32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Nuk ka program që realizohet me shok tek 313”, Basha për Ora News: Thelbi i ofertës së Koalicionit Euroatlantik është luftë kundër korrupsioit dhe paratë tek rinia dhe qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për Ora News deklaroi se i vetmi program serioz për për rininë dhe luftën kundër korrupsionit është i forcës politike që ai drejton. Sipas Bashës, qeveria vitin e kaluat ka harxhuar 7.2 miliardë euro, por nuk ka gjetur fonde për pensionistët, fermerët apo të rinjtë, pasi paratë kanë përfunduar në duart e të korruptuarve tek 7×7=313.

Basha theksoi se mbështetja e pakushtëzuar për SPAK-un dhe lufta reale kundër korrupsionit janë themeli i programit të Koalicionit Euroatlantik. “Vota për numrin 4 është e vetmja votë që sjell ndryshim të vërtetë,” u shpreh ai.

Ndërsa tha se vota për numrin 5 është për të liruar të korruptuarit e 7×7=313 dhe fatkeqësisht vota për nunrin 1 është për të liruar nga burgu Ilir Metën.

Pjesë nga intervista:

Në qoftë se do të flasim për diçka që sigurisht mungon në ofertën me nxitim nga partitë e tjera, është programi ynë për rininë. I gjithë programi ynë është shpalosur më 1 qershor të vitit të kaluar dhe kritikët atëherë thanë do jua kopjojnë. Dhe sigurisht kaloi në etapat e censurës, përqeshjes, sulmit ndaj objektivave të proframit tonë dhe pastaj kopjimit. Por ajo që nuk kanë arritur dot të kopjojnë është thelbi.

Thelbi i programit është që gjithçka filloi me luftën kundër korrupsionit. Shqipëria i ka paratë. Vjet qeveria e Ramës i ka harxhuar 7.2 miliardë euro dhe nuk gjeti 400 milionë euro për të rritur pensioneve, i premton tani në prag fushate. Nuk gjeti para për të financuar fermerin shqiptar, nuk gjeti para për të financuar rininë shqiptare, sipërmarrësin shqiptar. Pse? Sepse paratë shkuan tek 7×7=313, tek shokët e Ramës në burg për korrupsion, për vjedhje me vlera astronomike. Miliarda euro që kapen vit për vit nga kontrolli i lartë i shtetit. Ndaj ajo që na diferencon është që jemi e vetmja forcë politike që jo thjesht me retorikë, por me vepra e kemi treguar se prioritet do jetë lufta kundër korrupsionit, mbështetja 100% e SPAK. Dhe kjo na diferencon sepse vota për numrin 5 më datë 11, është votë për të hapur dyert për Erion Veliajn dhe për të korruptuarit e tjerë që janë aty, shokët e Edi Ramës. Vota për numrin 1 fatkeqësisht është votë për të hapur dyert e qelisë për Ilir Metën. Pra, zoti Berisha premton se do luftojë korrupsionin me Ilir Metën dhe Elvis Roshin. E vetmja votë që shkon realisht për luftë kundër korrupsionit dhe që është parakusht për paratë në xhepat e shqiptarëve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

“Korrupsioni i 7×7=313 ka lënë pa shpresë edhe socialistët e ndershëm”, Basha takime në Njësinë 9: Qytetarët përqafojnë programin dhe ekipin e Koalicionit Euroatlantik si alternativa reale për dhënien fund të pandëshkueshmërisë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet dorë më dorë me qytetarët e Tiranës për t’u shpjeguar atyre në detaje programin e grupimit të tij politik dhe duke u bërë ftesë që në zgjedhjet e së dielës të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Njësinë 9 në Tiranë, bashkë me kandidatët për deputetë, Orjola Pampuri dhe Alfred Ahmetcenaj.

Gjatë takimeve me qytetarët, Basha e ndaluan edhe socialistë të zhgënjyer të cilët kësaj radhe shprehen se do të votojnë programin e Koalicionit Euroatlantik pasi janë lodhur për 12 vite nga PS.

“35 vjet kam votuar për PS-në. Kemi bërë qejf sa jemi dehur nga qejfi, por tani nuk do ta votojë më.” – shprehet një qytetar.

