Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla për anulimin e konferencës për sghtyp që vetë Balla kishte paralajmëruar.
“Ai , qe shefi i tij e perdor si leter higjenike, per te fshire gjithe pislliqet qe i plasin Rames nga cdo kavitet i tij, sot qe eshte i akuzuar direkt, in persona, heshti. Heshti te enjten. Heshti dje. U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozites. Gazetaret kane qe dje qe e kerkojne. E kerkuan edhe sot. Ju premtoi se do te dilte me deklarate nga PS pasi foli kryetari i opozites, caktoi dhe oren, por e anulloi dhe ne fund leshoi vetem gazra ne faqen e fb. Asnje fjale per akuzen qe i behet. Sic duket , sic ndodh rendom ne raste te tilla, avokatet e kane keshilluar te heshte, sepse mund te rendoje poziten ku e kane kapur”, shprehet Paloka.
Kryetari i PD, Basha gjatë një conference për shtyp ditëne sotme ka sqaruar se roli i Taulant Ballës në Tojoton e kapur me miliona euro ka qenë ai i garantit të këtyre parave të drogës. Basha tha se reagimi i policisë ka ardhur pasi ka qenë nën presionin e fortë të një prej vendeve partnere.
“Policia shqiptare, theksoi kryetari i opozitës, ka qënë nën presionin e partnerëve për të vepruar. Kemi një ish-Ministër të Brendshëm që është akuzuar; një tjetër që përpiqet të justifikojë nga mëngjesi në darkë vëllanë e tij trafikant dhe tani kemi Sekretarin e Përgjithshëm të PS, kryetarin e Grupit të PS që përpiqet të pastrojë paratë e drogës.
1 milionë e 500 mijëe ka qënë pakti dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla. Ky ka hyrë garant, këtë mund t’ju them sot dhe do ta verifikojnë faktet dhe koha”, tha Basha.