashtë vendit. Vetë Seferi reagoi publikisht pas ngjarjes, duke u shprehur:
“Fitoret, edhe kur duken të vështira, janë të mundura! Forca nr. 4! Forca Pellumb Seferi në fitoren e 11 majit.

Panajot Laro: Qytetarë të ndershëm, jemi me Koalicionin Euroatlantik

Nga Panajot Laro

Ne jemi më të mirët.
Kudo ku kemi punuar, kemi lënë gjurmë të padiskutueshme në raport me të drejtën, të vërtetën, zbatimin e ligjit, integritetin moral dhe profesional.
Ne qëndrojmë ballëlart dhe krenarë para njerëzve, sepse e dimë cili jemi dhe cilat janë vlerat tona që na bëjnë të besueshëm para qytetarëve tanë.
Cilat janë kundërshtarët tanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë?
Ata janë pikërisht ata që nuk lejojnë demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë të bekuar.
Ata janë ata që paratë e popullit i futin në xhepat e tyre dhe të njerëzve të tyre.
Ata nuk ngopen me urrejtjen dhe përçmimin që kanë për popullin shqiptar,
sepse janë gjakprishur, imoralë, të babezitur, që shesin gjithçka për interesin e tyre.
Këta sojseze, që duhej të kishin ikur me kohë, janë përsëri në listat e kandidatëve për deputetë, dikush me nr. 1 dhe tjetri me nr. 5.
Qytetarë të ndershëm, që doni vendin tuaj dhe familjen tuaj, që të mos digjet edhe një brez tjetër i Shqipërisë, që të mos dalin hajdutët nga burgu dhe të mos vidhen me paratë tuaja, që mbështesni pa mëdyshje SPAK-un dhe drejtësinë e pavarur, jepini vlerë votës tuaj më 11 Maj duke refuzuar me neveri rrangallat e politikës së vjetër pengmarrëse të shpresës suaj dhe fëmijëve tuaj.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë.
Zgjidhja është në zgjedhjen tuaj në kutinë e votimit.
Shumë pak ditë kanë ngelur.
Votoni për zgjidhjen.
Votoni NR. 4.

E djathta ka një alternativë – Koalicionin Euroatlantik

Larg sekretarëve të Partisë Komuniste që amnistuan xhelatët e regjimit duke ja marrë fëmijët në poste të larta. Larg mashtruesve të rikthimit të Pronave apo Dëmshpërblimit të të Përndjekurve politikë.
Larg sekserëve të tapive të legalizimit që ju merrnin lekë demokratëve. Larg atyre që të punësojnë me lekë.

Kundër Edi Ramës dhe nipërit e mbesat e regjimit të kaluar, nga Ballukët tek Peçët.

Kundër Oligarkëve të Piktorit e Doktorit që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës me 10 mijë euro metri katror.

Kundër armiqve të Kombit që janë infiltruar në institucione e media kombëtare e që çdo gjë kombëtare e kanë zhdukur. Sot jemi pa Teatër Kombëtar. Pa Galeri të arteve Kombëtare. Pa Muze Kombëtar. Pa Bibliotekë Kombëtare. Pa Stadium Kombëtar.

Pro Bashkimit Kombëtar. Pro Krenarisë Kombëtare. Pro Pasurisë Kombëtare. Pro miqve të Kombit: SHBA-ve.

Çfarë do kërkojë Vuçiç në Kremlin?

U “helmua” në Amerikë, por “antihelmin” po shkon ta marrë në Rusi. Kremlini konfirmon se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të jetë në Moskë më 9 maj, kur do të mbahet dhe parada ushtarake për ditën e Fitores së Sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste.

“Është planifikuar një bisedë midis Vladimir Putin dhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, konfirmoi ndihmësi i liderit rus, Juri Ushakov, sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd. Ai shpjegon se, përveç çështjeve bilaterale, Putin dhe Vuçiç do të diskutojnë edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Është e qartë për të gjithë se bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Serbisë është konstruktiv dhe i dobishëm për të dyja palët. Përveç diskutimit të çështjeve dypalëshe, ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor”, tha Ushakov. Megjithate shfaqen probleme për Vuçiç, pasi Lituania dhe Letonia nuk i lejojnë tranzitin për në Rusi.

VIDEO/ Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San Siro”! Interi shkon në finalen e Champions me fitoren e çmendur kundër Barcelonës

Interi është finalist i parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra zikaltër ka arritur të sigurojë finalen pas një ndeshje të çmendur të fituar me shifrat 4-3 ndaj Barcelonës, në një duel që do të kujtohet gjatë si ndër më emocionuesit e këtij turneu.

Ashtu si në ndeshjen e parë që u mbyll 3-3, edhe sfida në “San Siro” kishte përmbysje të vazhdueshme situatash, me skuadrat që krijuan e shpërdoruan raste të shumta.

