“Pako e mirë” që mori Alizoti, 200 mijë eurot e premtuara nga Balla?

Ëshmitari I rremë I Prokurorisë dhe qeverisë në përgjimin e Agron Xhafës deklaronte në një bisedë se Balla I kishte premtaur 200 mijë euro, ndërsa në një bisedë tjetër të zbardhur vetëm 24 orë më parë, Alizoti thoshte se kishte marrë një “pako të mirë” ndërsa priste të takonte Taulantin nga Librazhdi. Pyetja që shtrohet është nëse Alizoti ka marrë 200 mijë eurot e premtuara nga Balla kur ai thotë “pako e mirë” në këmbim të dëshmisë së rremë?
Fredi Alizoti, njeriu që dyshohet si “aktori” i përdorur nga Policia dhe Prokuroria për të justifikuar rrëzimin e akuzave për “trafik narkotikësh” të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë një panoramë të re dhe implikimin e zyrtarëve të lartë policorë dhe të Partisë Socialiste në këtë çështje.
Në një bisedë të lirë, të përgjuar nga një person tjetër dhe të transmetuar video-audio në emisionin “Opionin” të Blendi Fevziut, shtetasi Alizoti flet për një premtim 200 mijë euro që Taulant Balla i ka bërë atij për të përgënjeshtruar deklarimet e Alfred Veliut, personit që denoncoi Geron Xhafajn si të përfshirë në trafik narkotikësh.
Prokuroria ka justifikuar qëndrimi e saj se e gjithë situata është fryt i kallëzimit të rremë të Alfred Veliut, bazuar në disa përgjime të bëra ndaj Alizotit. Në këto përgjime, të cilat duken më shumë të “nxitura” nga Prokuroria, Alizoti flet me të tjerë persona, të cilëve u shpreh shqetësimin se “nuk ka marrë 200 mijë eurot që i kanë premtuar”.
Sipas prokurorisë, kjo shprehje konfirmon faktin që audio-regjistrimi Alfred Veliu-Geron Xhafaj është i sajuar, ku Alizoti ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, Prokuroria aludon se, për këtë “sajesë”, Alfred Veliu dhe Fred Alizoti do të paguheshin 200 mijë euro.

Por, në dritën e fakteve të reja, rezulton se, në fakt Alizotit i janë premtuar 200 mijë euro, siç deklaron ai vetë në videon e transmetuar mbrëmjen e së Hënës. Por, kjo shumë, atij i është premtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, vetëm e vetëm për të përgënjeshtruar audio-regjistrimin real të Geron Xhafaj.
Më poshtë janë disa pjesë nga përgjimi më i fundit, ku Alizoti përfshin Taulant Ballën në “pazarin 200 mijë euro”, me anën e të cilit do të realizohej “përgënjeshtrimi” i bisedës mes Albert Veliut dhe Geron Xhafaj:
Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti (Balla) ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
….
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri– Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Exit mobile version