PAMECA kritikon Prokurorinë për arrrestimet e vrasësve dhe kriminelëve!

Një raport i çuditshëm ka dalë nga zyrat e misionit PAMECA të Bashkimit Europian, i cili në thelb kërkon hapjen e burgjeve dhe lirimin prej tyre të disa prej eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar dhe vrasësve. Konkretisht ky mision që financohet prej taksapaguesve europianë kritikon Prokurorinë për hetimin dhe arrestimin e kryekriminelit Shullazi, i cili është konsideruar edhe nga ambasada amerikane si një vrasës që lëvizte lirshëm në Shqipëri.
Paradoski më i madh në këtë raport është qëndrimi që ky mision mban ndaj vrasjes së Komisarit të Policisë nga Arben Frroku. Ndërsa misioni paguhet që të jetë në krah të policisë, në këtë rast PAMECA ka dalë në krah të vrasësit Arben Frroku dhe kritikon Prokurorinë se përse ka dënuar me burgim të përjetshëm mikun e ministrit të Brendshëm. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me qëndrime kaotike të përfaqësuesve të BE. I dënuar nga drejtësia me burgim të përjetshëm çuditërisht merret në mbrojtje nga një mision, i cili nuk e ka fare për detyrë që të merret me hetimin e drejtësisë në këtë vend. Nëse ka një mision që duhet hetuar nga Bashkimi Europian ky në këtë rast është vetë PAMECA.
Si është e mundur që një mision i tillë t’i dalë në mbrojtje direkt kriminelëve që preken nga ligji i dekriminalizimit? Si është e mundur që një i dënuar për përdhunim në Itali si Elvis Roshi thuhet nga raporti i PAMECA se është arrestuar në mënyrë të gabuar me urdhër të Prokurorisë? Kujt i shërben kjo lojë e PAMECA dhe cili është qëllimi saj? Mos në këtë rast kemi të bëjmë me një përpjekje për të rehabilituar krimin?

Raporti i turpshëm

Misioni i PAMECA në Shqipëri ka kritikuar ashpër Prokurorinë në lidhje me disa dosje delikate,  hetime të cilat nuk janë kryer e nuk po kryhen siç, duhen duke përmendur hetimet ndaj Shullazit, dosjen e vëllezërve vrasës Frroku, apo procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Përmes një raporti të posaçëm, Pameca, kritikon prokurorinë për disa procedime penale dhe arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Mediat kanë publikuar dje të dhëna të raportit të ecurisë së misionit gjatë muajit mars-gusht të këtij viti, në kuadër të konsolidimit të kapaciteteve lizgjzbatuese në vend. Në këtë raport bie në sy kritikat ndaj prokurorisë për nisjen e disa procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë si drejtori i policisë së shtetit Haki Çako dhe vartësve të tij, procedimin ndaj Emiljano Shullazit, Arben Frrokut dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.  Ekspertët e PAMECA kritikojnë organin e akuzës për rastin e procedimit penal dhe arrestimit të Emiljano Shullazit.  Ata thonë se hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar nga prokuroria për arritur në një rezultat konkret. Sipas tyre, faktet e përshkruara në vendimin e arrestit janë të vagëta, të përgjithshme, pa ndonjë referencë për burimet e provave si për dëshmitarët apo përgjimet e kryera. Në raport, PAMECA vë në dukje edhe faktin se policia e shtetit është ankuar për mos përfshirjen e tyre në hetimin e çështjes nga prokuroria, që sipas tyre, vjen për shkak të ndjeshmërisë politike të cilat ende nuk janë të qarta.  PAMECA 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.  Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, vlerëson misioni dhe pa ndonjë referencë kohore e vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Por edhe pa referencë për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar. Në raportin Misionit të Asistencës Policore në Shqipëri, që kanë zyrat pranë Ministrisë së Brendshme, është komentuar edhe rasti i ndalimit dhe procedimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Vlerësimi, thonë ekspertët, tregoi se vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz lidhur me ekzistencën e njërës prej kushteve për masë parandaluese të nxjerra nga Gjykata ndaj Roshit.  Sipas ligjit të Dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera. Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive. Në përgjithësi, thuhet në raportin e PAMECA, vërehet një tendencë e sistemit të Gjykatave për të miratuar çdo kërkese të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive.  Në këtë raport, PAMECA ka komentuar edhe dosjen e Arben Frrokut, vëllait të ish-deputetit të mazhorancës, Mark Frroku. PAMECA përshkruan kalvarin e proceseve gjyqësore deri në arrestimin e tij në Holandë për falsifikim të dokumenteve, duke shtuar se autoritetet holandeze janë të interesuara të ekstradojnë Frrokun drejt Shqipërisë. Këto vlerësime, nuk dihet se me çfarë autoriteti janë komentuar dhe renditur në raportin e PAMECA. Por siç duket arsyetimi i misionit që asiston policinë tregon mos rakordimin institucional mes prokurorisë dhe policisë së shtetit.

