Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kërkoi apelimin e vendimit të gjykatës së Tiranës, pas mbylljes së çështjes ndaj kreut të PD, Basha, ish-sekretaritArben Ristani dhe financierit të PD.
Paloka në reagimin e tij thotë se, shpifjet e shpifësit më të shpifur përfunduan në kosh.
“Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera. Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të jape llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant”, shkruan Paloka.
Reagimi i Edi Palokës
Shpifja e rradhës, me te cilën Rama, ndërsente më të shpifurin e shpifësve, ndaj Bashës dhe PD, shkoi në kosh bashkë me të tjerat.
Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera.
Sidoqoftë drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “rilindjes” të japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.
Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të japë llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant.
Trafikanti për të cilin qeveria e Ramballëve është e gatshme të zhvendosë dhe Lanën e të shkatërrojë shtëpitë dhe jetën e qindra familjeve !
Taulant yaris duhet të dalë të tregojë lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione që po varfërojnë çdo ditë shqiptarët.
PD e provoi dhe në këtë rast që me asnjë fabrikim për shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojën.
Ne do te luftojmë deri në fund dhe shumë shpejtë drejtësia do të vendoset për të gjithë.