29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë.

Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe lodhjes mendore.

Të gjitha shumë të rekomandueshme edhe nga mjekët dhe jo më kot.

Ndryshimi që ato sjellin në jetën e përditshme mund të jetë thelbësor.

Sidomos me përhapjen e shpejtë të sëmundjeve që plakin trurin, si dementia apo Alzhaimer.

Kështu kujdesi i duhur merr një rëndësi shumë të madhe e të veçantë. Për këtë arsye në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju këshillojmë një mënyrë natyrale alternative që ju ndihmon të rrisni kujtesën dhe përqedrimin.

Çfarë Ndikon në Shëndetin e Trurit

Mënyrat natyrale janë në krye të listës përsa i përket kujdesit të shëndetit të mirë.

Studime të shumta tregojnë për mënyrën se si ushqimet ndikojnë në funksionimin e trupit dhe të mendjes.

Një prej të cilëve i referohet edhe AgroWeb.org në këtë artikull, ekspertët së fundmi rekomandojnë çajin si një mënyrë për të rritur përqendrimin dhe kujtesën e fortë.

Përveçse për të përballuar gripin, çajin mund ta përdorni edhe si një kurë qetësuese që i dhuron shëndet mendjes tuaj.

Të dhënat për këtë vijnë nga një studim i kryer në Universitetin e Singaporit, ku konsumimi i çajit lidhet me ruajtjen e sistemit nervor.

Përtej kësaj, konsumimi i përditshëm i çajit ka një lidhje të fortë dhe me shëndetin e mirë emocional.

Pra, mund të funksionojë si një kurë edhe kundër sëmundjeve mendore, siç është ankthi apo edhe sëmundjes së depresionit.

Gjatë studimit ku morën pjesë 36 persona mbi moshën 60 vjeç, u vu re se tek ata që konsumuan çaj vazhdimisht kishin një sistem nervor më të fortë.

Këtu përfshihet si shëndeti emocional, ashtu edhe kujtesa e fortë dhe përqendrimi për një kohë të gjatë.

Si ta Konsumoni

Megjithëse mjekët nuk japin ende një sasi të caktuar, mund të filloni me një filxhan në ditë.

Sigurohuni që të zgjidhni gjithnjë ata natyralët dhe sa më të freskët.

Një mënyrë do të ishte konsumimi i çajit të malit, pasi është i pasur në vlera dhe shëndet të mirë.

Përveçse me një aromë dhe shije të mrekullueshme, çaji shqiptar i malit ndihmon edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut, ndihmon në tretjen e mirë dhe funksionon si një antioksidant.

Mënyrën e saktë dhe të shpejtë të përgatitjes së këtij çaji mund ta gjeni në artikullin e dedikuar nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org

Mirela Karabina: Prrenjasi po boshatiset – jo vetëm nga varfëria, por edhe nga shpërfillja e pushtetit

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të ashpra pas mobilizimit të administratës publike në funksion të takimeve elektorale në Elbasan.

Në një deklaratë publike, Karabina denoncon boshatisjen e qytetit të Prrenjasit jo vetëm nga mungesa e mundësive dhe largimi i të rinjve, por edhe nga largimi fizik i administratës për qëllime propagandistike.

“Prrenjasi po boshatiset nga varfëria, mungesa e mundësive dhe shpërfillja nga pushteti. Një qytet dikur i gjallë, sot përballet me largimin e të rinjve, mungesën e punës dhe shërbimeve jetike.” – shprehet Karabina.

Ajo shton se sot qyteti u boshatis edhe më shumë, kur punonjës të institucioneve publike u transportuan me furgona drejt Elbasanit për të mbushur sheshin në mitingun e kryeministrit.

“Ky është realiteti i trishtë i shtetit të Edi Ramës: një administratë e përdorur për propagandë dhe një qytetar i lënë në mëshirë të fatit.”

Karabina bën thirrje për ndryshim, duke theksuar se Prrenjasi meriton punë, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë, jo shfaqje të inskenuara dhe boshllëk politik.