Irritohen  qytetarët: Njeriu i BE kërkon hapjen e burgjeve

(Reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale ka qënë shumë i ashpër pas publikimit të raportit të misionit Pameca)
Tautau- PAMECA! Misioni i financuar nga Bashkimi Europian!!!!! Po kanë ndonjë koment për inkriminimin e policisë dhe përfshirjen e saj në ngjarje kriminale? Kanë ndonjë koment si mision policor për trafikimin e drogës dhe masivizimin ekstrem këtë vit????!!!! Kanë ndonjë koment për emërimet në kupolën e Policisë së Shtetit? Përfshirjen në një veprimtari antikushtetuese e kriminale të kryepolicit Çako dhe pezullimin e tij e quan të paarsyeshëm!!!!! Loja e Vlahutin tani ka kaluar çdo parashikim, sulmi ndaj Prokurorisë është e orkestruar nga Edi Rama nëpërmjet Vlahutin!!!! Dikush duhet të ketë guximin t’i kujtojë Misionit PAMECA detyrat e saj, targetin e saj! Deklarata e sotme është po aq e çuditshme sa edhe deklarata e ambasadës amerikane për protestën kundër plehrave! Merrni guximin politikanë nëse nuk jeni të korruptuar e tregojuni vendin secilit, cilido të jetë! Mafia po instalohet me ndihmën e pakursyer të personelit të kapur, përfaqësues të BE në Tiranë! Deklarata, e cila i vjen në ndihmë edhe Shullazit është e turpshme!!! A duhet të jetë konsultuar me kinezin Lu? Apo ai flet e nga qeveria pret ndonjë tender apo favor, siç jane faktuar me dokumente! Shqipëria po rrëshket drejt një diktature me ndihmën e pakursyer të mafies, Neritan Ceka kishte të drejtë kur thoshte se Europa është: Shiko Vlahutin e mos e beso po deshe!
Neki- Tautau, ke shumë të drejtë. Kjo që bën PAMECA sot, ICITAP dje, Serbia me caktimin e Mbretit Zog pardje, sllavët me Enverin tjetër pardje, po kthehen në altoparlante mbështetës të politikës, ndërkohë që target i tyre në Shqipëri është të asistojnë policinë, megjithëse për hir të së vërtetës, policët tanë, niveli administrativ e profesional është shumë më lart se këta specialistët e PAMECA-s & Co. Nuk bëhet ky vend.
Pasteka- Çuditërisht shikoni se kujt nuk ia paska bërë hetimet e thelluara Prokuroria: Milit të Sajmës dhe Rroshit të Ramës dhe konkluzioni është që gjykatat po i ndëshkojnë kot sepse Prokuroria nuk paska prova “të thelluara”!!!!!!!!!!!
Po më mirë kishe dalë ti o Sajme ministri dhe t’i kishe thënë vetë, se s’dihet sa miliona euro nga ato të hashashit ke harxhuar me këta të “pakorruptuarit” e PAMECA-s që i duan vetëm në prerje 500 dhe 200 euroshe-
Pameka e “lirisë”- E paska marrë “thesin” e vet edhe PAMECA!!!
Edhe për t’u çudit nuk është, gjithë ato miliona euro të hashashit në një vend apo për diçka do të përdoren, në këtë rast, për t’i dhënë dënimin e merituar në emër të popullit (më fal të Edit dhe Saimirit) Prokurorisë që po zhytet thellë e më thellë në “frontin e së keqes”, duke na sekuestruar gjithë ato ton hashash gati për shitje. Turp t’i vijë Prokurorisë për këtë që bën, bravo çunat e Rilindjes.

Artikulli paraprakInkuizicioni, 25 gjyqtarë dhe prokurorë po emërohen
Artikulli tjetërRAI dhe AFP zbulojnë Kolumbinë e drogës