Pampuri: Më 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramën që nesër të mos ketë viktima…

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me një shënim në faqen e saj në facebook pas propagandës qeveritare me fatkeqësinë e vajzës nga Kavaja.
“Përdorimi i dhimbjes së prindërve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëku të kesaj mizerje qeverie”, shkruan deputetja e opozitës.
“Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre”, shkruan Pampuri.
Postimi i plotë
Maskarallëku i qeverisë spiropaliste me ngjarjen e rëndë të Kavajës nuk njeh kufi.
Një ditë e quan ngjarjen skenë filmi, një ditë bën shoë, më pas bën propagandë duke shkelur çdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit fatkeqë.
Jo për herë të parë dështimin e qeverisjes së tij Edi Rama mundohet ta fshehë pas propagandës.
Përdorimi i dhimbjes së prinderve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëkut të kesaj mizerje qeverie.
Të njëjtën gjë bënë me Xhisielen e Fushë-Krujës, të cilën në fund e detyruan të mohojë veten. Kjo është e vetmja qeveri që bën propagandën me viktima të pushtetit të saj të degraduar.
Elisa Spiropali duhet të largohet një orë e më parë pasi ka shkelur ligjin: “Për mbrojtjen e të drejtave përsonale” e me pas dhe Edi Rama.
Këta nuk njohin limite sepse kanë moralin e përdhunuesve që sollën në pushtet.
Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre.

auto 62386ba8 2737 453d b70f 9614b2fcd3da1549804495

Artikulli paraprak“1 kg qepë më shtrenjtë se 1 kg hashash”!
Artikulli tjetërModeli i qeverisë ka çuar në degradim dhe krizë ekonomike në universitete, e gjithë barra ra mbi studentët