Dr. Ermal Xhelilaj
Ne sistemin politik rajonal e ate nderkombetar ka kohe qe perflitet per nje marreveshje te mundshme Kosove-Serbi bazuar ne shkembimin e territoreve apo ndarjen e vete Republikes se Kosoves, pjesa veriore e se ciles mund te kaloj nen sovranitetin e Serbise . Kjo strategji e perpiluar dhe lancuar nga qarqet politike dhe akademike Serbe qe ne fillim te viteve 90, ka pasur dhe ka per qellim copetimin dhe marrjen nen sovranitet te nje pjese te konsiderueshme te territorit te Kosoves bazuar ne strategjine “all we can take, in what it’s already lost”. Kjo projekt-ide mori permasa te medha politike dhe mediatike gjate muajt te fundit kur Thaci, cuditerisht ne sintoni te plote me aksionin politik te Vucic lidhur me Kosoven, lancoi strategjine e tij per te arritur nje marreveshje me Serbine bazuar ne shkembimin e territoreve, nje frazologji e kamufluar nen termin e korrigjimit te kufijve mes dy vendeve. Edhe pse Thaci predikon idene e bashkimit te Lugines se Presheves me Kosoven, duke refuzuar ndarjen e Kosoves ne vija etnike, shume analiste dhe diplomate, njohes se politikes rajonale, jane shprehur se kjo nenkupton cedimin e veriut te Kosoves nen sovranitetin e Serbise. Ky rajon perbehet nga kater komunat me shumice Serbe, perkatesisht Leposaviqi, Zubin Potok, Zvecani dhe Mitrovica Veriore, cilat sipas burimeve te ndryshme ne qarqet politike mund te shkembehen me Presheven dhe nje pjese te Bujanocit me shumice Shqiptare. Nga ana tjeter, Vucic edhe pse i rezervuar ne deklaratat e tij dhe me pak eksplicit lidhur me kete ceshtje, ka qene konstant ne strategjine e tij politike duke synuar korrigjimin e kufijve me Kosoven nen siglen e mbrojtjes se interesave te popullit serb si dhe perfitimeve te medha ekonomike qe mund te sjell ky proces. Edhe pse ne dimensione te ndryshme, duket se Vucic e Thaci qendrojne ne nje linje lidhur me kete ceshtje.
Duke marre ne konsiderate shperqendrimin aktual te vemendjes te politikes se jashtme te SHBA-se lidhur me kete ceshtje per shkak te angazhimeve diplomatike ne Lindjen e Mesme, Iran dhe Korene e Veriut, mungesen e percaktimit te vijave te kuqe ne marreveshjen Kosove-Serbi nga ana e BE-se, mosnjohjen e Kosoves nga pese shtete antare te BE-se, konsolidimin e politikes se jashtme Serbe qe ka sjell si rrjedhoje bllokimin e njohjeve te reja te Kosoves ne sistemin nderkombetar, si dhe forcimin e ndikimit politik dhe ekonomik ruso-kinez ne rajonin e Ballkanit dhe me gjere (kundershtare te vendosur te pavaresise se Kosoves me te drejte veto ne KS te OKB-se), strategjia politike Thaci-Vucic mbi ndarjen apo shkembimin e territoreve, qe me sa duket ka marre bekimin e Edi Rames, duket me reale se kurre. Kjo situate behet akoma me e nderlikuar kur nga OKB vijne mesazhe politike te paqarta lidhur me kete ceshtje. Terma politike te perdorura lidhur me kete ceshtje si “zgjidhje kreative apo elastike”, “marreveshje e qendrueshme e reale”, apo “zgjidhja te gjendet nga vete palet”, nga nje pjese e aktoreve te rendesishem nderkombetare kane krijuar me teper konfuzion ne sistemin politik rajonal sesa kane kontribuar ne qartesimin e kesaj situate teper sensitive e me rendesi madhore per gjeopolitiken aktuale.
Nga ana tjeter, Qeveria shqiptare, ne menyre te habitshme dhe shume kontroversale, preferon te mos shpreh qendrimin e saj lidhur me deklaratat e Thacit e Vucic, persa i perket nje shkembimi te mundshem territoresh. Kjo heshtje e institucioneve te Shtetit Shqiptar per nje ceshtje te tille madhore me interes jetik kombetar, mund te nenkuptoj vecse nje sens miratimi qe Kryeministi Rama i ka dhene ne heshtje paktit Thaci-Vucic. Ky argument behet me shume i besueshem kur politikane e diplomate te shquar Europiane kane dale me deklarata kompromentuese mbi ndikimin e Rames lidhur me kete ceshtje themelore. Nga ana tjeter, afrimiteti e bashkepunimi i Rames me Vucic, si dhe informacionet mbi takime informale mes tyre ne shtete te tjera, tregojne se ekziston nje mirekuptim per ceshtje te ndryshme me interest e perbashket. Ne kete kendveshtrim, kjo marreveshje mund te konsiderohet edhe si nje pakt Thaci-Vucic-Rama, ku kontributi i ketij te fundit mund te konsiderohet thelbesor. Pavaresisht reagimeve politike te opozites serbe dhe asaj kosovare, te disa shteteve rajonale (Maqedonia e Mali i Zi), si dhe te disa aktoreve te rendesishme te BE-se (Gjermania e Britania e Madhe) kunder kesaj marreveshje, projekti Thaci- Vucic duket se vazhdon te jete me shume aktiv se kurre ne disa prej qarqeve politike e diplomatike Europiane e Ballkanike. Ne kete kontekst, bazuar ne ceshtjet e permenduar me lart, do te ishte me vend te merret ne konsiderate se cilat do te ishin perfitimet e shteteve respektive nese ky projekt do te konkretizohej, dhe perse shkembimi i territoreve do te ishte nje win-win per Serbine e Vucic.
1. Elementi i pare problematik eshte i lidhur me aspektin ligjor te shtetesise se Kosoves ne kuader te sistemit nderkombetar, 10 vjet pas shpalljes se pavaresise se saj. Kosova aktualisht njihet nga 111 shtete anetare te OKB-se, si dhe nga nje numer institucionesh nderkombetare si Banka Boterore dhe Fondi Nderkombetar Monetar ne kufijte e saj te njohur nga pjesa me e madhe shteteve te sistemit nderkombetar. Per me teper, shpallja e pavaresise se Kosoves dhe rrjedhimisht shtetesia e kufijte e saj territorial, bazuar ne nje vendim historik te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne 2010, jane konsideruar ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare e praktikat shteterore ne pergjithesi. Duke promovuar ideologjine e shkembimit te territoreve apo thene ndryshe korrigjimin e kufijve territorial, Thaci ka vene ne diskutim (rrezik) jo vetem shtetesine e Kosoves por edhe arritjet e rendesishme politike e ekonomike qe ky shtet ka pasur drejt rruges se konsolidimit te shtetesise se tij ne sistemin nderkombetar, duke perfshire ketu edhe precedentin ligjor te shpallur me vendimin e GJND-se. Si rrjedhoje, Vucic me ndihmen e Thacit e te Rames, po arrin qe te rivendos ne axhenden nderkombetare (aktualisht po shtohen zerat per mbajtjen e nje konference Dejton 2 per Kosoven) ceshtjen e ekzistences se shtetesise se Kosoves, nje status ligjor qe SHBA e BE e kane konsideruar deri tani nje ceshtje te permbyllur.
2. Elementi i dyte i referohet perfitimit territorial qe secili shtet ka per synim nese do te kete shkembim te mundshem territoresh. Pare ne kete optike, serisht Kosova do te dilte humbesja me e madhe nga kjo marreveshje, ne te cilen Serbia, duke marre ne konsiderate historine e dy shekujve te fundit, shquhet si nje nga vendet me agresive ne kete drejtim pasi ka arritur te trefishoj territoret e saj ne dem te shteteve fqinje. Kosova Veriore me kater komunat e saj me shumice derrmuese serbe (mbi 95% serb) ka nje territor prej 1007 km², ndersa Lugina e Presheves, duke perfshire ketu Komunat e Presheves e te Bujanocit me shumice shqiptare posedon nje territor prej 725 km², nga te cilat Kosova do te perfitonte jo me shume se 400 km², sepse ne pjesen tjeter te ketyre komunave shtrihen fshatra etnikisht te pastra serbe. Duke marre ne konsiderate deklaratat e Vucic mbi nje korrigjim bazuar ne vija etnike te kufirit nga nje shkembim i mundshem territoresh, eshte e qarte se Kosova do te humbiste me shume se 500 km² nga territori i saj shteteror. Kete argument e perforcon me teper kalimi ne komunat me shumice shqiptare ne Serbi te autostrades e linjes hekurudhore me rendesi vitale per ekonomine serbe, pjese e korridorit te rendesishem strategjik veri-jug, te cilen Serbia veshtire se do ta kete ne diskutim per shkembim territoresh.