Basha nga ana tjetër shprehu rëndësinë që njerëzit të dalin më 11 maj për të votuar, pasi në të kundërt i zgjatet jeta pushtetit të korruptuar.

“Me i nxjerr njerëzit me votu është gjëja më e rëndësishme. Po qëndruat në shtëpi, ia keni zgjat jetën këtij.” – shprehet Basha.

Njëkohësisht drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik shprehet i sigurt se më 11 Maj një pjesë të ndryshimit do ta bëjë vota, ndërsa një pjesë tjetër do ta bëjë drejtësia pas zgjedhjeve.

“Një pjesë të punës do ta bëjë vota më 11 Maj, një pjesë të punës do ta bëjë drejtësia pas 11 Majit”, tha ai.

Por Basha dhe Koalicioni Euroatlantik kanë edhe një program të qartë për rininë dhe teknologjinë e informacionit me ngritjen e katër kampuseve me theks teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Jemi e vetmja forcë politike që kemi shpenzimin më të madh publik në vendin tonë, kemi ngritjen e katër kampuseve me theks Teknologjinë e Informacionit. Pra, vota për ne është votë për të shpenzuar për shqiptarët 1 miliardë euro në katër vitet e ardhshme për katër kampuse. Ideja që gjenerata e të rinjve të trajnohet nga më të mirët e Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Po ju trajnuan ju dhe po trajnuan një pjesë si ju, si trajnues për të trajnuar pastaj brezat e ardhshëm, besoj që Shqipëria bën një kapërcim të madh.” – shprehet Basha.

Programi dhe ekipi i drejtuar nga Basha është pritur mirë nga qytetarët sa herë që dëgjojnë të flitet për të. Këto takime të Bashës vijnë në një kohë kur dhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 11 Majit, ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik pritet ta mbyllë zyrtarisht fushatën ditën e enjte.

Franc Shkembi: Rinia shqiptare është forca që do ta çojë përpara vendin

Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe simbolik, Franc Shkembi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, vë theksin te pesha që rinia mban sot në Shqipëri – nga problemet sociale te pasojat e politikave të dështuara – por edhe te potenciali i saj për të qenë motori i së ardhmes së vendit.

Sipas tij, janë pikërisht të rinjtë ata që pavarësisht vështirësive, do ta ngrenë Shqipërinë drejt zhvillimit dhe dinjitetit.

Postimi i plotë i Franc Shkëmbit:

Mbi shpatullat e rinisë shqiptare po bie çdo e keqe, por janë të njëjtat shpatulla që do e çojnë përpara Shqipërinë
x Franc Shkëmbi

Armend Gjana: Vetëm vota për numrin 4 është votë e sigurt për drejtësi dhe të ardhme më të mirë

Kandidati për deputet në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Armend Gjana, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar atyre të mbështesin ndryshimin e vërtetë përmes votës së tyre.

“Vetëm vota për numrin 4 dhe për Koalicionin Euroatlantik është vota e sigurt:
•⁠ ⁠për të luftuar korrupsionin,
•⁠ ⁠për të mbështetur SPAK-un,
•⁠ ⁠dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë,” – deklaron Gjana.

Ai e bën të qartë se zgjedhja nuk është vetëm politike, por edhe morale. Me tone të qarta dhe pa ekuivok, kandidati i Koalicionit Euroatlantik paralajmëron se vota për alternativa të tjera mund të shkojë në drejtim të gabuar:

“⛔ Nëse voton numrin 1, fatkeqësisht voton për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.
⛔ Nëse voton numrin 5, voton që paratë e qytetarëve të shkojnë te shokët e Ramës te 313.”

Irsida Shehi: Mos u mendo gjatë – bë zgjedhjen e duhur për Tiranën dhe Shqipërinë

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Irsida Shehi, ka ndarë mesazhin e saj të shkurtër dhe të qartë drejtuar votuesve. Me një thirrje për reflektim dhe veprim të mençur, ajo i fton qytetarët të besojnë te ndryshimi dhe te vlerat që përfaqëson koalicioni i saj.

Postimi i plotë i Irsida Shehit:

Mos u mendo gjatë dhe bë zgjedhjen e duhur.