Interi e pa veten në fund të pjesës së parë në avantazh të dyfishtë, por në fillimin e të dytës, brenda pak minutash, Barcelona vendosi baraspeshën. Katalanasit më pas kërkuan e rrezikuan më shumë, duke gjetur golin me Rafinjan. Por në shtesë, kur gjithçka dukej e mbyllur, Açerbi gjeti barazimin që çoi ndeshjen në shtesa.

Aty ishte Fratezi ai i cili shënoi golin e 4-3 për Interin, ndërsa nga ana tjetër Jamal pa Zomer t’i mohonte disa herë rrugën e rrjetës. Kështu, në fund të 120 minutave ishte Interi që festoi finalen, pas një fitoreje historike 4-3 ndaj skuadrës katalanase.

INTER-BARCELONA 4-3

21′ Lautaro Martinez, 45′ (p) Çalhanollu, 90’+3′ Açerbi, 99′ Fratezi / 54′ Erik Garsia, 60′ Olmo, 87′ Rafinja

NGJARJET KRYESORE

118’ Bastoni ndal një tjetër gjuajtje të Jamal nga e djathta duke çuar topin në këndore.

116’ Tjetër grushtim i shkëlqyer i Zomer ndaj Jamal, Levandovski nuk gjen portën. (VIDEO)

114’ Jamal ka hapësirë në të djathtën, shfaqet në zonë dhe gjuan me të majtën, por gjen devijimin vendimtar të Zomer i cili shmang golin. (VIDEO)

 

109’ Mrekulli e Sheznit, i cili ndal gjuajtjen e Fratezit pas një kundërzbritje të Interit të nisur në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

108’ Dumfris i lë vendin në fushë De Vraj.

107’ Jamal nga e djathta harkon në zonë, Levandovski gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

106’ Kubarsi dhe Pedri i lënë vendin në fushë Gavi dhe Pau Viktor.

105’+3’ Mbyllet shtesa e parë me protestat zikaltër pasi Marciniak ndali një aksion premtues të tyre. (VIDEO)

104’ Fort gjen hapësirë para zonës dhe gjuan nga distanca, por sfera kalon mbi traversë.

99’ GOOOL INTERI! Aksion i gjatë i zikaltërve në të djathtën, Fratezi gjen hapësirën për gjuajtjen me të majtën dhe kthen Interin në avantazh. (VIDEO)

98’ Erik Garsia lë fushën e lojës për t’i bërë vend Fort.

97’ Top interesant në zonë për Pedri, Zomer del dhe kontrollon sferën në këmbët e mesfushorit.

94’ Interi e nis më me vrull pjesën e parë shtesë, Fratezi shfaqet në të djathtën por nuk arrin të pasojë te Taremi në qendër. (VIDEO)

91’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

90’+5’ Jamal shfaqet para Zomer, por çon topin në duart e portierit me goditjen e tij. (VIDEO)

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 3-3, duhen kohët shtesë për fituesin.

90’+3’ GOOOL INTERI! Një harkim i Dumfris nga e djathta gjen Açerbin në qendër të sulmit, ku ai gjuan duke shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

90’+2’ Jamal i afrohet golit, me një gjuajtje e cila ndalet vetëm nga shtylla e portës së Zomer. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Ferran Torres i lë vendin në fushë Levandovskit.

87’ GOOOL BARCELONA! Rafinja merr topin në të majtën, gjuan dy herë radhazi dhe me të dytën mposht Zomer. (VIDEO)

84’ Fermin Lopez merr vendin e Dani Olmo te katalanasit.

82’ Interi më në fund shfaqet para zonës kundërshtare me Fratezin e Karlos Augusto të cilët tentojnë të gjuajnë në portë, por pa sukses.

79’ Fratesi dhe Zielinski marrin vendin e Mkhitarjan dhe Çalhanollu në radhët e Interit.

77’ Gjuajtje mjeshtërore e Jamal, Zomer bën mrekullinë me grushtimin në këndore. (VIDEO)

76’ Injigo Martinez i lë vendin Arauhos në radhët e Barcelonës.

71’ Tjetër lëvizje e Inzagit, i cili hedh në fushë Darmian e Taremi në vend të Lautaro Martinez dhe Bisek.

