“Mua më kanë tradhtuar kolegët e mi opozitarë”. Kështu është shprehur Dashamir Shehi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, duke iu referuar marrëveshjes PS-PD për listat e deputetëve.
Sipas Shehit, këta “janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit”.
“Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë… Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi.