Paloka:“Vetëm 3 ditë dimri zhveshën qeverinë si Rama dikur”

Partia Demokratike e ka konsideruar si paaftësi të kryeministrit Edi Rama situatën e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit. Dhe mbylljen e shkollave PD e ka lidhur me mungesën e ngrohjes dhe jo situatë të ardhur nga gripi.
Reagimi erdhi nga Edi Paloka, i cili ishte pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku mori pjesë në 26-vjetorin e krijimit të degës së PD-së në këtë qytet.
Paloka uroi sot demokratët e këtij qyteti, të cilët 26 vite më parë krijuan degën e kësaj partie. Pasi uroi demokratët për përvjetorin e krijimit të degës Paloka është ndalur në fjalën e tij në analizimin e situatës në vend dhe kryeministrin Rama e ka cilësuar si një të çmendur që ka marrë në dorë të drejtojë këtë vend dhe rezultat po i shohim vetë të gjithë.
“Vetëm tre ditë dimër i mjaftuan kësaj qeverie për t’u zhveshur ashtu si Rama dikur” – u shpreh Paloka në fjalën e tij, ku ndër të tjera akuzoi dhe drejtuesit e firmave që kanë marrë përsipër pastrimin e rrugëve, të cilët nuk po bëjnë punën e tyre. Kjo është një qeveri që ka grabitur që ditën e parë që ka ardhur në pushtet me taksa, gjoba etj. dhe ndaj ne jemi të detyruar që të paguajmë çdo gjë, na kanë grabitur çdo ditë në tre vite”, u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakGrabiten me armë dy karburante në Tiranë
Artikulli tjetërMinistrat dalin për gjueti derrash