Pamje të reja nga atentati mafioz ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.
Krimi ka ndodhur në vetëm pak sekonda. Në video shihet momenti kur Klajdi Prendi futet brenda automjetit të tij tip G Class.
Dhe në vetëm pas 5 sekonda, atentatorët që i vijnë përballë me Audi me portobagazh, nisin të qëllojnë me breshëri plumbash drejt xhamit të përparmë të makinës lukzsoze dhe më pas në xhamin e përparmë ku ndodhej edhe viktima.
Pas qëlluan 28-vjeçarin, autorët u larguan drejt Farkës ku edhe u gjet Audi i shkrumbuar nga flakët dhe brenda tij edhe arma e dyshuar e krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.
I riu ndodhej në lokal me miqtë e tij dhe me disa efektivë policie përpara se të ekzekutohej. Ndërsa mbeten mister arsyet e ekzekutimit të djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së.