Paloka për Tahirin: Një baxhellë që tund çarçafët e “virgjërisë”

Menjëherë pas konferencës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i ashpër ka qenë reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka.
Ai ka shkruar një status për t’u lexuar nga ata persona që janë në moshë madhore dhe e krahason Tahirin me femrat që qepen për t’u martuar dhe tundin çarçafët e virgjërisë.
Postimi i Palokës në Facebook
Dikur, ruajta e virgjërisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka pasur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafët e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjër.
Virgjëria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathëta e gjetën zgjidhjen.
Femra që ishin palluar sa e me kë kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjinekologu dhe ‘qepeshin’. Pas kësaj familja iu gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafët e përgjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër…
Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.

Exit mobile version