Policia vazhdon të mbajë të rrethuar zonën ku këtë mbrëmje është gjendur pranë një automjeti një celular i lidhur me një pako që dyshohet se ka lëndë shpërthyese.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara, pakoja që pritet te ekzaminohet nga forcat xheniere, është vendosur pranë një automjeti.
Policia ka rrethuar zonën në një perimetër sigurie të gjerë, ndërkohë që pritet të bëhet shpërthimi i komanduar.