Paloka-Ramës: Ti i shkrive të varfërit për luksin tënd!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka e quan blasfemi shprehjen e kryeministrit Edi Rama se udhëhiqet nga fjalët e mençura të Nënë Terezës. Paloka shkaruan në një postim në Facebook se, askush nuk mund të bëjë një anatemim të tillë ndaj shenjtores shqiptare dhe e akuzon kryeministrin se fle me krimin.
Deputeti demokrat i kujton më tej Ramës charterin dhe foton me Ronaldon dhe thotë se i shkriu të varfrit për luksin e tij.
Postimi i Palokës në Facebook
BESTEMMIA
Rama deklaron se “udhëhiqet në rrugën e tij” nga fjalët e Shën Terezës!!!
Asnjë politikan, më i miri qoftë, nuk mund të bëj anatemim të tillë ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni që këtë guxim e merr Rama, ai që fle me krimin në krevatin e pushtetit.
Shën Tereza shkriu gjithçka për të varfrit dhe të pamundurit, ky shkriu të varfrit dhe të pamundurit për luksin e tij dhe guxon të thotë se drejtohet në rrugën e tij nga fjalët e shenjtores.
Ky, që u mburr se mori charterin për të bërë foto me Ronaldon, si të ishte biri adoleshent i ndonjë sheiku dhe jo kryeministri i vendit më të varfër në Evropë…
E çfarë bëri më pas “ky ndjekës i shën Terezës”?
Pasi mori mallkimet e gjithë shqiptarëve të varfër për shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur, nën dritat e prozhektorëve dhe kamerave “zbuloi” një familje që jetonte në mjerim dhe vendosi ta “ndihmonte”.
Prapë “harroi” se është kryeministër i këtij vendi e jo ndonjë miliarder që qetëson shpirtin duke bërë bamirësi në raste festash. E për me tepër kur këtë “bamirësi” e bën me paratë tona, taksat tona (se te vetat nuk i prek) dhe e shet në media si kulmin e mirësisë së kryeministrit.
E guxon të krahasohet me Shën Terezën…
E vetmja gjë që mund t’i bëjë shqiptarët t’i shohin në të njëjtin prizëm këto dy personazhe, është një mësim që na jep realiteti; se i njëjti popull i vogël lind dhe Shën Terezën po lind dhe ekstremin e kundërt.
Rama mund të thotë në këtë rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte një prej engjëjve…

Exit mobile version