33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët: Më 11 maj është në dorën tuaj, nëse doni që paratë të shkojnë te shokët e Ramës, apo të vijnë në xhepat tuaj

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij në burg duke festuar me lekët e vjedhura.

Në postimin që shoqëron videon, Basha shkruan se më 11 maj është në dorën e qytetarëve, që paratë të shkojnë në xhepat e tyre dhe jo te shokët e Ramës.

“Më 11 maj është në dorën tuaj, nëse doni që paratë të shkojnë te shokët e Ramës, apo të vijnë në xhepat tuaj” – shkruan Basha.

Sami Osmani: Më 11 maj, qytetarët të votojnë për drejtësi dhe të ardhmen e Shqipërisë

Sami Osmani, kandidat për deputet në Durrës nga Koalicioni Euroatlantik, u ka dhënë një mesazh qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ai u bën thirrje votuesve që të zgjedhin me përgjegjësi qeverinë e ardhshme, duke i ftuar të mbështesin Koalicionin Euroatlantik si alternativën e vetme serioze për luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë.

Osmani theksoi se vota për numrin 4 është një votë për forcimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK dhe një e ardhme më e mirë për familjet shqiptare. Ai paralajmëroi qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve politike nga subjektet që, sipas tij, përfaqësojnë interesat e ngushta dhe jo interesin publik.

Deklarata e plotë e Sami Osmanit:

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjes së qeverisë së ardhshme, ku me votën tuaj do zgjidhen kandidatët që do jenë në Kuvendin e Shqipërisë 4-vjeçarin e ardhshëm.
Ti, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, me votën tënde të lirë më 11 Maj zgjedh kush kandidat dhe forcë politike do të qeverisë.
Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë programin e Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur drejtësinë, dhe një thirrje për gjithë qytetarët durrsakë, ku unë kandidoj:
Votoni për familjen tuaj, votoni për drejtësi, votoni për Shqipërinë, votoni për Durrësin.
Vota për numrin 4️⃣ dhe për Koalicionin Euroatlantik është vota e sigurt:
•⁠ ⁠për të luftuar korrupsionin,
•⁠ ⁠për të mbështetur SPAK-un,
•⁠ ⁠dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
⛔ Nëse voton numrin 1, fatkeqësisht voton për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.
⛔ Nëse voton numrin 5, voton që paratë e qytetarëve të shkojnë te shokët e Ramës te 313.
Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
Voto ✅ Sami Osmani

#Voto4️⃣
#KoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqipëria

Endri Hasa: Koalicioni Euroatlantik është shpresa e shqiptarëve që nuk janë dorëzuar

Endri Hasa, kandidat për deputet në Qarkun e Elbasanit nga Koalicioni Euroatlantik, ka shpërndarë një mesazh të qartë për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Në deklaratën e tij, Hasa e cilëson Koalicionin si zërin e atyre që nuk janë dëgjuar, forcën e atyre që nuk janë shitur dhe shpresën e shqiptarëve që besojnë ende në ndershmëri dhe drejtësi.

Ai i drejtohet elektoratit me thirrjen për besim, duke kërkuar mbështetje për të qenë zëri i tyre në Parlamentin e ardhshëm. Sipas Hasës, ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të ndershme është i mundur vetëm me njerëz që nuk kanë komprometuar vlerat.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:
Koalicioni Euroatlantik është zëri i atyre që nuk janë dëgjuar.
Është forca e atyre që nuk janë shitur kurrë.
Është shpresa e atyre që besojnë se Shqipëria mund të ndërtohet me mund, me drejtësi dhe me njerëz të ndershëm.
Unë, Endri Hasa, ju zgjas dorën për besim dhe për të qenë përfaqësuesi juaj në Parlament.

Të jesh me njerëzit, nuk ka fuqi që të ndalë të drejtën/ Mirela Karabina: E vërteta triumfoi mbi të keqen!

Nga Mirela Karabina

Të jesh me njerëzit, për njerëzit dhe tek njerëzit nuk ka fuqi që ta ndalë të drejtën.