“Voto Shqipërinë dhe jo Edi Ramën,” është mesazhi i saj drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi i plotë i Karabinës:

Prrenjasi po boshatiset nga varfëria, mungesa e mundësive dhe shpërfillja nga pushteti.

Një qytet dikur i gjallë, sot përballet me largimin e të rinjve, mungesën e punës dhe shërbimeve jetike.

 

Por sot, Prrenjasi u boshatis edhe më shumë, jo nga qytetarët, por nga administrata, punonjës të ujësjellësit e të spitalit, të cilët u transportuan me furgona drejt Elbasanit për të mbushur sheshin në takim elektoral të kryeministrit.

 

Ky është realiteti i trishtë i shtetit të Edi Ramës që përdor politikisht administratën për propagandë, ndërsa qytetarët i lë në mëshirë të fatit.

 

Prrenjasi meriton punë, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë.

Voto Shqipërinë dhe jo Edi Ramën.

 

#besoteshiperia

#shqipëriameritonmëshumë

#elbasanimeritonmeshume

#fyp #f #fy #fypp #fypage #fyppage #fypシ

Portreti i vërtetë i Lulzim Bashës, Lideri për parime, jo për pushtet

Në një kohë kur skena politike shqiptare është e mbushur me ndarje, krijime partish të reja dhe aleanca të përkohshme, Lulzim Basha qëndron si një figurë që ka zgjedhur rrugën më të vështirë, atë të qëndrueshmërisë dhe parimeve. Ndryshe nga shumë të tjerë që, pas përplasjeve brenda Partisë Demokratike (PD), vendosën të krijojnë subjekte të reja politike për të ndjekur ambiciet personale, Basha ka zgjedhur të luftojë për legjitimitetin e PD-së përmes rrugëve institucionale.

Ai mbart mbi supe një betim dhe amanet për parimet demokratike.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së Sali Berishës, Basha nuk u tërhoq. Ai paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke sfiduar vendimin dhe duke kërkuar rikthimin e legjitimitetit të partisë që ai përfaqëson. Ky veprim tregon përkushtimin e tij ndaj parimeve demokratike dhe besimin në institucionet e drejtësisë, në një vend ku askush nuk beson tek ta.

Ai bëri njëzgjedhje për qëndrueshmëri, që rrallë kush do bënte përballë Berishës dhe ndjekësve. Ndërsa shumë figura politike kanë zgjedhur të krijojnë parti të reja për të ndjekur ambiciet e tyre, Basha ka zgjedhur të qëndrojë brenda strukturave të PD-së, duke respektuar besimin e atyre që e kanë mbështetur. Edhe pse është detyruar të garojë në zgjedhjet e 11 majit nën një subjekt tjetër për shkak të situatës ligjore, ai nuk ka krijuar një parti të re, por ka përdorur një strukturë ekzistuese për të vazhduar betejën e tij politike, pa shpërfillur PD si strukturë.

Ai reziston me vendosshmëri përballë sulmeve të pakuptimta dhe të ndisura me qëllim.
Pavarësisht përkushtimit të tij ndaj parimeve dhe përpjekjeve për të ruajtur unitetin e PD-së, Basha vazhdon të jetë objekt i sulmeve nga ata që aktualisht drejtojnë partinë që aktualish vetëm emrin ka Demokratike. Këto sulme, shpesh të pakuptimta dhe të pabazuara, tregojnë më shumë për frikën e tyre ndaj një figure që përfaqëson një alternativë të vërtetë dhe të qëndrueshme në politikën shqiptare.

Basha ka bërë dhe vazhdon të bëjë thirrje për demokraci dhe integritet.

Në një kohë kur politika shqiptare ka nevojë për figura që vendosin parimet mbi pushtetin, Lulzim Basha përfaqëson këtë model. Ai karalterizohet nga qëndrueshmëria, përkushtimi ndaj demokracisë dhe refuzimi për të ndjekur rrugë të lehta për përfitime personale, këto janë dëshmi e një lideri që vendos interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi gjithçka.
Në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët kanë mundësinë të mbështesin një lider që ka treguar me vepra se është i përkushtuar ndaj një Shqipërie më të drejtë, më demokratike dhe më të integruar në familjen euroatlantike.

