Paloka: Tani po e mbledhin Parlamentin dhe në ilegalitet, sa mendoni se do zgjasni kështu?!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reguar pas vendimit të Ruçit dhe Ramës për të mbledhur parlamentin në ilegalitet. Në një postim në faqen e tij Facebook Paloka shkruan se, “pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet”.
Postimi i plotë
Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet.
Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancen e se enjtës, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orwn 17.00.
Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak…

paloka 1

Artikulli paraprakRama-Ruçi mbledhin Kuvendin në ilegalitet, PD: Protestë para Parlamentit sot në orën 16:30
Artikulli tjetërRama anti-miting në Lushnje, SMS administratës: Mos mungoni, ka më shumë rëndësi se ai i Vlorës