Paloka tregon historinë e tij personale: PD ka fakte që numri i vdekjeve është mbajtur i fshehur

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në “News 24”, duke folur për fshehjen e mundshme të numrit të të vdekurve për shkak të koronavirusit, tregoi historinë e tij personale.

Paloka tha se xhaxhai dhe kushërira e tij kishin ndërruar jetë nga Covid-19, mirëpo institucionet shtetërore nuk e kanë raportuar se shkak ishte pikërisht virusi.

“Mua më ka ndodhur fatkeqësi, pasi kam humbur person të afërt nga pandemia. Unë rastin nuk e kam përdorur politikisht. Vajza e tezës sime nuk rezulton e vdekur nga virusi. Në kartelë përshkruhet çdo gjë, vetëm koronavirusi nuk përmendet. Vajza e tezes sime, që është pedagoge Irena Bogdani, u mjekua për Covid dhe humbi jetën në Spitalin Infektiv prej Covid-19.

Kur e bëjnë këtë gjë me një personalitet, pasi ishte pedagoge, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Kam humbur edhe xhaxhanë, edhe ai pasi kaloi koronavirusin. Nuk rezulton asnjë statistikë që ka humbur jetën nga Covid-19. Nuk raportohen të gjitha rastet e vdekura nga koronavirusi, se nuk duan të përhapin panik”, tha Paloka.
 

Edi Paloka theksoi se qeverisë i takon të marrë përgjegjësi për pandeminë, ndërsa shtoi se qeverisja ka dështuar në shumë pika.

“Opozita po jep zgjidhje si duhet ta zgjidhim problemin. Kjo ëhstë një opozitë që mendon vërtetë për njerëzit. Ne nuk kemi akuzuar kurrë mjekët, madje kemi kërkuar që qeveria të vlerësojë bluzat e bardha, të shpërblehen e t’ju krijohen kushtet. Mjekët kanë një stres shumë të madh dhe duhet t’i mbështesim.

Këtu tek ne futja në intubim është fatalitet, ndërsa jashtë ka aparaturë që bën oksigjenimin e gjakut jashtë trupit të personit, kushton vetëm 30 mijë euro e nuk ka asnjë në Shqipëri, e ndërsa paratë shkojnë për PPP. Qeveria të marrë përsipër përgjegjësitë e pandemisë”, u shpreh Paloka.

Paloka: Komisioni Parlamentar për raportin e Dick Marty, akt i rëndë tradhtie

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka teksa i cilësoi të ulëta shpifjet dhe akuzat ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha sa i takon debatit nëse ka fshehur apo jo një kasetë për një masakër gjatë luftës së Kosovës, theksoi se kjo ishte bumerang për Rilindjen.

I ftuar në ‘Kjo javë’, Paloka tha se këto akuza false shërbyen dhe një herë për të kujtuar kontributin e çmuar të Bashës gjatë luftës së Kosovës.

Duke u ndalur tek Komisioni Parlamentar që u ngrit në Kuvend dhe do të hetojë raportin e Dick Marty, Paloka e cilësoi aktin më të madh të tradhtisë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po hetohen në Hagë.

“Unë kam bërë dhe një reagim dje, para votimit të këtij Komisioni Hetimor që do të hetojë UÇK në Shqipëri. Si pashë?! Në fillim u akuzua Basha për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Një akuzë që ka rënë prej vitesh, që ka rezultuar pas hetimeve dhe kërkimeve se nuk ekziston një ‘Shtëpi e Verdhë’. Një akuzë e mban në këmbë Rusia dhe Serbia. Kjo akuzë mbahet në këtë nga Rama dhe kryetari i grupit parlamentar. Ai s’kishte ça të shpjegonte. Më pas nxorën atë historinë në media me atë dëshmitarin.

Fillimisht u tha se këtë kasetë e kishte marrë Basha dhe e kishte fshehur. Më pas doli Dash Peza dhe tha se e kishte dhënë tek BBC. Kjo histori jo vetëm që doli blof, por ishte qesharake. Më pas doli dhe një barsoletë që; “Basha u fut me maskë në shtëpinë time, e njohu gruaja ime nga vetulla”. Kjo është histori e Rilindjes, që janë futur në Kosovë. Pardje Basha bëri një denoncim konkret ku disa persona janë futur në Kosovë tek ish-ushtarë të UÇK për të ngritur akuza ndaj tij.

Për fat të mirë ata Bashës i dhanë një shans tjetër që të rikujtohej dhe një herë kontributi i tij që ka dhënë në Kosvë. Ishte bumerang për Rilindjen. Pse në momentet e para unë dhe gjithë të tjerët e konsideruan sulmin ndaj Bashës për të hequr vëmendje ndaj situatës që po ndodhte këtu. Të ngresh një Komision Hetimor nga parlamenti shqiptar, për të hetuar UÇK pas kaq vitesh, në një kohë kur janë dërguar në Hagë ish-drejtues të saj, këtë e kam quajtur akt tradhtie të rëndë. E imagjinoni kur ata hetohen në Hagë, parlamenti shqiptar po heton UÇK-në”, tha Paloka.

 
Artikulli paraprakMali i Zi shpall non grata ambasadorin e Serbisë
Artikulli tjetërBerisha: Liria kombëtare pa liritë individuale është si shkretira pa jetë!