Pallate te fusha e sportit, Andi Lila letër të hapur për tjetërsimin e pronës publike

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka firmosur shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë, e njohur si kompleksi sportiv Dajti. E gjithë hapësira do të mbushet me pallate, që sipas dokumenteve do të jenë 11 kate. Pas zënies së hapësirave në qendër të tiranës, tashmë radha po i vjen sipërfaqes ku të rinjtë ushtrojnë aktivitete.

Për këtë arsye ka reaguar Andi Lila, ish kapiten i Tiranës dhe skuadrës Kombëtare. Përmes një letre të hapur Andi Lila shprehet i zhgënjyer për tjetërsimin e pronës publike në truall për pallate.

Letër e hapur
Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë
Sh.T z.Edi Rama
Z.Kryeministër:
Po ju drejtoj këtë letër të hapur jo si përfaqësues i sportit të një force politike apo si kryetar i një sindikate sportive.
Po ju drejtoj këtë letër si një ish- sportist (fubollist) një ish-sportisti ( basketbollist).
Jam shokuar nga lajmi i bërë publik se Bashkia Tiranë e më konkretisht z.Erjon Veliaj me një vendim të datës 28.12.2021 ka ndyshuar destinacionin e kompleksit “Dajti” nga zonë sportive e rekreative në zonë banimi.
Me këtë vendim Bashkia Tiranë i ka hapur rrugën shkatërrimit të një kompleksi sportiv që i shërben jo vetëm ushtruesve të sportit por edhe Universitetit të sporteve me qëllim për ta vënë këtë kompleks në dispozicion të babëzisë së ndërtimit.
Z.Kryeministër:
Nuk do ta kisha marrë mundimin ta shkruaj këtë letër të hapur nësë nuk do t’ju kisha dëgjuar juvë disa ditë më parë kur deklaruat se: Qeveria juaj kishte një projekt për zhvillimin e sportit e për këtë qeveria do të jepte një fond prej 5 milion euro KOKSH,me qëllim zhvillimin e sportit për moshat e reja e fëmijët.
Në mos gaboj në këtë takim, ndër të tjera, i dhatë një detyrë ultimative Kryetarëve të Bashkive: Që të ruajnë dhe të shtojnë ambientet sportive.
Nuk besoj se Bashkia Tiranë është Republikë më vetë që nuk ndjek prioritetet dhe projektet qeveritarë siç është në rastin konkret, projekti për zhvillimin e sportit.
Z.Kryeministër
Që të mos dilni si një hipokrit në sytë e kominitetit sportiv që ndryshe thoni e ndryshe bëni, është në nderin tuaj që të anulloni këtë vendimin skandaloz të Bashkise Tiranë.
Le të jetë kompleksi “Dajti” kompleksi i parë sportiv ku KOKSH të investojë një pjesë të fondit prej 5 milion euro që qeveria juaj ka vënë në dispozicion të sportit.
Kthejani kompleksin “Dajti” ku unë por besoj edhe ju keni luajtuar në rininë tuaj, komunitetit të sportit.
Nga një ish-sportist për një ish-sportist dhe vetëm kaq.
andi lila
Exit mobile version