Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Ambasada e SHBA, ai do të zhvillojë biseda me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të ketë gjithashtu një bisedë me kampionët e reformës në drejtësi.
Ai do ta përfundojë serinë e bisedave online me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.