Kandidatja e Koaliciont Euroatlantik në Korçë, Marinela Ziu përgënjeshtron Ramën dhe Peleshin: Të dhënat zyrtare flasin ndryshe nga propaganda boshe e qeverisë

Nga Marinela Ziu

Dje në Korçë, Rama dhe Peleshi, nëpërmjet propagandës bosh u përpoqën të paraqesin aritjet imagjinare në Korçë dhe Shqipëri, ndërkohë nga vetë institucionet në varësi të Edi Ramës, shifrat flasin ndryshe, shifrat flasin për shpopullim dhe varfëri.

Sipas INSTAT:

Popullsia në Qarkun e Korçës ka rënë nga 265 mijë në 195 mijë pra pra 70 mijë banorë më pak dhe ky është trend ii shpopullimit në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Lindshmëria ka rënë mesatarisht nga 600 në 240 bebe në muaj pra përgjyshim i lindjeve

Nga rreth 550 mijë nxënës të rregjistruar në rang kombëtar në arsimin 9-vjeçar, sot shifrat flasin për përgjysmim të rregjistrimeve në shkollat 9-vjeçare

Të njëjtin trend përgjysmimi ka shënuar edhe rregjistrimi në Universitete, të cilat nga 82 mijë student, sot numurojnë më pak se 50 mijë student

Statistikat ekonomike tegojnë qartazi varfërimin konstant gjatë kësaj qeverisje.

Numuri i bizneseve aktive dhe numuri i të punësuarve ka shënuar vetëm rrenie

Çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar trefishim, duke e bërë të pamundur përballimin e nevojave bazë ushqimore.

Ky makiazh që përpiqet të bëjë qeveria, nuk nuk mund të mbulojë realitetin e hidhur më të cilin përballen familjet korcare dhe gjithë shqiptarët, të cilën nuk mund të mbushin barkurun me popagandën e pasaportës europiane.

E vetmja statistikë positive nga të dhënat e INSTAT janë shifrat që tregojnë rënien e kriminalitetit, nga momenti i krijimit të SPAK, për të cilën, meritën kryesore e kanë vetëm institucionet e reja të drejtësisë.

Për këtë arsye, në themel të Programit të Koalicionit Euroatlantik është lufta e pamëshirshme kundër korrupsionit dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

Sepse në besojmë fort se një drejtësi e pavarur dhe e paanëshme, do ti japë fund pandërshkueshmërisë, fundi i të cilës do të shënojë edhe fundin e tranzicionit.

Për këtë arsye, ju ftoj të votoni Koalicionin Euroatlantik,
Një votë kundër korrupsionit,
Një votë kundër pandërshkueshmërisë
Një votë kundër varfërisë.

✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu

“Asgjë për Kosovën pa Kosovën”, Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet absolut i Shqipërisë. Stop politikave regresive të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ditën e sotme në aktivitetin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, “Sofra Dardane”. Në fjalën e tij, Basha vuri theksin te rëndësia e mbështetjes institucionale për kulturën kombëtare dhe artistët shqiptarë në të gjitha trojet, dhe angazhim të drejtpërdrejtë nga qeveritë e Tiranës e Prishtinës.

Ai propozoi financimin e programeve kulturore për fëmijët shqiptarë në diasporë, me qëllim ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe. Në planin politik, Basha tha se duhet koordinim të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës për një politikë të jashtme të përbashkët dhe avancimin e objektivit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai gjithashtu dënoi politikat hegjemoniste të Serbisë dhe theksoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Basha më tej tha se në programin e Koalicionit Euroatlantik, parashikohen investimet në sektorin e sigurisë kombëtare, ndihma financiare për mbrojtjen e Republikës së Kosovës, dhe vizioni për integrimin e Kosovës në NATO.