3. Nje tjeter aspekt i rendesishem lidhur me kete ceshtje eshte i lidhur ngushtesisht me avantazhet ekonomike qe Serbia apo Kosova mund te perfitojne nese do te kete nje konkretizim te paktit Thaci-Vucic. Ne pjesen veriore te Kosoves qe mund te jete subjekt i shkembimit te territoreve, ndodhen asete te rendesishme te natyres ekonomike dhe energjitike. Pikerisht ne kete rajon (Zubin Potok), ndodhet Liqeni i Ujmanit, i cili sherben si nje burim i rendesishem energjitik e uji te pijshem per nje pjese te mire te pjeses qendrore te Kosoves. Autoritetet serbe kane deklaruar se ky liqen konsiderohet prone shteterore e Serbise dhe kete ambicje e kane shfaqur ne cdo takim apo ndermjetesim politik ne Bruksel. Humbja e Liqenit te Ujmanit do ti shkaktoj si rezultat Kosoves nje problem serioz ne sistemin energjitik, ekonomine vendore dhe furnizimin me uje te pijshem te popullates shqiptare, e vleresuar ne qindra milione euro humbje. Nga ana tjeter, Kosova Veriore eshte e pasur me minerale te shumta natyrore te plumb-zinkut te vleresuar ne 6.5 milione tone. Ketu perfshihen edhe pjese te sistemit te Minieres se Trepces ne Zvecan dhe resurse te tjera natyrore ne zonen e Leposaviqit.
4. Elementi i fundit i cili finalizon situaten win-win per Vucic dhe Serbine ka te bej me precedentin e rrezikshem qe krijon nje shkembim i mundshem territoresh mes dy vendeve. Edhe pse Thaci-Vucic shprehen per nje korrigjim kufijsh, nje term i kamufluar e i djallezuar ne dem te integritetit territorial te Kosoves dhe vete interesave kombetare te Shqiperise, ne te vertete kemi pergjithesisht te bejme me nje shkembim te mirefillte territoresh. Po cfare nenkupton ky “korrigjim kufijsh” per situaten gjeopolitike e te sigurise nderkombetare ne rajon? Sigurisht qe kjo situate do te sjell si rezultat nje precedent te rrezikshem per qellimet irredentiste te entiteteve me perberje te popullsise serb-folese ne rajon, si dhe per objektivat ekspansioniste te Serbise ne nje Ballkan qe historikisht karakterizohet i paqendrueshem politikisht, ekonomikisht e ne aspektin e sigurise rajonale. Vucic duke tentuar drejt ndarjes se Kosoves apo dhe shkembimit te territoreve, krijon nje precedent serioz me synimin e vertete aneksimin e mundshem te Republikes Srpska, pjese integrale e Bosnje-Hercegovines, pra krijimin e Serbise se Madhe, nje projekt shekullor serb qe po behet realitet fal planeve te Thacit dhe mentorit te tij Edi Rama. Ja perse plani mbi “korrigjimin e kufijve” Kosove-Serbi, apo pakti Thaci-Vucic eshte nje win-win per Vucic dhe Serbine.
Ne situaten aktuale eshte me shume rendesi per Kosoven qe te vazhdoj konsolidimin e shtetesise se saj dhe anetaresimin ne organizatat nderkombetare. Ne kete kontekst, nje element thelbesor eshte aderimi i saj ne OKB dhe njohja reciproke e shtetesise me Serbine. Kjo do ta bente Kosoven nje shtet te konsoliduar dhe funksional ne sistemin nderkombetar, me kapacitete te tilla politike, diplomatike dhe ekonomike qe do te benin te mundur ne vazhdim uljen ne negociata me shtete tjera per te zgjidhur problematikat qe jane objekt shqetesimi bilateral apo rajonal.