#Voto4️⃣
#VotoIrsidaShehi
#KoalicioniEuroatlantik ⭐
#BesoTeShqipëria

Burhan Misiraj denoncon situatën në TEC-in e Sukut: “Katastrofë mjedisore, deputetët mungojnë kur qytetarët protestojnë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Burhan Misiraj, ka reaguar ndaj situatës së rëndë mjedisore në zonën e TEC-it të Sukut. Përmes një deklarate publike, ai e cilëson këtë zonë si një “katastrofë mjedisore” që dëmton drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

“Nga TEC-i i Sukut! Katastrofë mjedisore, kundër qytetarëve. A kishte deputet në krahun tuaj kur ju protestonit? Jo! Ata janë deputetët e kryetarëve, jo të qytetarëve. I refuzoni me votë.” – thekson Misiraj në reagimin e tij.

Duke u pozicionuar qartësisht në krah të qytetarëve dhe të drejtave të tyre për një mjedis të pastër dhe jetë të dinjitetshme, Burhan Misiraj bën thirrje për angazhim qytetar përmes votës, duke theksuar nevojën për përfaqësim real në Kuvend.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim dhe përfaqësim të vërtetë

Postimi i plotë:

Nga TEC i Sukut!

Katastrofë mjedisore, kundër qytetarëve.

A kishte deputet në krahun tuaj kur ju protestonit?

Jo!

Ata janë deputetët e kryetarëve, jo të qytetarëve.

I refuzoni me votë.

VOTO NUMRIN 4✅️

#votoburhanmisiraj

Endri Hasa: Elbasani meriton një politikë që mbështet drejtësinë dhe qytetarët

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, ka dalë me një deklaratë publike ku thekson angazhimin e tij për një politikë të re dhe të ndershme, që qëndron në krah të qytetarëve dhe mbështet institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK-un, në luftën kundër korrupsionit.

Hasa shprehet se përfaqësimi i tij në Kuvend nuk është thjesht një pozicion politik, por një përgjegjësi përballë qytetarëve, familjes dhe komunitetit që ai përfaqëson.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

Jam para jush, para qytetarëve të mi, para familjes sime dhe komunitetit tim për t’u votëbesuar dhe duke përfaqësuar një politikë të re që mbështet SPAK kundër të korruptuarve!

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Gerard Komini: Fierit i duhen përfaqësues që nuk e kujtojnë vetëm në fushatë

Gerard Komini, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Fier, ka publikuar një video mesazh për problemet konkrete të zonës së Belishovës dhe neglizhencën e institucioneve shtetërore.

Në deklaratën e tij, Komini ngre shqetësimin për mungesën e infrastrukturës dhe për premtimet e pambajtura të qeverisë gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se zona është lënë në harresë, ndërsa premtimet vijnë vetëm në kohë fushate. Ai përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë për të reflektuar zhgënjimin e qytetarëve dhe për të kërkuar ndryshim përmes votës së 11 majit.

Gerard Komini, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier:

“Ku jeton ti?” – Në Belishovë, z. Kryeministër!

Ku rruga është veç baltë dhe çakull elektoral që hidhet vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Ku premtimet vijnë me helikopter, por shteti s’shkel as me biçikletë.

12 vite mashtrime, 0 investime!

#Nota4 për ju.
#Vota4 më 11 Maj për një Fier që nuk mbahet mend vetëm kur duhen votat!
#GerardKomini #ShqipëriaMeritonMëShumë #QarkuFierMeritonMëShumë

 

 

“Fondet e fermerëve shkuan për vila tek shokët e 7×7=313”, Basha nga Baldushku: Koalicioni Euroatlantik është në mbështetje të SPAK që paratë që vidhen të shkojnë për bujqësinë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Gazmend Koduzi dhe Egert Haxhiu, zhvilloi një takim me fermerë të Baldushkut në Tiranë.

Basha akuzoi qeverinë për braktisjen e bujqësisë dhe se shumica e fermerëve janë futur në borxhe dhe kanë braktisur tokën. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për shkak të vjedhjes së subvencioneve nga buxheti i shtetit, por edhe të fondeve të BE-së nga Rama dhe shokët e tij te 7×7=313.

Ai gjithashtu tha se, qeveria favorizon importuesit e afërt me qeverinë, ndërsa 76 milionë euro nga programi IPARD janë përdorur për pasuri personale, si vila dhe restorante.