Fjala e plotë e Bashës:

Dua të ndaj me të gjithë ju, e në veçanti të këtyre ansambleve të mrekullueshme të Kosovës, të Preshevës, të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Çamërisë, disa prej ndjenjave dhe mendimeve dhe zotimeve tona si euroatlantikë.
E para dhe më kryesorja, kultura kombëtare. Artistët tanë kombëtarë meritojnë respektin më të thellë, mirënjohjen më të thellë, por meritojnë po kështu përkrahjen. Përkrahjen e cila sot nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm nga artdashësit, nga njerëzit që kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja e tyre, për ta mbajtur gjallë këtë traditë të mrekullueshme, por përkrahje të drejtpërdrejtë nga qeveria e ardhshme e Tiranës, po kështu e Prishtinës dhe nga çdo forcë politike anembanë në hapësirat shqiptare.

Kjo përkrahje e merituar vjen sepse ata janë pasqyra e vërtetë e shpirtit të kombit tonë, në qëndrueshmëri, në sakrificë, në bukuri, në krenari e, padiskutim, besojnë në të ardhmen europiane të kombit tonë, anembanë në trojet tona stërgjyshore.

Dhe kjo përkrahje duhet të vijë në çdo aspekt, jo vetëm për artin dhe kombin, por edhe për fëmijët tanë, edhe për fëmijët e pothuajse gjysmës së kombit tonë, që nuk jeton në trojet tona stërgjyshore, por është detyruar të jetojë në emigracion, e ku po rriten gjenerata të treta e të katërta, të cilat shpeshherë e kanë më të vështirë ruajtjen e gjuhës, zakoneve dhe traditave.

Ndaj angazhimi ynë është që për këta fëmijë, shteti shqiptar, e shpresoj në bashkëpunim edhe me qeverinë e Republikës së Kosovës, të financojë çdo vit ekskursione kulturore, historike, gjeografike, kulinare, të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë, për t’i njohur me bukuritë e jashtëzakonshme, me vlerat kulturore, historike dhe artistike të Shqipërisë, të Kosovës dhe trojeve tona stërgjyshore, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Preshevë, e anembanë Ballkanit. Për t’iu ushqyer me krenarinë e identitetit të tyre si shqiptarë, dhe për të mundësuar në këtë mënyrë, jo thjesht rigjallërimin e një turizmi me të vërtetë patriotik, por edhe rigjallërimin e shqipes, në brezin e tretë e të katërt, që të jetojë në përjetësi edhe te shqiptarët në emigracion.

Por miqtë e mi, angazhimi ynë më kryesor si euroatlantikë, është padiskutim, një politikë e jashtme dhe e sigurisë e Shqipërisë, në koordinim me Kosovën dhe faktorin politik shqiptar kudo në Ballkan, e cila do të avancojë axhendën tonë kombëtare.

Që do të ruajë arritjet e deritanishme të diplomacisë dhe të luftës heroike të UÇK-së, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në veçanti tani që përballemi me rreziqe të shtuara gjeostrategjike, për shkak të lakmisë hegjemoniste, të një Serbie të çarë më dysh, një pjesë e popullsisë progresiste që kërkon Europën, dhe një pjesë tjetër që vazhdon t’i shërbejë agjendës anti-euroatlantike, anti-europiane, anti-shqiptare të Kremlinit të Vladimir Putinit.

E pra miqtë e mi, kjo nuk është lojë, gjeostrategjia ka përcaktuar shpeshherë fatin tonë pa na lejuar të ishim faktor. Sot që ne jemi faktor, që jemi të ulur në tavolinën më prestigjioze të vendimeve, që është ajo e NATO-s, duhet të bëjmë detyrën tonë.

Ndaj angazhimi ynë kryesor, si euroatlantikë, angazhimi ynë për politikën tonë të jashtme, ka të bëjë pikërisht me objektivat kryesorë të Çështjes Kombëtare.

