Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar gazetarin Carlo Bolino dhe median e tij se do t’i hedhë në gjyq.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Paloka, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Ka vazhduar dhe sot sulmi i kellirave ndaj meje sipas porosise se kryekellires per ti bere pis te gjithe. Dy nga me te “kulluarit“ e “rilindjes” Peza qe te vetet e cuan para drejtesise se i dolen 1 miliardet e investuara ne banka dhe Car.Bol ( keshtu nenshkruan Carlo Bolino ne artikujt e tij) qe ka ardhur nga matane detit per te grabitur shqiptaret nepermjet Rames, kane kembengulur te zbulojne ndonje pike te erret, te lene ndonje njolle pislliku mbi mua, duke spekulluar me tituj ne mediat e tyre”.
Më tej ai paralajmëron: “Fillimisht do ballafaqohemi ne gjyq, se me sa duket vetem keto do jene rastet kur do shtoj dhe une pak “pasurine” time”.
Postimi i plotë
Ka vazhduar dhe sot sulmi i kellirave ndaj meje sipas porosise se kryekellires per ti bere pis te gjithe. Dy nga me te “kulluarit“ e “rilindjes” Peza qe te vetet e cuan para drejtesise se i dolen 1 miliardet e investuara ne banka dhe Car.Bol (keshtu nenshkruan Carlo Bolino ne artikujt e tij) qe ka ardhur nga matane detit per te grabitur shqiptaret nepermjet Rames, kane kembengulur te zbulojne ndonje pike te erret, te lene ndonje njolle pislliku mbi mua, duke spekulluar me tituj ne mediat e tyre.
Car. Boli ka marre deklaratat e pasurise qe une bej prej gati 20 vjetesh, i ka gerrmuar mire e mire dhe pastaj boton nje shkrim qe i ve per titull: Paloka me nje rroge me disa shtepi, toka dhe disa makina…
Ky kellira qe ben si gazetar profesionist, me njeh dhe personalisht, po ka marre urdherin e padronit dhe e ka zbatuar ashtu si i leverdis padronit.
Po te shohesh ne titull: “ka disa makina”, mendon qe une duhet te kem ndonje park makinash.
Ky “gazetari profesionist” (qe profesionist po tregohet vetem ne menyren si po i grabit shqiptaret bashke me Ramen) ka numeruar makinat qe une kam perdorur ne gjithe keto vite (pasi kam shitur njeren dhe kam blere tjeter) perfshi dhe karakatina 1 milion lekshe, i ka bere bashke te gjitha ato dhe shkruan: “ka disa makina”. Ne fakt une sot nuk kam asnje makine private, kam vetem makinen zyrtare si nenkryetar Parlamenti.
Me permend toka e shtepia Car.lo, po “harron” te permendi qe te gjitha ato jane TRASHEGIMI, te deklaruara e te dokumentuara qarte ne deklaratat e pasurise, pikerisht ato qe ka perdorur “ky profesionisti” per te spekulluar.
Deklaratat dhe pasuria ime eshte kontrrolluar disa here nga institucionet kompetente se cuditerisht me ka rene shorti per tu kontrrolluar me shpesh se atyre qe kane hyre ne politike me duar ne xhepa dhe sot jane milionere, perfshi dhe Car.Bol qe ne politik punon si sherbetor i Rames.
Per fat te keq, ne keto vite, une nuk i kam shtuar pasurite qe me jane lene trashegimi, madje i kam shitur shume prej tyre qe kur im ate eshte ndare nga kjo jete, sepse duke qene ne politike, nuk mund ti administroja.
Kurse ju kellira keni mjaft kusure per te lare dhe ju garantoj qe do ti lani bashke me padronin tuaj, per kete ju jap fjalen.
Fillimisht do ballafaqohemi ne gjyq, se me sa duket vetem keto do jene rastet kur do shtoj dhe une pak “pasurine” time.