Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime në ligjin e votës së diasporës.
Megjithatë, as Berisha e as partia socialiste nuk po e thonë se ku konsiston ideja e tyre për të ndryshuar ligjin. Gjithçka po e mbajnë hermetike. E gjithë kjo duket se ka një synim të qartë, për të parë se si po ecën regjistrimi spontan i emigrantëve. Një regjistrim spontan që kontrollohet në mënyrë të qartë nga regjistrat e PS-së dhe PD-së për militantët e tyre jashtë shtetit.
Deri më tani, ka të dhëna se situata po del jashtë kontrollit, ndaj sistemi “rastësisht” ka krijuar “probleme teknike”. Ku janë regjistruar pjesë të diasporës jashtë regjistrit të patronazhistëve.
Pas ortekut të 72 orëve të para, kanë nisur “problemet teknike” ku emigrantët e lirë të palidhur me partitë nuk regjistrohen dot.
Ndërkaq, nëse emigrantë që janë drejtuar në zyrat e PS-së dhe PD-së, nuk e kanë pasur fatin e keq por janë regjistruar lehtësisht.
Ndaj për ta kontrolluar më shumë situatën, negociatat po synojnë që të rrisin afatin kohor deri në mesin e muajit shkurt, ndofta edhe më vonë.
Po i gjithë synimi është që të bllokojnë valvulat që nuk i kontrollon Berisha e Rama. Sidomos në ato vende ku partitë e reja po gjejnë një hapësirë më të madhe në radhët e diasporës.
Ekipet në Parlament nga PS e PD pritet të miratojnë një normë ligjore, që ta kanalizojë regjistrimin e të mos e lërë spontan. Me pak fjalë, po synohet që zgjatja e kohës të krijojë kushte për regjistrim në qendrat e KQZ-së që Berisha kërkon t’i ketë njësoj si KZAZ-të, për të gjithë ata emigrantë që nuk arrijnë dot të vetëregjistrohen. Një skemë që në çdo mënyrë kontrollon apo regjistron live të gjitha ata njerëz që duan të votojnë më 11 maj.
Që është një akt politik i njëjtë më atë që ndodh këtu në terren brenda vendit, ku PS e PD kanë një regjistër të saktë të elektoratit të tyre, atij gri dhe të partive të tjera. Pra që e kontrollojnë dhe me makinacionet e Grupeve Të Numërimit të Votave i lëviz, duke i nxjerrë të pavlefshme, që përbën një asgjësim politik të vullnetit të popullit.
Edhe me diasporën po synohet e njëjta gjë, pra të ndalojnë spontanitetin, por ta kanalizojnë gjithçka nëpërmjet qendrave që PS e PD kanë ngritur në shtete e zona të mëdha të përqëndrimit të diasporës.
Ky është një skandal i madh, pasi diaspora ka mundësinë e shansin që të jetë e lirë jashtë zyrave patronazhiste, edhe pse Rama e Berisha duan kontrollin. E për ktë, partitë, e mediat duhet t’i kërkojnë SHBA e BE që të ndalojnë këtë pakt të turpshëm, të tretë, ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës. Që kërkojnë të patronazhojnë edhe votat e diasporës./Pamfleti