Ky ishte sot vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila pushoi çështjen e ngritur ndaj meje si politikane dhe qytetare në mbrotje të kauzës së Teatrit Kombëtar.

Joleza Koka (FRESH, PS) më paditi për prishje imazhi, sepse në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar përmenda emrin e saj si një nga 32 këshilltarët bashkiakë, më të privilegjuarit e pushtetit me disa paga, që firmosën qorrazi në shkelje të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që artistë, qytetarë, arkitektë, shoqëria civile dhe vetë Europa Nostra prej tri vitesh asokohe ngritën zërin kundër këtij akti, Edi Rama dhe Erion Veliaj e çuan deri në fund barbarinë dhe shembën Teatrin e kombit në mëgjesin e errët të 17 majit 2020, kohë pandemie dhe me qëndrestarë brenda.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e rrëzoi padinë, duke vlerësuar se deklaratat e mia ishin pjesë e transparencës politike dhe reagimit qytetar. Gjithashtu ato nuk ishin të shkëputura nga konteksti, kishim një fakt, teatri u shemb, ata e fimosën ndaj reagimi ishte i drejtë për një vendim të padrejtë. Dhe, se fjala e lirë është e drejtë kushtetuese dhe ajo nuk paditet kur është në shërbim të njerëzve.

Ne jemi në shërbim të njerëzve ndaj e vërteta triumfoi.
Ndërsa zullumqarët e paskrupullt të pushtetit janë te 313.
Erion Veliaj është i pari që do të ndëshkohet dhe për shembjen e TK.
E më pas, do të jetë rradha e urdhëruesit të Ligjit Special për Teatrin, Edi Rama.

7×7= burgu 313
Shokët e Ramës janë në burg, ndërsa ne tek njerëzit dhe me ta për një Shqipëri të mirë për të gjithë.

E vërteta dhe zëri i lirë shqetëson pushtetarët dhe jo qytetarët.
Dhe unë do të jem gjithmonë aty me njerëzit, për njerëzit tek njerëzit për drejtën dhe të vërtetën.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për gjyqtaren Znj. Esmeralda Zhili, për një gjykim korrekt, të paanshëm dhe në shërbim të së drejtës.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për avokatin Besart Logu, për përfaqësimin e palëkundur dhe mbrojtjen e bazuar në fakte dhe ligj.

Naim Meta i Koalicionit Euroatlantik: Elbasani, një vend me shpresë! Fuqia e ndryshimit është në dorën tuaj!

Nga Naim Meta

Elbasani, qyteti me histori të lashtë dhe vlera të shumta kulturore, ka kaluar nëpër sfida të ndryshme ndër vite. Nga një vend me trashëgimi të pasur historike dhe burime njerëzore të mrekullueshme, sot përballet me nevojën për një rilindje të thellë morale, sociale dhe institucionale. Megjithatë, shpresa për ta kthyer Elbasanin në një vend të bukur për të jetuar, ku mbretëron qetësia, drejtësia dhe meritokracia, është ende e gjallë. Ky ndryshim është i mundur, dhe ai nis nga zgjedhjet që bëjmë si qytetarë, nis nga vota jonë.

Meritokracia, si sistemi ku njerëzit ngrihen dhe vlerësohen në bazë të aftësive dhe përkushtimit të tyre, është çelësi i ndërtimit të një shoqërie të drejtë. Elbasani ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, që duan qytetin dhe që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre pa u përkulur para interesave personale. Prandaj, është koha që qytetarët të mos qëndrojnë më pasivë, por të marrin në dorë fatin e tyre përmes një vote të mençur dhe të ndërgjegjshme.

Më 11 maj, qytetarët e Elbasanit kanë një mundësi reale për të bërë ndryshimin. Ata duhet të zgjedhin të mbështesin njerëzit që përfaqësojnë interesat e tyre, jo ata që u imponohen nga një sistem i mbyllur ku kryetari vendos për gjithçka. Votimi për kandidatët që janë pranë jush, që jetojnë mes njerëzve dhe e njohin realitetin, është mënyra më e mirë për të kthyer besimin tek politika dhe për të sjellë zhvillimin e munguar.