Së pari, asgjë për Kosovën e mbi Kosovën, pa Kosovën. Ky është zotimi ynë si euroatlantikë, gjithçka në koordinim me Prishtinën, për të avancuar objektivin e anëtarësimit të Kosovës, një orë e më parë në NATO, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë planeve të errëta për cenimin e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Së dyti, angazhimi ynë krah faktorit politik në Maqedoninë e Veriut, për të mos zhbërë asgjë nga arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje, parakusht për avancimin e mëtejshëm të fqinjit tonë lindor, për të cilin shqiptarët si element shtetformues kanë sakrifikuar kaq shumë dhe janë garanci e identitetit europian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Bashkë me Prishtinën, Tirana duhet të angazhohet jo me fjalë, por me vepra për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe t’i thotë stop politikave regresive, hegjemoniste dhe spastruese. Duke filluar me pasivizimin e heshtur të adresave në Luginën e Preshevës, e në veçanti Komunën e Medvegjës, dhe duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të garantohen me të drejtat e tyre, jo vetëm sipas kushtetutës së Republikës së Serbisë, por sipas Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si kushti minimal i avancimit të Serbisë në integrimin europian.

Angazhimi ynë për një politikë të jashtme të fqinjësisë së mirë përputhet me vizionin tonë për një Ballkan në Bashkimin Europian, për një Kosovë në NATO, si elemente kyçe jo vetëm të politikës së jashtme të Shqipërisë, por dhe përmbushjes së plotë të aspiratës sonë mbarëkombëtare për një bashkim të vërtetë kombëtar, në kuadër euroatlantik dhe europian.

Është e qartë se Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të investojnë në sigurinë kombëtare. E sa i takon programit tonë, Koalicionit Euroatlantik, investimet në sektorin e sigurisë kombëtare, ndihma financiare për mbrojtjen e Republikës së Kosovës, dhe vizioni ynë për integrimin e Kosovës në NATO, parashikojnë dy forca të armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë zilia e Ballkanit, dhe garantuese të vlerave euroatlantike për Ballkanin Perëndimor.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektivi më i rëndësishëm. Për këtë, Koalicioni Euroatlantik mbetet 100% i përkushtuar – sot me program, nesër me resurset, institucionet dhe financat e shtetit shqiptar, krah për krah Republikës së Kosovës, qeverisë së Kosovës dhe forcave politike të Kosovës.

“Nëse votoni 5 dhe 1 do zhgërryheni si derra”, Basha mesazh qytetarëve: Vota për numrin 4 ju nxjerr nga lluca dhe kthen paratë në xhepat tuaja

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zgjedhur t’u drejtohet ndryshe qytetarëve për zgjedhjen që do bëjnë në 11 maj. Nga një fermë me derra, Basha shprehet se vota për numrin 5 dhe për numrin 1, “do t’ju lë të zhgërryheni si derrat në llucë edhe katër vite të tjera”.

Ai më tej thotë se numri 4 dhe Koalicioni Euroatlantik, i nxjerr shqiptarët nga lluca që paratë të shkojnë në xhepat e tyre.

“Vota për numrin 5 dhe për numrin 1 zhgërryheni si derrat në llucë edhe katër vite të tjera. Vetëm numri 4 për të dalë nga lluca, që paratë të vijnë në xhepat tuaj. Vetëm numrin 4, përndryshe si derrat në llucë edhe 4 vite. Ku i keni shokët?”
– thotë Basha.

Joni Myshketa: “Ne nuk kemi pushtet, por kemi qytetarin dhe lirinë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër presioneve elektorale dhe manipulimeve që, sipas tij, po përjetohen në terren gjatë fushatës zgjedhore. Në një mesazh të gjatë dhe të sinqertë, Myshketa denoncon taktikat e kundërshtarëve që përdorin administratën, paratë dhe frikën për të ndikuar votën e qytetarëve, por thekson se forca e tij dhe e ekipit të tij vjen nga lidhja me qytetarët, ndershmëria dhe liria.

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

Për të gjithë kandidatët që kopjojnë spotet tona, fjalët tona, madje edhe denoncimet tona:

Ju urojmë suksese me vrullin e ri që keni marrë!
Urojmë ta vazhdoni denoncimin edhe pas zgjedhjeve, se jeta vazhdon edhe pas datës së votimit, dhe problemet e qytetarëve nuk mbarojnë me fushatën.

