Paloka: E keqja e madhe që na pret është shumë e rrezikshme…

Nënkryetari i Partisë Demokratikë, Edi Paloka dha një mesazh për qytetarët nga protesta që po zhvillon opozita te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë.

“Duhet ta dinë që është një sakrificë. E keqja e madhe që na pret është shumë e rrezikshme se sa të presësh një orë në makinë”, tha Paloka.

Nënkryetari i PD-së zbuloi se, bllokimi i rrugës te “Shqiponja” është në dorën e qytetarëve se sa do të zgjasë.

Protesta me bllokime aksesh po zhvillohen edhe në Durrës, Fier, Milot, Elbasan.

Opozita kërkon larimin e kryeministrit Edi Rama, si kusht i panegociueshëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

auto protesta milot1556207603

Artikulli paraprakGazmend Bardhi: Opozita dhe qytetarët, të vendosur t’i shkojnë deri në fund aksionit të tyre
Artikulli tjetër“Rama ik” pushton rrugët e Shqipërisë!