Nënkryetari i PD, Edi Paloka është në mbështetje të banorëve tek komisariati nr.6 në Kombinat. Gjatë një prononcimi për mediat, Paloka tha se, Rama po e çon vendin në përplasje.
Lidhur me protestën te “Fabrika e Miellit”, ai sqaroi se banorët kanë dalë në rrugë pasi panë forca të shumta policore dhe menduan se policia po u prishte banesat. Paloka denoncoi edhe dhunën policore gjatë protestës. “U sulën si bisha ndaj qytetarëve”, tha ai. Më tej, tha se Rama nuk ndalet përballë asgjëje për të përfituar nga projekti korruptiv te Unaza.
“I shoqëruar në komisarit është dhe deputeti Klevis Balliu, se është deputeti i shqiptareve pasi ka marrë votat. Është i mbyllur në komisariat se doli në mbështetje të banorëve.
Policët janë duke mbrojtur kreun krimit, Kreymsinitrin e krimit në Shqipëri. Këta janë sulur mbi qytetarët. Kanë marrë bura dhe gra duke i futur brenda dhe mbahen pa asnjë të drejtë.
I shoqëruar është edhe deputeti Klevis Balliu i cili doli në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit mbrojnë banesat e tyre.
Rama dhe kushdo tjetër do të marrin përgjigjen e merituar, tha nënkryetari demokrat.
Me këtë sjellje vetëm ja ofron fundin vetes së tij dhe qeverisë së tij’, tha gjatë fjalës së tij nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Ish-deputetë të tjerë të opozitës janë në mbështetje të banorëve. “Lironi djemtë tanë, Rama ik” ishin disa nga thirrjet e banorëve.
Disa protestues kanë mbetur të plagosur nga dhuna policore.
Protestuesit thanë se dy gra dhe tre burra janë në gjendje të rëndë nga dhuna fizike që policia ushtroi ndaj tyre dhe përdorimi i sprajit lotsjellës.