Paloka: Ne e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj do të jemi në shesh derisa ai të shporret!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka përmbyllur protestën e qytetarëve, që nisi sot në orën 9:30 përpara parlamentit, vazhdoi përpara kryeministrisë dhe u mbyll tek selia e PD-së.
Rama ik!, thirri Paloka. Dua t’ju përshëndes edhe njëhërë për forcën dhe rezistencën tuaj në emër të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam, jo ajo që do Edi Rama është Shqipëria e studentëve, ajo që ne duam për fëmijët tanë.

Pak ditë më parë, DASH e cilësoi Shqipërinë e Edvin Ramës si qëndrën e krimit të organizuar në Europë, kanabisit, drogave të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më pas jo në Evropë, por deri në SHBA siç thotë raporti. Është raporti që dikur ia kanë bërë vetëm Noriegës.

Sigurisht, ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj jemi në shesh derisa ai të shporret. Jemi të bindur se dita kur ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë shqiptarë të ndershëm, të largohet, është e afërt.

Shumë shpejt do ta shohim atë trimin, atë cinikun, që ngre administratën për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Ka dalë e numëron sa ishte opozita sot e sa do mbledhë sot. Por ai nuk kupton e ne do të jemi në shesh mbase një ditë më pak, një ditë më tepër, por urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëvë është aty dhe një ditë do ta mbysë.

Mund të vazhdojë të mbledhë surrogato në parlament, që ai i quan deputetë, po ajo vetëm skena e bashkëpunimit të fundit me oligarkë e bazhibozukë që hiqen aty si deputetë të opozitës.

Ne, demokratët, LSI, republikanë, të gjitha partitë e opozitës do të jemi bashkë që kjo qeveri të marrë atë që meriton sepse vendi i tyre nuk është në parlamen është në burg.

2 4

protesta mire

8

1 3

6

Artikulli paraprakGjermania: Marrëdhëniet me Shqipërinë më të ultat në rajon, probleme me tenderat dhe pronësinë e bizneseve
Artikulli tjetërTjetër ngjarje e rëndë në Shkodër! Kërcënohet me jetë i Vllaznisë