Pampuri: Duke mbajtur Xhaçkën, Rama dhe mazhoranca mbrojtën veten. Veliajn po e fundos SPAK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, rrëzimin nga Kuvendi të kërkesës së opozitës për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka, tha se opozita ishte e gjitha për heqjen e mandatit.

Nga studio e MCN Live, Pampuri deklaroi se me anë të Olta Xhaçkës, Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca mbrojtën veten, pasi nuk është vetëm Xhaçka investitore strategjike.

“Ajo që po ndodh në parlament, aty janë aq të përfshirë një numër personash dhe personazhesh në investimet strategjike dhe të gjithë aty e dinë njeri tjetrin dhe duke mbrojtur Olta Xhaçkën, mbrojtën veten.

Dje dolën hapur, siç kanë dalë shumë herë që këta janë kundër SPAK. SPAK vepron dhe këta bëjnë të kundërtën e SPAK.

Por SPAK nuk mund të veprojë i vetëm. Vendi ka një opozitë dhe opozita duhet të veprojë.

Ne kemi 33 vite që themi demokracia, por nuk ka demokraci pa një opozitë të fortë.

Ata tentojnë të hedhin grepat herë pas here”

Duke folur për protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, ku u kërkua largimi i Erion Veliajt, Pampuri tha se është mirë që në këtë vend drejtësinë ta kërkojnë ata që janë të pastër përballë drejtësisë.

Sipas saj, vetëm drejtësia e paanshme që është SPAK, mund t’i çojë para drejtësisë dhe se 5 drejtorët i nxori SPAK mbi ujë, ashtu sikundër u shpreh se Erion Veliajn po e fundos SPAK.

“Ka ardhur momenti të mendojmë për një alternativë bindëse, se si ta bëjmë opozitën fituese përballë një mazhorance të zhytur në skandale.

Nga njëra anë dalin mbështesin protestën dhe nga ana tjetër mbështesin amnistinë penale për të liruar drejtorët e korruptuar.

Nga njëra anë shkojnë bëjnë show, dhe nga ana tjetër bëjnë pakt me Lindita Nikolla, për të lexuar një shkresë (rikthimin e Berishës në grupin parlamentar).

Lindita Nikolla duhet çuar para drejtësisë, se ne të gjithë presim një vendim final sa i takon vulës së PD.

Ka një pazar i cili u konkludua me rikthimin e zotit Berisha në grupin parlamentar.

Ne kemi vendosur një standard që nuk pranojmë persona non grata brenda Partisë Demokratike.

Si mos ta quash që nuk është pazar kur ti bën një revolucion dhe kërkon 8 komisione hetimore dhe në fund fare merr vetëm dy më të lodhurit.”

Artikulli paraprakZbardhet skema e mashtrimit të dy drejtorëve të Bashkisë Korçë, abuzuan me detyrën duke shkaktuar 30 mln lekë dëm
Artikulli tjetërAkuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën