Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje nga situata brenda burgut të Peqinit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Koka ka thënë se bazuar në një raport, në burg kishte një palestër private të shtetasit me iniciale GJ.K., ku të burgosurit paguanin 100 Euro për t’u futur.
Për këtë, gazetari Koka ka thënë se sfidon Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Bugjeve që ta kundërshtojnë nëse nuk është e vërtetë.
Erinda Ballanca: Ka persona, të cilët kanë futur sende brenda nëpër qeli, por unë nuk shoh fare problematikë që të kenë kushte më të mira. Edhe nëse kanë ekspres kafe, asgjë e keqe nuk është.
Spartak Koka: Po nëse investojnë 10 mijë Euro dhomën e tyre dhe nuk lënë njeri tjetër që të futet aty? Të investosh në dhomë, a lejohet ligjërisht?
Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohet.
Spartak Koka: Të mos fusësh njeri tjetër në dhomë, kurse në spitalin e Shën Kollit ke 10 veta në një dhomë?
Erinda Ballanca: Ata nuk mund të shkojnë në asnjë vend tjetër përveç spitalit të Shën Kollit.
Spartak Koka: A e dini ju situatën që në observim 37 të burgosur lejohen ligjërisht?
Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohen.
Spartak Koka: Po pra, po cila është e hiporbelizuar? A e dini ju që kishte palestër private që i burgosuri paguante 100 Euro për t’u futur në palestër? A e dini?
Erinda Ballanca: Është e pavërtetë.
Spartak Koka: Nëse unë po gënjej, e sfidoj tani prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojë. Palestër private që paguanin 100 Euro të burgosurit e tjerë nëse doni të hyni tek kjo palestër me pajisjet më të fundit e shtetasit me iniciale GJ.K. e ka me raport aty. 49 pajisje kanë ngelur akoma pa i transferuar në burg tjetër.