Nënkretarja e PD-së, Oriola Pampuri, foli në “Breaking” në Top News për bashkëpunimet që mund të bëjë partia për t’u fuqizuar.
Ajo tha se kriza e Partisë Demokratike e nis krizën e saj e cila do të jetë drejt përfundimit.
“Ne asnjëherë nuk kemi thënë që i kemi mbyllur derën kolegëve tanë. Partia Demokratike e ka derën e hapur për këdo, që nesër të jetë më e madhe për të qenë fituese dhe për të mundur këtë maxhorancë me kaq shumë korrupsion mbi supe. Këta janë të dalin ministra e deputetë që të qajnë hallin se sa të shpërndarë jemi ne. Në fund fare, kriza ka një moment fillimi, një pikë kulmi dhe ka një moment që përfundon. PD-ja me sa duket ka qenë e shkruar që e nisi dhe do të jetë drejt përfundimit”, tha ajo.