Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka firmosur shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë, e njohur si kompleksi sportiv Dajti. E gjithë hapësira do të mbushet me pallate, që sipas dokumenteve do të jenë 11 kate. Pas zënies së hapësirave në qendër të tiranës, tashmë radha po i vjen sipërfaqes ku të rinjtë ushtrojnë aktivitete.
Për këtë arsye ka reaguar Andi Lila, ish kapiten i Tiranës dhe skuadrës Kombëtare. Përmes një letre të hapur Andi Lila shprehet i zhgënjyer për tjetërsimin e pronës publike në truall për pallate.
Letër e hapur
Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë
Sh.T z.Edi Rama
Z.Kryeministër:
Po ju drejtoj këtë letër të hapur jo si përfaqësues i sportit të një force politike apo si kryetar i një sindikate sportive.Po ju drejtoj këtë letër si një ish- sportist (fubollist) një ish-sportisti ( basketbollist).
Jam shokuar nga lajmi i bërë publik se Bashkia Tiranë e më konkretisht z.Erjon Veliaj me një vendim të datës 28.12.2021 ka ndyshuar destinacionin e kompleksit “Dajti” nga zonë sportive e rekreative në zonë banimi.Me këtë vendim Bashkia Tiranë i ka hapur rrugën shkatërrimit të një kompleksi sportiv që i shërben jo vetëm ushtruesve të sportit por edhe Universitetit të sporteve me qëllim për ta vënë këtë kompleks në dispozicion të babëzisë së ndërtimit.Z.Kryeministër:Nuk do ta kisha marrë mundimin ta shkruaj këtë letër të hapur nësë nuk do t’ju kisha dëgjuar juvë disa ditë më parë kur deklaruat se: Qeveria juaj kishte një projekt për zhvillimin e sportit e për këtë qeveria do të jepte një fond prej 5 milion euro KOKSH,me qëllim zhvillimin e sportit për moshat e reja e fëmijët.Në mos gaboj në këtë takim, ndër të tjera, i dhatë një detyrë ultimative Kryetarëve të Bashkive: Që të ruajnë dhe të shtojnë ambientet sportive.Nuk besoj se Bashkia Tiranë është Republikë më vetë që nuk ndjek prioritetet dhe projektet qeveritarë siç është në rastin konkret, projekti për zhvillimin e sportit.Z.KryeministërQë të mos dilni si një hipokrit në sytë e kominitetit sportiv që ndryshe thoni e ndryshe bëni, është në nderin tuaj që të anulloni këtë vendimin skandaloz të Bashkise Tiranë.Le të jetë kompleksi “Dajti” kompleksi i parë sportiv ku KOKSH të investojë një pjesë të fondit prej 5 milion euro që qeveria juaj ka vënë në dispozicion të sportit.Kthejani kompleksin “Dajti” ku unë por besoj edhe ju keni luajtuar në rininë tuaj, komunitetit të sportit.
Nga një ish-sportist për një ish-sportist dhe vetëm kaq.