Basha theksoi se vetëm duke mbështetur SPAK-un, do të rikthehen paratë tek fermerët. Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 është realisht në mbështetje të drejtësisë dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shumica e fermerëve në vend që të prodhojnë, janë futur në borxh. Dhe si rezultat e kanë lënë këtë punë masivisht, në veçanti brezi i ri dhe i është drejtuar emigracionit. Pse ka filluar kjo krizë në bujqësi? Se s’ka subvencione. Favorizon grosistët, importuesit që janë shokë të kryeministrit dhe qeverisë. Këta u kapën duke vjedhur edhe ndihmat e Bashkimit Europian për fermerët, IPARD-i i famshëm. 76 milionë euro të taksave të europianëve, erdhën për të ndihmuar fermerin shqiptar. Në vend që t’i çojnë subvencionimet për fermerët, u kapën duke i vjedhur e duke i bëë vila luksoze e restorante nga mesi i tiranës në dhërmi, për veten e tyre për shokët e tyre. 7.2 miliardë të taksave të shqiptarëve i ka harxhuar, nuk gjeti 100 milionë euro për fermerin shqiptar. Pra, gjëja e parë që duhet të na ndajë me njëri-tjetrin, është që vota për numrin 5 ose qëndrimi në shtëpi, është votë ose qëndrim për të vazhduar hajdutëria. 7.2 miliardë harxhime, që këta nuk dinë me tregu se çfarë i kanë bërë, mjaftojnë, teprojnë për të rritur objektivat tona që është pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj dhe pensioni nën 300 mijë lekë me ndihmë për faturën e energjisë dhe ilaçet e rimbursueshme. Po ne e dimë ku i kanë çuar lekët, atje tek shokët tek 7×7=313. Është dhe ky tjetri që bërtet që do luftojë korupsionin. Me cilin do luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën apo me Vis Roshin, apo me prokurorët dhe gjyqtarët që i ka hequr vettingu për korrupsion. Ça mendoni ju që do vij Ilir Meta deputet dhe do luftohet korrupsioni? Nuk ka rrugë tjetër për të luftuar korrupsionin përveçse për të mbështet SPAK-un. E vetmja forcë politike që e mbështet me vepra, jo me fjalë SPAK-un, është Koalicioni Euroatlantik, është 4.

Myzafer Elezi: Vlora ka nevojë për një zë të fortë dhe të ndershëm në Kuvend

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka publikuar thirrjen e tij drejtuar qytetarëve të zonës. Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Elezi shpreh angazhimin për të përfaqësuar qytetarët me ndershmëri dhe dinjitet në Kuvendin e Shqipërisë, duke vendosur në qendër interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës.

Sipas tij, Vlora ka nevojë për një përfaqësues që nuk përkulet para interesave partiake, por mbron me kurajë të drejtat e qytetarëve dhe të ardhmen europiane të vendit. Fokus të veçantë ai i jep zhvillimit të infrastrukturës, mbështetjes për të rinjtë, bujqësinë dhe turizmin – si shtylla të rëndësishme të zhvillimit të rajonit.

 

Myzafer Elezi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Vlorë,

Më 11 maj 2025, ju ftoj të më besoni votën tuaj në listën e Koalicionit Euroatlantik, për një përfaqësim të ndershëm, dinjitoz dhe të palëkundur në Kuvendin e Shqipërisë.

Vlora ka nevojë për një zë të fortë, të guximshëm dhe të drejtë në Parlament. Për një përfaqësues që nuk i nënshtrohet interesave të ngushta partiake, por që mbron interesin publik, qytetarët, familjet dhe të ardhmen tonë europiane.

Unë angazhohem të jem zëri juaj i përditshëm në Kuvend, për zhvillimin e Vlorës, për më shumë investime në infrastrukturë, për mbështetjen e rinisë, të bujqësisë, turizmit, dhe për një shtet që respekton ligjin dhe dinjitetin e qytetarit.

Vota juaj është vendimtare.

Më 11 maj, votoni për Myzafer Elezi, në listën e Koalicionit Euroatlantik.

Për Vlorën që meriton më shumë. Për ju. Për të ardhmen.