Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas zbulimit të së vërtetës së mesazhit të sajuar në telefonin e Eni Vasilit. Në një reagim në mediat sociale, Paloka shkruan se, mesazhi është falsifikuar nga Edi Rama dhe Taulant Balla.
Paloka shkruan se, mesazhi fals është njësoj si masakt e skaduara dhe qeveria duhet që bëjë punën para se të jetë vonë.
“Shefi i lodhur e i kapur gafil dhe Tao Yaris, ne keto dite beteje me virusin, falsifikojne mesazhe per kryetarin e opozites. Perdite lufte politike kunder opozites per te hequr vemendjen nga deshtimi i tyre total!
Por mesazhet fallco njesoj si maskat e skaduara e kane efektin zero. Njerezit kane sy e veshe dhe e kuptojne lojen e felliqur!! Vini gishtin kokes dhe beni detyren para se te jete vone!”, shkruan Paloka.