Deputetja demokrate Oriola Pampuri, dakordësinë për reformën zgjedhore mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e sheh si diçka të parashikuar dhe se pjesë e paktit ishte dhe zhbërja e komisionit të reformës zgjedhore.
“Në gjithë këtë u bë i qartë pazari mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, mes Ramës dhe PD. Nuk kishte asgjë për tu çuditur.
Të vetmit në gjithë këtë pazar të poshtër që humbën janë shqiptarët, që nuk do zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament, nuk mundet që qytetari të shkojë dhe të votojë për përfaqësuesin që do të donte të zgjidhte vetë. Këtë ia mohuan falë një pakti që dolën hapur.
Çdo ditë shikojmë hyri njëri në SPAK doli tjetri dhe ky hall i madh që i ka mbërthyer të dyja palët, janë bërë bashkë.”
Nga studio e MCN Live, Pampuri tha se personazhet që kanë marrë një minimum votash do të jenë në listën e mbyllur dhe do t’iu imponohen qytetarëve për të votuar dhe se gjithçka bëhet për të mbajtur të sigurt të bindurit e liderit dhe të afërmit e tyre, pavarësisht mungesës së kontributeve.
” Elitat politike duhet të qarkullojnë, qarkullimi i elitave është jetik.
Me paktin mes PS dhe PD, do imponohen për deputetë kandidatët që duan ata.”