Votoni numrin 4, votoni Koalicionin Euroatlantik. Ky koalicion përfaqëson vlerat që e lidhin Shqipërinë me Perëndimin, lirinë, demokracinë, të drejtën për të jetuar me dinjitet. Me votën tuaj, ju zgjidhni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për sigurinë dhe mirëqenien e familjes suaj. Ju nuk po votoni thjesht për një kandidat, por për një vizion, për një ndryshim që e vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

Në fund të ditës, Elbasani do të bëhet sërish një vend i qetë, një vend ku ia vlen të jetosh, vetëm nëse çdo qytetar merr përgjegjësinë që i takon. Me respekt dhe përkushtim. Unë, Naim Meta ju bën thirrje të votoni për të ardhmen tuaj. Votoni ZGJUAR, votoni për ndryshimin, votoni për Elbasanin që meritoni!

Cila do të ishte vota e vetme e drejtë dhe e logjikshme për besimtarët në 11 maj

Nga Fitim Zekthi

Ka shumë mundësi që zgjedhjet e 11 majit të jenë ndër më të rëndësishmet për vendin që nga viti 1992. Arsyeja themelore është se në këto zgjedhje klasa politike 35 vjeçare është për herë të parë përballë hapjes së rrugës së ndëshkueshmërisë për korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar të rritur krah këtij korrupsioni politik ose mbylljes përfundimtare të kësaj rruge dhe garantimit të paprekshmërisë së saj. Pra, do të kemi përgjigje për pyetjen nëse do të mund të fitojë sërish forca e madhe e fuqishme e kësaj klase politike që ta mbajë vendin nën morsën e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë apo do të hyjmë në një rrugë të ndëshkueshmërisë së të paprekshmëve (rrugë në fakt e çelur nga SPAK dhe GJKKO në këto dy tre vite) dhe të sundimit të ligjit dhe të drejtës.

Shkurt në lojë është një gjë shumë e madhe dhe shumë e fuqishme. Është forca e sistemit dy partiak, me dy partitë e mëdha që kanë të njëjtën bazë ekonomike, bazë mediatike dhe madje të njëjtën bazë mbështetëse edhe te krimi.

Duke qenë kështu çdo votë do të jetë në një farë mënyre vendimtare dhe padyshim që çdo kategori apo grup votuesish do të jetë objekt i fushatës së partive dhe kandidatëve. Është gjithnjë shumë e vështirë të ndash votuesit në grupe të ndryshme ndonëse sociologjia politike përpiqet të japë disa mundësi për ta bërë këtë. Partitë padyshim përpiqen fort t’iu drejtohen votuesve si grupe.

Një nga këto të quajtura grupe janë edhe besimtarët. Edhe këtij grupi, ndaj besimtarëve myslimanë dhe të krishterë, partitë, sidomos ato dy të mëdhatë, po tregojnë dhe do të tregojnë një interes shumë të madh. Si do të duhet të votonin besimtarët në zgjedhje, si do të duhet të votojnë ata këto zgjedhje?

Ka një hierarki, si gjithmonë, që ndjek mënyrën se si njeriu mendon dhe i merr vendimet. Besimtarët mendojnë, besojnë se Zoti ka krijuar njeriun dhe botën, ka krijuar një rend natyror në të cilin ekzistojnë gjëra, parime, vlera të përhershme. Nga këto parime dhe vlera të përhershme burojnë morali, normat, rregullat ligjet me anë të cilave njerëzit ndërtojnë jetën e tyre.

Pra, në radhë të parë besimtarët do të shihnin se cila prej partive, cili prej kandidatëve potencialë për kryeministër, por edhe cili prej kandidatëve më pak të mundshëm e sheh botën dhe njeriun si diçka të krijuar nga Zoti, e sheh krijimin në tërësi si diçka në të cilin ka një rend natyror ku gjenden parime, gjëra dhe vlera të përhershme të cilat do të jenë burim i sjelljes, mënyrës së të jetuarit dhe gjithçkaje që ne duam të bëjmë. Pra besimtarët kanë në kokë një ideal që synon një shoqëri që jeton me këto vlera dhe moral. Tamam, tamam fare ideali politik është një shoqëri e udhëhequr nga politikanë që jo vetëm i marrin parimet e tyre nga mësimet e Zotit, jo vetëm përpiqen të jetojnë dhe sillen sipas këtyre parimeve por edhe që kanë frikë Zotin për çdo gjë që bëjnë.

Politikanët ose kandidatët për kryeministër në Shqipëri, sidomos kryetarët e dy partive të mëdha nuk kanë dëshmuar se janë njerëz që besojnë dhe udhëhiqen nga mësime apo parime të tilla. Parimet që ata kanë, e kanë thënë vetë, nuk informohen, nuk burojnë nga mësimet e Zotit por nga vetë ata, nga vetë njeriu apo vetë arsyeja njerëzore si diçka “më vete.” Parimet e tyre burojnë nga bota, janë prej botës dhe me siguri i shërbejnë vetëm shqetësimit për botën dhe jetën e botës.

Në këtë kuptim besimtarët myslimanë dhe të krishterë nuk kanë asnjë arsye të votojnë dy kryetarët e dy partive të mëdha ose dikë tjetër nisur nga perspektiva e parë. Sigurisht që edhe te partitë e vogla nuk duket dikush që ka një sjellje dhe veprim politik, një mënyrë të shikuari të botës dhe politikës si diçka që infomohet dhe uhdëhiqet nga mësimet e Zotit. Në këtë kuptim asnjë parti, të mëdhatë jo e jo, nuk ka arsye të votohet nga besimtarët. Përkundrazi duhen përçmuar, sidomos dy të mëdhatë për shkak të historisë 35 vjeçare në të cilën ato vazhdimisht jetuan dhe u sollën pa informuar asgjë nga sjellja e tyre nga mësimet e Zotit.

Një perspektivë e dytë do të ishte sjellja e partive, e kandidatëve për kryeministra ndaj fesë, besimit fetar dhe lirive fetare, mënyra se si ato e trajtojnë besimin dhe fenë pavarësisht se vetë nuk besojnë dhe nuk e udhëheqin sjelljen e tyre nga mësimet e Zotit. Partia Demokratike ka folur shpejt që në fillim për liri besimi duke treguar kështu një respekt për liritë fetare (diçka e nënkuptueshme me rënien e komunizmit). Kohë më vonë, shumë më vonë (ndoshta pas vitit 2010, ajo nisi të flasë duke i mbveshur vetes idenë e partie që beson tek parimet e të djathës dhe te vlerat e besimit në Zot. Në fakt ajo vetëm më vonë, pas vitit 2013 nisi të flasë me dendur si një parti që beson tek këto vlera. Sot ajo flet gjithë ditën sikur është një parti një udhëhiqet nga vlerat e besimit në Zot por kjo është një gënjeshtër e plotë. Partia demokratike, pavarësisht faktit që ka folur shpejt për liri fetare, pavarësisht faktit që pas vitit 2013 ka patur kujdes të përdorë një gjuhë më miqësore dhe më identifikuese me vlerat e besimit, kohë pas kohe ka shfaqur shenja fetarofobie dhe sidomos islamofobie. Ka patur zyrtarë të saj të lartë që kanë shkruajtur kundër mbajtjes së shamisë, kundër hapjes së xhamisë Haja Sofia në Stamboll (sikur të ishte diçka që lidhej me ne), ka patur qëndrime në të cilat ëhstë thënë që fetë janë irracionale. Vetë kryetari Berisha tha para dy vitesh që në rrënjë vlerat tona janë paganizmi duke përdorur një gjuhë tipike fetarofobe. PD madje nuk ka pranuar që vajzat me shami të shkojnë në shkollë. Ka patur raste gjatë qeverisjes së saj që vajza me shami të largohen nga shkolla. Në këtë kuptim PD-ja nuk ka patur ndonjë qasje të qartë miqësore me fetë dhe kësisoj nuk ka ndonjë arsye që besimtarët ta shohin atë si një parti që mbron vlerat e besimit.

