Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherësh edhe nënkryetar i PD-së, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me operacionin për kapjen e 1 ton droge pranë Mifolit në Vlorë. “Tjetër “sukses” i policisë së Ramës kundër trafikut të drogës. Policia e Ramës , pa ndihmën e asnjë partneri ndërkombëtar “kapi” një ton drogë pranë Mifolit në Vlorë. Drogën e nxorri lumi në shesh dhe fshatarët e denoncuan po vetëm agjentët e Rusisë mund të mohojnë se ky është një “sukses” i vetë Ramës në luftën kundër drogës. Pronarët e drogës po kërkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi në ndonjë vend”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.
Kryesore
Continue to the categoryKoha për të zgjedhur Shqipërinë
Dr. Eljan Kasa
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, qytetarët shqiptarë përballen me një vendim të rëndësishëm: të vazhdojnë me një qeverisje që ka...