70’ Katalanasit ekzekutojnë goditjen e dënimit me skemë, në fund është një devijim i De Jong para portës që kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

68’ Mkhitarjan ndal në mënyrë të parregullt Jamal dhe Marciniak bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Por me rishikimin e pamjeve me VAR, akordohet goditje dënimi jashtë zonës. (VIDEO)

65’ Sulm i shpejtë i katalanasve, Olmo nuk gjen Ferran Torres para portës së Interit. (VIDEO)

60’ GOOOL BARCELONA! Harkim perfekt i Maritn, Olmo me kokë gjuan dhe tund rrjetën e Zomer. (VIDEO)

56’ Tjetër rast i artë i katalanasve në kundërsulm, Erik Garsia ka portën thuajse të boshatisur, por gjuajtja e tij ndalet nga Zomer. (VIDEO)

55’ Barela lëshon një tjetër predhë drejt portës katalanase, Shezni grushton dhe largon sferën. (VIDEO)

54’ GOOOL BARCELONA! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon te Erik Garsia i cili gjen rrjetën me një gjuajtje fluturimthi. (VIDEO)

52’ Açerbi shënon në portën e katalanasve pas një goditje dënimi, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

50’ Jamal depërton në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Bastonin. Sulmuesi kërkon penallti, Marciniak lë lojën të vazhdojë.

48’ Turam ka mundësinë të rrezikojnë më një zbritje të shpejtë, por vonon pasimin te Lautaro dhe humbet rrezikshmërinë e aksionit.

47’ Jamal krijon menjëherë panik në të djathtën më driblimin e tij, harkimi në qendër nuk është i duhur.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime nga skuadrat.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0 për Interin.

45’ GOOOL INTERI! Shënon Çalhanollu me penallti. (VIDEO)

42’ Lautaro hyn në zonë dhe tenton të gjuajë, Kubarsi ndërhyn ndaj sulmuesit. Loja vazhdon por më pas në ndalimin e parë Marciniak shkon të shohë pamjen në monitor i ftuar nga VAR-i. Në fund, ai akordon penallti për zikaltrit. (VIDEO)

41’ Çalhanollu gjuan në zonën e katalanasve, përsëri pa gjetur portën e Sheznit.

39’ Jamal provon të bëjë gjithçka vetë në të djathtën, Bastoni ndërhyn dhe ndal vrullin e tij.

38’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Mkhitarjan i cili gjuan fluturimthi. Sfera përfundon jo shumë larg shtyllës së portës së katalanasve. (VIDEO)

35’ Aksion i rrufeshëm i Barcelonës, Jamal shfaqet në të djathtën e gjuan në diagonale, por nuk gjen as portën e as Ferran Torres. (VIDEO)

34’ Harkim perfekt i Erik Garsia për Ferran Torres, gjuajtja e këtij të fundit nuk gjen portën. (VIDEO)

30’ Rafinja nga e majta pason për Ferran Torres, ndërhyrja e Açerbit bën që sfera të shkojë në këndore.

29’ Predhë nga distanca e Pedrit, topi nuk gjen portën e Interit.

28’ Zbritje e shpejtë e Olmos në të djathtën, por ai nuk pason për Torres, por gjuan vetë dhe fiton vetëm një goditje këndi. (VIDEO)

25’ Pretendime të katalanasve për penallti për një prekje me dorë në zonën e Interit nga Açerbi, Marciniak lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

21’ GOOOL INTERI! Interi fiton topin në mesfushën kundërshtare, Dumfris niset në zonë dhe pason për Lautaro Martinez i cili çon sferën në rrjetë (VIDEO)

17’ Dalje e shpejtë e Mkhitarjan në të majtën, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore nga Injigo Martinez. (VIDEO)

16’ Turam ka një mundësi të mirë të rrezikojë pasi i shmanget pozicionit jashtë loje, por gjuajtja e tij devijohet jashtë.

15’ Jamal provon të gjejë portën me një gjuajtje me të majtën, sfera shkon në duart e Zomer. (VIDEO)

13’ Turam niset me shpejtësi drejt zonës, por nuk kalon dot Sheznin. Aksioni është i vlefshëm për pozicionin jashtë loje të francezit. (VIDEO)

9’ Dumfris niset me shpejtësi në krahun tjetër, gabon në momentin e pasimit në zonë ku pritnin sulmuesit zikaltër. (VIDEO)

8’ Jamal driblon mes tre lojtarësh me lehtësi, pasimi i tij ndalet nga mbrojtja e Interit.

5’ Përsëri panik në zonë e Interit pas aksioneve radhazi nga krahët të katalanasve, me vendasit që mundohen thjesht të ndalin miqtë në këtë start të furishëm. (VIDEO)

1’ Katalanasit sulmojnë menjëherë në krahun e djathtë, por gjuajtja e devijuar në këndore është e pavlefshme për një pozicion jashtë loje.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Zomer, Dumfris, Bastoni, Açerbi, Bisek, Dimarko, Çalhanollu, Mkhitarjan, Barela, Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi

BARCELONA: Shezni, Kubarsí, Injigo Martinez, Gerard Martin, Erik Garsia, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik

sdfsdfdsfsdfsdf