Partia Socialiste ka qenë edhe me e distancuar nga besimi dhe fjalori që lidhet me besimin në Zot. Ajo duke qenë trashëgimtare e një historie dhune, persekutimi dhe shkatërrimi ndaj besimit por edhe duke qenë një parti e majtë nuk doli asnjëherë nga korniza e një partie që e sheh burimin e gjithçkaje tek bota dhe një botë pa Zot. Brenda saj ka ende persekutorë të hoxhallarëve dhe priftërinjve, brenda saj ka ende njerëz që kanë marrë kazmat kundër xhamive dhe kishave (ka edhe në PD të tillë). Sigurisht që vitet e fundit të dyja partitë janë përpjekur, sigurisht edhe PS-ja, të sillen politikisht korrekt me besimet fetare për shkaqe politike por kjo nuk ndryshon gjë në thelb. Kësisoj nuk ka asnjë arsye që besimtarët të votojnë së paku këto dy parti dhe kandidatët e tyre për kryeministra.

Veç kësaj dy kandidatët për kryeministra Rama dhe Berisha (edhe të tjerët më të vegjël ndoshta) shpesh herë, shumë herë kanë fyer ndjenjat e besimtarëve me fjalorin apo sjelljen e tyre. Një rast ishte ai i Berishës që gati iu afrua martesave gay, foli për çështjet gender dhe çështjet e homosekualitetit nga pozicioni i një aktivisti gay. Një rast tjetër ishte rasti i kryeministrit Rama që mori një medalje nga presidenti i Izraelit dhe nuk tha asnjë gjysmë fjale për krimet monstruoze dhe vuajtjet në Gaza ose rasti kur kryeministri Rama prishi një kishë në Dhërmi me arsyetimin se nuk ishte me arkitekturën e duhur. Gjithashtu ish-ministrja e arsimit Nikolla, d.m.th qeveria Rama, ishte në anën e përjashtimit nga shkolla të vajzave me shami në rast që shkoi në gjyq. Edhe kur gjykata i dha të drejtë vajzës qeveria e ankimoi vendimin. Historia jonë është e mbushur me sjelljet e Berishës dhe Ramës (dhe të tjerëve) në këtë mënyrë. Patriotë e tjera të vogla, asnjëra prej tyre nuk kanë treguar një gjuhë apo sjellje fetarofobe. As Lapaj, as Shabani, as Qori (çuditërisht as Qori), as Basha, as Alibeaj, as Shehaj nuk kanë përdorur gjuhë fetarofobe ndonjëherë.

Atëherë mbetet të shihet një kënd ose perspektivë tjetër e mënyrës se si duhet të votojnë besimtarët. Pra pas nivelit të parë të analizës atij ku shohet nëse partia ose kandidati për kryeministër i merr vlerat e veta politike nga besimi në Zot, pas nivelit të dytë ku shihet nëse partia ose kandidati për kryeministër kanë qëndrime miqësore dhe dashamirëse me liritë fetare shohim nivelin e tretë të analizës atë të mënyrës se si qeveriset vendi, si bëhet opozita, çfarë vizioni dhe qëndrimi politik kanë partitë.

Cila nga dy partitë e mëdha ofron një zgjidhje më të drejtë ose më të mirë (tashmë në terma plotësisht të sekularizuar) pavarësisht burimit të vlerave të tyre, pavarësisht se asnjëra nuk nisen nga persepktiva e besimit në Zot.

