Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj Ramës për sjelljen e tij ndaj trajtimit të mjekëve që po përballen me Covid-19 dhe ku shumë prej tyre kanë humbur jetën.
Duke komentuar dërgimin në Turqi të një polici të plagosur në protestat e fundit, e për të cilin Paloka thotë se i uronte shërim të shpejtë, ai shkruan: “Rama kërkon të tregojë që për të vlen më shumë një gisht i atyre që mbrojnë pushtetin dhe paratë e tij se sa jeta e mjekëve apo gjithë shqiptarëve bashkë…!
Postimi i plotë i Palokës
Nuk kam asgjë me këtë policin, madje i uroj shërim të shpejtë, por po mendoja; sa jetë mjekësh do ishin shpëtuar sikur ky kryeministër të ishte treguar po kaq i gatshëm t’i dërgonte në Turqi?!
A nuk i kemi quajtur ata “heronjtë” që po rrezikojnë (e për fat të keq edhe po humbin) jetët e tyre, për të shpëtuar jetët tona?!
Pse çohet në këmbë gjithë shteti i Ramës për “gishtat e Inës”, po nuk lëvizet gishti për jetën e mjekëve?! Pse?
Për një arsye të thjeshtë, se Rama kërkon të tregojë që për të vlen më shumë një gisht i atyre që mbrojnë pushtetin dhe paratë e tij se sa jeta e mjekëve apo gjithë shqiptarëve bashkë…!