Për ata që na ndjekin pas çdo takimi me qytetarët, për të bërë presion, për të intimiduar, për t’u kujtuar votuesve që “familjarët i kanë në punë shteti” — ju njohim mirë.

E dimë që me forcë mund të na mundni. Se i keni gjithë nëpunësit me vete.
E dimë që me para mund të na mundni. Se keni vjedhur pa hesap për vite.
E dimë që me grupe kriminale mund të na kërcënoni. Ju i keni pasur gjithmonë — ne kurrë.

Kudo që shkoni, dëgjojmë togfjalëshin: “Ne i kemi krahët e ruajtura”.

s’ të ë, ë, nëë.
Kemi qytetarin. Kemi përuljen. Kemi familjen. Kemi LIRINË!

Dhe pikërisht kjo është forca jonë.
Ju mund të bëni baltë, shantazh, e të shpërndani para.
Por nuk mund të blini as përuljen, as ndershmërinë, as lirinë!

P.S. Foto e vitit 2019 — ne jemi këtu edhe para, edhe pas 11 Majit!

“S’mund ta luftosh korrupsionin e Ramës me Roshin dhe Metën”, Basha: Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificës që duan drejtësi dhe ndryshim

Në intervistën për Ora News, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit, alternativa e vetme e demokratëve të vërtetë përball Ramës është Koalicioni Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit. Ai tha se këtë e tregon edhe qyndrimi në parlament që nuk bashkuan votat me kryeministrin për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni.

“Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificë, ata që kanë qëndruar me qytetarët dhe kanë bërë betejat më të forta kundër Edi Ramës. Nuk kemi bashkuar vota për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni me Ramën. Këto i kanë bërë ata që sot pretendojnë se përfaqësojnë opozitën, por që në fakt janë një fasadë”, tha Basha.

Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve të zhgënjyer apo të pavendosur që deri më 11 maj të rikthehen te forca që mishëron vlerat e tyre historike.

“Në listën tonë janë drejtuesit e vërtetë të Partisë Demokratike, njerëz që kanë sakrifikuar gjithçka. Ndërsa tek 1-shi është Ilir Meta, Elvis Roshi, Pëllumb Shullazi, simbol i krimit dhe korrupsionit të lidhur me Edi Ramën” – tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga intervista:

Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificave, njerëz që kanë qëndruar në krah qytetarëve, njerëz që kanë bërë betejat më të forta me Edi Ramën. Që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu siç kanë bërë ata; që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të mbyllur listat siç bërë ata që përmendët ju; që nuk janë bashkuar me Edi Ramën në afera e kulla betoni në Tiranë e anë e mbanë. Demokratët e vërtetë, partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik. Ndaj dhe thirrja ime ndaj të gjithë atyre demokratëve që janë hutuar nga kjo situatë, – e që një pjesë e madhe e kanë gjetur rrugën, shpresoj që një pjesë tjetër do ta gjejë rrugën deri më datë 11, që ta kuptojnë se shpresa e vërtetë e demokratëve është Koalicioni Euroatlantik. Në listën tonë, janë drejtuesit e demokratëve ndër vite që kanë sakrifikuar gjithçka; janë zëdhënësit më të fuqishëm të kauzave të Partisë Demokratike. Tek njishi është Ilir Meta, është Elvis Roshi, është Pëllumb Shullazi- deputeti i Fatos Nanos dhe kryetar bashkie i Edi Ramës; pra janë simbolet e korrupsionet dhe të krimit të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Keq më vjen, 1-shi sot nuk përfaqëson as sakrificën, as shpresën e demokratëve, ndaj shoh një mbështetje të jashtëzakonshme dhe në rritje tek të gjithë ata që e kuptojnë realisht që Partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik në këto zgjedhje, numri 4; 1-shi është Ilir Meta, është Elvis Roshi dhe askush nuk mund të bindet, që të dalësh e t’i thuash shqiptarëve që: unë do ta largoj Edi Ramën, e do luftoj krimin me Elvis Roshin dhe korrupsionin me Ilir Metën.

