Pamjet/ Ilir Meta në kafazin e xhamit, Kryemadhi brenda sallës së gjyqit! Pritet të njihen me masën e sigurisë!

Ilir Meta ndodhet prapa kafazit prej xhami të GJKKO kur pritet të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.

Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi teksa futet në sallën e gjyqit bisedon me një efektiv policie.

Seanca ishte parashikuar për në orën 09:30 por u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat.

Sjellim në vëmendje se gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.

Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit.

Artikulli paraprakSPAK: Samir Mane dyshohet se ‘korruptoi’ Ilir Metën me një vilë në Rolling Hills
Artikulli tjetërAkrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ja kur do të ndryshojë ora