Nënkryetari i PD, Edi Paloka me një postim në Facebook shkruan se, Edi Rama e ka nisur vitin e ri me një xhup prej 3175 dollarësh të Yamamotos, që duket se ka blerë në SHBA gjatë vizitës së tij shoping, por që ai tha se po shkonte për vaksinën.
‘Falënderoj Yamamoton po sidomos familjen për sakrificat që u detyruan të bëjnë për të më ofruar këtë dhuratë modeste në këtë vit të vështire…’, shkruan Paloka me ironi në faqen e tij në Facebook.
Rama u shfaq sot me xhupin 3175 dollarësh në Vlorë, ku tha se donte të bënte investime, por e kishte bllokuar Meta.