Rama ka qeverisur në një mënyrë të tmerrshme. Disa nga reformat më të rëndësishme të tij, ato me të cilat ai u mburr për vite me radhë si ajo në shëndetësi, ajo e pastrimit të mbetjeve, ajo e luftës ndaj krimit dhe drogës, subvencionet në bujqësi janë të gjitha me ministrat në burg për vjedhje. Kryetarët e dy bashkive me të mëdha si ai i Tiranës dhe Durrësit janë gjithashtu të dyshuar për korrupsion. Teorikisht Rama ka ndërtuar një sistem të mbyllur neopatrimonialist ku biznesi klientelist dhe krimi i organizuar janë pjesë e vendimarrjes politike. Kjo mund të jetë, është, qeverisja më e keqe në 35 vite sa i takon vizionit dhe pasojave afatgjata. Qeveria është kundër SPAK, GJKKO dhe ndëshkueshmërisë. Ajo pavarësisht dukjes po bën gjithçka që vendi të mbesë në gjendjen e vjetër dhe reforma në drejtësi të vdesë pa u kuptuar.

Opozita është në inkoherencë të plotë. Sulmon SPAK dhe GJKKO të cilat janë duke bërë një përpjekje të vështirë që të ndëshkojnë të paprekshmit. Opozita nuk është përpjekur të përfaqësojë ndryshimin. Ajo ka kandidat për kryeministër dikë që ishte kandidat për kryeministër edhe në vitin 1991. Ajo zhvilloi një luftë parlamentare për revolucion dhe mosbindje civile dhe premtoi që do ta rrëzojë Ramën me të cilin nuk do shkonte në zgjedhje. Ajo ka akuzuar aleatët ose njerëz të saj për vrasje dhe krime. Më pas ajo i harron këto dhe hyn në aleanca me ta. Opozita duket qartë se ka synim bazë ruajtjen e gjendjes, ruajtjen e statusquosë, të pandëshkueshmrisë dhe të sistemit neopatrimonialist. Ajo thjesht në rastin më të mirë kërkon të jetë vetë në krye të këtij mekanizmi. 13 vite mos reflektim, mungesë shikimi nga vetja dëshmojnë vetëm zaptimin e trupës votuese të opozitës për qëllime jo politike. Në këto kushte opozita nuk është një zgjidhje për plagën e madhe të sistemit të mbyllur.

Atëherë besimtarët nuk kanë asnjë arsye të votojnë qeverinë, një forcë shkatërrimtare e politikës, ekonomisë dhe të ardhmes. Ata nuk kanë arsye po ashtu të votojnë PD-në një forcë gjithashtu inkoherente, me projekt politik ruajtjen e gjendjes, prishjen e reformës në drejtësi dhe vijimin me njerëz të tjerë të tranzicionit.

E vetmja votë me kuptim do të ishte kundër gjendjes, pro ndëshkueshmërisë, pro asaj që po bën SPAK dhe GJKKO, pro forcave të cilat nuk janë pjesë e trashëgimisë 35 vjeçare (ndoshta trashëgimi ramiziste). E vetmja votë e drejtë do të ishte ajo për dikë nga partitë e vogla. Kjo do të ishte sadopak një votë në anën e të mirës në kuptimin që refuzohet e keqja që ka kapur për fyti vendin dhe nuk lejon askënd ta kërcënojë./liberale.al

Myshketa: PL bashkoi votat me PS për t’i hapur rrugë resortit që tjetërson sipërfaqen pyjore! (VIDEO)

Joni Myshketa, këshilltar i Koalicionit Euroatlantik në Bashkinë e Durrësit denoncoi në MCN Live dakordësinë mes PS-PL për të tjetërsuar një sipërfaqe të madhe pyjore për t’i hapur rrugë resortit “Lura 5” në zonën e Gjirit të Lalzit. Myshketa tha se votimi u argumentua me vendimin e KKT-së dhe kaloi në dakordësi.

“Pati debate , pati edhe një dakordësi mes anëtarëve të Partisë së Lirisë që bashkuan votat me kolegët e tyre të PS, duke treguar qartasi që rrjedhin nga e njëjta forca politike, pavarësisht artificave për të garuar me demokratët e Rithemelimit në 2023-sin. Bëhet fjalë për një dakordësi për transferimin e një sipërfaqeje pyjore, një sipërfaqe gati 8652 metra/katror karshi subjektit Lura, që do ndërtojë resortin Lura 5. Tjetërsohet një sipërfaqe pyjore gati 9 mijë metra/katror, në favor të një biznesi që do ndërtojë një resort.

