Paloka: Xhafa, çdo do orë në zyrën e ministrit të Brendshëm prish provat për të vëllain

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se, çdo orë në zyrën e ministrit të Brendshëm prishen provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës.
Në një status në Facebook, Paloka shkruan se, ministri i Brendshëm duhe të largohet.
“Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm: Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg. Pengon zbatimin e ligjit antimafia”, thotë Paloka.
Postimi i Palokës në Facebook
Pse hesht Ministri i Brendshëm?
Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.
Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:
1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Artikulli paraprakBerisha: Shfuqizimi i euros lidhet direkt me paratë e pista që vijnë nga droga dhe bixhozi
Artikulli tjetërLufta brenda kartelit Rama-Tahiri-Xhafa