Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka akuzoi disa ndërkombëtarë se nuk kanë mbajtur fjalën për reformën zgedhore.
Në një intervistë për Ora Neës, ai tha se në rast se nuk plotësohet kërkesa e tyre në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Paloka po ashtu përsëriti edhe njëherë ftesën për Ilir Metën që ti bashkohet kërkesës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Përse i zhvendosët deputetët në sheshin e protestës?
Çadra është kthyer në një parlament dhe mendoj që është parlamenti më përfaqësues që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria sepse aty populli përfaqëson veten.
Në parlamentin e asaj që tashmë ka marrë emrin “çadra e lirisë” qytetarët përfaqësojnë vetëveten dhe të gjithë janë aty për një qëllim kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri teknike. Sepse ky është i vetmi kusht që mbeti.
Qeveria teknik vjen si kusht i vetëm pas më shumë se një viti që ne kemi paraqitur si kusht për të pasur zgjedhje të besueshme. Para një viti kemi bërë 10 kërkesa, ndër më kryesoret ishte votimi dhe numërimi elektronik, kontrolli i financave në parti etj. Ato ishin kushtet tona për të hyrë në zgjedhje me besueshmëri. Për një vit u hasëm me arrogancën e kësaj qeverie dhe pas një viti u detyruam, pasi e kërkuam në komisionin e reformës zgjedhore, e kërkuam në parlament, ja kërkuam ndërkombëtarëve. Për hir të së vërtetës premtuan se do të ishin në krah tonë dhe do të kërkonin po me aq këmbëngulje realizimin e reformës zgjedhore saç po kërkonin edhe atë të reformës në drejtësi.
Po thoni që kanë ndryshuar qëndrim ndërkombëtarët?
Në fakt është realitet sepse na deklaruan që me të votuar ndryshimet kushtetuese impenjimi kryesor i tyre do të ishte reforma zgjedhore, gjë që në fakt nuk ndodhi dhe sot flitet vetëm për reformën në drejtësi. Disa faktorë të tjerë që po dalin në dukje, ose fakte të tjerë po bëjnë që edhe kjo reformë e drejtësisë nuk ka synimin që duhet të kishte apo qëllimin që duhet të kishte.
Pse mendoni se ndërkombëtarët janë bërë palë sic ju deklaroni?
Nuk po them që janë bërë palë të paktën disa prej tyre, disa në fakt kanë qenë palë dhe ne i kemi denocnuar si PD që kur kanë ardhur në Shqipëri. Por disa të tjerë nuk e di pse nuk i qëndruan fjalës që na thanë dhe sot nuk po mbajnë atë qëndrim që duhet të mbajnë. Ndërkohë që protesta jonë ka gjetur mbështetje ndërkombëtare. Ne morëm mesazh nga kongresi amerikan, mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën. Në mbështetje të asaj që në kërkojmë janë edhe ambasadorët, dje ambasadori i OSBE tha atë që ne kemi kohë e e themi. Pra të gjithë po vijnë aty ku ne kemi qenë prej kohësh dhe sigurisht kjo mbështetje është e nevojshme. Ne kësaj pjese i jemi mirënjohëse dhe do ti shkojmë deri në fund.
A do të ketë zgjedhje me 18 qershor?
Nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor, sepse nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri që është e zhytur në krim. Çdo ditë këta që flasin për reformën në drejtësi lirojnë bandat të krimit. Të gjithë kërkon ti vërë në shërbim të zgjedhjeve, krimin dhe paratë e krimit. Ne nuk do ti lejojmë këto kushte.
Qeveria teknike shërben për ti hequr mbështetjen krimit. Qeveria do të merret me përgatitjen e zgjedhjeve, të kuadrit zgjedhor dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ka përvojë Shqipëria lidhur me këtë pikë. Unë mendoj që sa më shpejt të arrihet aq më mirë është jo vetëm për partite, për qytetarët por edhe për qeverinë.
Çfarë prisni nga Meta?
Ne nga Meta presim, ashtu sic presim nga çdo parti, përveç Ramës që ti bashkohet kërkesës sonë që është normale dhe e drejtë. Të gjithë duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua të kujtoj që është një ministër i kesaj qeveria, i LSI që ka denoncuar faktin se qeveria ka përgatitur të vjedhur zgjedhjet.
Ne nëse qeveria teknike vendoset si opsion do të kthehemi në parlament. Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin, ne kemi ngritur parlamentin në çadrën e lirisë. Parlamenti është përfaqësimi i qytetarëve.