Ka një dashakeqësi karshi natyrës. Është dhënë vendimi nga KKT, dhe kryeministri ynë i madh global. Duket qartazi qasja e bashkisë dhe jo pavarësia e bashkisë për të qenë realisht pranë qytetarëve. Shohim një dakordësi të pakuptimtë mes PL-së dhe PS-së për të ngritur kartonin jeshil për të hequr sipërfaqet e gjelbërta, karshi investitorëve.

Kaloi si vendim në dakordësi. Disa prej kolegëve të mi të PD-së aktuale s’e votuan këtë marrëveshje. Por pjesa më e madhe e tyre bashkuan votat me mazhorancën që dominohet nga Rilindja dhe tjetërsuan një sipërfaqe pyjore duke i hapur rrugën betonizimit. S’jam kundër investimeve, por duhet të kenë një kriter, jo në kurriz të natyrës dhe komuniteteve, në dobi të një grushti njerëz. Nevoja e këtij investimi u argumentua me faktin që është marrë një leje ndërtimi nga KKT dhe bashkia s’ka asnjë lloj autonomie për të kundërshtuar qoftë edhe vendimeve që janë kundër interesave të qytetarëve”.
 

Koduzi: Në Shqipëri, mjeku nuk vlerësohet. Programi ynë sjell zgjidhje

Gazmend Koduzi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik, thotë se programi i forcës së tij politike u jep zgjidhje problemeve të shëndetësisë. Në studion e MCN Informacion, Koduzi tha se figura e mjekut në Shqipëri nuk vlerësohet.

“Është një plagë që rrjedh gjak largimi i bluzave të bardha. Gjatë 12 viteve të fundit janë 1800 mjekë që kanë kërkuar certifikatën, në mënyrë që të ikin. Mjekët ikin se nuk kanë paga dinjitoze, kushte pune, formim profesional, nuk zhvillojnë dot karrierë shkencore, është persekutimi politik. Të gjithë këta elementë mblidhen. Vetë mjekët nuk duan që fëmijët e tyre të bëhen mjekë në Shqipëri. Sepse nuk vlerësohet figura e mjekut. Programi i Koalicionit Euroatlantik i jep zgjidhje. Ne na duhen 1 mijë mjekë, duhet shtuar numri i studentëve. Duhet shtuar një fakultet mjekësie. Duhen paga dinjitoze. Nuk mund të paguhen të gjithë njësoj. Në privat funksionon modeli, por në publik prevalon politika. Ka drejtorë spitali që janë mësues, oficerë, gjeologë. Mjekët ikin sepse këta tregohen arrogantë.”

Myzafer Elezi: Qytetarët e Vlorës meritojnë një përfaqësim të ndershëm dhe të vendosur për ndryshim

Myzafer Elezi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Vlorës, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët, duke i ftuar ata të bëhen pjesë aktive e ndryshimit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë publike, ai u zotua se do të jetë një zë i ndershëm dhe i palëkundur për hallet dhe aspiratat e qytetarëve.

Elezi theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar për të kthyer dinjitetin në jetën publike dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë. Ai prezantoi një sërë prioritetesh që përfshijnë luftën kundër korrupsionit, rritjen e pensioneve, mbështetjen për të rinjtë, uljen e taksave për biznesin e ndershëm dhe subvencione për sektorët bazë si bujqësia dhe peshkimi.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik u shpreh se nuk premton mrekulli, por përkushtim, transparencë dhe luftë të vazhdueshme për interesat e qytetarëve.

Deklarata e plotë e Myzafer Elezit:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Vlorë,
11 maj është dita e zgjedhjes, dita kur fjala juaj ka peshë dhe vota juaj ka vlerë.
Ju ftoj me zemër që të merrni pjesë masivisht në votime dhe të zgjidhni ndryshimin duke votuar nr. 4 – Koalicionin Euroatlantik.

