Paloka: Frikacaku urdhëron ushtarin Lleshi të pengojë protestën e emigrantëve…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndja vendimit të policisë për të mos dhënë leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë nga diaspora. Në një postim në Facebook Paloka shkruan se, frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin, qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.
“Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…
Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh?
Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.
Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.
Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.
E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre, sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre…”, shkruan Paloka.

Artikulli paraprak‘’New York Times” godet Ramën: Në vendet demokratike “mediat online janë të vetë-rregulluara”
Artikulli tjetërEdhe këtë vit në rrugët e PD-së!