Paloka ka një mesazh për Ballën: Dy pyetje për derrkucin me Toyota

Nëkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj Taulant Ballës duke iu drejtuar me dy pyetje.
“Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.
Dy pyetje për derrkucin me Toyota:balla 1
Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?
Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?
Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn”, shkruan Paloka.
Kryetari i PD, Basha deklaroi një ditë më parë se paratë e bllokuara në makinën Toyota Yaris i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të drogës së Elbasanit. Basha ka sqaruar se roli i Taulant Ballës ka qenë ai i garantit të këtyre parave të drogës.

Basha tha se reagimi i policisë ka ardhur pasi ka qenë nën presionin e fortë të një prej vendeve partnere.
“Policia shqiptare, theksoi kryetari i opozitës, ka qënë nën presionin e partnerëve për të vepruar. Kemi një ish-Ministër të Brendshëm që është akuzuar; një tjetër që përpiqet të justifikojë nga mëngjesi në darkë vëllanë e tij trafikant dhe tani kemi Sekretarin e Përgjithshëm të PS, kryetarin e Grupit të PS që përpiqet të pastrojë paratë e drogës.
1 milionë e 500 mijëe ka qënë pakti dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla. Ky ka hyrë garant, këtë mund t’ju them sot dhe do ta verifikojnë faktet dhe koha”, tha Basha.
“Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar”, u shpreh Basha.
I pyetur për deklaratat e Ballës, Basha tha se, nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e një personi që duhet të ishte para drejtësisë. “Pyetja është ku shkojnë këto para?
Çfarë i lidh Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën, Erion Veliajn përveç Ramës? Paratë për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e krimit. Kjo është arsyeja pse sot BE pavarësisht punës që kemi bërë ne si opozitë vendos që Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet”, u shpreh Basha.

Exit mobile version