Elvisa Drishti: Nga auditori në Parlament – Shkodra meriton përfaqësim me dije dhe integritet

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Elvisa Drishti, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Shkodër, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve. Me një karrierë akademike si pedagoge dhe kërkuese shkencore, Drishti shfaqet si një zë ndryshe në politikën shqiptare, duke theksuar se angazhimi i saj nuk vjen nga interesat personale, por nga një ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe arsimit.

Ajo distancohet nga retorika politike tradicionale dhe bën thirrje për një politikë që përfaqëson qytetarin dhe jo klientelizmin. Premton të jetë zëri i dijes, i integritetit dhe i një Shkodre që kërkon më shumë – për një ekonomi të drejtë dhe për një arsim cilësor që ndërton të ardhmen.

Më poshtë, deklarata e plotë e Elvisa Drishtit:

️ Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut Shkodër,

Më 11 Maj, po ju kërkoj votën – por më shumë se kaq, po ju kërkoj besimin për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ju flas si dikush që nuk ka ardhur në politikë për interesa, por nga ndjenja e thellë e përgjegjësisë.
Si pedagoge dhe kërkuese shkencore, kam investuar gjithë jetën në dije, integritet dhe punë të ndershme.
Si qytetare, nuk kam mundur më të qëndroj indiferente përballë një sistemi që ka shkëputur politikën nga qytetari, dhe që ka mbajtur Shkodrën peng të inercisë dhe premtimeve boshe.

Unë nuk vij nga një rrjet klientelist. Nuk kam mbështetje nga pushteti, por kam një historik të pastër, një profil profesional të vërtetuar, dhe një zë që nuk do të heshtë në mbrojtje të së drejtës dhe të dijes.

Në këtë garë, nuk jam thjesht unë që kërkoj përfaqësim.
Jemi ne të gjithë – një brez që nuk pranon më të shohë të njëjtët fytyra, të njëjtën retorikë, të njëjtin zhgënjim.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Ka ardhur koha për një politikë që nuk sundon, por përfaqëson.
Një politikë që matet me punë dhe jo me fjalë.

Unë do të jem aty për të mbrojtur arsimin si themel i zhvillimit.
Do të jem zëri i një ekonomie që shpërblen përpjekjen, jo lidhjet.
Do të jem përfaqësuese e një Shkodre që nuk pranon më të injorohet.

Nëse i besoni këto vlera – më besoni edhe mua.

VOTO NR. 4️⃣ – Voto Koalicionin Euro-Atlantik në Shkodër
Voto Elvisa Drishti – për një politikë që lind nga dija dhe që udhëhiqet nga përgjegjësia

#KEA #Voto4️⃣ #ShkodraZgjohet #NgaAuditoriNëParlament
#MeritokraciJoMediokritet #ZëriQytetarit #PërShkodrën #PolitikëNdryshe

Pëllumb Seferi: Çdo shtëpi që më ka mirëpritur është një amanet për ndryshimin që meriton Shqipëria

Kandidati për deputet nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka vijuar takimet intensive me qytetarët, duke theksuar mesazhin e tij të qartë për ndryshim dhe përfaqësim të denjë në Kuvend. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Seferi është shprehur se çdo shtëpi që e ka mirëpritur, çdo qytetar që ka hapur derën, është një amanet që e motivon më shumë për të çuar përpara projektin e tij politik.

“Çdo shtëpi që më ka mirëpritur është një amanet për të vazhduar të kërkojmë dhe besojmë te ndryshimi që ka nevojë Shqipëria më 11 Maj. Ne besojmë te ndryshimi, ne e marrim forcën te mbështetja e çdo qytetari që ka hapur derën për projektin tonë,” ka deklaruar Seferi.

I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin, sidomos në Njësinë 8 në Tiranë, Seferi ka theksuar se synon të përfaqësojë zërin e qytetarëve të zakonshëm, duke i dhënë politikës shqiptare një frymë të re, të bazuar në vlera, punë dhe angazhim real.