Duke votuar Myzafer Elezi, ju zgjidhni një përfaqësim të ndershëm dhe të palëkundur për hallet, sfidat dhe aspiratat tuaja. Ju zgjidhni një zë që do t’u shërbejë qytetarëve, jo interesave të ngushta.

Votoni për një program të qartë dhe të realizueshëm që synon:
• T’i japim fund korrupsionit dhe çdo forme të padrejtësisë;
• Mbështetje të pakushtëzuar për SPAK dhe GJKKO, që askush të mos jetë mbi ligjin;
• Rritjen e pensioneve për një pleqëri më të dinjitetshme;
• Mbështetje konkrete për familjet e reja dhe të rinjtë që kërkojnë punësim në vendin e tyre;
• Ulje të taksave për biznesin e ndershëm;
• Subvencione të drejta për bujqësinë, blegtorinë, bletarinë dhe peshkimin;
• Siguri publike në çdo cep të territorit;
• Një qeveri që punon për qytetarin, jo për oligarkët;
• Zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për të gjithë qarkun tonë.

Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj përkushtim, transparencë dhe luftë të vazhdueshme për të mbrojtur interesat tuaja.

Më 11 maj, votoni me zemër, votoni për dinjitetin dhe të ardhmen tuaj.
Votoni Nr. 4 – Myzafer Elezi dhe Koalicionin Euroatlantik.

Me respekt dhe përkushtim,
Myzafer Elezi
Kandidat për deputet – Qarku Vlorë

“Rama mbron shokët e 7×7=313, jo qytetarët”, Basha: E paimagjinueshme të luftosh korrupsionin me Metën dhe Roshin.Vetëm numri 4 është zgjidhje

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, edhe për kontratën e lobimit të Sali Berishës me vlerë 6 milionë dollarë.

Gjithçka bëhet për të fshehur të vërtetën, – u shpreh Basha. – E gjitha kjo ishte një përpjekje për t’i mbivendosur hallin personal Partisë Demokratike.

“Kostoja e kësaj ka ndikuar te aktiviteti opozitar, te aftësia për të qenë të bindshëm dhe të besueshëm dhe te marrëveshjet e hapura dhe të fshehta midis zotit Rama dhe zotit Berisha.” – tha më tej drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Basha.

“Prandaj e them që më 11 Maj njerëzit do të zgjedhin për veten e tyre. Sigurisht në qoftë se votojnë numrin 5, do të votojnë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, në qoftë se votojnë numrin 1, është një votë për të nxjerr Ilir Metën dhe për ta bërë deputet. Se si të luftosh korrupsionin në këtë mënyrë, është absurde, është e paimagjinueshme. Ndaj dhe zgjedhja e vetme e drejtë, është të ndëshkohen ata që Shqipërinë e kanë kthyer në një vend, ku paratë e qytetarëve në vend që të kthehen në pensione dhe rroga më të larta, në çmime të arsyeshme me një kosto jete të përballueshme dhe në investime për rininë, i kanë përvetësuar ato. Thirrja ime më e veçantë është për socialistët e ndershëm, jo për ata të 7×7=313, për ata që e dinë, si shumica e shqiptarëve, se vetëm bukën e gojës, për të arsimuar fëmijët e tyre, që besojnë te modeli i meritës, i arsimimit, i përgatitjes së fëmijëve të tyre dhe që, për fat të keq, votën për Edi Ramën, e kanë parë rë shndërruar për një grup njerëzish që nuk i mbyllin dot paratë nëpër bodrume, ndërkohë që njerëzit nuk mbyllin dot muajin apo nuk bëjnë dot pushime. Ka një alternativë për ata. Alternativa është Koalicioni Euroatlantik, një alternativë e cila ndërtohet mbi shpresat dhe mbi pritshmëritë e të gjithë shqiptarëve.” – tha më tej Lulzim Basha.